25 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Varhelyi: Europa dështoi, plaga mbetet e hapur

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

1594649377678.png
1594649342141.png
“Europa dështoi në Srebrenicë dhe ne ndjehemi të turpëruar”, tha komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në prag të 25 vjetorit të masakrës.

Duke folur të premten në Parlamentin Europian, Varhelyi pohoi se se “Gjenocidi në Srebrenicë mbetet një plagë e hapur në zemër të Evropës” Ajo vazhdon të na ndjekë. Vazhdon të na kujtojë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të ndodhë përsëri. Prandaj, është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”, u shpreh komisioneri.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, tha se ajo që ndodhi Srebrenicë ishte krimi më i keq masiv në tokën europiane, pas Luftës së Dytë Botërore.

“25 vjet më vonë, nderojmë mijëra të vrarët dhe zotohemi se nuk do t’i harrojmë kurrë. Bashkohemi me vuajtjen e familjeve të tyre, përfshirë të atyre që kanë ende familjarë të pagjetur”, u shpreh sekretari i OKB.

Dhjetëra të mbijetuar të masakrës marshua të enjten, përmes pyjeve në lindje të Bosnjes, në rrugën që përshkuan 25 vite më parë t’iu shpëtuar forcave serbo-boshnjake. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë – zonë që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se vrasjet ishin gjenocid.

A2
 
Last edited by a moderator:
Mbaj mend nese sgaboj aty rreth vitit 1995 kur erdhen te ashtuquajturit "Izbegllica", refugjate nga Bosnia ne Prishtine. Isha 11 vjec atekohe. EU e ka kete stil, merr vendime dhe pas 20-30 viteve del dikush dhe thote se gabuam apo deshtuam.
 
25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe. Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre. Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor. Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.

Ditmir Bushati
 
Kam patur nje kliente dikur qe vinte nga ajo zone e ne nje moment kur i kerkova dokumentin dhe me paraqiti nje leje qendrimi per arsye politike normalisht sic mund ta imagjinoni i bera ca pyetje ...njoha nje grua qe me ka dhene mesimin me te forte qe egziston... ne bisede e siper fjalet e saj ishin keto:
- ti smund ta imagjinosh, nuk mundesh edhe sikur te jesh rregjizorja me e mire por shikom (aty me pa drejt ne sy) syte e mi jan bosh por mes atij boshlleku kam vetem urrejtje e deshire per ti pare sic kam pare familjen time...
(-duke paragonuar me pervojen e familjes sime konfermova qe dhuna te le, e injekton ne brezat ne vazhdim deshiren per hakmarrje...)
Pastaj per ta lehtesuar momentin tha:
-por une jam gjalle e ec neper kete qytet si nje hije pa shpirt..
Dhe ketu mendoj te kem mesuarar se " esenca" e egzistences, humbet cdo shije kur hidherimi e mbyt.
 
Sa me cudisni ....
Perse presim akoma te bejne te tjeret per ne?!
Kushdo qe ben dicka ka nje cmim... stop shitjes ...stop skllaverimit... mjaft me,duhet te behet vete nese duhet bere mire...
Im ate thote:
Ska liri pa gjak, po e keqja eshte kur gjaku shkilet e behet pazar per ...
 
Sa me cudisni ....
Perse presim akoma te bejne te tjeret per ne?!
Kushdo qe ben dicka ka nje cmim... stop shitjes ...stop skllaverimit... mjaft me,duhet te behet vete nese duhet bere mire...
Im ate thote:
Ska liri pa gjak, po e keqja eshte kur gjaku shkilet e behet pazar per ...
Ky rast nuk ishte lufte por gjenocid.
Sa i perket luftes, te gjitha lufterat e drejta kan pasur mbeshtetje dhe ndihma.
 
Dhe kur ta mendosh ,skoma serbija nuk kerkoj falje per gjith kto vrasje.duhet shfaros fara serbe..po ti vi rasti dhe me keq do bejn ,me vrasje e masakra.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top