A e dëmton egoizmi dashurinë?!

Renato_

Antarë
jaft i dëmshëm për jetën bashkëshortore është edhe egoizmi i cili shpejt a vonë shpie në konflikte.Në jetën emocionale egoizmi mundet qe te maskohet , sepse egoisti është i aftë të dojë një njeri ,por ai niset vetëm nga fakti se dashuria i jep kënaqësi atij. Njeriu egoist edhe në jetën seksuale synon të kënaq vetëm dëshirat e tij ndoshta pa u shqetësuar për përjetimet e partneres ose partnerit .Një qëndrim i tilllë ndaj jetës seksuale ,si ndaj ndonjë lloj sporti shkakton pakënaqësi e ftohtësi seksuale ,sidomos tek gjinia femrore. Cinizmi smund te sjellë lumturi as vetës e as të tjerëve .Prandaj është e domosdoshme që partnerët të synojnë të bëjnë të lumtur njëri tjetrin .Një aforizëm i njohur thotë se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të ndjesh veten e nevojshëm për njerezit e tjerë .Ndërsa shkrimtari i shquar rus Tolstoi thotë se vetëm shqetësimet e ndershme ,puna,përpjekjet dhe dashuria për të tjerët përbën atë që quhet lumturi ,ndërsa shqëtësimet e pandershme dhe dashuria vetëm për vetën e bëjnë njeriun fatkeq . Që të jesh i lumtur duhet të dish të mendosh për të tjerët dhe të jetosh për të tjerët ,të jesh altruist . Altruizmi d.m.th. synimi për mirësi ndaj të tjerëve është veti mjaft e çmuar për martesën .Kush dashuron gjithmonë mendon për diçka të dashur e të këndshme ndërsa kush mendon vetëm për vete ,ai nuk di të dashurojë dhe nuk kupton se ç’është dashuria .Që çifti të jetë i lumtur duhet që altruizmi të shfaqet në të gjtha aspektet e jetës bashkëshortore . Nga ana tjetër altruisti ndjen më shum kënaqësi kur mendon se e ka bërë të lumtur njeriun që dashuron .Edhe në jetën intime njeriu duhet të synoje që ti japë kënaqësi maksimale femrës që dashuron ,madje qysh në lashtësi në disa vende "arti i dashurisë" zhvillohej edhe si lëndë në shkollë dhe në të shkruhej si ligj se "buri ka të drejtë të mendojë për kënaqësine e tij vetëm pas kënaqësis së gruas ose njëkohësisht me të ".

Edhe ne kulturën evropiane flitej për ledhatimet e ëmbla erotike të cilat kishin si qëllim ti japin gruas kënaqësinë maksimale.Disa popuj të lindjes që në lashtësi e quanin çështje nderi që buri ti ofronte kënaqësinë maksimale femrës që dashuronte .

Shfaqja e ndjenjave në martesë dhe jeta seksuale normale janë të lidhura e të kushtëzuara në nivelin e kulturës bashkëkohore.Për të ashtuquajturin “Art të jetës së lumtur” në martesë është e domosdoshme të shkruhet dhe flitet edhe në kohën e sotme si faktor me rëndësi që siguron lumturinë bashkëshortore dhe hap perspektiva për zhvillimin e personalitetit të partnerëve. Ky "art"kërkon që energjitë e instikteve të ndryshëm përfshirë edhe përdorin tjetër të vendos varësisht nga niveli i kulturës personale.Prandaj si kusht i domosdoshëm për normalizimin e jetës seksuale është ngritja e nivelit të kulturës dhe shqetësimi human për të jetuar me përjetimet dhe ndjenjat e njeriu që dashuron .Tolstoi shkruante se njeriu duhet të jetonte me mendimet e tij, por me ndjenjat e tjetrit .Kjo thënie e mençur vlen në mënyrë të veçantë për jetën bashkëshortore .

Siç pamë femrat nga vetë natyra janë më të ndjejshme e delikate se sa burat , prandaj kanë nevojë për trajtim të ëmbël dhe të ngrohtë .Një ngritje e zërit ose një kundërshtim i prerë nga ana e burit mund ta lëndojë e ta ftohë gruan .Nga ana tjetër të njëjtën grua mund ta gëzoje edhe një shenjë dashamirësie nga ana e burit , një buzëqeshje ,dhuratë .Këto zbukurojnë dashurinë dhe janë të nevojshme në dashuri .Femrat përgjithësisht janë me mirënjohëse ,më humane altruiste se sa meshkujt .Këtë e shpreh bukur edhe një fjalë e urtë e cila thotë :

"Gruas po ja dhe dorën kur është ngushtë , ta jep shpirtin kur është lirë ”

Prandaj edhe egoizmi ndjehet shumë nga femrat.

Si e përshkruani egoizmin ju personalisht?
Përse natyra e femrës është më mirënjohëse dhe më humane se ajo e mashkullit?!
Mendoni që egoizmi shkatarron dashurinë?
 
shuuuume e vertete..egoizmi e gerryen perdite e me shume dashurine.e kam provu vet:(
egoizmi im i tepruar shkatarroi lidhjen time t`fundit
dhe sinqerisht e shof si difekt te vetja
 
Dahuria! Kush mund te jape definicionin e PLOT???!!! Ai qe nuk e ka provuar as te mos tentoi, e ai qe e ka provuar as qe mund ta pershkruaje - a mund te thuhet se dieg zjarri!, perveq: UH çme sosi! Andi
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

Si e përshkruani egoizmin ju personalisht?
Përse natyra e femrës është më mirënjohëse dhe më humane se ajo e mashkullit?!
Mendoni që egoizmi shkatarron dashurinë?

Ne fakt njoh edhe meshkuj mirenjohes, une jam 1 cik egoiste ne lidhje por gjithmone me limit dhe kur i dua perkedheljet se s'ben ne ate menyren time, nuk shkaterron asgje ne k'te mes thjeshte pune momentesh qe kane perfundim te bukur ne pergjithesi , por them qe varet se me ke je, dhe sa shume e pelqeni njeri-tjetrin :p


Ps...Egoizmin gjithmone varet se ku dhe me ke e perdor, por jo gjithmone ka ane/synim negativ,
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

Ne dashuri egoizmi eshte nje plage.
Dashuria nuk mund te kete arsye, llogjike te shendoshe sepse mendja nuk eshte koherente me cfare do zemra, shpirti por nuk mund te gabosh nese ndjek keto te fundit...egoizmi edhe mund ta vrasi ose te ftohi ndjenjen e dashuris.

Kur dashurojm, jemi dy persona, e smund te kemi egoizem.
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

Egoizmi eshte pjese e natyres njerezore.
Kshu kur dashurojme ose jemi me dike mundohemi ta lirojme sa me shume ate ves,per te patur ate person qe duam sa me mire.
Pra kush nderton egoizem ne dashuri,ai person nuk ka dashuruar kurr..
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

Egoizmi eshte pjese e natyres njerezore.
Kshu kur dashurojme ose jemi me dike mundohemi ta lirojme sa me shume ate ves,per te patur ate person qe duam sa me mire.
Pra kush nderton egoizem ne dashuri,ai person nuk ka dashuruar kurr..

C'eshte ky term ...... Egoizmi jo gjithmone ka synime/ane negative, sic duket e keqkupton ne pergjithesi :)
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

njeriu eshte egoist nga natyra... dmth nevoja per mbijete ne kushte te caktuara do bente qe ai te mendonte per veten dhe jo tjetrin... perjashti rastet kur nena ve para saj nevojat jetike te femijes, pasi kjo eshte gje tjeter...

ndersa sa i takon te treguarit egoist ne nje lidhje, raport, mendoj se eshte e demshme. qe nje gje e tille te funksionoje duhet te japesh dhe te marresh.
per te marre eshte e lehte, pasi ka persona qe e shprehin pafund afeksionin e tyre, pelqimin, dashurine, perkushtimin, ama njeri dueht te dije edhe te jape.
edhe nese eshte aq egoist, kokeforte, apo i ngurte sa s'mund te jape aq sa merr, te pakten te perpiqet te jape sadopak.
femrat zakonisht jane te shprehshme, jane meshkujt ata qe zakonisht tregohen te ngurte, se kane hall se i bie burreria ne toke :p

por ka edhe raste te shumta, kur femra tregohet egoiste, kerkon te perfitoje maksimalisht nga nje raport, duke abuzuar me ndjenjat e personit qe ka ne krah... padyshim e demshme, pasi nje sjellje e tille, shkaterron jo vetem lidhjen, por edhe personin tjeter
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

E pengon vetem kur te mbajne si gome rezerve!
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

Eh jam, dhe me pelqen , sme ka prishur gje gjer tani :)
 
Titulli: A e dëmton egoizmi dashurinë?!

Sigurisht qe demton.
Por zakonisht ku ka egoizem,S"ka ndjenjen e duhur per ta tejkaluar egizmin.
Egoizmi i tepert eshte nje fare semundje psikollogjike.Gjithesesi nje dashuri varet se sa japin te dy partneret,sepse zakonisht egoizmi zgjohet kur njeri jep pafundesisht e tjetri merr me arroganc dhe te kthen restat me ironi dhe sjellje menefregiste,(zakonisht te tille tipa/e ose nuk ndjejn,ose jan sharlatan/e,te paformuar)
Ketu pastaj ska egoizem,por te mbrosh personalitetin tend nga semundje "te natyres se karakterit "qe i kanosen nga te tjeret.
Ndaj ketu ska novoj per Egoizem,,por shkeputesh e ajt shendet.
Dashuria e vertet nuk lind kurre "EGOIZEM",por lendina te tera ndjenje qe jep e shijon deri ne pafundesi.
Pergjethsisht nuk jam egoiste,s"mund te jem me njerzit qe dua..:))
Ndersa ne ambjente te tjera,sjellja eshte nje fare norme qe varet nga shume element,e normalisht "menefregizmi" eshte njefare ruajtje e vetvetes,nga gjithfare lloj virusi social qe vertetitet ne ajer.
 
Egoizmi mund edhe te perbeje ndonje avantazh ne fusha te tjera te jetes por kurrsesi ne dashuri.
Nuk mund te jesh egoist ne dashuri......ose edhe mund te jesh por atehere do te thote qe s'ka dashuri.
Altruizmi po qe duhet dhe perputhet me dashurine.
Egoizmi jo.
Ose egoizem, ose dashuri.
Njera perjashton automatikisht tjetren.
 
Egoizmi dhe dashuria s'mund te flene kurre ne te njeten cati!
Jo e vetem e demton, por e vret dashurine. Kush eshte egoist/e s'mund te dashuroje kurre.

Darius
 
Nese ujitet nje dashuri ,duhet behet reciprokisht nga te dy partneret.
Ne te kundert nuk vlen investim i njeanshem,si rrjedhoj vjen shkalla e respektimit te vetvetes,shpesh kjo gje,keqkuptohet si egoizem.
Por s'ka asgje te perbashket me egoizmin.
Qofte dhe ne dashuri disa koncepte dhe parime brenda nesh jane te pathyeshme,e nese partneri te con ne kanalin zgjidhes ate ose ti thyesh,kjo gje nuk eshte normale per nje dashuri te vertet.Ndaj zgjon robi dozen e distancimit dhe shendet.
 
Nese ujitet nje dashuri ,duhet behet reciprokisht nga te dy partneret.
Ne te kundert nuk vlen investim i njeanshem,si rrjedhoj vjen shkalla e respektimit te vetvetes,shpesh kjo gje,keqkuptohet si egoizem.
Por s'ka asgje te perbashket me egoizmin.
Qofte dhe ne dashuri disa koncepte dhe parime brenda nesh jane te pathyeshme,e nese partneri te con ne kanalin zgjidhes ate ose ti thyesh,kjo gje nuk eshte normale per nje dashuri te vertet.Ndaj zgjon robi dozen e distancimit dhe shendet.
Eshte i demshem kur e ke me bollek, kur te kontrollon jeten dhe deshirat e tua. Kur te largon nga njerezit qe do.
 
Te gjithe jemi pak egoiste ne vetvete.Por kjo ego eshte ajo cka na ben ne,tebejme me te miren per veten.Por kur kemi ne mes nje dashuri,varet kujt i jepet prioritet,egoizmi ka ne qender veten,dashuria i ka te dy.
 
Egoizmi ......fundi I dashurise mendimi im se nuk te le te ndjesh ...te kuptosh ...te falesh ....te llogjikosh ...... dhe sduhet te kete vene kur I thua dikujt te ndjej ❤️
 
Egoizmi ......fundi I dashurise mendimi im se nuk te le te ndjesh ...te kuptosh ...te falesh ....te llogjikosh ...... dhe sduhet te kete vene kur I thua dikujt te ndjej ❤
.... egoizmi eshte nje nga vrasesit e dashurise!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top