11 vendet më të sigurta në botë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Raporti i dhjetë i përvitshëm, i cili është publikuar që më 8 qershor, rendit 163 vende bazuar mbi nivelet e tyre të paqes dhe prezanton gjetjet përmes një harte të interaktive të ngjyrosur.

اdo vendi i janë dhënë 5 pikë për paqen (sa më i ulët ky vlerësim, aq më i lartë është niveli i paqes), i përcaktuar nga analizat e 23 faktorëve të ndara në tri kategori: Niveli i mbrojtjes dhe i sigurisë në shoqëri, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe militarizimi.

Islanda rezulton të jetë “kampionja” e vendeve më të sigurta të botës. Me një vlerësim prej 1.192 pikësh, ishulli europian renditet në majën e botës për shkak të mungesës së konflikteve të brendshme dhe influencës së atyre ndërkombëtare, por edhe për shkak të gjendjes së qetë të shoqërisë së saj.

Një tjetër vend nordik, Danimarka zë vendin e dytë, me një vlerësim prej 1.246 pikësh, ndërsa Austria plotëson “podiumin” e më të sigurtëve në botë, me 1.278 pikë.

Mes 11 vendeve që presupozohen të kenë nivele “tepër të larta” të paqes, 8 prej tyre gjenden në Europë, ndërsa Japonia (e nënta në renditje), Kanadaja (e teta) dhe Zelanda e Re (e katërta), janë ata që shtohen nga mbarë bota.

Po vendet më të fuqishme të botës? Britania e Madhe ndodhet vetëm në vendin e 47, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të 103-tët në botë.

Ja 11 vendet më të sigurta ku mund të jetohet:

Finlanda – 1.429

Sllovenia – 1.408

Japonia – 1.395

Kanadaja – 1.388

Zvicra – 1.37

Republika اeke – 1.36

Portugalia – 1.356

Zelanda e Re – 1.287

Austria – 1.278

Danimarka – 1.246

Islanda – 1.192
auto_vedne1475432065.jpg
http://botasot.info
 
Back
Top