145 milionë$ për ‘katedralen’ e Scientology

cent

...Lontano
Mund të krahasohet me Mekën, sheshin Shën Pietër, apo Murin e Lotëve, por rrezikon që myslimanët, katolikët, hebrejtë dhe mormonët të protestojnë për sakrilegj nëse objektet e tyre të shenjta vendosen në të njëjtin vend me Scientology dhe ndërtesën që anëtarët e saj kanë ngritur në Clearwater të Floridës, në SHBA.

“Katedralja” më e madhe në botë e lëvizjes, që për shumë vetë është vetëm një sekt i etur për para, është inauguruar me një ceremoni të shkurtër, në prani të mijëra personave, mes të cilëve Tom Cruise dhe John Travolta. Dy aktorët besojnë në Scientology dhe janë fytyrat më të njohura të saj.
15wcxa9.jpg
Ndërtesa përfshin një sipërfaqe prej 337 mijë metrash katrorë. Ajo është e stilit mesdhetar dhe për të janë mbledhur 145 milionë dollarë, 45 më shumë se kostoja fillestare.
2ltmtxx.jpg
Përveç dhomave normale për mysafirët janë edhe një dhomë pa forcë graviteti, një pistë atletike, palestra për të eleminuar helmet e trupit, sauna, për të mos harruar një kuzhinë.
25ulcuo.jpg
Aktori Tom Cruise, i pranishëm në këtë ceremoni, pranoi së fundmi se përkushtimi i tij ndaj Scientology ishte një nga shkaqet e divorcit të tij nga bashkëshortja Katie Holmes.
64mcua.jpg
/Top Channel
 
Back
Top