27 te vdekur nga tajfuni ne Filipine

27 te vdekur nga tajfuni ne Filipine

Ashtu si një vit më parë, ku i njëjti tajfun u mori jetën mijëra personave, edhe këtë vit banorët e rajoneve qendrore po përjetojnë sërish pasojat e stuhisë së fuqishme.

Sipas agjencisë "Reuters", Manlia dhe provincat e largëta rreth saj u goditën më së shumti nga stuhia që lëvizte me 105 kilometra në orë.

Parashikuesit e motit thanë se qyteti Batanga dhe kryeqyteti Manila pritet të goditen sërish gjatë mbrëmjes nga një valë e re, e cila pritet të jetë më e fuqishme dhe të lëvizë me rreth 110 kilometra në orë.

Autoritetet vendase janë vendosur në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Tajfuni ka prekur edhe rajonet lindore, si qyteti Borongan, ku pasojat janë shumë të mëdha. Rreth 2500 banesa të këtij qyteti janë shkatërruar thuajse plotësisht dhe mijëra banorë kanë përfunduar jashtë. //mesazhi
 
Back
Top