10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Nga Bledi Mane

Fluturoja nga gëzimi. Pavarësisht se ishte natë e freskët, pavarësisht se udhëtoja mbi rimorkion e një saurele me thasë të grisur çimentoje, gjumi nuk më kaplonte fare. Isha vërtetë i gëzuar, më kishin zgjedhur një nga dy të rinjtë përmetarë që shkoja në Tiranë atë gusht të vitit 1991. I zgjedhur nga dega lokale e PD-së, misioni ynë për në kryeqytet ishte themelimi i forumit rinor demokrat. U mbështolla mirë me mushamanë e trashë që gjendej në rimorkio dhe pas 6 orë udhëtimi mbërritëm në Tiranë. Zbrita te udhëkryqi i 21 dhjetorit dhe me vrap u nisa drejt qendrës. Si fillim u lava dhe u pispillosa në wc-të e 15 katëshit e pasi pashë orën e sahatit të madh dhe veten time në xhamat vezullues të Muzeut Historik, iu bashkova të rinjve nga gjithë vendi. U futëm në katin e parë nga hyrja veriore e muzeumit ku në sallën e konferencave themeluam të parin forum rinor politik të Shqipërisë postkomuniste. Mbaj mend edhe sot të rinjtë energjikë demokratë Olta Vrioni e Ritvan Peshkëpia, Xheni Tanini e Arben Lika, Bardhyl Ukcama e Edit Harxhi… mbaj mend se për herë të parë në jetën time po shikoja e dëgjoja nga afër njeriun që prej gati 20 vjetësh i ka mbirë si halë në sy këtij vendi. Ngazëllimi ynë nuk shterte dhe teksa dëgjoja oratorinë e zotërisë që kishte pushtuar sallën me prezencën e tij në mendje më mbetën fjalët:

“Ju të rinjtë e sotëm jeni me fat se nuk do njihni më as varfërinë e as poshtërsitë e regjimit komunist. Nuk do të njihni as burgosjen dhe as dhunën e sigurimit të shtetit, do të jetoni të lirë si moshatarët tuaj nëpër botë dhe jeta juaj nuk do të sundohet nga asnjë lloj diktature”

Duartrokitjet dhe histerizmi ynë patetik nuk kishin të sosur. Vizatonim në kokat tona emblemën e parajsës blu për ku ishim nisur dhe të dehur nga mrekullitë që na prisnin e kishim zgjedhur heroin brenda nesh.

“Ju të rinjtë e sotëm nuk do të njihni as burgosjen dhe as dhunën e sigurimit të shtetit…”-shprehej lideri dhe kur ia kujton sot këto fjalë të vjen të qeshësh dhe t’i bërtasësh fort brenda veshëve:

O doktor Rrumpalla, institucioni i sigurimit të shtetit ra, por nuk ra institucioni i dhunës të cilin ti, lideri blu që na flisje dhe flet plot pathos e mban më këmbë ende dhe sot. Dhunë, dhunë, dhunë dhe 11 vite pushtet. Verbale a fizike nuk ka rëndësi, por një gjë dihet botërisht. Ti plakushi që u zgajde, u jargose dhe u paralajmërove të hënën nga fuqia kompensuese e natyrës dhe e Zotit,ti plakushi derdimen i djallëzuar e di mirë se një ditë gjithçka do të shkojë andej nga nisi…

Sot ne anëtarët e klubit social campusALBANIA po inaugurojmë stendën e parë të muzeumit të dhunës që ka ushtruar doktori qysh nga 1993 e në vazhdim. Ndjesë për të lënduarit, kujtesë e vigjilencë për të gjithë.

1.Flonja Pashko

Dikur i ati i kësaj zonje i hapi shtëpinë dhe zemrën. E kishte shok dhe mik të afërt dhe bashkë me Gramoz Pashkon, Berisha themeloi partinë e re politike dhe përgatisnin Shqipërinë e re liberale dhe të lirë. Pas fitores historike të marsit 1992, kreu i PD-së pasi likuidoi nga posti kryetarin e parë Azem Hajdarin, filloi luftën brenda llojit me të tjerë konkurrentë a armiq të fantazuar. Gramoz Pashko, pavarësisht se ishte një nga master mind të pushtetit të ri, pavarësisht se kishte bërë gati programin ekonomik qeverisës, nuk u shpërblye me asgjë përveç deputetllëkut. I paaftë për ta mposhtur politikisht dhe intelektualisht, Sali Berisha u hakmor në mënyrën më të ndyrë ndaj të ndjerit Pashko. Me krahun e armatosur të rrugës së Elbasanit, një grupim i rrezikshëm horrash&tropojanësh pranë presidentit të asaj kohe, i dhunojnë në kafshërisht vajzën e profesor Gramozit, Flonja Pashko e cila nga dhuna e paimagjinueshme vuajti për një kohë të gjatë pasojat e luftës së Berishës me të atin e saj.

2.Zef Brozi

Pas shumë muajsh orvatjesh, kërcënimesh dhe marrëdhëniesh të ashpërsuara ish kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, ish deputeti i PD-së dhe ish pedagogu i njohur i jurisprudencës Zef Brozi kujton:

“Më 5 nëntor 1995, rreth orës 5 të mëngjesit, policia vjen në shtëpinë time dhe më kërkon të hapja derën. Preteksti: “Kërkonin Pasaportën Diplomatike”. Ishte krejt e lehtë për ta kuptuar se qëllimi i policisë dhe SHIKU-t nuk ishte marrja e Pasaportës sime Diplomatike. Pa e hapur derën, u thashë se këtu e kam dhe i pyeta nëse kishin autorizim me shkrim për ta marrë. Më thanë se jo. Por ata insistonin që t’u hapja derën. I pyeta nëse kishin ndonjë urdhër prokurorie a gjykate, por një zë shikasi përgjigjej: “Jo, po hape derën se duam të bisedojmë diçka.”

U them se çfarë doni të bisedoni, por ata nuk jepnin asnjë shpjegim. U them se para orës 08:00 nuk e hap derën dhe ju si polici duhet të zbatoni ligjin. Atë ditë, në shtëpi kisha edhe nënën që kishte dalë nga spitali dhe ajo u shqetësua shumë, pasi kurrë më parë nuk kishte pasur përvoja të tilla, kurrë më parë nuk i kishte trokitur policia në derë. Nuk ka si meraku i nënës për fëmijët, edhe kur ajo ka bindje se e drejta qëndron në anën e tyre. Atë ditë u ndava me nënën nën rrethimin policor dhe për më se pesë vjet, derisa ajo u sëmur rëndë në dhjetor 2000, unë nuk pata mundësinë ta shihja më. Ajo skenë, mbase nënës sime të moshuar nuk do t’i ndahej nga kujtesa deri ditën që vdiq.

Jashtë, forca policie dhe shikase kishin rrethuar pallatin. Duke pasur përvojën e mëparshme, kur shteti kishte mohuar faktin e rrethimit policor të godinës së Gjykatës së Kasacionit në shtator 1995, me qëllim që të kisha sa më shumë prova, kam njoftuar deputetë, gazetarë, avokatë dhe miq të mi, që të vinin e të shihnin. Mjaft prej tyre erdhën. Të tjerë kishin edhe frikë. Deputetët, Imami, Ulqini e Legisi, si dhe gazetari dhe miku im Frrok اupi e gazetarë të tjerë, ishin ndër të parët që erdhën në shtëpinë time për të parë situatën. Erdhi edhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, i cili i pa vetë dhe i dokumentoi prezencën e forcave të shumta të policisë dhe SHIK-ut. Arben Imami i telefonoi ministrit të Punëve të Jashtme dhe e pyeti nëse ai kishte dhënë urdhër policisë për të marrë Pasaportën Diplomatike të Zef Brozit. Ministri u përgjigj: “Jo, dhe policia nuk ka punë me pasaportën e Brozit.” Pastaj, ministri i sqaroi Imamit se tani rregulli ka ndryshuar dhe Pasaportën Diplomatike Brozi duhet ta dorëzojë jo në Ministrinë e Jashtme, por tek Gjykata e Kasacionit. Arben Imami njihte edhe një ndër shefat e policisë që kishte rrethuar pallatin ku unë kisha apartamentin…

Unë kurrë nuk do ta harroj atë mëngjes të 12 nëntorit 1995 në Aeroportin e Tiranës, ku më shoqëruan disa të afërm e miq të mi. Në kafenenë e aeroportit, kur po prisnim për të shkuar tek avioni, unë e gruaja ime Diana kemi qëndruar me zyrtarin e Ambasadës Amerikane, i cili kishte ardhur posaçërisht për mua, jo si mik i imi, por me detyrën që i ishte caktuar për të qenë prezent deri në nisjen e avionit me të cilin do udhëtoja unë.

Avioni në të cilin isha unë e Diana filloi të lëvizë në pistë, por pas pak ndaloi. Menduam se do të ishte ndonjë defekt teknik. Pas disa minutash avioni u nis përsëri, mori shpejtësinë, derisa u shkëput nga toka dhe filloi fluturimin. Nga dritarja e avionit shihja pamjet e vendit tim që po e lija me dhimbje e zhgënjim.”

3.Eduart Selami

I treti kryetar i PD-së pas Hajdarit dhe Berishës, filozofi librazhdiot Selami duket se e mori lehtë politikën. Naiv dhe pasionant ndaj ndryshimeve të shpejta që po ndodhnin në vend kujtonte se rregullat e lojës të vendosura bashkarisht nëpër programe a statute partish do të respektoheshin si s’ka më mirë. Ngulmonte shpesh në fillim të viteve ’90 që posti i kryetarit të partisë të ndahej nga ai i presidentit e pasi u bë ky kompromis de jure Selami nuk mendoi më thellë për rrugën plot të papritura që e priste. Partia që morri për të drejtuar nuk pyeste për kërrkënd dhe forumet partiake drejtoheshin ende nga celula e presidencës. Njeriu që kish premtuar për ndarje dhe respektim pushtetesh po i vinte minat demokracisë së brishtë. اka kishte lexuar nga filozofët dhe politologët e famshëm oksidentalë tashmë po i rrënoheshim para syve Eduartit, i cili me pragmatizmin kujtonte se do nxirrte jashtë loje të kudogjendurn dhe kryetutorin Berishë. Por një roje trupmadhe nuk e lejoi të hynte në mbledhjen e Partisë së tij, ku do përjashtohej. Selami këmbënguli dhe tropojani veproi. Fatkeqësisht fërkimet under&over ground Berisha-Selami plasën kur edhe kryetari i tretë i PD-së falë lidhjeve të tij me amerikanët u syrgjynos matanë detit pas një seri dhune verbale dhe kërcënimeve që vetëm burrat e vërtetë nuk mund t’i bëjnë.

4.Remzi Hoxha

Saga e të ndjerit Hoxha nuk ka mbaruar ende. I ardhur në Shqipëri si biznesmen, i gëzuar dhe i relaksuar se në këtë vend ku drejtonte një malësor prej krahinës heroike gjakovare do të punonte i qetë për çështjen kombëtare, pati një nga fatet më të zeza që mund t’i kurdisë shqiptari-shqiptarit, malësorët-malësorit. Falë fantazisë së një dibrani të sëmurë,falë egërsisë së dhunës që prodhonin entet publike të pushtetit të Berishës së I-rë, Remzi Hoxha u fut nëpër spiralet dhe qelitë e ndyra të ShIK-ut dhe pasi u dështua me të në mënyrë kafshërore spartane e vdiqën dhe ia tretën kockat diku në humbëtirë pa emër.

Familja e Remzi Hoxhës po i jep një leksion të mirë Berishës. Fitorja e tyre e parë ishte fshehja e përkohshme e një prej vrasësve tashmë të plakur me emrin Arben Kumbaro. Radha?…

5.Arben Imami

Hahahahahahahaha, qeshni edhe ju. Sot e ka ministër për t’i mbrojtur atdheun, familjen, gërdecët, turpet, mëkatet. 15 vite më parë, kur në mbarë vendin bëhej kërdia e vjedhjes së votave, gjatë atij fundmaji me shi dhe ankth, një nga drutë më shembullore nga besnikët leshpalarë të doktorit e hëngri edhe aktori Imam. E kanë masakruar dhe poshtëruar në publik e në privat. E rasën në një qeli policie ku i thyen hundë e dhëmbë, e çburrëruan aq keq sa u zhduk nga vendi e u fsheh i frikësuar rreth 10 muaj për tu rikthyer gjatë 1997-ës historike&histerike si gjeneral i protestave popullore të jugut të Shqipërisë. Pasi iu hakërryen edhe 8 vite të tjera njëri-tjetrit, në korrik të 2005 Berisha dhe Imami filluan të puthin me llapë njëri-tjetrin. Ende vazhdojnë edhe sot, duhen. Janë fetish të dy. Prodhojnë dashuri nga e e paimagjinueshmja, nga e pamoralshmja…

6.Neritan Ceka

Më mirë vritmë sesa të më poshtërosh!

Këtë shprehje fisnike e ka lexuar dhe hasur me mijëra herë nëpër analet e antikitetit arkeologu Neritan Ceka. Helenët, maqedonasit, thrakët, romakët, epiriotët, ilirët, dalmatët, dardanët, shqiptarët e kanë pasur simbol të krenarisë së tyre, Vritmë sepse poshtërimi më dhemb gjithë jetën.

Atje tek kioska e famshme e Fidelit, tek Bar West-i i parkut Rinia një tjetër poshtërim i dhunshëm iu bë edhe flokëbardhit Neritan Ceka. E degjeneruan bukëshkalët e pushtetit më 1996-ën e nuk pyetën as për moshë, as për respekt,as për tituj e grada shkencore, as për kontribute në politikë. E rrahën si në karadak por profesori i historisë si langaraq pa bythë iu orvat pushtetit të Berishës së II-të e tani i jep këshilla. Për çfarë mund ta këshillojë viktima vrasësin???

7.Preç Zogaj

Një nga themeluesit e parë të opozitarizmit dhe shtypit të lirë shqiptar. Njeriu që persekutohet më shumë ende dhe sot sa majtas dhe djathtas. Njeriu i letrave që mundohet t’i japë politikës tolerancë dhe shpirt artistik duket se e ka shkruar fatin e tij t’i mbetet opozitar çdo pushteti.

I dhunuar kafshërisht nga regjimi i Berishës më 1996 ende ndjehet i turpëruar sesi i ka shërbyer deri vonë gjakatarit.

8-9.Edi Rama&Ndre Legisi

Në librin e tij me kujtime të vitit 1997, publicisti egocentrist Fatos Lubonja përshkruan frikshëm lajmin e rrahjes së dy të rinjve të njohur. I pari një pedagog i arteve dhe kritik në shtyp i presidentit Berisha, ndërsa i dyti një djalosh mirditor anëtar i forumeve të partisë opozitare Socialiste. Lubonja tregon se pasi kishin lenë kafen e njohur West, grupi me miqtë i Edi Ramës ishin larguar për në banesën e tyre me qera në afërsi të parkut të autobusave, aty ku trimat shikas gazidedë të regjimit shik iu dolën në errësirën e natës së ftohtë të 27 janarit e me leva e hunj pas koke i shtrinë për tokë gjysëm të vdekur.

10.Xhevahir Spahiu

A mund të rrihet shpirti i fjalës, mund të preket me dorë arkitekti i vargut, mund të gjakoset mendja e bukur dhe shpirti i dlirë e rebel?

E preku njeri me dorë Homerin a Pushkinin, Robert Burns-in a Rimbaut, Ana Ahmtovën a Migjenin, Dritëro Agollin a Fahri Balliun i ka dhunuar kush në komunizëm a demokraci?

Fatkeqësisht një nga poetët më të mirë ende të gjallë që ka mbarëshqiptaria, zotërinë e nderuar skraparlli Xhevahir Spahiu vetëm se shkroi e botoi një poezi për djemtë trima të Vlorës e rrahu dhe e dhunoi publikisht më 1997 ish bodyguard-i i presidentit të Republikës. Republika dhunon artistin dhe presidenti qesh i ngopur nga urrejtja…

I irrituar po e mbyll edhe unë këtë listim të kësaj të shtune me përgjigjen e akademikut kosovar Rexhep Qose:

-Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do të vdesin!

E mbani mend tunelin, rebelët, ngazëllimin, poshtërimin, talljen dhe tak –fak 42 vitet e pushtetit të dhunshëm sesi u fikën nga krisma e një pistolete të vetme?

Ishte Gedafi libian që iku për lesh si një qen…

Rradha?
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Nje fjale e urte e popullit , Kush te do te rraf !
ose dhe nje tjeter , Shpulla e babes te behet shendet !
Te jete Sala babai i Shqipes , kjo eshte pyetja .
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Rradha ? Saliu me zagarët e tij me patjetër.
Ps.. Njerëz të skandalizuar prej psikopatit Rama lexoni kush është Berisha që të mund të kuptoni ndonjë gjë. Rama i shkretë mbase është bërë psikopat,por ka pasur shkak,është rrahur për vdekje nga trimat e Berishës.Lexoni se si u zhduk themeluesi i UاK sepse filmoi takimin e famshëm të Ohrit .Rama është tradhëtar se ka pritur një muzikant sërb? Po ky që ka vrarë edhe është përpjekur të zhdukë atë lëvizjen që j'u dha liri, si quhet?
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Perse valle nuk citoni dhe te mirat qe i solli shqiperise ky berisha po vec kapeni te e keqja .. A ju dhemb me shume loja politike apo integrimi i vendit .
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Iron leon Spo fol drejt jaran 23 vjet kryeminister duhet me pas respekt per te njeri i vetem qe o mundu me i bashku shqiptaret te pakten moralisht.
Edi Rama edhe Ilir Meta Marreveshja ne prani te TADIQIR -so tradheti kjo per ty.|
Ne listat e kandidatve per zgjethje ka pas 2-3 kanditat grek--nuk i tradheti kjo per ty
Jep cmimin qytetar nderi muzikantit Goran Bregoviq i cili non stop ka majt koncerte ne serbi kunder fushates se bombardimeve te natos ,muzikantit nacionalist serb ku nen ritmet e muzikave te tij jan masakruar fmijet e kosovarve...Avash shiko sjelljet e psikopatit flasim perseri edhe do bindesh se saliu te pakten beri diqka per shqiperin
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Perse valle nuk citoni dhe te mirat qe i solli shqiperise ky berisha po vec kapeni te e keqja .. A ju dhemb me shume loja politike apo integrimi i vendit .

Berisha ska pas te keqija perkundrazi ka pas vetem te mira shqiptaria prej tij .
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Berisha ska pas te keqija perkundrazi ka pas vetem te mira shqiptaria prej tij .

Te miren nuk e shpreblen askush ... kam deshire te shof spektalin qe do vi pas ktyre votimeve ...gjith kta te rinj mendjelehte a do ti mbaj premtimet Rilindja per punesimin e tyre apo do ngelen thjesht fjale ne harrese
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Iron leon Spo fol drejt jaran 23 vjet kryeminister duhet me pas respekt per te njeri i vetem qe o mundu me i bashku shqiptaret te pakten moralisht.
Edi Rama edhe Ilir Meta Marreveshja ne prani te TADIQIR -so tradheti kjo per ty.|
Ne listat e kandidatve per zgjethje ka pas 2-3 kanditat grek--nuk i tradheti kjo per ty
Jep cmimin qytetar nderi muzikantit Goran Bregoviq i cili non stop ka majt koncerte ne serbi kunder fushates se bombardimeve te natos ,muzikantit nacionalist serb ku nen ritmet e muzikave te tij jan masakruar fmijet e kosovarve...Avash shiko sjelljet e psikopatit flasim perseri edhe do bindesh se saliu te pakten beri diqka per shqiperin

Te lutem mos i rikujtoni kto masakra se na dridhet mishi qe mallkuar u qoft qumshi i nenes atyre :( :( :(
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Kjo so rilindje kjo eshte zhgenjim populli shqiptar tregoj se nuk din te zgjethe qdo qeverisje ka pas te meta por une kam vizituar tiranen e shqiperin pothuajse qdo vit edhe kam pare ndryshimet ,edhe ne nee kosove nuk paguhemi me mijera euro por respekti per qeverin eshte i njejte.
Shkon nje qeveri vjen tjetra po askush nuk merret me ate tjetren te flet vetem zi e terr po i thote ketij te riut zoterote deri ketu e ka pru ai tjetri tio qfare bere....Thone jan revoltuar kosovaret pse ka fitu edi rama fakt qe jan revoltu se ka qen ky edhe partia e tij qe jan kon me mish e me zemer kunder rruges se kombit pa marre parasysh te mirat qe do kishim te dyja pjeset e shqiperis ja kujtoj ketu leonit llomotitjen e erion braqes ne parlament....Fiton partia qe me te afert i konsideron greket se shqiptaret e trojeve tjera etnike bravo shqiperi edhe njehere e tregove veten se sta ndin per pjesen tjeter te shqiptareve
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Iron leon Spo fol drejt jaran 23 vjet kryeminister duhet me pas respekt per te njeri i vetem qe o mundu me i bashku shqiptaret te pakten moralisht.
Edi Rama edhe Ilir Meta Marreveshja ne prani te TADIQIR -so tradheti kjo per ty.|
Ne listat e kandidatve per zgjethje ka pas 2-3 kanditat grek--nuk i tradheti kjo per ty
Jep cmimin qytetar nderi muzikantit Goran Bregoviq i cili non stop ka majt koncerte ne serbi kunder fushates se bombardimeve te natos ,muzikantit nacionalist serb ku nen ritmet e muzikave te tij jan masakruar fmijet e kosovarve...Avash shiko sjelljet e psikopatit flasim perseri edhe do bindesh se saliu te pakten beri diqka per shqiperin

Ore Xhebro se me ju nuk di ç'të thuash dhe fjalët të mbeten në grykë. Ti quan tradhëti prezencën e Tadiç,dekorimin e një muzikanti,kandidatët për deputet grekë. Atëherë se mbase janë disa gjëra që ti nuk i di. Spiro Ksera ministër i kësaj qeverie ,grek dhe anëtar i organizatës ''MAVI'' '''vorio-epirit'' .Më shumë se disa herë nëpër skandale ku pozon me Kristo Papa nënkryetarin e partisë Agimi i artë brenda territorit Shqiptar në përkujtimore të ndryshme dhe tall çamët dhe çështjen e tyre. Genc Pollo një ndër eksponentët kryesorë të PD nipi i gjeneralit të shërbimit sekret Grek Take Pollo një ndër themeluesit e organizatës ''Mavi'' që kishte për qëllim shkëputjen e territoreve të Shqipërisë jugore me një organizatë të armatosur të ndihmuar nga shteti Grek.Arben Imami ministër i qeverisë Berisha disa herë në publik në vitin 97-të deklaronte duke kërkouar ndihmë nga qeveria greke që në territorin tonë të hynte me forca ushtarake dhe të ankesonte jugun duke e futur në një shtet të vetëm grek në mënyrë që të shpëtonin prej Berishës.Kosta Barka ish ministër, grek, pjesmarrës në disa tubime të ''Agimit të artë'' në territorin Shqiptar.Prezent në acarimin e e situatës kur të rinjtë shqiptarë u përpoqën të pengonin një tubim në varrezat e Kosinës,si përfundim 4-tër patriotë shqiptarë u çuan në gjykatë dhe u ndoqën penalisht me urdhër të Barkës,Kserës,Pollos etj etj.Andrea Mano,prefekt i Korçës, grek, prezent në disa tubime në Boboshticë ku territori i Korçës quhej grek dhe se gjithë populli ''vorio-epiriot'' duhet të ngrihej në luftë për të bashkuar këtë tokë me mëmën Greqi.Nga këto deklarata prefekti jo vetëm që nuk është distancuar por ka ironizuar duke thënë se nuk e kishte dëgjuar ç'tha deputeti i ''Agimi Artë'' (Prefektin e një qarku e vendos qeveria) Marrëveshja detare me bekimin e Berishës pas vizitës së kryeminsitrit grek Karamanlis,e cila u miratua por u rrëzua nga gjykata fala një ushtaraku në pension dhe falë dorëzimit të këti materiali në gjykatë nga partia socialiste.Marrëveshja i jepte pa të drejtë kilometra katrore Greqisë nga territori bregdetar Shqiptar.

Po të duash më për ''anti-grekun'' dhe patriotin Sali Berisha ka sa të duash precedentë,dhe flas vetëm në lidhje me Greqinë.Mos të hymë te miqësitë Sërbe me nipin e kryetarit të UDB-së zotin Fazlliç,me gruan e të nderuarit Berisha epiteti''Liri'' emri i vërtetë me dokumenta të gjëndjes civile, Sllobodanka .
Tani ose jeni shumë të pa informuar ose bëni si të tillë vetëm pse Berisha është me origjinë gjakovare dhe si malësor është dhe patriot.Ky është një paragjykim dritëshkurtër dhe i turpshëm por nuk ke ç'tju bësh nuk keni për të mësuar kurrë.
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Nje fjale e urte e popullit , Kush te do te rraf !
ose dhe nje tjeter , Shpulla e babes te behet shendet !
Te jete Sala babai i Shqipes , kjo eshte pyetja .

je I qarte se c'fare flet ? :S

Me shume vlen 1 armate gomeresh me luanin ne krye, se nje armate luanesh me gomarin ne krye!!!!!

Do e marri Denimin edhe Sali gjakpiresi, qe e dergoi popullin ne vuatje te mjere viti 2013, ne zemer te Europes!!!!! mos te perjashtojme k'to pislleqet e tjera,
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Hhahhahhhahhhahha
Parodija vazhdon leon ti i shef sendet qysh ke qejf me i pa ti me syte tu une te them realitetin ....Nese ska bo send ne 23 vjet ka bo rrugen ekombit qe qdo shqiptar nga krejt evropa kur kalon andej ndihet mirenjohes...\
Slobodanka hahhahahaha mo se je goxha djale me fol me fjale te kafeneve ...

Keni nostalgji enver hoxhen ju erdhe o desh harrova ta thash edhe nje vend sa shume i nderoni greket po te ishte ndonje kosovar minister ose deputet atje do alarmoheshi tani luiza xhuvani mohon se eshte shqiptare behet greke e fup ne parlament....\\\
 
pse perzihesh ti ku sja ke haberin kush eshte magari a kush eshte luani lere ore rri atje ku je po mos e neperkemb mundin e njerit qe ju beri te ikni nga minierat qe ju shenderroi ne shtet qe ju beri dikushat se sa mbaj mend ju mbaj mend se keni kroniken e krimeve ditore me te madhe se shba po keto kqyr ti ...
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

hajde ma trego ti se kush eshte gomari dhe kush eshte luani :D

ka mundesi mos te dalesh jashte teme dhe mos ti kapesh gjerat personalisht................
Mos na prish temen kot.....

Ps... fshijeni k'te postim pls,
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Kjo so rilindje kjo eshte zhgenjim populli shqiptar tregoj se nuk din te zgjethe qdo qeverisje ka pas te meta por une kam vizituar tiranen e shqiperin pothuajse qdo vit edhe kam pare ndryshimet ,edhe ne nee kosove nuk paguhemi me mijera euro por respekti per qeverin eshte i njejte.
Shkon nje qeveri vjen tjetra po askush nuk merret me ate tjetren te flet vetem zi e terr po i thote ketij te riut zoterote deri ketu e ka pru ai tjetri tio qfare bere....Thone jan revoltuar kosovaret pse ka fitu edi rama fakt qe jan revoltu se ka qen ky edhe partia e tij qe jan kon me mish e me zemer kunder rruges se kombit pa marre parasysh te mirat qe do kishim te dyja pjeset e shqiperis ja kujtoj ketu leonit llomotitjen e erion braqes ne parlament....Fiton partia qe me te afert i konsideron greket se shqiptaret e trojeve tjera etnike bravo shqiperi edhe njehere e tregove veten se sta ndin per pjesen tjeter te shqiptareve

Ore mos fol për rrugën e kombit se vërtet po lini nam.Jeni të paparë.Rruga e kombit është konceptuar si ide dhe nisi të mblidhje edhe një taksë për ndërtimin e saj nga ish kryeministri i keq Pandeli Majko,grek edhe ky dreq dhe ishte ide e PS .Në fakt juve nuk ja u ndjen shumë për ne dhe këtë e tregoni me rrugën e kombit. E di ti sa lek ju ka kushtuar xhepave tonë ajo rrugë? Më shumë se 90-miliard lek ,në absolut rruga me koston më të lartë ndërtuar ndonjëherë në kontinent.Të ngresh zërin për një super vjedhje të tillë nuk është të jesh kundër rrugës jo,Berisha theshte kështu që t'ju mbushë mëndjen juve dhe e ka arritur qëllimin.Nga këto lek të vjedhura fitoi Berisha dhe jo populli shqiptar prandaj edhe të duken kundra rrugës ty njerëzit.Protesta kishte për cilësinë e dobët të rrugës në raport me koston dhe kjo nuk është diçka e gabuar është detyrë e çdo qytetari dhe opozitari.Me kosto të lartë u hap edhe rruga Elbasan -Tiranë inagurimi i parakohshëm, mos vendosja e rrjetave anësore bëri që dje të pësonte shëmbje ndërsa ustallarët gjeologë këtu thonë që ishin lëvizje gjeologjike të tokës lol Nuk e di sa do e pranoje ti të paguaje miliona për një rrugë por them se do ishe shumë antipatriot nëse do kishe dy pare mënd në kokë dhe të kuptoje që për një rrugë janë shpenzuar miliarda .
Sipas analizave ekonomike,po të citoj vetëm një paragraf të fundit:"Analiza evidenton se rruga e kombit është një ndër arsyet e nivelit të lartë të borxhit publik të vendit. Tregues që aktualisht është rreth 60 për qind i Produktit të Brendshëm Bruto, një nivel i konsideruar shumë i lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. ''
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Hhahhahhhahhhahha
Parodija vazhdon leon ti i shef sendet qysh ke qejf me i pa ti me syte tu une te them realitetin ....Nese ska bo send ne 23 vjet ka bo rrugen ekombit qe qdo shqiptar nga krejt evropa kur kalon andej ndihet mirenjohes...\
Slobodanka hahhahahaha mo se je goxha djale me fol me fjale te kafeneve ...

Keni nostalgji enver hoxhen ju erdhe o desh harrova ta thash edhe nje vend sa shume i nderoni greket po te ishte ndonje kosovar minister ose deputet atje do alarmoheshi tani luiza xhuvani mohon se eshte shqiptare behet greke e fup ne parlament....\\\
Tu përgjigjs për grekët e ps lol Emrat i ke të gjithë të shkruar,janë ish ministra edhe drejtues të PD,futi këto emra në kërkim dhe do të gjesh goxha material.Ndryshe nuk kam si të të mbush mëndjen,unë po të flas me fakte jo me hamëndje.Edhe çertifikata e Sllobodankës është nuk janë fjalë kafenesh,janë gjëra që dihen ,vetëm ju fanatikët e Berishës nuk doni ti dini.

Për rrugën po të them edhe njëherë madje po të them edhe një gjë tjetër më të thjeshtë. Ti duhet ti ndjehesh mirënjohës shqiptarëve që këtë rrugë e paguajnë me borxh, me defiçit buxhetor dhe me taksa, nuk duhet të falenderosh Berishën. Korrupsioni i madh bëhet në projektet e mëdha.Madje edhe ti të ishe kryeministër dhe të siguroje borxhe nga FMN do bëje kryevepra ,problemi është që nuk janë lekët e Saliu ose tëndet janë të një populli i cili është ndër më të varfërit në Europë me një borxh publik 60%
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Ore mos fol për rrugën e kombit se vërtet po lini nam.Jeni të paparë.Rruga e kombit është konceptuar si ide dhe nisi të mblidhje edhe një taksë për ndërtimin e saj nga ish kryeministri i keq Pandeli Majko,grek edhe ky dreq dhe ishte ide e PS .Në fakt juve nuk ja u ndjen shumë për ne dhe këtë e tregoni me rrugën e kombit. E di ti sa lek ju ka kushtuar xhepave tonë ajo rrugë? Më shumë se 90-miliard lek ,në absolut rruga me koston më të lartë ndërtuar ndonjëherë në kontinent.Të ngresh zërin për një super vjedhje të tillë nuk është të jesh kundër rrugës jo,Berisha theshte kështu që t'ju mbushë mëndjen juve dhe e ka arritur qëllimin.Nga këto lek të vjedhura fitoi Berisha dhe jo populli shqiptar prandaj edhe të duken kundra rrugës ty njerëzit.Protesta kishte për cilësinë e dobët të rrugës në raport me koston dhe kjo nuk është diçka e gabuar është detyrë e çdo qytetari dhe opozitari.Me kosto të lartë u hap edhe rruga Elbasan -Tiranë inagurimi i parakohshëm, mos vendosja e rrjetave anësore bëri që dje të pësonte shëmbje ndërsa ustallarët gjeologë këtu thonë që ishin lëvizje gjeologjike të tokës lol Nuk e di sa do e pranoje ti të paguaje miliona për një rrugë por them se do ishe shumë antipatriot nëse do kishe dy pare mënd në kokë dhe të kuptoje që për një rrugë janë shpenzuar miliarda .
Sipas analizave ekonomike,po të citoj vetëm një paragraf të fundit:"Analiza evidenton se rruga e kombit është një ndër arsyet e nivelit të lartë të borxhit publik të vendit. Tregues që aktualisht është rreth 60 për qind i Produktit të Brendshëm Bruto, një nivel i konsideruar shumë i lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. ''

Aq fort na urreni sa do na benit murin e berlinit hahhahahahhahaha keni hallin sa ka kushtuar rruga se eshte paguar me taksat tuaja e si beni llogarit per njerezit qe futen ne ate rruge paguajne diqka ata aty apo vetem kalojne o leon ekonomist jam vet kjo rruge eshte kon per te miren e juaj me se pari se per ne kem pas dete ku te shkojme boll ulqinin turkin ,dubayn po ne jemi ma nacionalista se ju e kem dasht me lon paret te shqiptarte qe kur kemi mberri si per qudi kan 5 fishuar qmimet....
Ide e dhene nga majko edhe ish presidenti rugova po kur nje ide nuk realizohet ngelet ide e kur realizohet meritat i mer ai qe e realizoi ...Burre ti mos me hidh syve une them qdo vit shoj shqiperin edhe e di pak a shume ndryshimin ti me flet rruga ma e shtrejt ne kontinent nese eshte qeshtje e bashkimit mes shqiptareve le te behet rruge edhe ketu e ne mars nese eshte nevoja te ishte bere anej nga greqia sdo reagonte opozita e atehershme ...Se a ka vjedh a ska vjedh eshte prokurororia ajo qe vendos jo une edhe ti le ti ngrefin padi nese del qe ka vjedh atehere e mbajt mbi shpinde te gjitha ..
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

zana kur ski qka me fol mos komento nese ka gomar ne shqiperi eshte edi rama
 
Shif pak se për abuzime të vogla rruga lidhëse nga krahu i Kosovës është bërë çështje edhe këtu në forum.Nuk kanë pyetur shumë për bashkim kombëtar vëllezërit kosovarë kur u akuzua qeveria juaj për koston e rrugës. Tani unë nuk kam ç'të të them më se nuk ta mbush dot mëndjen.Mund vetëm të të këshilloj që vëllain ta duash pastër dhe pa interes,jo kështu si thua ti që rruga duhej bërë dhe me pak fjalë ''ç'më plasi mua për kostot''.Ndërsa për nacionalizëm mos më fol fare, të kam thënë që kam aq shumë vetë sa për të shitur .Ne kemi një ndryshim konceptesh aman,unë shoh tradhëtarë edhe prej vendit ku jam lindur,unë nuk kam idhuj sepse e di që ka tradhëtarë kudo.Ti.. ti je nacionalist me paterica do e quaja përderisa ke idhull një ndër njerëzit më anti-shqiptarë sot për sot. Të them përsëri që flitet me fakte jo me traplliqet e Bregoviçit.Flitet me shitje territori, me konçesione sërbëve dhe grekëve, me ministra dy rrogësh, një në Greqi një në Shqipëri etj etj
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Perderisa asgje nuk ke argumentu asgje nuk eshte evertet ,une qfare te thashe e ke me argumentim ...Ju mendoni se ne jemi naiv e ju jeni te menqurit ne jemi demtuar historikisht sepse populli shqiptar ne shqiperi ka bere lider te vetin dikond qe ka harru pjesen tjeter te shqiptareve ...Skam idol asnjeri une flas vetem per faktet se nuk mund te rrije kerkush 23 vjet ne pushtet vetem me te keqija ...Ti me avazin e rruges keto jan fjale forumesh i merr era kur ke fakt prezentoo thuj sali berisha oshte ky ky ky ....Ska fakte.....Gjithekush eshte i pafajshem deri te vertetohet fajesija e tij...
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Do fakte ? Ti sjell unë faktet :)
Spiro Ksera (Albanian: Spiro Ksera, Greek: Σπύρος Ξέρας, Spyros Xeras) is an Albanian politician of Greek ethnicity. He is the current 'Minister of Labor, Social Affairs & Equal Opportunities' of Albania.[1] ''Wikipedia''
largea_spiro-ksera1359569803.jpg

Shih ku është ministri i patriotit tënd që të kuptosh ndonjë gjë. Po të duash të sjell edhe për të tjerët artikuj foto ede kështu gjërash por nuk ja vlen të merresh më,sidoqftë nuk të mbush dot mëndjen.
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Leon Une te thash opinionin tem ju e dini qfare beni me mire qeveria juaj shteti juaj se ju keshtu e ashtu neve sna konsideroni shqiptare ,une vij 6 here ne vit me pa kombetaren per mu si te jete ky si te jete ai njesoj eshte
 
Pikërisht këtë duhet të thoje,je shumë larg realitetit tonë dhe është acaruese kur na flisni për patriotizmin e Berishës.Ai mund të ketë shumë gjëra por patriotizëm aspak.Doje fakte ja ku i ke.Tani më fol prapë për Luiza Xhuvanin po të duash.
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Po e di ti punen e luiza xhuvanit mire i njef shqiptaret qe shiten per pak lek nderrojne edhe emrat keni plot ju asi ne jo...Ata qe i kemi sju dal zot perkundrazi i poshteroj si eshte me se keqi ....Ti mundesh me thon qka te duash SALI BERISHA mbetet patrioti ma i madh ne shqiperi.
 
haha haha ok ashtu e lejmë ,ke të drejtë.Vetëm herë tjetër zgjidh me kë debaton se të paktën në çështje të tilla nuk ja fut kurrë kot. Berisha është patrioti më i madh ,është kështu nëse thua ti dhe e marr për të mirëqënë :) Shkencërisht do quhej ''Sindroma e Stockholmin'',dashuri për robëruesin. Nëse ka pasur dikë që ka dëmtuar në mënyrë të vazhdueshme çështjen tuaj ai ka qënë Berisha,këto dihen me fakte jo me fjalë kafenesh,megjithatë Berisha mbetet patrioti më i madh. Të përshëndes Xhebro dhe hiqi zinxhirët e robërisë mendore ,shih më qartë,lexo dhe analizo.
 
O iron , po ik o burre pij ndonje birre dhe festo fitoren e Rame meqe qeke tifoz , e mos rri duke vjell vrere kot .
I thua xhebrit çeshtjen tuaj , duke nenkuptuar çeshten e Kosoves !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kosova eshte dhe duhet te jete çeshtje e çdo shqiptari , çdonjerit qe i rrjesh gjak shqiptari ne vena , dhe jo vetem e Kosovareve .
Se kuptoj si leshoni batuta te tilla ,
Tjetri i thoshte Xhebrailit ju kemi pritur kur ju perzuri serbi ne '99 !!!!!!!!!!!!!!
Si ua nxjerr mendja dhe zemra keto batut ju vlla !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Redaktimi i fundit:

Si ua nxjerr mendja dhe zemra keto batut ju mur vlla !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lere se sdin qfare bene ja fut kot edhe gjithmon kot ja fut ...po kur skan argumenta mundohen me terma idiotesk me qit tjetrin poshte .
23 vjet ska bo Berisha send per shqiperin ,per serbet kosova o djep i nacionalizmit serb sa vin e vdesin aty e per shqiptaret e shqiperis kosova eshte asgje me teper vetem llogaritet si nje plaqke jo si nje vend ku duhet te beje diqka shteti per ata njerez qe kan lag me gjak grillat e burgjeve veq pse kan thon jam shqiptar ,ose pse kan permend fjalen shqipni...
Merzitet per rrugen e kombit thua se ta kete paguar me parat e veta ,jan taksat tona do te thote aman keto jan budalliqe 3 vjet mbas lufte as shtet sjem kon kem pagu taksa me shtepi te djegura e me njerez te vrare e sjemi munduar te mesojme politikanet te bejne punen e tyre,.
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

O iron , po ik o burre pij ndonje birre dhe festo fitoren e Rame meqe qeke tifoz , e mos rri duke vjell vrere kot .
I thua xhebrit çeshtjen tuaj , duke nenkuptuar çeshten e Kosoves !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kosova eshte dhe duhet te jete çeshtje e çdo shqiptari , çdonjerit qe i rrjesh gjak shqiptari ne vena , dhe jo vetem e Kosovareve .
Se kuptoj si leshoni batuta te tilla ,
Tjetri i thoshte Xhebrailit ju kemi pritur kur ju perzuri serbi ne '99 !!!!!!!!!!!!!!
Si ua nxjerr mendja dhe zemra keto batut ju vlla !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Hartini po ty te ka hidheruar humbja e patriotit?lol Une vallai nuk kam c'te festoj se nuk votova fare.Une nuk lumturohem qe patrioti im mund te jete kreyminister,mua me lumturon nje kryeminister i vertete qe i ben mire ketij vendi.Tani pse kapesh ti tek ajo qe thashe eshte gje tjeter jo se thashe ndonje gje te gabuar faktikisht,madje per ta qartesuar po e them perseri ceshtja e tyre.Ata duhet ti dalin zot vendit te tyre.Mos shkove ne lufte ti?Do shkoje po te pushtohej katundi tend?Nuk mund ta quaj ceshtjen time perderisa nuk e quan kryeministri i ketij vendi si ceshtje te tij.Ky patrioti yt i madh qe arrestoi Jasharin,Thacin etj dhe i shpalli te padeshirueshem ne territorin e republikes se Shqiperise.Une ta quaj ceshtjen time? Hajt lerini keto furca qe nuk lyejne gje por shikoni realitetin,boll me idealizma bosh se keshtu jemi patriote te medhenj ne.
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

K'to ne pergjithesi nuk kuptojne konceptin e politikes, e marrin sikur duhet patjeter te jesh pjesemarrese e saj qe te flasesh ndaj saj, dhe qe merr 1 kuptim krejt ndryshe ne k'te rast, eshte ndryshe te punosh per k'te zanat dhe ndryshe ta studiosh ate dhe ta ndjekesh nga larg,

As une nuk kam votuar noj here dhe as nuk do votoj... gjer ne ate faze ku politika per mua, ecen pak a shume me drejtesine, por kjo s'do te thote qe nuk e ndjek apo studioj ate nga larg.......

Tani edhe ceshtja e Kosoves eshte korrupsion dhe s'ka te beje me gjakun fare ne k'te rast!!!!! nuk jemi ne te thjeshtet qe marrim vendime te tilla, jane ato qe kane zene karriget.....
 
Titulli: 10 rrahjet poshtëruese të Berishës

Grini sallete kot juve me analiza emocionale, por do te beni mire tu referoheni shifrave.

Me thoni nje here ne historine e pluralizmit ku populli shqiptar ja ka votuar djathtas, me deshire.

Ne vitin 1991 ishim i vetmi popull ne Europen Lindore qe votuam majtas pas Levizjes se Dhjetorit.
Ne vitin 1992 pas nje presioni te madh nga brenda e jashte,ishte e vetmja here qe shqiptaret votuan djathas dhe u tremben aq shume sa 3 muaj me mbas ndeshkuan nje qeveri qe kish 6 jave ne pushtet dhe nuk kish marre akoma inventarin e jo me te bente reforma.

Ardhja e te djathes ne pushtet ne 05 dhe 09 nuk u be nga populli qe votoi majtas por nga percarja e se majtes.

PD-ja ben mire te mos percahet dhe te presi nga zoti te percahet e majta, se nuk vjen ne pushtet asnjehere.
Ky popull i do drute majtas dhe nuk duron asnjehere barren nga e djathta.

Qeveria e vetme ne historine e Shqiperise, qe ndertoi tere infrastrukturen rrugore dhe i beri mesuesit nga lypes ne dinjitoze financiarisht, ndeshkohet me nje humbje katastrofike.

Ndoshta populli donte vezen dhe jo pulen, pra jo rruget por ndonje pjate fasule.

Megjithate fituesi nuk gjykohet, se nuk ka faj qe fiton.
Urime ASHE per fitoren dhe te realizoje sa me shume premtime qe dhe ne menyre qe te sjelle vendin me prane BE-se.
 
Back
Top