16 orë terror në Australi, bilanci 2 viktima

cent

...Lontano
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45 të mëngjesit të së hënës, ku një person i mbuluar me një veshje me shkronja arabe ka hyrë brenda në kafene dhe ka nxjerrë armën e gjahut. Pas tmerrit ende nuk dihet fati i iranianit

16: 50 - SIDNEI -Përfundon terrori i australianëve, të cilët u mbajtën peng në një kafene në Sidnei, nga mysliman iranian Haron Monis. Dy prej pengjeve nuk arritën t’i shpëtonin ngjarjes, e cila u kthye në tragjedi.
16 orët e tmerrit për qytetarët australianë përfundoi në fund me shkëmbim zjarri dhe një shpërthim. Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë, shtatë të tjerë u shpëtuan nga lokali me dëmtime të lehta, ndërsa pesë prej pengjeve morën mjekim të menjëhershëm.
1512_sheikharon2_a.jpg
Por fati i pengmarrësit iranian ende nuk dihet. Pavarësisht se policia ka ndërhyrë brenda në lokal pas të shtënave, nuk dihet nëse sheiku Monis është arrestua apo ka arritur t’ia mbath nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu ende nuk raportohet nëse mes të plagosurve ka edhe policisë.

16:15 – Si nata ra, pengmarrësi fiku dritat e lokalit në mënyrë që mos të shihej se çfarë ndodhet brenda katër mureve. Kjo gjë e bërë situatën edhe më dramatike. Policia vijonte të mbante të rrethuar zonën, por errësira e bënte të vështirë dallimin brenda lokalit.
141215104131-10-sydney-1215-horizontal-gallery.jpg
Duke përfituar nga ky fakt, iraniani ndoshta tentoi të arratisej. Në këto moment policia ndërdyu duke hedhur një granatë, prej së cilës u dëgjua dhe shpërthimi. Pas hyrjes së tyre brenda në ambientet e lokalit u dëgjuan katër të shtëna armësh.

15:35 - Ashtu siç e treguan edhe faktet, pengmarrësi i rreth 35 personave të kafenesë në Sidnei është një mysliman radikal nga Irani. Personi i cili mbajti nën kërcënimin e armëve pengjet e tij, është identifikuar si Haron Monis, i cili ka lindur në Manteghi Bourjerdi të Iranit. Ai është larguar nga vendi i tij i lindjes drejt Australisë në vitin 1996, ku ndryshoi emrin e tij në Haron Monis, duke shtuar titullin “Sheik”.

09:00 - Myslimani radikal ia ktheu kafen e mëngjesit disa qytetarëve në Australi, në një makth. Monis mori peng rreth 35 persona në një kafene në Sidnei. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45 të mëngjesit të së hënës, ku një person i mbuluar me një veshje me shkronja arabe, ka hyrë brenda në kafenenë e mbushur me klientë dhe nga një qese blu ka nxjerrë një armë gjahu.

CNN dhe "The Independent" raportuan se, të paktën pesë persona, tre burra dhe dy gra, u larguan nga ambientet e kafenesë, por ende mbetet i pazbuluar numri i njerëzve që ndodhet brenda për gati 9 orë.

Kërkesat e pengmarrësit ishin bërë përmes pengjeve, të cilët kontaktuan disa prej medieve që ndodheshin në vendngjarje. Monis i cili po mbante peng njerëzit brenda kafenesë në Sidnei, kërkoi një takim me kryeministrin australian, Tony Abbott. Gjithashtu autori i ngjarjes pretendonte se kishte vendosur 4 bomba, 2 brenda në kafene dhe 2 brenda zonës ku ndodhej ajo.

I armatosuri sipas medieve vendase thuhej se ka ra dakord për lirimin e një prej pengjeve, në qoftë se një flamur i ISIS i dorëzohet atij në kafene. Media lokale “10 News” pohoi se është kontaktuar nga pengjet me urdhër të personit të armatosur, i cili ka bërë kërkesat dhe ka njoftuar për ekzistencën e katër bombave.

Mësohet se Haron Monis mori peng klientët dhe stafin e kafenesë, duke shkaktuar kështu panik në radhët e qytetarëve dhe autoriteteve australiane.

Sipas medieve ndërkombëtare mendohet se, në lokal u mbajtën peng mbi 30 persona. Policia australiane ka rrethuar lokalin dhe ka nisur negociatat me autorin, falë të cilave është bërë i mundur edhe lirimi i 5 prej pengjeve.
Ajo çka është edhe më shqetësuese për autoritetet australiane është se, dyshohet për një sulm të mundshëm terrorist. Ky mendim ka ardhur pasi, në një nga dritaret e lokalit është shfaqur një flamur i zi islamik me disa mbishkrime në të.

Në flamur shkruhej “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut” dhe “Muhamedi është profet i Perëndisë”, e sipas të dhënave i përket grupit ekstremist Jabhat al-Nusra, që lufton kundër qeverisë së Assad në Siri. Por sipas të dhënave flamuri është i ndryshëm nga ai që përdor grupi terrorist ISIS.

Ndërsa kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka hedhur dyshimet mbi një fakt të tillë duke u shprehur se, sulmi mund të jetë i motivuar politikisht.

Ndërkohë policia australiane vijon operacionin me qëllim shpëtimin e pengjeve dhe lënien e tyre të lirë.
Qindra efektivë kanë izoluar zonën, ndërkohë që pengjet e mbyllur brenda lokalit “Cafe Lindt” shfaqen në dritare me duart lart.

Autoritetet thonë se shumë nga të dhënat në lidhje me situatën mbeten të paqarta, duke përfshirë edhe numrin e njerëzve brenda kafenesë.


/Shekulli
 
Titulli: 16 orë terror në Australi, bilanci 2 viktima

Te tmerronin ato krismat qe degjoheshin neper live footage :sho:
 
Titulli: 16 orë terror në Australi, bilanci 2 viktima

Akuzohej për 40 krime seksuale dhe vrasjen e gruas së tij: Kush e liroi dhe ku e mori armën ai?

Publikuar: 23:31 / 15.12.2014



Haron Monis ishte akuzuar për bashkëpunim me të dashurën e tij për vrasjen e ish-gruas së tij, e cila ishte goditur 18 herë me thikë, në Sydney, në prill të vitit të kaluar.
Sheiku i proklamuar nga Teherani dhe dy nga rreth 20 pengjet e tij u vranë sot pas skenave dramatike që sollën edhe deri tek fundi i ngjarjes 17 orëshe të pengjeve, të marra nga terroristi iranian, në një kafene në qendër të qytetit australian, Sydney.

Por Monis, emri i vërtetë i të cilit është Manteghi Bourjerdi, ka një histori të gjatë me policinë australiane. Së fundi ishte gjithashtu i liruar me kusht për rreth më shumë se 40 akuza të dhunës seksuale.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Monis, 49, dhe e dashura e tij, Amirah Droudis, 34, e akuzuar për vrasje, u liruan me kusht pasi që u vlerësua se pretendimi i prokurorisë kundër tyre për vdekjen e Noleen Hayson Pal ishte konsideruar "i dobët".

Pjesë e arsyetimit për lirimin me kusht të tij, ishte se ai kishte qenë i "torturuar" në një burg të Sydneyt.

Kjo ishte bërë pavarësisht nga fakti se Monis ishte dënuar më parë - për shkrimin e letrave ofenduese për familjet e ushtarëve të Australisë që vdiqën në Afganistan - dhe akuzat e pazgjidhura mbi akuzat për sulmeve seksuale.

Monis dhe Ms Hayson Pal, 30, kishin qenë të përfshirë në një kontest të hidhur për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre në kohën e vrasjes së saj, transmeton Telegrafi.

Monis besohet të ketë një djalë dhe vajzë, të dy nën moshën dhjetë vjeçare, të cilët jetojnë me prindërit e të ndjerës Hayson në Sydney.

Manteghi Bourjerdi, kishte fluturuar nga Irani për në Australi në vitin 1996 pasi ishte në telashe me liderët fetarë rreth interpretimit të tij liberal të Islamit, duke çuar në arrestimin e gruas së tij iraniane dhe dy vajzave.

Duke e quajtur veten Ayatollah Manteghi Boroujerdi, Monis dha një intervistë për ABC në vitin 2001, ku ai jep vlerësime “madhështore” lidhur me veten e tij, duke pretenduar se ka qenë një spiun i qeverisë iraniane.

“Në Iran, kryesisht kam qenë i përfshirë në aktivitete të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë”, kishte thënë ai në intervistë.

Ai kishte pretenduar se familja e tij ishte mbajtur peng në Iran. Në intervistë gjithashtu kishte thënë se i pëlqenin vendet perëndimore si Australia, Kanada, Anglia dhe SHBA-të, sepse sipas tij, ato ishin “shoqëri fetare”.

“Ata nuk thonë se jemi religjioz, por në fakt, mund të shohim shpirtin e religjionit në këto shoqëri”, kishte thënë ai, transmeton Telegrafi.

“Dhe disa vende në Lindjen e Mesme, në Azi, ata thonë se janë vende islamike, ata kanë emra myslimanë, por në fakt, nuk janë shoqëri dhe qeveri religjioze”, kishte shtuar ai.

Monis ishte hetuar në vitin 2007 dhe 2008 për dërgimin e letrave të urrejtjes familjeve të ushtarëve të Australisë të vrarë nga kryengritësit në Afganistan, duke i quajtur fëmijët e tyre 'nazistë'. /Telegrafi/
 
Back
Top