10 mënyra që të zgjoheni të bukur

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
1. Bini me herët
Bëjeni shprehi për ta pastruar fytyrën para se të bini në shtrat. Nëse prisni deri sa të lodheni dhe të bini ashtu atëherë të do lejoni “bakteret e ditës të rrinë gjatë gjithë natës në trupin tuaj”, thonë dermatologët amerikan. Kështu ju mund ta humbisni kohën më të mirë për ta trajtuar lëkurën tuaj. “Gjatë natës gjaku qarkullon më shumë nëpër sipërfaqe të lëkurës dhe askush më shumë se mos-pastërtia e fytyrës dhe gojës mund të ndikoj në absorbimin e baktereve”, thotë dermatologeja Laurie Polis.

2. Flini në shpinë
Besoni në thënien e Audrey Hepburn: Shtrirja në stomak është e keqe “për gjumë të mirë”. Nëse flini me bark poshtë atëherë lëkura e fytyrës tuaj do të rrudhet për shkak se koka ka një peshë prej 4-5 kilogram gjatë natës. Në fakt, shumë dermatolog thonë se fytyra e njerëzve që flenë në këtë mënyrë kanë dyfish më shumë rrudha se ata që nuk e bëjnë këtë.

3. Me kokë lart
Flini me dy jastëk afër, apo në një krevat që e ka më të lart pjesën nga koka. Graviteti ndihmon qarkullimin e gjakut kështu që lëngjet nuk mund të akumulohen, thotë Polis.

4. Kurseni para, për fytyrë pa rrudha
Gjatë natës ju nuk keni nevojë që t'i shqetësoni sytë me tretmane apo “make-up”, kështu që vazhdoni me formula të pasura që i përdorni zakonisht për pastrim. Polis tregon për efektet. Sipas saj, “kushtet e qepallave dhe hidratimet shqetësojnë lëkurën delikate të syrit”.

5. Ndriçimi tinëzar
Përzieni paksa lëkurën tuaj me krem nate apo përdorni kremra të cilat kanë në përmbajtje elemente të DHA-së.

6. Shmanguni yndyrës në fytyrë.
Të zgjoheni me faqe të mavijosura, tregon se ju duhet që të konsumoni më shumë proteina dhe sheqer (konsumoni salmonin dhe shpargat apo barërat natyrale për diuretik). “Kur dieta e jonë është e lartë në karbohidratet glykemike, atëherë lëkura e jonë është e butë, me paraqitje të rrudhosur”, thotë dermatologu nga Connecticut, Nicholas Perricone.

7. Mbështillja e fytyrës
Për të minimizuar rrudhat, përdorni ndonjë mbështjellës fytyre, flini mbi një jastëk të bërë për këtë punë apo vendosni ndonjë shall të mëndafshit në kokë. “Këto produkte janë shumë më të buta sesa pambukut, kështu që do të keni më pak vija në fytyrë”, thotë Harry Josh, stilist.

8. Zbulojeni balerinën tuaj të brendshme
Grumbulloni flokët me ndonjë kopsë në maje të kokës (përdorni diçka që nuk ua len qimet në fytyrë. “Në mëngjes do të shikoni se fytyra e juaj duket krejtësisht ndryshe dhe më e bukur”, thotë Josh.

9. Kujdesuni për klimën e flokëve
Nëse flini me flokë të lagura gjatë natës do të jetë katastrofë. Andaj ruani gjithmonë klimën e flokut, tereni ato dhe pastaj pushoni.

10. Pushoni sa duhet
Nëse nuk besoni, atëherë mos lexoni. Po më mirë është të flini me kohë sesa të konsumoni ndonjë hap qetësimi për gjumë. Megjithatë, nëse keni probleme me gjumin atëherë merrni hapa të cilat kanë përmbajtje energjike si tiaminë, riboflavin, niacina, vitamina B6 dhe B12 por edhe ekstrakte të tjera. Këta hapa ndihmoj në uljen e shtypjes së gjakut kështu që do të bëni një gjumë të rehatshëm, pa lëvizur shumë dhe normalisht pa e dëmtuar fytyrën tuaj.
•parajsa•
 
Pe: 10 mënyra që të zgjoheni të bukur

Sa kerkesa paska...As gjysmen se plotesoj prandaj zgjohem keq une...
 
Pe: 10 mënyra që të zgjoheni të bukur

Po u ndjeva ok shpirterisht, edhe me balte ne fetyre te flej do zgjohem mrekullisht mir ....
gjithsesi te kujdesesh per estetiken tende nuk eshte asnjehere keq
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top