Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Kur e kanë pyetur përse dëshiron të ngjitet në Mont Everest, alpinisti i njohur Xhorxh Melori është përgjigjur shkurt: "Pasi që është këtu". Alpinizmi, një sport që sot është përhapur në gjithë botën, është inspiruar nga mundësitë e pandalshme të organizmit të njeriut. Megjithatë, fillimet e alpinizmit shihen në nevojën e bërjes së hulumtimeve meteorologjike dhe gjeografike.
Alpinizmi sot është sport shumë i popullarizuar, për dikë një hobi e për të tjerë edhe profesion, siç ndodh me ciceronët malorë. Marrja me këtë profesion kërkon përgatitje të lartë fizike dhe psikike pa mos nënvlerësuar edhe nevojën e përgatitjes së mirë logjistike. E gjithë kjo me qëllim të kapjes së majave më të larta të botës. Krahas popullarizimit të këtij sporti, ekspeditat e alpinizmit kontribuojnë edhe për studime shkencore.
Mirëpo, jo secili është i lindur për të qenë alpinist. Alpinizmi kërkon aftësi të larta teknike dhe gjimnastikore. Prandaj, që të jesh alpinist duhet të jesh i trajnuar mirë dhe të kesh përvojë të madhe nëpër male. As pajisjet më të shtrenjta nuk ndihmojnë shumë për suksesin e një ekspedite, nëse nuk posedohet përvoja e duhur.
"Hajking", është versioni më i butë i alpinizmit, që paraqet ngjitje në mal, për shkak të hulumtimit ose për shkak të kënaqësisë në natyrë. Ajo që ka qenë e njohur si ecje nëpër shtigjet e alpinistëve tani më tepër trajtohet si një shëtitje, madje edhe për qëllime terapeutike."Hajking" është një shprehje me prejardhje nga gjuha angleze, por në praktikë ky lloj alpinizmi në vende të ndryshme njihet me emra të ndryshëm. Kështu, australianët shfrytëzojnë termin "Bush Walking" (ecje nëpër shkurre), ndërsa tek anglezët shfrytëzohet vetëm si "Walking" (ecje).
Sot alpinizmi është industri rreth së cilës rrotullohen me mijëra dollarë. Në shumë faqe të internetit mund të gjenden të dhëna për turne, ekspedita, pajisje, marketing dhe gjithçka tjetër lidhur me alpinizmin. Në këtë mënyrë sot alpinizmi ka marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe pritet të shtohet interesi për të si pasojë e përkushtimit gjithnjë më të madh të të rinjve ndaj natyrës. Të rinjtë do të jenë ata që do të vazhdojnë të shkruajnë historinë e alpinizmit me çdo ngjitje të re në majat malore dhe me çdo arritje derisa të ngjiten të gjitha majat e maleve të botës. Shihemi në mal!


Kete vit une do merrem i cik me formen me te lehte te alpinizmit: BJESHKATARINث.Si te themi e kam si hobi. Ndoshta, kah fundi i korrikut apo fillim gushti do ju sjelle edhe pamjet e para fotografike dhe ndjenja te shkruara nga pyjet pjese te maleve te Sharrit. Shpresoj te takoj sa me shume shtaze te egra te cilat jo rralle i dua me shume se ca nga njerezit.

Cdo kush qe munde te me sjelle njohuri fillestare apo te domosdodshme mbi bjeshkatarine do ua di per nder.
Po ju cfare mendoni per ket sporte? A mirreni apo jeni marre me kete sport ndonjeher? A keni bere ndonje gjiro malore dhe si jeni ndier?
 
Alpinizmi per mua ka qene nje nga sportet me te preferuara,gjithmone me ka pelqyer ndoshta kjo lidhet dhe me faktin se natyra malore me terheq dhe e admiroj bukurin qe ajo fal.

Nuk e kam praktikuar sepse nuk kam pas mundesi,mund te kem shkuar 2 apo 3 here ne mal por jo ne lartesin qe kerkon nje alpinist :D

Kitrra kur te shkosh na sill foto.
 
Ne kete te nxeht vere te ikim i cik per ne bjeshke. foto plaku...

kitrra-123-albums-miresevini-picture4572-kerpudha-ne-lis.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4566-hpim1972.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4564-natyre.jpg
 
ecje, ecje, ecje e koka e syri nuk ja dinin se cfare vuanin kembet.....

kitrra-123-albums-miresevini-picture4589-hpim1939.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4571-me-nipin.jpg

me nipin

plaku...

kitrra-123-albums-miresevini-picture4568-plaku.jpg
 
Pse kete quan alpinizem ti ? Lol

Je mcuce thekthi, por, nganjeher te pshtjellen gjerat, sidomos kur ngutesh per te mos i lexuar deri ne fund, si zakonisht.:gjujpeshk:
Megjithate mbetesh thekthi ne kuptimin komik.:gjujpeshk:
 
Komplimente per fotot dhe pushime te mbara
personalisht kam patur ne plan te shkoj andej nga liqenet e lures po si gjithmone kur ben plane nuk realizohen .
shetitje kam bere ne male dhe i adhuroj por jo ne kuptimin e alpinizmit ( sport qe me terheq por nuk e kam praktikuar)
respekte
 
Eh xdo me besh te behem femi kur slinim vend pa shkuar shpresoj kete vit te sjell sa me shume foto nga mali...Foto shume te bukura Kitrra ....
 
Je mcuce thekthi, por, nganjeher te pshtjellen gjerat, sidomos kur ngutesh per te mos i lexuar deri ne fund, si zakonisht.:gjujpeshk:
Megjithate mbetesh thekthi ne kuptimin komik.:gjujpeshk:

Oooops Sorry my bad. :brrr

Eee mire, bjeshkataria na qenka sport apo hobi. Eksplorimet apo eksursionet e dija qe ishin, po kete bjeshkatarine e mesova tan. Rrofsh sa malet qe ke nxjerr ne foto Kitrra. :kercejme:
 
Oooops Sorry my bad. :brrr

Eee mire, bjeshkataria na qenka sport apo hobi. Eksplorimet apo eksursionet e dija qe ishin, po kete bjeshkatarine e mesova tan. Rrofsh sa malet qe ke nxjerr ne foto Kitrra. :kercejme:

uppppss sa me vjen keq mi thekthi gru:( hiq, hiq, une kam llogaritur se ti, si e dalë qe je:D, do u ndihmosh tjereve per ta kuptuar :( :eek:hh:epo mos beje hopa mos beje hopa se embelsirat per funde i le :gjujpeshk:
 
kitrra 123 ec ne Puke se ke bjeshk sa te duash!Tani ne ver ka ardhe edhe nje grup Alpinistash gjerman!Ka edhe i shoqate Alpinistash te mire, Kto kan ngrit flamurin SHqiptare ne Himalaje. Ja pra qe edhe Puka paska njesha !hahah
 
uppppss sa me vjen keq mi thekthi gru:( hiq, hiq, une kam llogaritur se ti, si e dalë qe je:D, do u ndihmosh tjereve per ta kuptuar :( :eek:hh:epo mos beje hopa mos beje hopa se embelsirat per funde i le :gjujpeshk:

ironi apo sarkazem e quan kete ? Sa per info je shume larg saj. Try hard next time. Mos u merzit, u will get there me ca perpekje, me ca alpinizem/ngjitje .. Lol

Let me know kur tja arrisesh, se je shume dobet. See ya around. Ta- ta.
 
ironi apo sarkazem e quan kete ? Sa per info je shume larg saj. Try hard next time. Mos u merzit, u will get there me ca perpekje, me ca alpinizem/ngjitje .. Lol

Let me know kur tja arrisesh, se je shume dobet. See ya around. Ta- ta.

Sa i perket temes: E kisha hapur si nje teme te zakonshme, ndoshta jo e shkruar me aq delikatese, por, mendoj se me nje objektiv mjafte te kjarte dhe mjafte e kuptueshme per ata qe e lexojne dhe kutpojne. Qeillimi ishte per te ndare ndjesit, pervojat origjinale te kolegeve te forumit rreth asaj qe quhet Alpinizem\Bjeshkatari duke filluar nga forma me e thjeshte e tij: ecja neper shkurre, ngjitja ne maje bjeshkesh te larta e deri te ngjitja neper maje te thepisura.
Kush e ka lexuar deri ne fund, kerkesa ishte shume e thjesht: shkembim pervojash, pa as tendencen minimale per ta ulur lartesin e dikujt, e as per te ngritur modestin e dikujt. :gjujpeshk:

Sa i perket brockullave: Une jam pjese e forumit nga te kuptuarit se jam larg, pra, nga te kuptuarit se jam hiq. Cdo dite ketu mesoj nga prezenca e te lartesuarve, te ngriturve, madje edhe te atyre atyre te thepisurve qe kerkojne mundin te jesh alpinist i rryer per ti arrire. Por, them te drejten, kjo largesia ime e te qenurit posht, hiqi im, vogelsia ime ju bene nder te madhe lartesise dhe majave tuaja, sepse ne rastin e mungeses se hiqit tim, ju do ishit hiqi. Pra gezojuni se prezenca e hiqit tim ju ka dhene kenaqesin e te qenurit siper meje. Enjoy me kete, per mundesin qe ta jap cdo dite.
I will try-joje cdo dite, madje pa asnje merzitje dhe ndoshta si thuani ju me ca perpjekje, ndoshta, nuk do arrije te preke majet tuaja, por gjithsesi duke see around you, une do climb-em deri kah mesi juaj. :gjujpeshk:
 
Pe: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Ua, qenkan fshire gjithe foto e bjeshkes qe kisha vene ketu, megjithate do ju sjelle te tjerat posa te dali atje larte.

Lus Iden te na sjell ca foto nga kanioni se ja kam zili per ato :mah
 
Pe: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Kitrra na i sill fotot ti shohim..Skam qene kurr ne bjeshke...
 
Pe: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Parku kombetar Valbona Shqiperi

152.jpg

Malet e sharrit Kosove
4568.jpg
Malet e sharrit Kosove
4571.jpg

Valbone Shqiperi
4897.jpg
 
Titulli: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Hej njerez a jeni merzite me detin ;)

A jeni bere per male :p

Adhurues te malit!

Me 5 dhe 6 shtator!

Mos me thoni se nuk kishit dijeni.

https://www.facebook.com/events/388282394714644/
 
Titulli: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Une le qe jam pro, por, do te jem atje mu ne maje te malit :hi:
 
Titulli: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Qe besa çdo të shtunë e të diel jam në bjeshkë, e me i ik disi monotonisë të përditshme. Kam pushtue deri me tash disa prej pikave në Kosovë, me plotë gojë nëse i bie prej Hasit e lartë, më e keqe si maje është Pashtriku, se kodrat fund nuk kanë asnjëherë.
 
Titulli: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Organizohemi ndonjehere si forum.Ktej nga Shqiperia di une ca shtigje dhish por kam frike mos tuteni ju te Dardanise :)
 
Titulli: Alpinizmi/Bjeshkataria , për dikë hobi e për dikë profesion?

Organizohemi ndonjehere si forum. Ktej nga Shqiperia di une ca shtigje dhish por kam frike mos tuteni ju te Dardanise :)

Kush do na prije ne keto shtigje dhish? ;)

Mos na fut friken tash se ne po dalim ne mal me ec moj jo me lujt kuka fshehtas :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top