742 shqiptarë të kërkuar në të gjithë botën, nga femrat kryeson Zylfije Haklaj

742 shqiptarë të kërkuar në të gjithë botën, nga femrat kryeson Zylfije Haklaj

c211652e-482c-40d0-85bf-9c8f438a8676.jpg
Policia e Shtetit ka rifreskuar në faqen e saj online emrat e personave të shumë kërkuar të Interpol Tiranës. Në listën prej plot 742 emrash bien në sy emra proverbialë, të cilët prej më shumë se një dekade qëndrojnë në krye të kërkimit ndërkombëtar, ndërsa janë të vënë nën akuzën e vrasjeve ose fajësia e tyre është e dënuar me burgim të përjetshëm.

Në këtë listë gjenden edhe persona të cilët akuzohen për Krime të Rënda të cilët janë të arrestuar në vende të ndryshme të botës, por ka edhe nga ata të shumëkërkuar dhe të shumë akuzuar të cilët kanë kërkuar strehim politik ndërsa emrat e tyre vijojnë të jenë në krye të listës prej vitesh.

Në listën e bërë publike nga Policia e Shtetit, e cila ende ka emra për të shtuar, bie në sy se 47 prej të kërkuarve rezultojnë të jenë të dënuar me burgim të përjetshëm, krimet e të cilëve janë kryer në vitet `97- 98.

Gjithashtu prej 742 personave janë mbi 100 persona të dënuar me 25 vite burg për krimin e rëndë të vrasjes, ndërsa në këtë listë të shumëkërkuarish nuk mund të mungonin edhe femrat.

23 emra janë të kërkuara dhe të dënuara me mbi 5 vite burg, ndërsa emri më i njohur i kësaj liste femrash mbetet emri i Zylfie Haklajt, bijës së Haklajve, e cila me katër vëllezër të ekzekutuar në një përballje dhe përplasje të përgjakshme jo vetëm mes fiseve në Tropojë, ekzekutoi dy persona në mes të Bajram Currit.
Në këtë listë, Policia e Shtetit nuk ka harruar të listojë sërish emrin e Altin Arapit, personit që u akuzua si pjesëtar i organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, ndërsa më vonë do të akuzohej nga drejtësia shqiptare edhe për ekzekutimin në bulevard të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Arapi mundi të mos vihej në pranga nga policia shqiptare ndërsa bashkë me Orik dhe Leart Shytin kërkuan strehim politik në Belgjikë duke bërë të mundur mos lejimin e vënies para drejtësisë shqiptare.
Që prej kohës kur u ngritën akuzat e rënda ndaj kësaj organizate, vëllezërit Shyti gjithnjë kanë ngritur zërin se akuzat ndaj tyre janë politike, fakt me anë të të cilit kanë mundur edhe të shpëtojnë.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Attachments

  • c211652e-482c-40d0-85bf-9c8f438a8676.jpg
    c211652e-482c-40d0-85bf-9c8f438a8676.jpg
    70.3 KB · Shikime: 0
  • c211652e-482c-40d0-85bf-9c8f438a8676.jpg
    c211652e-482c-40d0-85bf-9c8f438a8676.jpg
    70.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top