A e dini sa orë ecje ju duhen për tretjen e një pice?

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i djegë kaloritë e atij produkti, shkruan BBC.

“Njerëzit duhet të informohen që të duhen 4 orë ecje për t’i djegur kaloritë e një pice, apo 22 minuta për t’i djegur kaloritë e një copëze çokollatë”, janë shprehur hulumtuesit.


Sipas tyre, nëse prodhuesit do ta bënin këtë gjë, atëherë njerëzit do të inkurajoheshin që të hanin sa më shëndetshëm dhe do të hiqnin dorë më lehtë nga ushqimet e këqija për shëndetin.
Sipas studiuesve nga Universiteti Loughborough, të cilët kanë analizuar informacionet e 14 studimeve të mëparshme, nëse kjo gjë do të bëhej, atëherë do të shkurtoheshin 200 kalori nga doza ditore e kalorive që njerëzit zakonisht i marrin.
Duke marrë parasysh rritjen e numrit të personave me mbipeshë, edhe ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse prodhuesit do të ceknin sa kohë merr një ushqim të tretet plotësisht, atëherë edhe numri i personave obezë do të pësonte rënie.
“Ne e dimë se shumë njerëz përballen me çrregullime të ngrënies, prandaj informimi i saktë i tyre rreth kalorive dhe kohës, që ju duhet atyre që t’i djegin ushqimet, do të zvogëlonte rrezikun e këtyre çrregullimeve”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
 
Me aktivitetin e perditshem..si nje njeri qe jam ne levizje..i bie te treten 4 pizza hahahha
Gjithsesi nuk i preferoj shume..sidomos kete vite..mund te kem ngrene apo jo 2 here...
 
S'du ta di hic!
 
Opo nuk me beni dot te ndihem ne faj me shifra fare! ?
 
Per krejt ata qe pertojne te lexojne, duhen 4 ore.
 
ahhahahahaha, @Hope . tamam repeat.
Eshte shendetshem te ecesh sigurisht,por dhe te ushqehesh shendetshem po aq.
Trupi njerzor ka nevoje per te gjitha llojet e ushqimeve nga pak,por pa e tepruar.
Shpesh disa ushqime nese i konsumojme shume,sidomos te emblat dhe mishrat,krijohet nje fare varesie e organizmit tone ndaj ketyre ushqimeve, ndaj ushqimi don kujdes.
 
ahhahahahaha, @Hope . tamam repeat.
Eshte shendetshem te ecesh sigurisht,por dhe te ushqehesh shendetshem po aq.
Trupi njerzor ka nevoje per te gjitha llojet e ushqimeve nga pak,por pa e tepruar.
Shpesh disa ushqime nese i konsumojme shume,sidomos te emblat dhe mishrat,krijohet nje fare varesie e organizmit tone ndaj ketyre ushqimeve, ndaj ushqimi don kujdes.
Po me honger fliiiiiiii? :p
 
Boo njehere kam ngrene dhe ate gjeja me e rende qe kam ngrene ne jete, 1 jave nuk u tret :D
E paskan mbyt n gjalp pra:p Po ska gje me t shijshme?
 
  • Haha
Reactions: Aki
Un se kam problem shum..meqe vetem pic margarita pelqej.
 
Po' te jetes mish qengji cbehet ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top