10 vitet në pushtet të Zonjës së Evropës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Fleksibilitet, fat, madje dhe forcë fizike: Zonja Merkel i ka shtrënguar duart 92 shefave të qeverisë të BE-së dhe ka udhëhequr Gjermaninë në marrjen e lidershipit në Evropë

98 janë krerët e qeverisë së BE-së që Angela Merkel u ka dhënë dorën dhe ka përshëndetur gjatë 10-vjeçarit të saj si kancelare. Një provë kolosale durimi. Nga 22 nëntori i 2005-s, kur u ul për të parën herë në zyrën e kreut të qeverisë, durimi i saj i jashtëzakonshëm dhe forca fizike, e kanë rritur reputacionin e saj, gjatë krizës dramatike në Evropë. Merkel ka arritur të bëjë që Gjermania të marrë udhëheqjen e kontinuitetit të vjetër, Evropës, mes krizave të të gjitha llojeve.

REFORMA E PUNثS. Në reformën e tregut të punës, Zonja Merkel ka arritur të dëshmojë forcën e saj në qeveri si dhe ka treguar forcën ekonomike të Gjermanisë në botë. Vajza të cilën Helmut Kohl e kishte sjellë në politikë nga Lindja, pas rënies së Murit të Berlinit, ka një fleksibilitet që e ka bërë të qëndrojë e vendosur në pushtet, aq sa të bëhet dhe liderja më jetëgjatë e BE-së.

KRIZAT. Kriza ekonomike, kriza e vitit 2008 kur drejtonte qeverinë e një koalicioni të madh me socialdemokratët, kriza e Greqisë së Aleksis Tsipras në vitin 2005, kriza në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve, kriza e Volksvagen, marrëdhënie shpesh të tensionuara me Obamën dhe veçanërisht Putinin. Ajo e ka mbajtur situatën gjithnjë nën kontroll, dhe gjithnjë me një ide në kokë për zgjidhjen e çështjeve.

KARAKTERISTIKAT. "ثshtë e vendosur, gjithnjë e ka situatën nën kontroll", thotë Herfried Munkler, profesor i shkencave politike në Universitetin e Berlinit. "ثshtë njeri me natyrë fleksibël, me aftësi të mëdha fizike". Aftësi që e kanë bërë unike në botë. Në disa sondazhe që janë bërë, nuk ka dyshime, edhe në zgjedhjet e 2017-s do t'i fitonte zgjedhjet dhe do të rrinte në qeverinë e Gjermanisë (dhe Evropës) deri në vitin 2021.

PثRPARIMI ME REFUGJATثT. Në fillim të shtatorit, Merkel tha se Gjermania do të ishte e hapur për këdo refugjat që përpiqej të largohej nga vendet me luftë, pa dhënë një numër të kufizuar. Kjo gjë krijoi përçarje në qeveri, veçanërisht me partinë CSU. Merkel u kritikua për pakujdesinë e saj për të ftuar qindra mijëra refugjatë në Gjermani. Padiskutueshmëria e kancelares, tani 10 vjet më vonë, nuk është më solid siç ishte deri verën e kaluar. Pëlqimi për Merkelin ka rënë pas hapjes së dyerve për refugjatë sidomos në një kohë kur terroristët gjenden në të gjitha anët. Nëse humbet në 2017-n do të tërhiqet, nëse fiton do t'i duhet të takojë përsëri shumë qeveritarë të tjerë.
thumbnail.php
http://koha.mk/
 
Back
Top