33 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

Arfenilla

Themelues i Forumit


vellezerit-gervalla.jpg

17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë mizorisht vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 33 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta.
Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach (Gjermani). Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Kosova.

Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i veturës (BMث 316, targa:HN CY 353) nxirrte veturën nga garazhda, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para veturës ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë të veturës një person nga një distancë pre 3 metrave ka gjuajtur në veture. Krahas kësaj një person tjetër ka gjuajtur në veturë dhe ju ka afruar asaj për të vërtetuar se ia kanë arritur qëllimit.

Fqinjët të frikësuar nga krismat i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Vetura ka mbetur e ndezur pasi që drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit. Si pasojë e kësaj vetura ka vazhduar më tutje të ecën deri sa përplaset me një garazhdë. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.B expres
 
Back
Top