10 Shenjat e medha te Kijametit

Abisi beson vërtetë në gjëra të tilla ??
 
na e ver me pika se pertoj me pa videon

10 Shenjat e kijametit të mëdha dhe të fundit

Këto dhjetë shenja të sqaruara imtësisht dhe me argumentet e tyre

Ardhja e Mehdiut

1.Mehdiu është një njeri prej familjes së Pejgamberit sal Allahu alejhi ue selem, prej pasardhësve të Hasenit, birit të Aliut, (Zoti qofte i kenaqur me ta). Ai do të dal në një kohë kur bota do të jetë e mbushur me padrejtësi dhe ai do ta mbushë atë me drejtësi.\

Emri i tij është i njëjtë me emrin e Pejgamberit a.s. dhe emri i të atit të tij është i njejtë me emrin e të atit të Pejgamberit a.s.
Ebu Davudi dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Abdullah ibën Mesudi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:

''Bota nuk mbaron para se t'i sundojë arabët një njeri prej pasardhësve të mi emri i të cilit është si emri im dhe emri i të atit të tij është si emri i tim ati. Ai do ta mbushë botën me drejtësi,siq është mbushur me padrejtësi.''

Dalja e Dexhalit

2. Dexhali është një njeri i cili do mashtrojë shumë njerëz. Allahu do të bëjë përmes tij të ndodhin disa vepra mbinatyrore.
Ai do të pretendojë se është zot, mirëpo gënjeshtra e tij nuk do të kaloj te besimtari. Ai do të hyjë ne çdo vend, përveç Mekës dhe Medinës.
Me vete e ka Zjarrin dhe Xhenetin. Zjarri i tij është Xheneti, kurse Xheneti i tij është Zjarri.

Daljen e tij e vërtetojnë hadithe të vërteta. Muslimi transmeton nga Abdullah ibën Amr ibën Asi r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Në umetin tim do të dalë Dexhali dhe do të mbetet dyzet-nuk e di a tha dyzet ditë apo dyzet muaj apo dyzet vjet-atëherë Allahu do ta dërgojë Isain, birin e Merjemes. a.s. u ngrit para njerëzve të ligjerojë, e lavrdëroi Allahun ashtu si i takon Atij pastaj e përmendi Dexhallin dhe tha: Unë ju paralajmroj për të dhe Nuhu e ka paralajmruar popullin e vet për Dexhalin. Mirëpo un po jua them një fjalë të cilen nuk i ka thënë asgjë pejgamber popullit të vet: ai është i verbër në njërin sy, kurse Allahu nuk është i verbër.

Zbritja e Isait

3. Zbritja e Isait, birit të Merjemes nga qielli në Tokë si Sundimtar i drejtë, i cili do ta thyej kryqin dhe do ta vrasë derrin.

Ai do ta shkatrrojë Dexhalin, gjë të cilën e vertetojnë citatet nga Kur'ani dhe Sunneti. Nga Kurani është ajeti:

'' E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kiametit).'' (Ez-Zuhruf,61)

Me këtë ajet, një numër i madh i mufesirëve argumentojnë zbritjen e Isait, alejhi selam. Ahmedi transmeton në ''Musned'' se ibën Abbasi, r.a. gjatë komentimit të këtij ajeti ka thënë:

'' Bëhet fjalë për zbritjen e Isait, birit të Merjemes para ditës së kiametit.''

Por, zbritjen e Isait alejhi selam e vërtetojnë edhe Hadithet e vërteta. Në ''Dy Sahihët'' transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thenë:

''Pasha Atë ne dorën e të cilit është shpirti im! Së shpejti ne mesin tuaj do të zbresë biri i Merjemes, si sundues i drejtë; do ta thyejë kryqin, do ta vrasë derrin dhe do ta anulojë xhizjen. Në atë kohë do të shtohet pasuria saqë askush nuk do ta pranojë. Në atë kohë një sexhde do të jetë më e vlefshme se gjithë bota ç'ka ka në të.''

Dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve

4. Dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve. Ata janë popull me numër të madh dhe askush nuk mund t'i luftojë ata.
Thuhet se ata janë pasardhës të Jefethit, njërit prej fëmijve të Nuhut,alejhi selam. Daljen e tyre e vërteton Kurani dhe Sunneti.
Allahu thotë:

''Derisa të hapen Jexhuxhët dhe Mexhuxhët dhe ato do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (Dita e kiametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan.
''(El-Enbija; 96-97)

Buhariu dhe Muslimi Transmetojnë nga Zejneb bintu Xhahshi r.a., se Pejgamberi a.s., një ditë kishte hyrë i trishtuar dhe kishte thënë:

La ilahe il-lAllah! Mjerë Arabët për tmerrin qe i pret! Sot është hapur kaq penda e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve- Dhe Bëri rreth me gishtin e madh treguesin.''

Rrënimi i Qabes dhe rrëmbimi i Stolive tësaj

5. Rrënimi i Qabes dhe rrëmbimi i Stolive tësaj prej një njeriu nga Etiopia, këmbëhollë siç ka vërtetuar Suneti. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurerja r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë :

''Qaben do ta rrënojë një këmbëhollë nga Etiopia.''

Ahmedi transmeton me sened të vërtetë nga Abdullah ibën Amri r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë :

'' Qaben do ta rrënojë një këmbëhollë nga Etiopia do ti rrëmbejë stolit e saj dhe do tia heqë mbulesën.Sikur po e shoh tullacin këmbështrembër duke i rënë me kazmë dhe me lopatë

Tymi i madh

6 .Ai është tym i madh që do të zbresë nga qielli dhe do ti mbulojë të gjithë njerëzit. Këtë e ka vërtetuar Kurani dhe Suneti.
Allahu thotë :

''Ti pra prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.Ai (tymi) i përfshin të gjith njerëzit.Ky është një ndëshkim i mundishëm''(Ed-Duhan, 10-11)

Kurse prej Sunnetit është hadithi i Hudhejfe ibën Usejdit r.a. që u cek më herët ku thuhet se Pejgamberi a.s.
ka thënë:

''Kiameti nuk do të ndodhë para se ti shihni dhjetë shenja para tij. Dhe përmendi : tymin , Dexhalin , Kafshën...''

Ngritja e Kuranit nga toka në qiell

7. Ngritja e Kuranit nga toka në qiell saqë nuk do të mbetet asnjë ajet, as I shkruar as I mesuar
përmendsh. Këtë e ka vërtetuar suneti Ibën maxhe dhe hakimi transmetojnë nga hudhejfeja
r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë :

‘’Islami do të zbehet ashtu siç zbehet ngjyra e rrobave deri sa to mos dihet ç’ësht agjerimi ç’esht namazi apo haxhi. Edhe Kurani do të ngrihet për një natë, saqë në tok nuk do të mbetet asnje ajet prej tij.’’

Lindja e Diellit nga Perëndimi

8. Lindja e Diellit nga Perëndimi.Këtë e vertetojnë citatet nga Kurani dhe Suneti. Allahu thotë :

‘’Ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tend,asnjë njeri nuk I vlen besimi I tij nëse nuk ka besuar më pare, ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfar te mire.’’(El-En’am,158).

Një grup I madh mufesirësh (komentatore te Kuranit) janë të mendimit se ‘’ disa shenja të Zotit tënd’’ është lindja e diellit nga perëndimi. Pasi Taberiu (komentator i Kuranit) I përmend mendimet e dijetareve për kete ajet thotë :’’Mendimi më I vërtetë është mendimi se bëhet fjale
për kohen kur dielli të lindë nga perëndimi,mendimi të cilin e përkrahin hadithet e Pejgamberit a.s .Buhariu dhe Muslimi (Transmetues te Haditheve) transmetojnë nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thene:

‘’Kimati nuk do të ndodhë para se dielli të lind nga perëndimi. Kur të lind asht dhe kur ta shohin njerëzit ,atëherë te gjithë do të besojnë.
Ajo është koha kur asnjë njeriu nuk I vlen besimi I tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurfarë të mire.’’

Dalja e Kafshës.

9. Dalja e Kafshës. Ajo është një krijesë shumë e madhe , madje thuhet se gjatësia e saj është gjashtëdhjetë kut, ka katër këmbë dhe bisht. Thuhet se ajo është me krijim të përzier që I ngjan disa kafshëve të ndryshme njëkohësisht. Kurani dhe suneti e vërtetojnë daljen së saj para kiametit .
Allahu thotë :

‘’ E kur kundër tyre do të bëhet fjala( e dënimit) realiet .Ne do tu nxjerrim një shtazë nga toka që do tu flasë,sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet tona.’’(En Neml,82)

Muslimi transmeton nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë :

Kur të dalin tri shenja asnjërit nuk do ti vlej besimi I tij nëse nuk ba besuar më pare, ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfar të mire : lindja e diellit nga perëndimi, dexhalli , dhe kafsha.’’

Imam Ahmedi transmeton nga Ebu umame r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:

‘’ Do të Dalë dale kafsha dhe do ti fryj njerëzive në hundë. Ata do të dehen aq saqë njeriu do të blejë deve dhe do të thotë:’’ nga kush e bleva?’’Do të përgjigjet : ‘’Prej njërit me kapistall’’

Senedin (zingjirin) e këtij hadithi e ka llogaritur për të vërtetë Hejthemiu si dhe dijetarë të tjerë të hadithit.

Dalja e një zjarri të madh nga Adeni

10.Dalja e një zjarri të madh nga Adeni I cili do ti ndjek njerëzit dhe do ti tubojë në një vend.Kjo është shenja e fundit prej shenjave të mëdha. Për këtë shenja ka vërtetuar suneti sic u cek në hadith e Hudhejfes Ibën Usejdit të cilin e transmeton Muslimi. Në të thuhet :

‘’Shenja e fundit do të jetë një zjar që do të dal në jemen dhe do ti dëbojë njerëzit nga vendtubimi I tyre.’’

Kurse në një transmetim tjetër nga Hudhejfeja thuhet :

‘’Një zjarr që do të dale nga fundi I adenit dhe do ti përzërë njerëzit.’’

Këto janë shenjat më të mëdha të kiametit të cilat ndodhin para ndodhisë të kijametit.Kur të ndodhin këto nis kijameti me lejen e Allahut të lartësuar. Në tekste është përmendur se kto shenja vin njëra pas tjetrës, si rruzat në varg. Sa tëmbarojë njëra vjen tjetra Transmeton Taberiu në eusat nga Ebu hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thene:

“Dalja e shenjave vjen njëra pas tjetrës . Ato vijojnë si rruzat në varg.’’

Burimi : Bazat e Imanit faqe 195/199

Përktheu : Xhemal Jakupi

p.s.

U mundova sa me shkurt, sepse per kete, ekzistojne edhe libra te perkthyera ne shqip, me komentim madje = )
 
Ndonje nga keto ka ndodhur?
 
Ndonje nga keto ka ndodhur?

Jo, kane ndodhur shenja te vogla shume, qe jane paralajmeruese te shenjave te medha. Por keto te medhajat jane kur kijameti eshte ceshtje ditesh, ndoshta javesh apo muajsh, Zoti e din me se miri, edhe koha si kohe ndryshon.
 
Aty thuhet 10 vite apo 10 muaj...si mund te jete fundi ceshtje ditesh?
 
Qe eshte ceshtje oresh, ditesh, javesh dhe muajsh dihet. Ajo qe sdihet eshte se ne cilin mijevjecare do ndodhe ;)
 
Ne sna kap ,pasardhesit tane te bejne si te bejne :p
Jo, jo ne. Ne do rrojme parajsen ne kete dynja. Pa matan gardhit. Shkrumb e hi u befte :p
 
Aty thuhet 10 vite apo 10 muaj...si mund te jete fundi ceshtje ditesh?

Dyzet dite apo muaj apo edhe vite . Dhe eshte pikpyetje, sepse transmetuesi nuk ka qene i sigurt ne pjesen:

"Në umetin tim do të dalë Dexhali dhe do të mbetet dyzet-nuk e di a tha dyzet ditë apo dyzet muaj apo dyzet vjet-"

Ajo cfare eshte e sigurt se keto shenja do te ndodhin njera pas tjetres. Ai qe beson ne Zotin dhe ne fundin e kesaj bote, besoj qe edhe i ka lexuar shenjat e vogla qe vecse kane ndodhur, e tera ajo qe eshte thene para 14 shekujve. Duke u nise nga kjo, besimtari duhet cdohere te punoje per kete bote, sikur asnjehere s'do te vdese, por te punoje edhe per jeten e pertejme, sikur neser do t'vdes.
 
Me gjithe pallaconlleqet qe kam bere e bej une ska parajse qe me merr persiper lool
Mekatare, pa u rrah kamxhik si te Fifty shades :p ske per te shku matan :giggle:
 
Dyzet dite apo muaj apo edhe vite . Dhe eshte pikpyetje, sepse transmetuesi nuk ka qene i sigurt ne pjesen:

"Në umetin tim do të dalë Dexhali dhe do të mbetet dyzet-nuk e di a tha dyzet ditë apo dyzet muaj apo dyzet vjet-"

Ajo cfare eshte e sigurt se keto shenja do te ndodhin njera pas tjetres. Ai qe beson ne Zotin dhe ne fundin e kesaj bote, besoj qe edhe i ka lexuar shenjat e vogla qe vecse kane ndodhur, e tera ajo qe eshte thene para 14 shekujve. Duke u nise nga kjo, besimtari duhet cdohere te punoje per kete bote, sikur asnjehere s'do te vdese, por te punoje edhe per jeten e pertejme, sikur neser do t'vdes.
Nganjehere me duket e tepert kjo e ktushmja, imagjino ajo e pertejmja
 
Cdo gje e perkohshme, duket e tepert, sepse behet bajat. Ajo cfare njeriu mendon se eshte e perhershme, cdohere eshte mister, dhe deshire e perjetshme per te.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top