240-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i ndjerë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, pati thënë se: "Ne shqiptarët i duam Amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim – pikërisht për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”

NEW YORK : Si sot 240 vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetet dhe lokalitetet, bazat ushtarake dhe familjet amerikane në gjithë vendin e jashtë saj, anë mbanë botës, janë duke u përgatitur për të festuar ditëlindjen - Ditën e Pavarësisë 4 Korrikun 1776

Qyteti i Nju Jorkut - New York City - i njohur në SHBA, dhe mbarë botën, si një nga qytetet më të mëdha në festimin e Ditës së Pavarësisë së vendit, më 4 korrik, është sot në mbrëmje qyteti i Fishekzjarreve, të sponsorizuara nga super kompania e dyqanve te tregëtise Macy-së, e cila tërheq sot përgjatë brigjeve të ishujve të saj më shumë se 5 milionë spektatorë, dhe mbi 100 milionë tele-shikues, në të gjithë SHBA, në trasmetimet e këtij spektakli madhështor në TV, internet dhe medien sociale, nga eskluziviteti i TV NBC-së .

Ky vit është 240 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe 40 vjetori i festimit më të madhë me fishekzjarre nga supermarketi Macy-së, ku kan për t’u shfaqur më shumë se 56.000 efekte piroteknike - spektre të ndryshme me fishkezjarre.

240-vjetori i Pavarësisë së SHBA:

Ditën e Pavarësisë-Ditëlindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik, 1776, sot e nderon me pietete të mëdha çdo amerikan. Mbasi ajo është një ditë, e cila festohet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke filluar me parada madhështore, parada ushtarke e sportive me motive patriotike, me dalje të organizuara në ekskursione dhe pikniqe familjare, dhe do të mbyllet me një natë të koncerteve dhe spektakleve me hedhjen në qiell të tonelatave të fishekzjarreve.

"Amerika e bukur". "Shtëpia e lirë dhe e të guximshmeve". "Toka e mundësisë". - “America the beautiful”. “Home of the free and the brave”. “The land of opportunity”, këto janë frazat që ne do të dëgjojmë në mënyrë të pashmangshme, edhe në këtë 4 Korrik, që vjen si një kremtim solemn teksa Shtetet e Bashkuara po festojnë, sot përvjetorin e 240-të, kur u deklarua Pavarësia e saj. Nuk ka asnjë dyshim që ky është një festim madhështor patriotik i çdo amerikani - dhe është një arsye më shumë për të vendosur në çdo shtëpi flamurin amerikan.

Dita e Pavarësisë, është dita kombëtare e Shteteve të Bashkuara:

اdo vit, më 4 Korrik (si sot 4 Korrik 2016), amerikanët festojnë së bashku me familjet e tyre, lirinë dhe pavarësinë me pikniqe, dhe grumbullime familjare në oborret e tyre ose nëpër parqet e laokaliteve dhe qyteteve amerikane. Autoritetet, shtetërore dhe federale kanë mobilizuar mijëra oficerë të policisë, për të patrulluar rrugët dhe sheshet e qendrave të banuara, si shkak i masave të larta të sigurisë kombëtare. Forca të tjerë të ruajtjes së rendit - shtesë do të sigurojnë duke ruajtur , stadiumet, spitaalet, stacionet e etrenave dhe autobusve, metrote dhe aeroportet, si dhe hotelet dhe pikat tërheqëse për turistët, sidomos kjo në qytetet më të mëdha përfshirë Nju Jorkun.

Miliona njerëz si për shembull në New York, dhe në disa shtete të SHBA do të jenë në gjendje të gëzojnë sonte atë spektakiln e mahnitshëm me fishekzjarre, dhe që është bërë tradicional i cili është mbresëlënës dhe është një natë e shumëpritur. Aktivitetet lidhur me ditën e pavarësisë që përfshijnë dhe garat dhe ngjarjet sportive, e koncerte në skena të hapura me këngëtarë nga më të njohurit në SHBA.

Deklarata e Pavarësisë së SHBA

Deklarata e Pavarësisë është një dokument, nëpërmjet të cilit 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut, shpallën veten të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti u ratifikua nga Kongresi Kontinental më 4 Korrik, 1776. Deklarata e Pavarësisë është një nga simbolet e lirisë, dhe më të dashura e të nderuara të Shteteve të Bashkuara.

240-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose Ditëlindja e Amerikës , është dita kur lindi Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane, është ditë gëzimi, jo vetëm e amerikanëve, por tashmë është bërë pjesë edhe e kombit shqiptar që e konsiderojmë Amerikën shtëpinë e dytë dhe mikun e përjetshëm të shqiptarëve

Sot, më 4 Korrik 2016, u mbushën 240 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit Amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, dhe përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte përgjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 Korrik, si sot, 240 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të secilit komb.

Trashëgimnia dhe porosia e tyre e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë, dhe të gjitha ato vende të shtypura nga diktaturat dhe sundimet ideologjike, dhe diktatoriale mohimin e privimin e lierisë. Për, Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovës dhe e shqiptarëve në vite, ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar.

4 Korriku i SHBA, kumbon thellë në zemër të çdo amerikani - tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, "We the People", "Ne populli", për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara:

Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.

Besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, askush më mirë se ne shqiptarët nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Ngase, armiqtë më të mdhenj të Amerikës, nuk janë popujt, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre.
Miku më i madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë, jemi ne shqiptarët.

4 Korriku, Dita e Pavarësisë amerikane, në këtë çerek shekulli, liri e demokraci të popullit shqiptarë, aq sa i përket sot kombit Amerikan, po aq na përket edhe shqiptarëve, kombit Shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siç feston 28 Nëntorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, ashtu si feston çlirimin dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, 12 qershorin 1999, e cila i është mirnjohëse për jetë Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Presidenti i parë historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar sa ishte gjallë, gjithë këtë mrekulli admirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Uilson, Regan, Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë me intervenimin ushtarak sulmet ajrore të NATO-s, por edhe me "Vijën e Kuqe" në prag të Krishtlindjeve të Presidentit George H. Bushit, por edhe presidentit George W Bush kur deklarojë në Tiranë pavarësinë e Kosovës.

Mbasi ishte George W. Bush, i cili i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inaugurimit presidencial, dhe në vizitën e parë të një presidenti amerikan në detyrë, kur vizitoi Tiranën, dhe deklaroi se "Kosova vetëm e pavarur nga Serbia, dhe, “Mjaft, është Mjaft".

Presidenti i ndjerë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, pati thënë se: "Ne shqiptarët i duam amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim – pikërisht për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha".

Ndërkohë, sot më 4 Korrik 2016, kur Shtetet e Bashkuara po kremtojnë 240-vjetorin e Pavarësisë së saj kombi shqiptar dëshiron të tregojë me sinqeritetin e tij se shqiptarët, u janë mirënjohës miqve të tyre të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.
largea_4koorikuojlk31467551978.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: 240-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kjo i bjen se okupatorët janë pavarësuar nga vetvetja! :eek:le:
 
Back
Top