10 zbulimet shkencore që tronditën botëkuptimin e njeriut

Shkenca shpesh herë ka arritur në disa përfundime surprizuese mbi botën në të cilën jetojmë. Këto zbulime kanë përmbajtur doza të larta ndikimi ndaj secilit prej nesh si në mënyrën e jetesës, ashtu dhe në perceptimin që kemi ndaj vetes dhe planetit.

Por a është më mirë që disa fakte të jenë të paditura se sa të diskutuara nga publiku i gjerë global?

Sigurisht që shkenca shpesh shërben si një mekanizëm qartësie në qendër të një bote kaotike.

Por shpesh herë duhet thënë se zbulimet shkencore janë kundër-intuitive dhe disa herë shokuese për të gjithë ne.

Pikërisht në këtë drejtim ekzistojnë dhjetë dhe më shumë zbulime, të cilat na kanë ndryshuar mendësinë dhe përqasjen tonë ndaj jetës. Më poshtë janë 10 kërcënimet më të mëdha të paqes tone mendore.



Toka nuk është qendra e universit
Kemi pasur 400 vjet kohë për t’u mësuar me këtë ide, por ajo vazhdon të shqetësojë një pjesë të madhe të intelektit tonë. Kjo pasi të gjithë mund të shohim se dielli shfaqet në lindje, përshkon të gjithë qiellin gjatë ditës dhe në fund ulet në perëndim, ndërkohë që Toka është e qëndrueshme dhe e palëvizshme. Kur Koperniku propozoi mundësinë se është toka dhe planetet e tjerë të cilët lëvizin rreth diellit, ai u prit me skepticizëm të lartë. Shkencëtari italian Galileo Galilei shkoi edhe më larg se ideja e Kopernikut. Ai përdori një teleskop për të ofruar fakte mbi teorinë e tij të tokës në formë heliocentrike dhe jo të rrumbullakët. Disa nga bashkëkohësit e tij u shqetësuan aq shumë nga zbulimi sa as nuk pranuan të përdorin teleskopin për të analizuar teorinë. Përplasja me besimin e kohës dhe me njohjet e të gjithëve ishte aq e lartë sa autoriteti i Kishës e cilësoi Galileon si heretik dhe e dënoi nën ligjet e rrepta të inkuizicionit.



Mikrobet po fitojnë betejën kundër ilaçeve
Antibiotikët dhe vaksinat kanë shpëtuar me mijëra jetë njerëzish. Pa ekzistencën e tyre shumica prej nesh do të ishin larguar nga jeta në moshë të re si pasojë e poliomelitit, gripit të rëndë apo viruseve të tjera. Por disa mikrobe kanë rezultuar se po përhapen me një hap zhvillimi më të madh se ai i mjekimeve dhe për pasojë mënyrat e kurimit të tyre ende po vonojnë. Në këtë drejtim shkenca thotë se virusi i gripit evoluon aq shpejt, sa vaksina e sotme është e panevojshme dhe e pafuqishme për të njëjtin grip në vitin e ardhshëm. Momentalisht spitalet janë të tej mbushur me bakterin rezistues ndaj antibiotikut të quajtur Stafilokok, i cili mund të shndërrohet nga një mikroqelizë në një infeksion, i cili rrezikon jetën. Për më tepër po shfaqen dhe sëmundje të tjera të përftuara nga kafshët si virusi ebola nga majmunët, SARS nga brejtësit, si dhe gripi i shpendëve apo gripi i derrave. Për të mos harruar dhe turbekulozin, sëmundja e cila shumë vjet më parë mori jetën e disa prej mendjeve më të shquara të njerëzimit, duket se po rishfaqet në ditët e sotme, pasi sipas analizave ky virus ka zhvilluar një rezistencë ndaj ilaçeve të përdorura. Mund të themi se edhe në shekullin e XXI-të është e mundur vdekja nga mallrat e zakonshëm të konsumit.



Në të shkuarën janë zhdukur raca njerëzore. Ne nuk bëjmë përjashtim
Paleontologët kanë identifikuar pesë pika në historinë e tokës kur impakte të asteroidëve, shpërthime vullkanike apo ndryshime klimaterike kanë eliminuar dhe zhdukur shumicën e racave në kohët e kaluara. Pikërisht koncepti i zhdukjes në kohën e shpalljes së tij u prit me mosbesim dhe u desh kohë që të implementohej në mendjet e njerëzve. Sot, sipas pjesës më të madhe të biologëve, ne ndodhemi në qendër të zhdukjes së gjashtë masive. Teksa njerëzit u zhvendosën nga një kontinent në tjetrin, shumë kafshë, të cilat kishin ekzistuar për mijëra vjet nisën të zhduken, përmendim këtu elefantët evropianë, kangurët gjigantë në Australi apo dinozaurët në Azi. Edhe pse kjo valë rezulton e rrezikshme, njerëzit vazhdojnë të përshpejtojnë procesin e zhdukjes me anë të gjuetisë, shkatërrimit të habitateve, shpikjen e specieve të reja apo përhapjen e qëllimshme dhe paqëllimshme të sëmundjeve.



Ushqimet e shijshme nuk bëjnë mirë për shëndetin
Në vitin 1948, një studim nga Massachusetsi përfshiu më shumë se pesë mijë rezidentë në një analizë të faktorëve të rrezikshëm ndikues në sëmundjet e zemrës. Ky studim, si dhe të tjerë me baza epidemologjike ambicioze, ka treguar se ndikim të lartë ndaj sëmundjeve të zemrës, mbytjes, diabetit, disa llojeve të kancerit dhe probleme të tjera shëndetësore, kanë kryesisht dhe ushqimet e shijshme. Biftek, bërxollë, patate të skuqura, vezë, ëmbëlsira me krem pastiçerie, mesa duket përmbajnë doza të larta rreziku për të gjithë ne. Sigurisht që edhe disa ushqime të tjera të shijshme janë të shëndetshme si për shembull manaferrat, arrat apo vera e kuqe nuk janë të dëmshme për shëndetin, por përsëri në një mesatare të përgjithshme tregon shenja negative të tyre. Shija elegante njerëzore u zhvillua në kohërat e mungesave. Në atë kohë bënte sens që paraardhësit tanë gjahtarë të shtonin në ushqimet e tyre kripën apo sheqerin. Por sot, kur jeta është më sedentare dhe restorantet nuk mungojnë, këto teprica, edhe pse të shijshme, janë shumë të dëmshme.



E=MC2
Ekuacioni i famshëm i ndërtuar dhe zbuluar nga Albert Einstein është me siguri një ndër zbulimet më brilante dhe më të bukura shkencore, por në të njëjtë kohë përfaqëson dhe një rrezik të lartë. Fuqia e shpjeguar sipas ekuacionit tregon se C2, apo shpejtësia e dritës shumëzohet me veten. Por kur zotëron këtë multiplikator, nuk nevojitet ndonjë masë e madhe, le të themi plutoni, për të krijuar energjinë e nevojshme për të shkatërruar një qytet të tërë.



Mendja juaj në fakt nuk është e juaja
Frojdi mund të ketë gabuar në përshkrimin e disa detajeve, por një ndër idetë e tij kryesore, se shumica e sjelljeve, besimeve dhe emocioneve tona janë të drejtuara nga faktorë të cilët nuk i njohim, ka rezultuar mëse korrekte. Për shembull nëse ndiheni të lumtur, optimistë dhe ambiciozë, mjafton të shikoni motin. Ditët me diell kanë efekt të posaçëm dhe i bëjnë njerëzit më të gëzuar dhe socialë. Një tjetër faktor është se sa më shumë të shohësh një njeri apo një send, aq më shumë ai të pëlqen. Ne përdorim disa fabula apo përgjithësime të gabuara, keqinterpretojmë informacione për të mbështetur konceptet tona dhe jemi shpesh herë lehtësisht të manipulueshëm nga detaje të parëndësishme. Vendimet, ndjenjat, kërkesat, kënaqësitë, dështimet apo përfitimet tona shpesh herë nuk vijnë fare nga ato që mendojmë ne.



Kemi ardhur nga majmunët
Darvini me teorinë e tij të evolucionit mbi selektimin natyror mund të jetë frymëzues. Ndoshta nga njohuritë mbi ndryshimet dhe zhvillimet e shumta gjeologjike të tokës dhe të kafshëve. Pikërisht aftësia për të vlerësuar dhe për të kuptuar natyrën është një armë, e cila duhet të na bëjë të ndihemi të veçantë, por në fakt kjo e dhënë na lejoi të kuptojmë se nuk jemi asgjë më shumë se një variacion i trupit dhe mendjes së një primati, apo majmuni. Njerëzit ndoshta mund të kenë aftësi shtesë për të krijuar mendime abstrakte, por ne jemi më të dobët, më të ngadaltë dhe më pak të shëndetshem se sa ata. Gjithsesi fakti se jemi pasardhës të majmunëve nuk ka se si të jetë një fakt ngushëllues.



Kulturat dhe shoqëritë janë përfshirë në sakrifica njerëzore
Le të themi se jemi në prag të vdekjes dhe po përgatisim një çantë për ta marrë me vete në jetën përtejme. اfarë do të marrim? Dy monedha për drejtuesin e varkës së botës së vdekur? Disa lule apo disa karamele për të njohurit? Nëse do të ishit faraon në Egjiptin e Lashtë, do të kishit therur dhe varrosur shërbëtorët së bashku me ju për t’iu shërbyer edhe në jetën tjetër. Ndërkohë konkubinat sakrifikoheshin në Kinën e Lashtë për të shërbyer edhe pas vdekjes. Ndërsa Aztekët therën dhe vranë dhjetëra mijëra njerëz për të përuruar disa nga ndërtimet e tyre. Në fakt është e vështirë që të dallosh faktet nga hamendësimet kur bëhet fjalë për këto rituale. Sakrifica shpjegohet në Bibël, në mitologjinë greke, në epokën romake, si dhe në shumë tekste të lashta. Pikërisht në këtë drejtim disa nga zbulimet arkeologjike kanë treguar se në të shkuarën ishte shumë i zakonshëm rituali i vrasjes dhe ndonjëherë rituali i ngrënies së njerëzve.



Tashmë e kemi ndryshuar klimën për shekullin e XXI-të
Mekanizmat e ndryshimit klimatik në fakt nuk janë dhe aq të komplikuara. Ne djegim mbetje fosile, produkti i të cilave është dioksidi i karbonit. Ky i fundit përfshihet në atmosferë dhe zotëron nxehtësinë, duke ngrohur sipërfaqen e planetit. Pasojat e kësaj janë të dukshme: akullnajat po shkrijnë, lulet po çelin më shpejt, ndërsa njerëzit dhe kafshët po zhvendosen drejt lartësive për të jetuar në temperatura më të ulta. Akoma më shqetësues është fakti se dioksidi i karbonit dergjet në atmosferë për qindra vjet dhe ne sapo kemi filluar të përjetojmë efektet e ndryshimit klimatik të induktuar nga njeriu. Për të mos thënë se parashikimet në lidhje me këtë fakt radhiten nga të dëmshme tek katastrofike.



Universi është i përbërë nga efekte që nuk mund as t’i imagjinojmë
اfarëdo që ju shkon në mendje kur duhet të përfytyroni Universin si planetet, yjet, galaksitë, vrimat e errëta apo pluhuri planetar, përbëjnë vetëm 4% të tij. Pjesa tjetër vjen në dy forma të errëta apo të paditura: materie e errët në rreth 23% dhe energji e errët në 73%. Shkencëtarët mund të kenë një ide të paqartë mbi kuptimin e materies së errët, por ata nuk kanë absolutisht asnjë ide se çfarë është energjia e errët. Tentativat për të zgjidhur këtë injorancë ka mobilizuar breza të tërë astronomësh mbi rimendimin e një kozmologjie fizike me qëllim rivalizimin dhe pse jo kalimin e revolucionit të shpallur nga Galileo në një pasdite në qytetin e Padova-s.
Dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top