10 këshilla për largimin e kg të padëshiruar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse edhe më tutje nuk keni gjetur aleatin, i cili do t’ju ndihmojë në luftën kundër kilogramëve të padëshiruar, dëgjoni këshillat e ekspertëve të cilët premtojnë sukses. Humbni peshë në mënyrë të shëndetshme.
Strategjia më e re për largimin e kilogramëve shtesë, kërkon vetëm një minutë të kohës suaj për të shkrirë kaloritë e grumbulluara. Nëse do t’ju përmbaheshit dhjetë këshillave shumë të thjeshta, suksesin do ta vëreni në periudhën kohore më të gjatë.
Përzieni lëngjet dhe ujin mineral
Në lëngun tuaj të preferuar shtoni një sasi të ujit të thjeshtë dhe të ujit mineral, në këtë mënyrë do të humbni deri 85 kalori, ndërsa nga kjo përzierje do të humbni 2.5, kilogramë gjatë një viti, pa kurrfarë mundimi.

Flisni dhe ecni në të njëjtën kohë
Shfrytëzoni bisedat e gjata për kryerjen e punëve të shtëpisë. Vendoseni tavolinën, ujisni lulet dhe pastroni pluhurin. Të gjitha këto ndikojnë pozitivisht në humbjen e kilogramëve të padëshiruar.

Lexoni përshkrimet
Në shikim të parë, një paketim i çokollatës së preferuar përmban 220 kalori, aty duhet shtuar edhe kaloritë të cilat janë të shkruara me shkronja të vogla. Lexoni me kujdes etiketën e çdo prodhimi, ngase përbërësit mund të dyfishojnë numrin e kalorive.

Pini çaj para aktiviteteve fizike
ثshtë mirë e njohur që çaji i gjelbër është i pasur me përbërës të dobishëm. Kafeina nga çaji liron thartirën të cilat përshpejtojnë shkrirjen e masave yndyrore gjatë ushtrimeve fizike. Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, tejkaloni këtë këshillë.

Merreni drekën në punë
Ushqimi i thatë është armiku numër një i ushqimit të shëndoshë. Përgatiteni drekën në shtëpi dhe merreni me vete në punë. Kursimet do të jenë të dukshme, ndërsa organizmi në mënyrë të përsosur do të reagojë në këto ndryshime pozitive.

Zëvendësoni margarinën me vaj yndyror
Përse të mos shfrytëzojmë fuqinë mesdhetare të vajit yndyror? Duhet pasur kujdes se çfarë jeni duke konsumuar. Vaji yndyror është shumë më i shëndetshëm se margarina, të cilat i konsumojmë në sasi të madhe e për të cilat fare nuk jemi të vetëdijshëm.

Konsumoni ‘myesli’
Shtoni një sasi ‘myesli’ në jogurt, qumësht apo perime të përziera. Një mes-shujtë, do ta zvogëlojë apetitin, ndërsa juve do t’ju shtojë energjinë e duhur për aktivitetet ditore.
Kontrolloni gjakun
Studimet kanë treguar se një nga dymbëdhjetë femrat, kanë probleme me gjëndrat tiroide. Nëse tiroidet nuk prodhojnë sasinë e duhur të hormoneve, metabolizmi pëson një çrregullim, e cila negativisht ndikon në të ushqyer dhe tretje.
Konsumoni ujë
Një shishe të madhe dylitërshe vendosni në tavolinën e punës. ثshtë vërtetuar se do të konsumoni më shumë ujë nëse gjendet para syve tuaj. Nëse konsumoni sasi më të mëdha të ujit, mundësitë për helmim do të jenë minimale.

Sallatën ta prisni në pjesë më të mëdha
Prisni karota, selino, sallatë të gjelbër, patate, apo perimet të jenë në pjesë më të mëdha. Përtypja më e gjatë ndikon pozitivisht në punën e lukthit. Ndërsa ju do të ndiheni më mirë.ks
 
Titulli: 10 këshilla për largimin e kg të padëshiruar

sh keshilla te vlefshme dhe interesante....por kjo "myesli" ceshte??
 
Titulli: 10 këshilla për largimin e kg të padëshiruar

me sa di une shqip i thone drithra... une i them cereale te thata... foto te ndihmon me shume

muesli-schuessel.jpg
cereale.jpg
cereale.350.jpg
 

Attachments

  • cereale.jpg
    cereale.jpg
    28.2 KB · Shikime: 0
Titulli: 10 këshilla për largimin e kg të padëshiruar

Humbni peshë sigurt: 15 mënyra të lehta të ruani 150 kalori

ثshtë mjaft me rëndësi që në fillim të mbajtjes së dietës t’i caktoni vetes një qëllim sa kilogramë do të donit të humbnit dhe për sa kohë do të dinit ta arrinit një gjë të tillë. Nuk ka nevojë të vuani nga uria, por dëgjoni disa këshilla të ekspertëve të shëndetësisë për dobësim të shëndetshëm dhe në mënyrë të thjeshtë të kurseni kaloritë dhe gradualisht të humbni peshë.
Edhe nëse bëni ndonjë përjashtim të vogël me ndonjë çokollatë të vogël, mos rrini kot, merrni dhe pastroni dritaret dhe në këtë mënyrë do të ekuilibroni kaloritë. Nëse ruani 150 kalori gjatë ditës kjo do të thotë se për një vit do të humbni 8 kilogramë, e këtë do ta arrini pa ndonjë mund të madh.

Kim Lons, trajnere e fitnesit si dhe udhëheqëse për fitnesin në televizionin amerikan NBC
1. Punoni në kopsht. Rregulloni oborrin dhe barin e mbjellë ujiteni.
2. Shtrijuni në dysheme dhe shikoni TV. Me humbjen e kalorive do të jeni më vital.
3. Përdorni mustardë në vend të majonezës në sandviç.
4. Konsumoni bukë gruri. Por, shmangni miellin e bardhë
5. Shmangni pijet e gazuara. Konsumoni ujë të thjeshtë dhe çaj.

Xhoan Salge Blejk, nutricionisti dhe profesor në universitetin e Bostonit
1. Provoni pastë me perime. Para së gjithash gjatë zierjes, hidhni më shumë perime, e më pak makarona.
2. Derisa jeni duke folur me celular, ecni gjithmonë. Mos rrini shtrirë në shtrat.
3. Më mirë hani fibra, se sa një paketim me çipsa.
4. Shmangni kafetë që janë të kombinuara me krem. Më mirë zgjidhni ato me sasi të shtuar të qumështit.
5. Për fillimin e ditës, konsumoni diçka nga buka e thekrës.

Shaila Sing, mjek familjar, në „Family Medicine Clinic“ në Viskonsin
1. Tejkaloni ëmbëlsirat e mbrëmjes. Në vend të saj freskohuni me disa dredhëza.
2. Vallëzoni në shtëpi për gjysmë ore.
3. Në vend të patateve të fërguara, patatet e zieni në furrë.
4. Rregulloni shtëpinë për gjysmë ore, çdo ditë.

5. Konsumoni oriz të integruar në vend të orizit të bardhë.KS
 
Pe: 10 këshilla për largimin e kg të padëshiruar

Sikur te kishin vlera keta dietat e gjerat e tilla sot sdo vuante bota nga mbi pesha,pa lene menjane edhe neglizhencen qe disa nuk i vene rendesi asaj qe hane..Por une jam pro nje trupi te shendetshem se sa nje trupi me semundje dhe te vaket...
 
Pe: 10 këshilla për largimin e kg të padëshiruar

shume keshilla te vlefshme...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top