5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Janë të shumtë ata persona të cilët vuajnë nga xhelozia! Teprimi me të sjell një marrëdhënie jo të qëndrueshme në çift. Ndaj, këtë herë, do t’ju japim disa këshilla se si të mos jeni shumë xheloz Të mos qenët xheloz nuk është diçka e thjeshtë. Fatkeqësisht është një ndjenjë e vështirë për t’u kapërcyer. Ajo lind nga një pasiguri personale. E mira është që të arsyetojmë mbi sjelljen tonë: të qenët posesiv dhe përfshirja e partnerit në ankthet tona nuk është sigurisht një sjellje konstruktive. Përjetimi në masë të madhe i kësaj ndjenje mund të shkatërrojë një lidhje. Kjo ndjesi, në pjesën më të madhe të rasteve, është fryt i një fantazie, shkruan gazeta Shqip tek suplementi Ndryshe. Ndaj përpiquni që të mos jeni xheloz, nëpërmjet pesë këshillave që ne sugjerojmë. Kini më shumë besim në vete Duhet që të keni më shumë besim te vetja. Nëse i fejuari yt të ka zgjedhur ty, ka parë tek ti diçka unike: mënyrën se si qesh, spontanitetin ose butësinë, por edhe ëmbëlsinë, apo cilësi të tjera që e bëjnë lidhjen tuaj unike. Mos mendoni se ka diçka më të mirë dhe që një palë këmbë të bukura mund të të zëvendësojnë në zemrën e tij. Fatkeqësisht të gjithëve mund t’ju ndodhë të tradhtojnë, edhe ty që tani po thua “jo” me kokë, por ky nuk është një motiv i mirë për të jetuar të fiksuar pas kësaj gjëje. Mos e “akuzo” partnerin për gabimet e tua Shpesh xhelozët numër një janë ata që kanë tradhtuar në të kaluarën. Mund të duket e çuditshme, por fakti i të bërit të të njëjtit gabim shkakton pasiguri. Kjo shihet në një telefonatë të bërë në një dhomë tjetër, ose në vonesën gjatë një nate etj. Edhe ky është një problem i kapërcyeshëm. Jo të gjithë personat janë të ngjashëm dhe gabimet e tua nuk mund dhe nuk duhet të jenë medoemos ato të partnerit. Ndodh të gabosh, por duhet të mësoni edhe që të falni. Harrojini përvojat negative Përveç tradhtarëve xhelozë, janë edhe të tradhtuarit. Ata sigurisht janë unazë e brishtë e marrëdhënieve. Mund të ekzistojnë dy tipe të tradhtuarish xhelozë: i pari është ai që ka thënë se e ka falur partnerin dhe i dyti është ai i cili ka një dashuri të re, por që nuk arrin të jetë i qetë. Atëherë, nëse e keni falur vërtet partnerin është koha që ta vendosni atë histori në një “kasetë shumë larg” kujtesës. Nuk duhet të mendoni vazhdimisht për atë gjë. Nëse keni një histori të re, nuk mund ta prishni për fajin e një personi i cili nuk është më, që ju ka bërë të vuani dhe që nuk meriton vëmendjen tuaj. Pasja e interesave personale Shpesh xhelozia lind nga posedimi. Janë disa të dashuruar që besojnë se dashuri do të thotë posedim. Por nuk është kështu. Njerëzit duhet të lihen të lirë për të ndjekur interesat dhe pasionet e tyre. Mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë vizion është të respektosh hapësirat personale. Frekuento vetëm miqtë e tu, bëj një sport pa të dashurën dhe shijoji këto momente. Vetëm kështu mund të kesh një marrëdhënie vërtet të lirë dhe sidomos të “ushqyer” me diçka të shëndetshme dhe të pastër. Shtirja e të mos qenët xheloz Nëse gjithçka përmendëm më lart nuk je në gjendje ta vësh në praktikë, atëherë për ty ka një “hap” të fundit për të shpëtuar marrëdhënien në çift: shtiru sikur nuk je xheloz. Je i ndërgjegjshëm se xhelozia është sidomos problemi yt, por ndërkohë vë re se problem po bëhet edhe për partneren (duke u nisur nga dyshimet). Për të mos e helmuar marrëdhënien, mundohu që të mos e tregosh xhelozinë tënde. Nëse e bën atëherë nuk do të jetoni të qetë dhe gjithçka brenda marrëdhënies suaj do të jetë e komplikuar.

noa.al
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Kini më shumë besim në vete Duhet që të keni më shumë besim te vetja. Nëse i fejuari yt të ka zgjedhur ty, ka parë tek ti diçka unike: mënyrën se si qesh, spontanitetin ose butësinë, por edhe ëmbëlsinë, apo cilësi të tjera që e bëjnë lidhjen tuaj unike. Mos mendoni se ka diçka më të mirë dhe që një palë këmbë të bukura mund të të zëvendësojnë në zemrën e tij
e bukur kjo
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Ah ti dija ca vite me pare keto ...se tani dua keshilla per te qen xheloze ahahahha :p
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Xhelozia eshte kripa e dashurise.Xhelozia e semure eshte vrasese per dashurine.
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Xhelozia eshte kripa e dashurise.Xhelozia e semure eshte vrasese per dashurine.

Shume mire e ke...po mua qe kete periudhe me ka ikur xhelozia fare ahahah...jemi bere te dy aq te sigurte sa as ai as un skemi bere skena as me te vogla xhelozie :D
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Kjo eshte faza moter dhe vlla Lol

hahahahaha po pra. po qenka e rehatshme, duhet edhe kjo faze :)

Por mendoj se edhe xhelozia duhet te jet e reduktuar, ose jo domosdoshmerisht xhelozi per dike tjeter (mashkull apo femer)...nje ndjenje e vogel posesiviteti, xhelozi, dhe deshire te jene te trazuara bashke.... psh. kur dikush te sheh dhe je me burrin, dhe xhelozia e tij te shprehet ne admirim dhe jo ne negativitet....
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Une xhelozine e duroj madje me pelqen por gjeja qe me acaron nervat eshte posesiviteti.Kete sdo e toleroja dot.
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Une xhelozine e duroj madje me pelqen por gjeja qe me acaron nervat eshte posesiviteti.Kete sdo e toleroja dot.

:D posesiviteti eshte ndjenje e rende, por edhe kjo me masat e duhura eshte e bukur ne ate te veten :D

ose kam lexuar shume libra romanxa un :p
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Xhelozia eshte kripa e dashurise.Xhelozia e semure eshte vrasese per dashurine.

Celentano thote qe: La gelosia, quando arriva non va più via. La gelosia... più la scacci e più l'avrai..:)
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Laur, ku e ke perkthimin une s'di italisht :D

Asnjeri nuk e zgjedh te jet apo jo xheloz thjeshte eshte karakteristik dhe shumica nuk arrijn
ta manexhojn. Ndaj po s'qe i zoti te mer para, po ata qe thone se duroj dot, apo qe thone
une s'jam xheloz, genjejn :D

Te gjithe jane xheloz kush me pak dhe kush me shume!
 
La gelosia, quando arriva non va più via. La gelosia... più la scacci e più l'avrai..

Gjelozia, kur vjen nuk iken me. Gjelozia.... sa me shume ta shtypesh aq me shume do ta keshe.

te pershendes Didi
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Xhelozia eshte tregues i faktit qe nje njeri eshte bere aq i rendesishem per ty sa nuk do ta humbasesh, e kjo frike te dergon ne imagjinimin e situatave irreale.

E pranoj xhelozine!

Mos te jesh pak xheloz mua me duket sikur nuk ke asnje lloj ndjenje per ate njeri.
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Celentano thote qe: La gelosia, quando arriva non va più via. La gelosia... più la scacci e più l'avrai..:)

Celentano dashuronte ne kohen e koleres. Tani ka kolere ne vend te dashurise. :p
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Aman se xhelozia te shkaterron jeten, sidomos kur kalon ne ekstrem

Sme pelqen!!
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Celentano dashuronte ne kohen e koleres. Tani ka kolere ne vend te dashurise. :p

E vertete. Eshte patologjike.!
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Aman se xhelozia te shkaterron jeten, sidomos kur kalon ne ekstrem

Sme pelqen!!

Kesaj i thone halle te jesh hall mos te jesh, se ne te dyja rastet do dali nje gje. Kur je te thote partneri
mos ji kaq xheloz..etj kur sje thote s'me do. Lol. Mendje mendje thuaj, une s'jam xheloze per veten :D
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Nuk e njoh kete lloj "problemi" e uroj mos ta kem ndonjehere...
 
Titulli: 5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Une xhelozine e duroj madje me pelqen por gjeja qe me acaron nervat eshte posesiviteti.Kete sdo e toleroja dot.

E dashur xhelozia eshte hapi i pare drejt posesivitetit.
Mos siguria ndaj tjetrit te ben te ndjehesh xheloz,
Xhelozia ne vetvete eshte ndjesi pasigurie, inferioriteti, mosbesimi etj etj
Shkak pasoje =xhelozi posesivitet

Ecin paralel dhe jane motra me njera tjetren

Personalisht nuk kam rene pre e asnjeres...
Jane prralla ato qe thuhen se pa xhelozi nuk ka dashuri
Ka....dhe jane pikerisht kto dashuri qe zgjasin me shume ...sepse kur ti ndihesh i lire te jetosh ....ath edhe fokusi yt eshte te dashuria per tjetrin. Nese fokusi yt eshte te ruash veten kur flet apo kur vepron se tjetrit po i jep shkak per xhelozi....ath ajo dashuri venitet..nuk ka fokusin e duhur!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top