A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Bilderberg

Anëtar i ri
A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!
stalini_oficeri_malotow_dhe_enver_hoxha.jpg
21 shkurt 2004 / TN
Kjo është "një polemike e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare-A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!
Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane
Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin - derisa ("miqtë" e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri - A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !?

Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.
Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues" , qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesish t pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.
Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!

Se pari:
Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?
Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e kunderta.
Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!
Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).
Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.
Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.
I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).
Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:
Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.
Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).
Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:
"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).
Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E.. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op. 137, D.68. L 64-73)
Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).
Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).
I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).
Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).
Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet" . (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!
Se dyti:
Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!
Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)
Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben "polemizuesi" , do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.
Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve? ! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.
Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.
Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).
Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".
Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!
Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve" ! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.
Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.
Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.
Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?! Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje "ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka. Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare.
 
E "shiti" pa cmim fare,nese mund te perdorim termin shitje ,si ata qe nderrojne shtepine dhe gjerat si nevojiten me i hedhin ne plehra.
 
Si ka mundesi qe Enver Hoxha gezon nje simpati te madhe ne Kosove ???
 
Si ka mundesi qe Enver Hoxha gezon nje simpati te madhe ne Kosove ???
nuk e di mik i nderuar sa vjeqar je por do ju tregoj se simpatia qendron te gjeneratat e vjetra te cilet nuk mund ti bindesh sepse endrra e tyre ishte ta shkelin token nene ashtu si ishte sepse vuajten u vran u burgosen u torturuan vetem e vetem pse thuanin fjalen shqiperi.
sa i perket gjeneratave te reja nuk e besoj se mun te ken simpati ndaj nje siq ne e quajm diktatori, e aq ma keq ndaj vet popullit te tij
 
Si ka mundesi qe Enver Hoxha gezon nje simpati te madhe ne Kosove ???

Kush e vertetoi kete???? Ata nje gjysem autobusi njerez qe i festuan ditelindjen!!!!! :eek:hh::eek:hh::eek:hh: Sa lehte vini ne konkluzione more aman!!!!:ciaoo:
 
Me lejoni te shpalos nja dy gjera kontradiktore qe konstatohen po te lexosh me vemendje artikullin me siper
dhe konkuzionet qe dalin prej tij . Flm paraprakisht.
Do theksoja si fillim se nuk eshte nostalgjia apo dashuria qe kam per Enverin qe me ben te reagoj , pasi nuk kam dhe aq ,por thjeshte respekti per logjiken e gjerave.

Qe te shesesh diçka duhet ta kesh ate , pra duhet te jete e jotja , se ndryshe as budallai me i madh nuk do ta blente.
E kishte vertet ne dore Enveri Kosoven????????????????

Dihet qe Kosova ishte pjese e Jugosllavise qe pas luftes se pare botrore dhe kjo ne baze te marrveshjeve nderkombtare , duhet te theksoj shume te padrejta , por ja qe keshtu ishte.
Lufta e dyte botrore nuk i shfuqizoj kufijt e vjeter , dhe ndryshime kufijsh ne ballkan nuk pati pothuajse fare . Ne fakt duhej te kishte.
Keshtu qe nuk kishte si ta shiste Enveri Kosoven , nuk jam dakort.
Mos ti leme atij merita qe nuk i takojne ,pasi ai nuk ishte i zoti te bente pazare te tilla.
Pyetja shtrohet , a kishte ai mundesi te bente diçka per bashkimin kombetar , ishte verte paslufta e dyte botrore nje shans i humbur historik per bashkimin e trojeve shqiptare .
Ndoshta , por nuk jam i sigurte. Ndoshta historianet jane ne gjendje te logjikojne mbi kete çeshtje.
Logjikisht do thoja vetem se po te tentonte Enveri idene e bashkimit te trojeve ,
do haste patjeter ne nje kundershtim te forte te Jugosllavise , Greqise , etj , madje dhe
do duhej te bente lufte per kete bashkim , lufte e cila do ishte humbur dhe ndoshta nuk do kishte pasur as Shqiperi fare pas saj.
Pastaj shtrohet pyetja , po reagimi i vete popullit te Kosoves si ishte????????????
Pyetja ka paksa shije te hidhur ,por duhet shtruar gjithesesi.
Shqiperia e pasluftes se dyte boterore nuk kishte as 800 000 banore , dhe asnje shans per te fituar nje lufte per bashkim kombtar , madje as forcen per ta shpallur ate.
Po Kosova sa e kishte popullsin ne ate kohe , ç'benin patriotet shqiptar atje?
Do thoni qe nuk kishin kushte ata ,pasi ishin te nenshtruar .
Pra ata justifikohen , kurse Enveri jo . Ai na paska qene aq i forte ,sa te beje çte doje me Kosoven , Ta shesi ose ta mbaje dhe vendosi ta shiste .
Gjerat duhet te kene qene shume me te komplikuara seç thuhen ne artikull.
Te flasesh pas 75 vitesh eshte shume e lehte ,por atehere nuk ka qene aspak .
Ka nje realitet historik qe na dhemb ,por duhet ta pranojme : Fuqite e medha dhe fqinjet na kane marre neper kembe se kemi qene me te prapambetur dhe me te pafuqishem se ata . Ne asnje epoke te historise moderne,qe nga krijimi i shteteve , ose me mire ,qe nga shekulli i shtate i eres sone , nuk kemi qene me te forte se fqinjet , nuk kemi arritur tju imponohemi qofte dhe nje moment . Perhere na jane imponuar gjerat .Kjo eshte drama jone . NJohja dhe pranimi i saj , do ishte heqja e gjysmes se hidherimit ,dhe nje hap i madh per te dal nga debatet pa krye.
Debati ndoshta vijon..
 
Redaktimi i fundit:
Jam dakord me Hartinin. Sot te gjithe analizojne bardhe e zi, duke anashkaluar rrethanat e asaj kohe.

Materiali i siperm eshte shume i politizuar dhe plot me defekte logjike.

E. Hoxha nuk e ka patur kurre Kosoven. Te gjithe e dime se kur Kosova u la padrejtesisht jashte territorit Shqiptar.

Pleqte tane nuk kane qene aq injorante sa i bejme ne. Ata ndryshimet i kane pare me syte e tyre, politiken dhe cdo rrezik qe i kanosej Shqiperise. Pane vendin e tyre te rindertohej nga zero qe ishte, lidhem kualicion me superfuqine e botes dhe me pas kur u prishem me te , rreziku gjithashtu ishte shume i madh. U rilidhem me Kinen dhe perfituam gjithashtu prej saj. Izolimi ishte gabimi me i madh dhe renia e pushtetit komunist qe nuk erdhi gradualisht, por ne menyre kafsherore duke shkaterruar gjithcka qe me sakrifice ishte ndertuar.
Megjithate qe te mos devijoj nga tema, sepse nuk dua te flas per sistemin komunist e gabimet e tij, per me gjate ndiqni nje video te atyre koheve.


http://www.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y
 
xhaxhi Enver osht shum ma i zi se Milloshi se Milloshi ja ka kajt nonen popujve tjer kurse Enveri juaj i dashun (se po shoh qe ka halo shum do far fanatikash qe po e adhurojn) ja ka kajt nonen popullit t'vet (atij jasht Shqipnis e sidomos atij brenda Shqipnis)..a e ka shit Enveri Kosoven??shkoni pak folni me ata kosovar qe ikshin te nona Shq pej sllavit dhe engjulli Enver ja dorzojke n'dor Jugosllavis:mad:...vorrin me shku me ja qurr pak osht..
 
Interesante kjo teme sapo doja te hapja nje teme me titull "Enver Hoxha dhe Kosova",kete gje desha ta beja jo per ti thure lavde ose per ta share por per te paraqitur sa me shume ne ate qe dijme qe Enveri ka bere(ose nuk e ka bere)per Kosoven dhe per shqiptaret e ish-Jugosllavise se atehershme.Fatmiresishte apo fatkeqesishte ekzistojne vetem tre video nga Kongresi i tete i PK-se ku Enver Hoxha jep fjale perkrahese per shqiptaret e Kosoves,madje ai guxon te shkoj aq larte saqe te dergoj akuza te superfuqise me te madhe te atehershme Rusise.

E kush do ishte ai qe do guxonte sot ti fliste keshtu Amerikes???

Nje material qe ende jam ne kerkim e siper thuhet se Universiteti i Prishtines ishte pjelle e mendjes se Enver Hoxhes.
Ne ate kohe vazhdon me tej ky material shume interesant Enveri beri nje marreveshje me Jugosllavine per kalimin me nje cmim simbolik te mallrave nga Porti i Durresit,ne mesin e disa kerkesave qe Enveri beri per jugosllavet e asaj kohe ishte edhe themelimi i Universitetit shqip ne Prishtine,gje qe edhe u arrit ne vitet e 70-ta.

Meqe jemi ketu do ishte interesante konsideroj qe te vihen edhe keto video:


Pjesa e pare
[ame]http://www.youtube.com/watch?v=CaLAamTyU0c&feature=related[/ame]

Pjesa e dyte

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=zSF1XORn0gk&feature=related[/ame]

Pjesa e trete

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=zSF1XORn0gk&feature=related[/ame]

Rinia dhe Enver Hoxha kendojne per Kosoven

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=jVS8fCc541I&feature=related[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
Me lejoni te shpalos nja dy gjera kontradiktore qe konstatohen po te lexosh me vemendje artikullin me siper
dhe konkuzionet qe dalin prej tij . Flm paraprakisht.
Do theksoja si fillim se nuk eshte nostalgjia apo dashuria qe kam per Enverin qe me ben te reagoj , pasi nuk kam dhe aq ,por thjeshte respekti per logjiken e gjerave.
Qe te shesesh diçka duhet ta kesh ate , pra duhet te jete e jotja , se ndryshe as budallai me i madh nuk do ta blente.
E kishte vertet ne dore Enveri Kosoven????????????????
Dihet qe Kosova ishte pjese e Jugosllavise qe pas luftes se pare botrore dhe kjo ne baze te marrveshjeve nderkombtare , duhet te theksoj shume te padrejta , por ja qe keshtu ishte.
Lufta e dyte botrore nuk i shfuqizoj kufijt e vjeter , dhe ndryshime kufijsh ne ballkan nuk pati pothuajse fare . Ne fakt duhej te kishte.
Keshtu qe nuk kishte si ta shiste Enveri Kosoven , nuk jam dakort.
Mos ti leme atij merita qe nuk i takojne ,pasi ai nuk ishte i zoti te bente pazare te tilla.
Pyetja shtrohet , a kishte ai mundesi te bente diçka per bashkimin kombetar , ishte verte paslufta e dyte botrore nje shans i humbur historik per bashkimin e trojeve shqiptare .
Ndoshta , por nuk jam i sigurte. Ndoshta historianet jane ne gjendje te logjikojne mbi kete çeshtje.
Logjikisht do thoja vetem se po te tentonte Enveri idene e bashkimit te trojeve ,
do haste patjeter ne nje kundershtim te forte te Jugosllavise , Greqise , etj , madje dhe
do duhej te bente lufte per kete bashkim , lufte e cila do ishte humbur dhe ndoshta nuk do kishte pasur as Shqiperi fare pas saj.
Pastaj shtrohet pyetja , po reagimi i vete popullit te Kosoves si ishte????????????
Pyetja ka paksa shije te hidhur ,por duhet shtruar gjithesesi.
Shqiperia e pasluftes se dyte boterore nuk kishte as 800 000 banore , dhe asnje shans per te fituar nje lufte per bashkim kombtar , madje as forcen per ta shpallur ate.
Po Kosova sa e kishte popullsin ne ate kohe , ç'benin patriotet shqiptar atje?
Do thoni qe nuk kishin kushte ata ,pasi ishin te nenshtruar .
Pra ata justifikohen , kurse Enveri jo . Ai na paska qene aq i forte ,sa te beje çte doje me Kosoven , Ta shesi ose ta mbaje dhe vendosi ta shiste .
Gjerat duhet te kene qene shume me te komplikuara seç thuhen ne artikull.
Te flasesh pas 75 vitesh eshte shume e lehte ,por atehere nuk ka qene aspak .
Ka nje realitet historik qe na dhemb ,por duhet ta pranojme : Fuqite e medha dhe fqinjet na kane marre neper kembe se kemi qene me te prapambetur dhe me te pafuqishem se ata . Ne asnje epoke te historise moderne,qe nga krijimi i shteteve , ose me mire ,qe nga shekulli i shtate i eres sone , nuk kemi qene me te forte se fqinjet , nuk kemi arritur tju imponohemi qofte dhe nje moment . Perhere na jane imponuar gjerat .Kjo eshte drama jone . NJohja dhe pranimi i saj , do ishte heqja e gjysmes se hidherimit ,dhe nje hap i madh per te dal nga debatet pa krye.
Debati ndoshta vijon..


Hartin jam dakord me ato qe thua deri ne nje fare mase per arsyen e thjeshte se Kosova ne vitet 1940-1945 ishte kthyer pjese e Shqiperise nga forcat italiane e gjermane, dhe ne te funksiononte administrata shqiptare dhe jo ajo jugosllave!!

Shpjegohet deri ne nje fare menyre mire nga artikuli i meposhtem qe po postoj:


Kosovën, antikomunistët ia kthyen shqiptarëve !

Gazeta Shqiptare, 29.02.2008 nga Bashkim Kopliku
Kosova tashmë ka disa ditë e pavarur e njohur, e njohur praktikisht nga e gjithë bota përparimtare. Një gëzim i madh për shqiptarët kudo ku janë. Ditët kalojnë, dhe vendin e gëzimit po e zë meraku për të ardhmen. E pra, për të ardhmen duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara. Pjesa më e errët e së kaluarës, rezulton periudha e komunizmit. Ai dhe sot përpiqet të na bëjë keq, pavarësisht se duket se ka vdekur. Komunizmi mundohet të jetë në tavë, sidomos në Kosovë. Shihen falsifikimet e historisë, në futjen me "lezet" të idesë së çmendur se për pavarësinë e Kosovës, qenkan përpjekur prej vitesh edhe ata, enveristët. E pra Kosova, gjatë 100 vjetëve, i është kthyer dy herë shqiptarëve, nga antikomunistë të betuar, dhe një herë i është dhënë serbëve, nga komunistët.
Kosova nën serbët gjatë viteve 1913-1941 Gjatë fundit të shekullit të XIX, serbët arritën të bëjnë një kufizim të territorit të Kosovës, duke zhdukur popullsinë shqiptare nga pjesë të tëra të saj. Kështu p.sh., në zonën e Nishit, Leskovacit e Kurshumlisë, në vitin 1879 (fill pas Kongresit të Berlinit) kishte afër një milion shqiptarë, dhe në prag të luftës së dytë botërore, nuk kishin mbetur veçse disa mijëra shqiptarë. Kjo zonë sot nuk është më brenda kufijve të Kosovës. Absurdi i historisë qe se pikërisht kosovarët, që kishin kontribuar aq shumë në krijimin e shtetit shqiptar të pavarur, sidomos që nga 1878 e deri në vitin 1912, u lanë jashtë Shqipërisë, nën zgjedhën e serbëve. Territori që ka sot Kosova, hyri nën varësinë e serbëve nga viti 1913.
Kosova kaloi praktikisht në duar të shqiptarëve, nga antikomunistët (pavarësisht se ishin fashistë, pra një e keqe tjetër!), në prill të vitit 1941. Kosova kishte parë tmerr nga serbët, gjatë 28 vjetëve para vitit 1941: vrasje; grabitje të pronës, të qindra mijëra hektarëve tokë, dhe ndarje e tyre në mbi 60 mijë familjeve kolonësh jo shqiptarë, serbë etj.; shpërngulje e mbi 300 mijë vetave shqiptarë, jashtë Kosovës e jashtë Maqedonisë perëndimore etj. . Edhe në prillin e vitit 1941, para se të dorëzoheshin tek gjermanët dhe italianët, ushtria serbe vrau me qindra ushtarë shqiptarë të mobilizuar në atë ushtri. Kosova e pavarur nga serbet, gjatë viteve 1941-44 Për Kosovën ishin vite të pavarësisë nga serbët, vitet 1941-44. Për kosovarët, Italia fashiste, apo Gjermania naziste, ishin një e keqe kalimtare, sepse me mbarimin e luftës, ato do të shkonin në shtëpi të vet, dhe Kosova do të mbetesh krejt e shqiptarëve.

Nuk ka vend në këtë shkrim, për të analizuar Kosovën e periudhës 1941-44. Vetëm po kujtojmë dy-tri fakte, që pastaj politikanët të thellohen më tej. Në atë kohë u rihapën shkolla shqipe kudo në Kosovë (serbët i kishin mbyllur pothuaj të gjitha), u vendos administrata shqiptare me gjuhën shqipe, shkuan arsimtarë e zyrtarë nga Shqipëria në Kosovë etj. Kosova prapë nën serbët, gjatë viteve 1945-1999 Kosova iu dha serbëve, sepse kështu i leverdiste Enver Hoxhës me gjithë lukuninë e tij, në vitin 1945. E jo vetëm kaq, por gjatë viteve 1945-6, në Kosovë u vranë me dhjetëra mijëra shqiptarë nga serbët, me ndihmën e ngushtë të komunistëve nga Shqipëria. Brigadat partizane nga Shqipëria, çarmatosën në mirëbesim patriotët kosovarë, që serbët nuk i mposhtnin dot.

Pastaj po këto brigada partizane nga Shqipëria, patriotët kosovarë që çarmatosën, ua lanë në dorë serbëve, që t'i vrisnin dhe t'i masakronin sipas qejfit. Partizanët nga Shqipëria, e dinin mirë se po i tradhtonin kosovarët: është përrallë ai shpjegimi me "naivitetin idiot" të partizanëve, se gjoja nuk ua paska marrë mendja se "miqtë e tyre serbë", do t'i vrisnin e masakronin bashkëkombësit e tyre që ata ua çarmatosën. Jo, nuk ishin "naivë" partizanët tanë: bile dihet se një pjesë e kosovarëve që u pushkatuan nga serbët, ishin dërguar të lidhur që nga Shqipëria, me urdhër direkt të "baca" Enverit dhe të tijve. Që të kuptohet se "shitja e Kosovës" ishte e vetëdijshme, dhe se çdo gjë bëhej me urdhër të Enver Hoxhës, mjaftojnë të kujtohen ca qëndrime konkrete të tij. Kështu, në Konferencën e Paqes në Paris (gusht 1946), Enveri deklaronte: "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavisë" (le ta mbajnë Kosovën-sh.i.). Në dhjetor të vitit 1946, në plenumin e jashtëzakonshëm të KQP (Komiteti Qendror i Partisë), po ai: "A është në interesin tonë që ne ta kërkojmë Kosovën?! [...] Kjo nuk është punë progresive për t'u bërë [...] përkundrazi ne duhet të bëjmë që të sigurojmë që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët". Atij dhe të tijve u leverdiste t'ia jepnin Kosovën Titos me të tijtë, sepse kështu siguronin kolltukët e pushtetit. Bile do ta jepnin të gjithë Shqipërinë, nëse do t'u duhej për të ruajtur pushtetin e tyre. Ishin luftërat klanore brenda komunisteve (Stalin-Tito), që e shpëtuan Shqipërinë nga serbët, që nuk u bë pjesë e Jugosllavisë, si "republika e shtatë" e saj. Serbët komunistë bënë përpjekje për vrasjen e shqiptarizmës, që është pastrimi etnik më i rrezikshëm. Kjo vrasje e shpirtit dhe mendjes shqiptare, u bë e stërholluar dhe e vazhdueshme, deri nga 1980 (35 vjet me radhë). Kosovarëve iu bë një lavazh truri që nuk është se ishte pa rezultat. Në shtëpitë e tyre filluan të vendosen fotografitë e Titos, e kryekomunistit të serbëve. Në Shqipëri bëhej një lavazh truri për të zhdukur Kosovën nga tradita kombëtare. Komunizmi filloi të mbjellë urrejtje në Shqipëri kundër kosovarëve, saqë rinia e viteve 50-60, shihte tek kosovarët "kriminelët bashkëpunëtorë të nazistëve". Deri dhe figurat kosovare të rilindjes kombëtare, si Hasan Prishtina etj., u mbajtën fshehur nga historiografia komuniste, deri nga fillimi i viteve '60. Pastaj, kosovarët u shfrytëzuan si mish për top për të ruajtur kolltukët e enveristëve, nga "brenda tokës jugosllave".
Filloi të futet përdhunisht edhe fotografia e Enverit në shtëpitë e kosovarëve. Dhuna ishte psikike. Vërshuan nga Tirana për në Prishtinë, skalione të tëra shkrimtarësh, artistësh, profesorësh etj. Pas fasadës së kulturës, universitetit, bëhej futja "klandestine" e veprave të Enverit, e literaturës komuniste, që shërbente për të krijuar idenë se "Enveri vdes për Kosovën". E gjithë një makinë propagandistike gjigante i shërbente mbjelljes së kësaj gënjeshtre. Ndërkohë bëheshin edhe krime direkt: funksiononte marrëveshja Shqipëri-Jugosllavi, e kthimit të të arratisurve. Titistët i kthenin në Shqipëri shqiptarët, dhe enveristët i pushkatonin; enveristët i kthenin në Jugosllavi, kosovarë e serbë, e titistët i rrasnin në burgje. E pastaj, të dy palët e hapnin lajmin, qëllimisht që të mbillej frikë. Titon e zëvendësoi një i çmendur, Millosheviçi, i cili me egërsinë e tij, i zgjoi kosovarët nga dremitja titiste. Pas vitit 1980, rifilloi përpjekja e tyre e madhe, për t'u shkëputur nga serbët. Dolën udhëheqësit legjendarë të Kosovës, si Rugova me të tijtë, Thaçi e të tjerët e UاK-së, që e udhëhoqën popullin në një rezistencë e luftë legjendare për liri, për pavarësi. Ishte pikërisht shtypja dhe genocidi i Millosheviçit me komunistët e tjerë të tij, që përcaktoi shkatërrimin e tij, duke e bërë Kosovën të pavarur. Kosova prapë e pavarur nga Serbët, vit 1999 e prapa Kosova u çlirua nga amerikanët në veçanti, dhe nga Perëndimi në përgjithësi. Ishin amerikanët, italianët, anglezët, gjermanët, francezët etj., të gjithë antikomunistë të betuar, që bombarduan e shkatërruan ushtrinë dhe shtetin e Millosheviçit. Kosovën ia kthyen shqiptarëve antikomunistët. Uria enveriste për protagonizëm në pavarësinë e Kosovës, u shfaq deri në pështirosje, këto ditë të festimeve të pavarësisë. Masmedia u thye nga një shumicë shqiptarësh që kanë damkën e pashlyer të hierarkëve të komunizmit. Shumë nga ata, sot janë kamufluar si antikomunistë. Nuk e kemi fjalën vetëm për të bijtë dhe nipat e hierarkëve komunistë shqiptarë, që këto 17 vjet nuk kanë reshtur rrezatimin e enverizmit, sidomos në Kosovë; nuk e kemi fjalën as vetëm për anëtarët e dikurshëm të hierarkisë komuniste, që sot mbajnë fjalime e japin intervista për Kosovën, kur kanë vepra, të shkruara vetëm pak vite para, ku himnizojnë tradhtarin e Kosovës; nuk e kemi fjalën as vetëm për ata kosovarë që qenkan përshkuar nëpër shtëpinë e tradhtarit (Enverit), para se të shkonin në UاK-në (Ushtria اlirimtare e Kosovës) që luftonte për Kosovën. E kemi fjalën për të gjithë këta së bashku, që përfaqësojnë "velin tonë komunist të sotëm". اdo kosovar duhet tashmë ta dijë mirë, se nuk mund të rrinë bashkë Kosova e pavarur, me enverizmin, aq më tepër tani që miqtë tanë të deklaruar, janë të gjithë antikomunistë. Edhe serbët duhet të kuptojnë se zgjidhja më e mirë për bashkëjetesën e tyre me të tjerët në këtë botë, është kjo që "u kry": pakicat serbe në Kosovë, të ecin së bashku me shqiptarët drejt lirisë që vjen nga Perëndimi. E kaluara nuk duhet harruar, që gabimet mos të përsëriten.
 
Bashkim Kopliku lufton akoma komunizmin ,kur dhe komunisti me i devotshem e ka kuptuar qe teoria ne te cilen besonte ka deshtuar.
Fryma qe ai i fut artikullit nuk me pelqen dhe sidomas ultilmatumi qe jep aty nga fundi per Kosovaret . Nuk ka ultimatume ne demokraci dhe asnjehere askush popullit nuk mund ti japi ultimatum ,biles as Enveri vet nuk leshonte te tilla per nje popull.
Kosoven e ka çliruar vetem Amerika , ato tjerat kane qene te detyruara ti shkojne prapa,
dhe arsyja nuk mendoj te jete antikomunizmi , por ka arsye te forta strategjiko- ekonomiko-ushtarake etj etj .
 
"Profecia e britanikëve për Enverin dhe Stalinin" Armand JONUZI


Duket se anglezët e kishin parashikuar që në fillim se marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik në vitet '50 do prisheshin shumë shpejt. Shembullin ata e merrnin nga politika që kishte ndjekur edhe më parë ish-udhëheqësi komunist, Enver Hoxha, me atë jugosllav, Josif Broz Tito. Për anglezët, Shqipëria u përdor nga Bashkimi Sovjetik në kohën kur këtij të fundit Jugosllavia filloi t'i bënte numra. Por në këtë situatë të nderë, Enver Hoxha nuk do t'i rezistonte dot afrimit me Stalinin, duke u larguar në të njëjtën kohë nga Titoja. Por ndryshe e shikonin britanikët këtë afrim midis dy udhëheqësve komunistë, pasi për ta kjo ishte një aventurë nga ana e Enver Hoxha në kurriz të Shqipërisë, gjë që do sillte edhe më shumë izolimin e Shqipërisë. Dhe siç duket, profecia e anglezëve do realizohej vetëm 10 vjet më vonë, kur Shqipëria prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Gazeta "Tirana Observer" boton një analizë të vitit 1950 të Ministrisë së Jashtme angleze në lidhje me marrëdhëniet e Enverit me Stalinin. Në analizën e tyre anglezët e kanë parashikuar me detaje se çfarë përfitonte Shqipëria nga kjo marrëveshje dhe çfarë dëmesh i sillte ky afrim. Për ta Enver Hoxha e kishte futur vendin në një aventurë ku nuk i diheshin pasojat që mund të kishte Shqipëria.
Raporti i anglezëve në lidhje me afrimin e Enverit me Stalinin
Miqtë dhe armiqtë e Enver Hoxhës duhet të bien dakord për dy gjëra. Si fillim, ai po rrezikon gjithçka, përfshirë dhe të ardhmen e Shqipërisë, për hir të Rusisë. Së dyti, ai nuk ka qenë i zoti të bindë rusët që të rrezikojnë gjithçka për të apo për Shqipërinë. Ai është si një alpinist, të cilit i ka humbur pikëmbështetja dhe varet mbi një greminë nga fundi i një litari të tendosur, ndërsa shoqëruesit e tij nuk bëjnë asnjë përpjekje për ta shpëtuar, por i hedhin nga një copë ushqimi herë pas here vetëm për ta mbajtur gjallë.
Politika e Hoxhës do të kishte kuptim nëse Rusia do të ishte e përgatitur të angazhohej t'i vinte në ndihmë, nëse ai do të sulmohej. Por Rusia është treguar e kujdesshme të ruajë lirinë e saj të veprimit. Dhe ka shenja se ajo është gati të braktisë Shqipërinë në çdo moment, nëse ka një avantazh më të madh tjetërkund, le të themi në Gjermani apo në Lindjen e Largët.
Enver Hoxha nuk ka qenë kurrë një satelit i drejtpërdrejtë i Moskës. Kur Jugosllavia i qëndronte besnike Kremlinit, ai ishte përgjegjësia e veçantë e Titos. Gazetat jugosllave e përshkruajnë atë me fjalën "rukovodilac", dhe kjo do të thotë menaxheri i një departamenti nën dikë tjetër. Hoxha ishte sateliti i një sateliti, administratori i një province në emër të Titos.
Kjo ishte një situatë poshtëruese për shqiptarët patriotë; por kishte dhe një kompensim. Jugosllavia garantoi t'i jepte ndihmë ushtarake, nëse do të ishte e nevojshme. Nëse Shqipëria do të sulmohej, ushtria jugosllave do të përfshihej bashkë me atë shqiptaren.
Tani Jugosllavia ka prishur garancinë e saj ushtarake. Por Rusia nuk e ka zënë vendin e saj. Rusia ju ka thënë fjalë dhe fraza inkurajuese, të cilat janë shumë të lira për këdo. Por tani jo më. Edhe importet e pamjaftueshme që vijnë në vend janë më se të paguara nga nafta dhe kromi shqiptar. Rusia nuk do ta garantojë mbrojtjen tuaj. Pse jo?
Qeveria juaj flet për rrezikun/pushtimin e afërt, ose nga Greqia ose nga Tito apo nga të ashtuquajturit "imperialistë". Nëse ekziston një rrezik i tillë, përse Rusia, për të cilën ju po rrezikoni kaq shumë, të mos thotë qartë se do t'ju mbrojë ajo? Nëse nuk ka rrezik, atëherë Hoxha po luan me patriotizmin tuaj për të ruajtur pushtetin e tij personal.
Edhe një herë, Shqipërisë nuk i lejohet të jetë një anëtare e "Cominform-it". Partitë komuniste të Evropës Perëndimore, megjithëse janë në opozitë në vendet e tyre, janë ftuar, por Enver Hoxha është refuzuar, me gjithë lëvdatat që i ka bërë Stalinit dhe faktin se ai është kryetari i një qeverie komuniste. Përse është ky diskriminim kundër Shqipërisë, nëse Rusia ka ndër mend ta mbështesë atë përmes gjithfarë furtunash?
Ju kujtohet mënyra si Hoxha e lavdëroi Stalinin për përvjetorin e tij të 70-të. Asgjë nuk ishte më e tepruar. Ai madje planifikon një statujë të Stalinit në Tiranë. Sidoqoftë, në takimin e ditëlindjes për diktatorin rus në Moskë, u bënë fjalime nga përfaqësuesit e të gjithë shteteve pro-Rusisë në Evropën Lindore, përveç njërit, dhe kjo ishte Shqipëria. Në numrin e datëlindjes së gazetës zyrtare "Cominform", njërit vend nuk iu la vend mes artikujve që lavdëronin Stalinin, dhe ky vend ishte përsëri Shqipëria.
Këto mospërfillje të qëllimshme duan të thonë thjesht se Rusia po i bën linjat e tërheqjes të qarta, në rast se një ndryshim i politikës do t'i shërbente interesave të saj.
Pyetja që shqiptarët patriotë, cilado qoftë partia e tyre, po i bëjnë vetes, është se pse edhe pas kaq shumë mospërfilljesh, secila në vetvete një paralajmërim, Enver Hoxha vazhdon politikën e tij të izolimit të Shqipërisë dhe e ekspozon atë në opinionin e botës, e cila ajo e ka fyer dhe përqeshur.
Besimi i tepruar ndaj një vendi si mik apo mbrojtës është politikë fatale për Shqipërinë. Kjo u provua me fashizmin e Musolinit. Kur Enver Hoxha foli për Titon në të njëjtën mënyrë të tepruar që tani bën për Stalinin, ai ishte i përgatitur ta linte Shqipërinë të bëhej republika e shtatë e Federatës Jugosllave. Dhe në ato ditë, rusët, të cilëve ai iu shërben me kaq devotshmëri, nuk ngritën asnjë gisht për të shpëtuar vendin tuaj. Për sa kohë që Tito ishte besnik ndaj tyre, ai u lejua të bënte çfarë dëshironte. Vetëm kur ai tregoi shenja rebelimi, Rusia u përpoq ta ruante Shqipërinë, jo për veten e saj, por si një bazë për operacionet rebele të Greqisë dhe për operacionet e ardhshme kundër Titos.
Hoxha atëherë lejoi që Shqipëria të përdorej si për një aventurë, e cila nuk do t'i sillte asaj asnjë avantazh nëse do të dilte me sukses, por rrezikonte shkatërrimin nëse dështonte. Greqia kërkon pjesë të Shqipërisë jugore me justifikimin që kufiri i tanishëm ndihmon forcat sulmuese, dhe ajo citon se pushtimi fashist i vitit 1940 e provon këtë. Në vend që t'i tregojë botës se Greqia nuk është në një rrezik të tillë tani, dhe kështu të minimizojë forcën e argumentit grek, Hoxha iu bëri kërkesave të Greqisë propagandën më të madhe që mund të bënin. Ai lejoi që një ushtri rebele greke të përdorte territorin shqiptar, dhe saktësisht territorin në fjalë, që të vazhdonin luftën civile në Greqi.
Ky ishte një gabim, pasi e komprometonte Shqipërinë para opinionit të botës. Ishte gjithashtu një gabim i trashë, pasi një politikë e tillë ishte e thënë të dështonte. E si mund të besohej se Rusia, e cila "nuk do të rrezikonte të përfshihej në luftë për portin Adriatik", të përgatitej të rrezikonte seriozisht me Greqinë përballë premtimit të presidentit Truman për mbështetje për qeverinë greke?
اfarë dallimi për Enver Hoxhën që e ka vendosur absolutisht veten gabim për hir të një politike që ishte e thënë të dështonte në çdo rast. Edhe sikur komunistët grekë ta kishin fituar luftën e tyre civile, kush ju garantonte ju se ata nuk do të kërkonin popullaritet mes nacionalistëve në shtëpi, duke kërkuar Shqipërinë Jugore, ashtu si komunistët e Qipros tani janë bashkuar me Krahun e Djathtë për ta kërkuar ishullin për Greqinë?
Rezultati i kësaj ndërhyrjeje të pavlerë ishte se pjesa tjetër e botës u trazua për të ndihmuar Greqinë t'i rezistonte dominimin komunist. Për këtë arsye, një ushtri greke shumë e stërvitur, krejtësisht e modernizuar, më e madhe dhe më e modernizuar, qëndron në kufirin jugor. Përgjatë kufirit verior dhe lindor qëndron ushtria e Jugosllavisë, qeveria e të cilës po ofendohet nga Radio Tirana me gjithë forcën që ka në dispozicion. Në perëndim, dera juaj për në Evropë është e mbyllur, me përjashtim të një rryme të mjerë nga anijet ruse.
Dhe kur Enver Hoxha dhe miqtë e tij rusë ju kanë drejtuar në buzë të shkatërrimit, e pashembullt në historinë e Shqipërisë, i është lënë të ashtuquajturve "imperialistë", Britanisë dhe Amerikës, të këshillojnë, të pajtojnë dhe t'u mposhtë. Me një diferencë të ngushtë, Shqipëria ka fituar një herë kundër mundësisë për ta rindërtuar lirinë e saj kombëtare në mënyrën e saj, dhe shqiptarët ju kujtohen miqtë e tyre në botën e lirë, të cilët nuk e humbasin respektin për ju, edhe kur zëri i vërtetë meket nën diktaturën.
Por rreziku ndaj Shqipërisë për politikën e nxituar të Hoxhës mbetet, dhe është detyra e shqiptarëve të mendojnë për mënyrat në të cilën ato rreziqe mund të kalohen.


Link: Gazeta TiranaObserver Tirana - Albania
 
Si e diskutoni kete gje? Dihet mjaft qarte qe diktatori "Hoxha" e shiti Kosoven pa asnje perfitim, ne kohen kur kishte maredhenie te mira me sllave e ata sllav na vrisnin ne në Kosove vetem se e permendim emrin Shqipëri ndersa "Prijesi i saj komunist (E. Hoxha)" kishte maredhenie jashtezakonisht te mira me sllavet (Armiqt e Kosoves, ne ate kohe)...

Me pas nuk ja vlen qe te diskutojm per nje njeri te cmendur sic ishte Enver hoxha, nje njeri qe prishi Xhamia e Kisha si mund ta llogarisim normal?! Nje njeri qe ka vrare e ka varrosur njerez te gjall svlen te diskutohet per te, bile do i preferoja staffit qe ta fshin fare kete temë, ngase eshte nje e kaluar e keqe e popullit tonë..
 
Si e diskutoni kete gje? Dihet mjaft qarte qe diktatori "Hoxha" e shiti Kosoven pa asnje perfitim, ne kohen kur kishte maredhenie te mira me sllave e ata sllav na vrisnin ne në Kosove vetem se e permendim emrin Shqipëri ndersa "Prijesi i saj komunist (E. Hoxha)" kishte maredhenie jashtezakonisht te mira me sllavet (Armiqt e Kosoves, ne ate kohe)...

Me pas nuk ja vlen qe te diskutojm per nje njeri te cmendur sic ishte Enver hoxha, nje njeri qe prishi Xhamia e Kisha si mund ta llogarisim normal?! Nje njeri qe ka vrare e ka varrosur njerez te gjall svlen te diskutohet per te, bile do i preferoja staffit qe ta fshin fare kete temë, ngase eshte nje e kaluar e keqe e popullit tonë..

Te vetmen gje te sakte qe ka bere enver hoxha ka qene pikerisht prishja e kishave dhe xhamijave, sa per te tjerat ka qene thjesht nje diktator vegel e fuqive me te medha i paafte te ndertonte nje shtet Shqiptar sovran te fort ekonomikisht dhe politikisht!!
 
Jam dakord me Hartinin. Sot te gjithe analizojne bardhe e zi, duke anashkaluar rrethanat e asaj kohe.

Materiali i siperm eshte shume i politizuar dhe plot me defekte logjike.

E. Hoxha nuk e ka patur kurre Kosoven. Te gjithe e dime se kur Kosova u la padrejtesisht jashte territorit Shqiptar.

Pleqte tane nuk kane qene aq injorante sa i bejme ne. Ata ndryshimet i kane pare me syte e tyre, politiken dhe cdo rrezik qe i kanosej Shqiperise. Pane vendin e tyre te rindertohej nga zero qe ishte, lidhem kualicion me superfuqine e botes dhe me pas kur u prishem me te , rreziku gjithashtu ishte shume i madh. U rilidhem me Kinen dhe perfituam gjithashtu prej saj. Izolimi ishte gabimi me i madh dhe renia e pushtetit komunist qe nuk erdhi gradualisht, por ne menyre kafsherore duke shkaterruar gjithcka qe me sakrifice ishte ndertuar.
Megjithate qe te mos devijoj nga tema, sepse nuk dua te flas per sistemin komunist e gabimet e tij, per me gjate ndiqni nje video te atyre koheve.


YouTube - Enver Hoxha - Populli shqiptar në Kosovë

Ne me videot shoku jemi deri ne fyt.fakte dhe vetem fakte:lexim:
 
Pse nga kjo shikohet normaliteti i nje njeriu ??

Po pikerisht nga kjo, si e llogarit njeri normal ate qe prish shtepit e Zotit? Shtepit ne te cilat edukohen brezat.. Shtepi ne te cilen permendet emri i Zotit, si mund ta prish nje njeri normal ate?! Nuk ka arsye per kete..



Te vetmen gje te sakte qe ka bere enver hoxha ka qene pikerisht prishja e kishave dhe xhamijave, sa per te tjerat ka qene thjesht nje diktator vegel e fuqive me te medha i paafte te ndertonte nje shtet Shqiptar sovran te fort ekonomikisht dhe politikisht!!

Jo more per fat te keq nuk pati mundesin ta bente kete ka ber sa ka ber por prapse prap sic tha vellai LoverBoy, prap se prap kemi Xhamia e Kisha sa te duash, eshte nje thenie Kur'anore: "Dhe sahere qe ata mundohen ta shuajne driten e All-llahut, Ne vetem e ngritim atë" kshtuqe nuk e ka askush ate mundesi per shkatrimin e Drites se Zotit..

Dhe asesi smund te lavderohet kjo veper e ulet e Enver Hoxhes..
 
s'ma merr mendja ta kete bere kete "vekja", ka qene alamet djali.
 
Po pikerisht nga kjo, si e llogarit njeri normal ate qe prish shtepit e Zotit? Shtepit ne te cilat edukohen brezat.. Shtepi ne te cilen permendet emri i Zotit, si mund ta prish nje njeri normal ate?! Nuk ka arsye per kete..





Jo more per fat te keq nuk pati mundesin ta bente kete ka ber sa ka ber por prapse prap sic tha vellai LoverBoy, prap se prap kemi Xhamia e Kisha sa te duash, eshte nje thenie Kur'anore: "Dhe sahere qe ata mundohen ta shuajne driten e All-llahut, Ne vetem e ngritim atë" kshtuqe nuk e ka askush ate mundesi per shkatrimin e Drites se Zotit..

Dhe asesi smund te lavderohet kjo veper e ulet e Enver Hoxhes..

Te lutem shume mos na bej propagande te kultures magjypo-arabe ne forumet shqiptare!!
KONCEPTI I ZOTIT NUK KA TE BEJ FARE ME FETE DHE ME KULTURAT NGA TE CILAT KETO FE LINDIN!

Eshte e "çuditshme" sesi te gjitha fete dominuese sot ne bote e kane origjinen dhe kane lindur vetem nga e njejta rrace magjypo-arabo-semitesh te shkretetires!!

Eshte e "çuditeshme" sesi ky zot qenka kaq perzgjedhes ne lidhje me profetet e tij qe lindin te gjith nga rraca e magjypo-arabo-semite, dhe jo nga rraca me e vjeter e botes qe eshte ajo Pellazgo-Ariane-Europjane!!

Eshte e "çuditeshme" sesi ky zot nuk zgjodhi qofte edhe 1 profet te vetem ne radhet e RRACAVE EUROPJANE: skandinavet, gjermanet, iliret, galet, greket e lashte etj.
 
Te vetmen gje te sakte qe ka bere enver hoxha ka qene pikerisht prishja e kishave dhe xhamijave, sa per te tjerat ka qene thjesht nje diktator vegel e fuqive me te medha i paafte te ndertonte nje shtet Shqiptar sovran te fort ekonomikisht dhe politikisht!!

Une ne kete pikpamje nuk jam dakord me ty. Shoqerit shkojne shume perpare kur c'do njeri eshte i lire te kete fene e vet, o te jet ateist. Shtete te tera si Amerika jane krijuar per te drejtat fetare. E kishat, sidomos ato katolike, kane qene vatra patriotizimi per 500 vjet nene turkun. Mos haro se patriotet si Fan Noli, Gjergj Fishta ishin prifterinje.
 
Enver Hoxha u tradhetua nga Tito, i cili i tha se do ja jepte kosovon ne menyre te mshefet pa e mar vesht serbet. Te paakten une keshtu e di.
 
Te vetmen gje te sakte qe ka bere enver hoxha ka qene pikerisht prishja e kishave dhe xhamijave, sa per te tjerat ka qene thjesht nje diktator vegel e fuqive me te medha i paafte te ndertonte nje shtet Shqiptar sovran te fort ekonomikisht dhe politikisht!!



Kot per kurjozitet degjova spiunin britanik ne tv qe nuk kishte arrit te hynte ne shqiperi e te bente spiunazh. Edhe i cili do informote Angline rreth armatimeve shqiptare qe kto te fundit do mernin nje sulm kundra shqiperise. Per shtet ka bere Enveri, ka pas karakter te forte energjikoushtarak. E beri rusin te ike me bisht nershale... Gjith kto armatime e bunkera na hyn ne pun ne 99 kur u pastruan, te cilat ishin ndertuar dhe bler nga Enveri... Kush pushtetar ka ber me shume deri me sot? Kush e perdorte grekun per sherbetor nga pushtetaret tane? Ka pas te kqiat e veta sdiskutohet... Por as njenuk beri me shume se Enver Hoxha per Shqiperine te pakten deri me sote qe pas luftes pare boterore.
 
Titulli: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

O kuje. Keto videot jane prapagand. Millosevici bente video akome me te mira, ku tregone si Shqipetaret ne Kosove trajtonin Serbet keq, kur ne te vertete ishin Shqipetaret ato qe futeshin neper burgje e vriteshin vetem se flisnin Shqip. O kuje qe lini njezit tu hedhin hi ne sy. Zgjohuni o popull e mos besoni akoma prapaganden e Enverit edhe mbas 30 vjeteve qe vdiq.
 
Titulli: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Po Enveri ja fali Kosoven Titos, dhe beri dokumentat gati e ta bente Republik te shtate te Jugoslavis.
1) Shqiperia nene Hitlerin kishte Camerin dhe Kosoven. Burrat e Kosoves morren arrmet dhe donin te qendronin me Shqiperin. Po partizanet e Enverit u futen ne Kosove dhe i mashtruan Kosovaret ne Nentore te 44. Kosovaret ju dorzuan kriminelave te Enverit, dhe ata i futen ne kamiona e i vrane si qena ne Shkoder trimat e Kosoves.
2) Enveri me urdher te Titos vrau e burgosi ne 45 gjithe intelektualet Shqipetar qe qene antislave. Dhe, pishtareve te medhenje antislave, si Gjergj Fishta i prishi edhe varrin. Keshtu aty nuk do kishe resistence nga brenda per te mbajtur Kosoven pjese te tokes Shqipetare.
3) Edhe se Kosovaret vuajten nene Titon e Millosevicin, vuajtjet e tyre nuk krahasohen dot me ato te Shqipetareve nene Enverin, keshtu ata vertet shpetuan. E tani kane mundesi te krijojne nje shtete te perparuar qe shpejt do behet pjese e komunitetit Evriopian e botes se perparuar. E Shqipetaret ne Shqiperi do vazhojne te shesin gocat me pare rrugeve te Evropes, dhe te vrasin njeri tjeterin.
 
Titulli: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Kot per kurjozitet, do te doja te dija nese ti do arrije te me shpjegoje pse Enver Hoxha dergonte mesues Shqiptar ne Kosove per tiu mesuar gjuhen Shqipe dhe per te ruajtur traditat dhe historine kosovare kur ne te njejten kohe e ka shit Kosoven ?
 
a ka edhe nje perkthys edhe per mua more hee heeyyyy :p a ka perkthys ?

Perktheje ne Google Translate :p

Mgjth: KY eshte fjalim i vertete eshte dokument origjinal dhe jo llafe gazetaresh arrixhinjsh shqiptar.


Ata qe din te lexojne italisht do te konfermojne se si e mbronte para botes Enver Hoxha te drejten e Shqiperise dhe Kosoves dhe si shante Serbet, Greket dhe gjithe ata qe i cenonin. Kosova do te ishte zhdukur neqoftese Enver Hoxha nuk do ta kishte mbrojtur duke pasur edhe perkrahjen e Stalinit.


Te jemi te qarte: Une Personalisht nuk jam dakort me Enver Hoxhen i cili mbronte Shqiptaret te gjithe, mburrte popullin shqiptar duke e quajtur Trim dhe te Nderuar. Enveri ishte me shume se patriot se sa duhej. Per mua do te ishte mire sikur te kishte bere ato gjerat qe thone keta me siper por per fat te keq historia thote te kunderten.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

E vertete, te gjitha ata qe hapin tema qe nuk te pelqejne ty, of thone gjera kunder Enverit duhet jo vetem te ju mbullesh gojen, po po pate mundesin edhe ti vrasesh, Azem Hajdari duhet te jete nje shembull per te gjithe neve. Ne duhet te mbyllim gojen e te vazdojme politiken e Everit.
E vertete gjithashtu, qe e vetmja menyre per te mesuar mbi nji diktator dhe historin e shtetit nene te eshte nga fjalimet e tij dhe prapaganda e qeveris se tij. Kush po do te dish mbi Hitlerin, Stalinin, Pinoshe, Millosevic, Enverin duhet te lexosh shkrimet e tyre. Historianet te gjith genjejne, facifikojne dokumentat, e njerzit qe ata vrane nuk duhet te flasin fare.
E vertet, popul lafazane, 50 vjet nuk mesuan te mbyllin gojen. Enveri i fuste 10 vjet ne burg per agjitacione prapagande kur thoshin nuk ka djathe ne dyqane, kur nuk kishte, e ata tani flasin prap. Duhet te veme sistemin e Enverit, te gjithe ne burg po folen gjera qe nuk te pelqejne ty. Rofte diktatura!!!!!
 
Titulli: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Rofshin o Cune se Je Patriot i Madh !!! Po Jugu duhte te behet i Lire nga Shiperia e te veje nene Greket. Shkodra e Malsia e Madhe nene Malazezet, Korca nene Maqedonin. E Shiqipetaret patriota qe 100 vjet e fundid donin Shqiperin e madhe dhe ethnike duhet tju prishim edhe varret. Roffshin Patriotat Komunist. Poshte Balli Kombetar dhe c'do oranizacione qe do Shqiperine e madhe.
Enveri qe patrioti me i madhe qe njeh kombi Shqipetar. Skenderbeu Ismail Qemali hic gje para tije. Nga e njejta logjike, per te njetat krime ndaj Shqiptareve, Milosevici ishte patriot me i madhe se Skenderbeu dhe Ismail Qemali. Digjoni more njerez te vrasesh Shqipetar te bejne patriot. Kush e dinte.
 
Titulli: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Po Enveri ka lene dy cuna dhe nje goce. Nje cune eshte ne Angli e jeton me paret qe mori i jati nga bejleret Shqipetar, dhe goca e cuni ne Shqiperi kane fabrika qe blen me paret qe bejleret i dhuruan te jatit.
Femijet e tije jane shume te zotet. Ato mbaruan shkolla me nota shume te mira e fakti qe ishin femijet e Enverit nuk donte te thoshte gje hic ne Shqiperi atehere.
Problemi eshte, se asnje parti politike nuk i pranon per dy arsye, e para po te kesh ata ne parti nuk do marresh asnje ndihme nga perjashta. Bota perendimore, medon qe Enveri qe nje kriminel i tmershem, me siguri e kane gabime, po c'far do ju besh atyre, ato kane paret. E dyta edhe Meta me Malaj, nuk e duan mbrapa ata regjime, atyre ju peqejne kushtet e keqija qe kane tani, ne vend te paradajsit nene Enverin. Njerzit jane shume te cudidshem. Kush i kupton.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top