40 vjet burg për Karaxhiç, fajtor për genocid dhe krime kundër njerëzimit

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Gjyqtarët në Gjykatën e Hagës kanë dënuar me 40 vjet burg ish-liderin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, ndaj të cilit rëndonin akuza të shumëfishta.

Në leximin e vendimit, gjykatësit e kanë shpallur Karaxhiç fajtor për akuzën e genocidit për masakrën e Srebrenicës, krime kundër njerëzimit në zona të ndryshme të Bosnjes, shfarosje, shkelje të rregullave të luftës, etj.

Vetë Karaxhiç, aktualisht 70 vjeç, i mohoi akuzat e gjykatës. Ai argumentoi se, çdo mizori e kryer ka qenë veprim personal i disa individëve dhe jo të trupave nën urdhërat e tij.

Të paktën 100 mijë persona humbën jetën gjatë luftës së Bosnjes, konflikt që zgjati rreth 4 vjet, deri në arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA në vitin 1995.

Gjyqi, në të cilin Karaxhiç vetëpërfaqësohej, zgjaste prej 8 vjetësh.

/ Top Channel
1458830290kara.jpg
 
Titulli: 40 vjet burg për Karaxhiç, fajtor për genocid dhe krime kundër njerëzimit

Perseri eshte pak ky denim per te.... Por mos po ndodh e njejta sikur me millosheviqin, qe than se vdiq ne burg, kurse nuk ka argumente se ka vdek, e as qe eshte varros.
 
Titulli: 40 vjet burg për Karaxhiç, fajtor për genocid dhe krime kundër njerëzimit

100 mije vrasje te kryera me urdherat e tij dhe do te jetoj ne burg i cili nuk dallon shume nga hoteli.
 
Titulli: 40 vjet burg për Karaxhiç, fajtor për genocid dhe krime kundër njerëzimit

Dy lufta muar pjes si kriminel dhe denohet me 40 vjet heqje lirije!ja po kur ndegjon padrejtesi tilla te vjen keq pse eshte derdh ai gjak i familjarve per ket vend ..Turp turp.
 
Titulli: 40 vjet burg për Karaxhiç, fajtor për genocid dhe krime kundër njerëzimit

"drejtesia Europiane".
 
Titulli: 40 vjet burg për Karaxhiç, fajtor për genocid dhe krime kundër njerëzimit

Vetë fakti se ka shumë ka teatër në këso lloj gjykimesh,
njeriu s'e ka vështirë ta kuptojë se këtu ka më shumë lojë
se drejtësi...
 
Back
Top