Ti nuk më kupton...?

Kresha

A pretty face can never trick me
Ti nuk më kupton...?

Shpeshherë gjendemi të paaftë për të bindur dikë rreth asaj që ndjejmë për të, rreth një emocioni të caktuar, rreth ndjenjave tona, rreth gjendjes tonë shpirtërore dhe emocionale.

Kjo shkakton dhimbje të llojit të vet, shkakton vuajtje ngase ndjehemi të gjymt, të mangët. E mangësia çdoherë shkakton dhimbje.

Një dhimbje të tillë e përshkruan edhe shkrimtari i njohur italian, Franz Kafka, derisa i shkruan Elenes, të dashurës së tij. Ai ndër të tjera i thotë: E kam të vështirë të bind botën, të bind njerëzit, te të bind ty se çfarë ndjejë dhe se si ndjehem. Një gjë të tillë e kam të vështirë që ta bëjë edhe me vetveten.

E sa shpesh na ndodhë që nga paaftësia jonë për të bindur tjetrin rreth ndjenjave tona të dyshojmë edhe në vetveten tonë. E këtu fillon konflikti i madh.
Këtu fillon beteja mes zemrës edhe mendjes, ku zemra mundohet të bind mendjen përtej gjuhës së argumentit. E mendja nuk njeh emocione, ajo i referohet vetëm logjikës dhe gjuhës së fakteve andaj edhe nuk pranon asgjë që i vije nga shpirti.

Të ngjashëm janë edhe njerëzit, nëse ata i japin përparësi mendjes nuk do jenë në gjendje të kuptojnë atë që buron nga zemra. E nuk ka mendje që flet me emocione. Andaj, shpeshherë dalim aq qesharak dhe aq të pakuptimtë para tjerëve saqë na bënë të dyshojmë edhe në vetveten tonë.

Të mbash ndjenjat përbrenda vetës është një vuajtje e llojit të vet. Kjo ngjason me bombol të gazit e cila ka një orë të kurdisur dhe që në çdo moment pritet të shpërthejë.

E nëse një paaftësi e tillë e ka gjunjëzuar një shkrimtarë si Kafka atëherë një paaftësi e tillë neve do na shpie drejt varrit.

Fjalët që dalin nga zemra janë si shigjetë që godasin në zemër.

Kështu që njeriu është i obliguar që të bëjë dallimin, gjatë bashkëbisedimit, mes fjalëve që janë nga mendja dhe nga zemra. E të mundohet që të flas me të njëjtën gjuhë që është duke folur edhe bashkëbiseduesi i tij.

FB_IMG_1676132242210.jpg
 
Dy pjeset njerzore qe gjenden ne lufte dhe ne paqe njekosisht.
Njeriu eshte si stinet!
Ftohte dhe ngrohet sipas kushteve klimaterike te shpirtit dhe te mendjes.
 
E di nuk më kupton,nëse unë nuk shprehem.
Harrova për një moment se ti je i verbër,dhe nuk je në gjendje ti lexosh sytë e mi.
 
@Loverboy Bab tani lexova kete firmen tende “a pretty face can never trick me”
Ma shpjego pak cfare dmth?🤔

Bukuria e nje femre nuk me mashtron. Don te thote une i jap perparesi bukurise se shpirtit, edukates, miresjelljes, karakterit te femres para bukurise.
 
Bukuria e nje femre nuk me mashtron. Don te thote une i jap perparesi bukurise se shpirtit, edukates, miresjelljes, karakterit te femres para bukurise.
Bab mos me te pase mashtrue bukuria nuk kisha dale Une kshu, yll drite dmth😁

Ps. Gjeja e pare qe shef tek nje femer cfare eshte?
 
Bab mos me te pase mashtrue bukuria nuk kisha dale Une kshu, yll drite dmth😁

Ps. Gjeja e pare qe shef be nje femer cfare eshte?

Ti je e vecant, bukuri e rralle natyrore :love:

Gjeja e pare qe shof tek nje femer eshte sjellja e saj, menyra si flet, si sillet, edukata me fjale tjera.
 
Ti je e vecant, bukuri e rralle natyrore :love:

Gjeja e pare qe shof tek nje femer eshte sjellja e saj, menyra si flet, si sillet, edukata me fjale tjera.
Gjeja e pare eshte pamja e jashtme! Pastaj kur ajo hap gojen ose te largon ose te afron😁

Ehhh Une Po Bab 😁
 
Kështu që njeriu është i obliguar që të bëjë dallimin, gjatë bashkëbisedimit, mes fjalëve që janë nga mendja dhe nga zemra. E të mundohet që të flas me të njëjtën gjuhë që është duke folur edhe bashkëbiseduesi i tij.
Nuk më kujtohet a e tha Kafka:
Foli në gjuhën që e kupton - do i hyjë në kokë
Foli në gjuhën e tijj - do i hyjë në zemër

Femrës mos i fol hiç sepse edhe pa i fol të kupton - ashtu siç i pëlqen 😁
 
Nuk më kujtohet a e tha Kafka:
Foli në gjuhën që e kupton - do i hyjë në kokë
Foli në gjuhën e tijj - do i hyjë në zemër

Femrës mos i fol hiç sepse edhe pa i fol të kupton - ashtu siç i pëlqen 😁
Kupton vetem ate cfare don ajo😁
 
Nuk më kujtohet a e tha Kafka:
Foli në gjuhën që e kupton - do i hyjë në kokë
Foli në gjuhën e tijj - do i hyjë në zemër

Femrës mos i fol hiç sepse edhe pa i fol të kupton - ashtu siç i pëlqen 😁
populli yne mik kinez ka nje shprehje ... femren rrihe , se edhe po nuk e dite ti pse e ben , e di ajo 😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top