A është keq për ty, të jesh “i keq”?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Screen-Shot-2017-04-22-at-19.46.40.jpg

Të jesh i keq, mizor apo i ligë i bën disa njerëz të ndjehen mirë në afat të shkurtër. Luftimi dhe dëmtimi i të tjerëve mund të jetë emocionues, mund të japë ndjesinë e pushtetit, ose të bëjë njerëzit e këqinj të ndjehen superiorë, kur shohin dikë tjetër të vuajë. Por efekti i zgjatur në fakt është krejt i kundërt.

Studimet tregojnë se kur bëjnë mirë, njerëzit ndjehen të lumtur, dhe të qenit të lumtur i bën njerëzit të bëjnë mirë. Kështu që, ka një rreth vicioz të mirësisë dhe bujarisë. Kujdesi për të tjerët ndihmon njerëzit të ndjehen më mirë për veten e tyre dhe ky është një burim i qëndrueshëm i lumturisë. Edhe të kujtuarit e vepra të mira që keni bërë në të kaluarën, mund t’ju bëjë që të buzëqeshni.

Njerëzit e lumtur jetojnë më gjatë, edhe pse shkaqet nuk janë ende të qarta. Shëndeti dhe lumturia mund të ndikojnë tek njëri-tjetri, dhe një mënyrë jetese e shëndetshme, me shumë stërvitje dhe ushqim të mirë, i rrit të dyja. Kështu që mos i kini zili të ligjtë. Ata ndoshta do të paguajnë më vonë për atë që bëjnë. /bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-04-22-at-19.46.40.jpg
    Screen-Shot-2017-04-22-at-19.46.40.jpg
    86.1 KB · Shikime: 0
Te qenurit i keq dhe te besh keq te tjereve eshte ne fund nje monedhe qe te duhet ti marresh edhe reston. Cdo gje ne kete jete eshte boomerang dhe cke bere do te te kthehet pas.
Edhe pse tema nuk pershtatet me foton , nese flasim per te qenurit "i keq" ne kontest te gjere , apo individual....
 
Asnje nuk zgjedh te jete,"i keq".
Zhgenjimet ne jete e bejne te jete person i keq.
Me mire te jesh i keq,e mos te afrohesh me askend.
Sesa te jesh i mire, e te te bejne keq.
 
Te jesh "i keq" ne nje mjedis te keq para te keqinjve shkakton me pak deme sesa te jesh i mire. A mund te jesh i mire me njerez qe perpiqen te te demtojne per interesin e tyre? Kur rethanat na imponojne , ne menyre instiktive reagojme ne kete forme, per te siguruar dhe mbrojtur vetveten.
 
Seshte aspak keq. Me te keqinjte sillem ashtu sic e kerkon tradita.
Vec titullit iu permbajta?
 
Nuk e njoh kete fjale ...nuk pranoj ta kem me fjalorin tim
 
Seshte aspak keq. Me te keqinjte sillem ashtu sic e kerkon tradita.
Vec titullit iu permbajta?
Jojo nuk ben ashtu.?.pikerish me te kqinjet duhet te siellim mir..atyre ju mjafton se jan till,e ne
Mos te behemi si ta.
 
Jam teper e mire per te qene e keqe.
 
Te zgjedhesh te jesh i/e keqe kjo po eshte fatkeqesi qe ndonjehre duhet ta perqafosh me dy duar.
 
une them lexoni Mind Platter nga Najwa Zebian. ajo thote mos jini te keqinj sado keq te sillen me ju
 
Rolin e te keqes nuk e bej dot
Provova,dhe me shum e kam stresuar veten.
Me mire ndihem kur jam e qet dhe e mire edhe me te keqinjte, ndjej rahat ne shpirtin Tim.dhe ndergjegjja ime eshte e paster.
 
as e mir as keqe ,
varet sipas situates , pastaj esht ajo shprehja choose your battles wisely … futu ne battle vetem nese e di qe fiton ndryshe do e hash lool me mir e evitoj
 
Njerzit jane si monedha
kan dy ane...te miren dhe te keqen
te shkuaren dhe te ardhmen
te dyja i duhen pranuar
atyre qe duam...
cit: Nje shoqja ime
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top