Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Love

βeℓℓe â๓e
Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezë, e quan ‘putë’ dhe shprehen të gëzuar më rrënimin e bustit të saj në Mitrovicë!

foto_per_Forumin_26237_899688.jpg

Forumi i të Rinjve Muslimanë, përmes një komunikate për media, thotë se është gëzuar për rrënimin e “putës së Terezës në Mitrovicë”.

Ata e cilësojnë Nënën Terezë si maqedon; pra ashtu siç e konsiderojnë edhe kombet sllave të Ballkanit që mundohen ta përvetësojnë atë, e mbi të gjitha ata e fyejnë atë duke e cilësuar si “puta”.

Lexojeni komunikatën e këtij Forumi, që është pjesë e partisë LISBA, e cila është e regjistruar në KQZ dhe pritet të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, drejtues i së cilës është Fuad Ramiqi.

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar me gëzim dhe hare të madhe që në Mitrovicë, puta e misionares katolike-vllahe-maqedone Tereza është rrënuar.

FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite proçesin e dhunshëm dhe anti-ligjor të katoliçizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar.

Për këtë arsye e përshëndet putën e rrëzuar dhe lutet që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen e të fundosen ashtu sikur në Ukrainë u rrëzua puta e Leninit pak javë më parë, apo ashtu sikur në Shqipëri, përpara 20 vitesh populli shqiptar rrëzoi putën e diktatorit Enver Hoxha, apo sikur në Maqedoni populli shqiptar sulmoi putën e Car Llazarit.

Edhe pse deri më tani puta e Terezës në Mitrovicë duket të jetë rrëzuar vetë, FRM i përkujton publikut shqiptar që në Shqipëri, në vitin 2005 qytetarët trima të Shkodrës rrëzuan në mënyrë publike putën e Terezës që Jozefina Topalli kërkonte të vendoste në hyjren e Shkodrës.

Pra edhe nëse ndodh që puta e Mitrovicës të jetë rrëzuar nga ndonjë qytetar i guximshëm shqiptar, FRM mendon që ky akt duhet parë si pjesë e akteve patriotike dhe revolucionare të popullit shqiptar ndër shekuj kundër putave të Stalinit, Enver Hoxhës, Car Llazarit e Terezës.

Forumi i të Rinjve Musliman, ka lexuar në internet deklaratën e Fronti Demokristian Shqiptar, Shqiperi-Kosove-Maqedoni i cili ka premtuar që do të vendosë me mijëra puta të Terezës në Shqipërinë Etnike. Këtij palo-fronti katolik, FRM i përgjigjet e i thotë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë!

Ne do t’u kundërshtojmë e putat mund ti mbani vetëm në Kishat tuaja dhe jo në ambjente publike e laike!

FRM ka lexuar në internet edhe sharjet histerike të Alma Lames nga Shqipëria e cila ka sulmuar PDK-në dhe i ka kërkuar asaj që të marrë masa represive kundër popullit musliman të Kosovës.

FRM i cili ishte faktor kryesor në rrënimin politik të ish-muslimanit Ramush Haradinaj, i premton Alma Lamës që edhe ajo, ditët i ka të numëruara në politikën e Kosovës.

FRM paralajmëron LDK-në që ta dëboj Alma Lamën nga strukturat e saj – nëse nuk do të përballet me zemërimin e popullit musliman të Kosovës dhe hoxhallarëve të saj.

FRM po ashtu i kërkon qeverisë Thaqi, që Alma Lamën ta deportojë nga Kosova, ashtu sikur puta e Terezës u vetërrënua në Mitrovicë.

Express

******************************************************************************************************

Marrëzia e rradhës e Forumit të të Rinjve Muslimanë

e-zani.com

Rrëzimi i monumentit të Nënë Terezës ka krijuar reagime të ndezura të cilat nuk i bëjnë mirë aspak shoqërisë shqiptare në Kosovë. Kjo ngjarje vjen në vijim të një klime të ligë konfliktualiteti që media dhe politikanë të shumë po e kultivojnë me pasion, duke prodhuar urrejtje fetare dhe një polaritet të rrezikshëm që kërcënon bashkëjetesën dhe zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare. Vërejmë me keqardhje se në këtë klimë konfliktualiteti, zërat që vendosen më shumë në vëmendje janë ata më ekstremistë dhe kjo është fatkeqësi për çdo komb. Askush nuk dëgjon gjykimet e mençura dhe të matura, por vëmendja amplifikohet tek ata që çirren më fort e qe fyejne e mallkojnë më shumë. Media dhe politikanë të papërgjegjshëm, po marrin peng opinionin publik, duke i detyruar qytetarët të rreshtohen doemos o në njërin, o në tjetrin kamp të kësaj barrikade pa mend.
Në këtë klimë, nuk mund të mungonte as Forumi i të Rinjve Muslimanë, i evidentuar edhe herë të tjera nga blogu ynë për marrëzira të pafalshme në reagimet e tyre. Ky forum është prononcuar nëpërmjet një deklarate, duke fyer Nënë Terezën e duke shprehur gëzim mbi rrëzimin e monumentit të saj në Mitrovicë. Deklarata e quan atë një put që duhet rrëzuar, njësoj si ai i Leninit të rrëzuar në Ukrainë dhe ai i Enver Hoxhës të rrëzuar në Shqipëri. Nëkëtë linjë, deklarata mbështet rrëzimin e monumenteve të saj kudo që janë në trojet shqiptare.
Vlerësojmë se kjo gjuhë është në kundërshtim të plotë me parimet e fesë Islame, me urdhëresat Kuranore e profetike dhe me projektin që një musliman normal duhet të ketë për shoqërinë ku jeton. Zoti na mëson të jetojmë në paqe me të krishterët, t’u ofrojmë atyre mirësi, e jo të përdorim rastet e ekstremizmit tek ata, për të mbjellë konfliktualitet fetar. Një gjë e tillë është e patolerushme dhe e dënueshme, në rradhë të parë nga premisa fetare. Zoti na mëson që të mos fyejmë as idhujt e politeistëve, e jo më të ofendojmë figura fetare të dashura për një komunitet që në Kuran konsiderohet si komuniteti më i afërt me muslimanët, siç janë të krishterët.
Forumi i të Rinjve Muslimanë, po përdor klimën agresive të prodhuar kundër muslimanëve nga politikanë, e media të shumtë, për t’iu përgjigjur me të njëjtën gjuhë, madje edhe më keq, duke rënë kështu në provokimet e tyre. Duhet thënë se mediave të tilla të papërgjegjshme, siç është gazeta Express e shumë të tjera, u interesojnë pikërisht zëra të tillë radikalë si ky forum, për të legjitimuar urrejtjen fetare që ato po përhapin ndaj fesë së shumicës së popullsisë në Kosovë. Deklarata të tilla si kjo e FRM-së, janë ushqimi më i mirë për të legjitimuar propagandën e tyre përçarëse, antifetare e antikombëtare.
Natyrisht, jemi të vetëdijshëm se figura e Nënë Terezës, po përdoret sot në mënyrë abuzive, përtej misionit që ajo vetë i ngarkoi vetes në të gjallë të saj. Grupe fondamentalistësh në media e politikë, por edhe në institucionet kishtare, po e përdorin figurën e saj si mjet dominimi ideologjik e kulturor mbi komunitetet e tjera. Kjo bën që reagimet agresive kundër saj, të jenë thjesht kundërpërgjigje në të njëjtin nivel konfliktualiteti e papërgjegjshmërie. Rrjedhimisht figura e Nënë Terezës po përdoret nga qarqe të tillë si instrument përçarjeje. Forumi i të Rinjve Muslimanë, gjithashtu po përdor këtë këtë realitet, për t’i dhënë zë e legjitimitet reagimeve të tyre konfliktuale. Ata ofrojnë kështu një projekt përballjeje ndaj fondamentalizmit katolik, i cili në fakt, e fortifikon konfliktualitetin si një gjendje të përhershme, ndërkohë që nuk kanë asnjë projekt paqeje mbi të krishterët normalë, të cilët nuk urrejnë.
Në të njëjtën mënyrë, ana tjetër e histerisë, plotësohet nga Fronti Demokristian Shqiptar, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, të cilët mesa duket kanë ndezur edhe nervin e FRM-së, duke deklaruar se do të vendosë mijëra monumente të Nënë Terezës kudo në Shqipërinë Etnike, – kjo nën logjikën emblematike për mendjet e fortifikuar ame ideologji luftarake: Një bie, mijëra ngrihen. FRM i përgjigjet këtij grupimi, se nuk do të lejojnë asnjë monument të tillë, a thua se monumentet në Shqipëri ngrihen me lejen e tyre, që çudi si u paska shpëtuar në Mitrovicë! Një realitet i tillë duket sa qesharak edhe shqetësues.
Duke e konsideruar krejtësisht joracionale sherrnajën e ngritur mbi një monument që, mbi të gjitha sipas policisë, nuk është rrëzuar nga dora njerëzore, na duhet të shprehim keqardhje për pengmarrjen që i bëhet opinionit publik nga zëra të tillë jopërfaqësues si FRM dhe FDK, që po synojnë ta dërgojnë opinionin publik në qorrsokakun e tyre periferik, por edhe nga zëra shumë herë më mainstream, të cilëve, mesa duket u leverdis kjo klimë. Na duhet të themi se kjo polemikë po prodhon një realitet krejt të kundërt me atë që vetë Nënë Tereza ka predikuar në jetën e saj, e që çdo musliman i përgjegjshëm sot në botë, përpiqet ta ndërtojë me punët dhe sjelljen e tij. Nëse monumenti i një nobelisteje për paqen sjell kaq shumë sherr, kjo do të thotë se të gjithë ata që e mbrojnë (pasi për ata që nuk e duan, gjërat janë të kuptueshme), nuk kanë asnjë lidhje me të.
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Kaq urrejtje per muslimanet keni sa postoni nga 10 here te njejten teme...

ps.Mos ma fshije njeri komentin se na fiksut...se nuk eshte jasht teme mendimin tim per ju dhe temen e keni ne fjaline e pare
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Normale qe do ofendojn Nene Terezen muslimanet, pasi Nene Tereza esht figur e shquar Shqiptare dhe i perket Shqiperis, kurse Islami nuk i perket Shqiperis, njerez te till para islamit hedhin posht gjithcka, jo me atdheun dhe figurat e shquara.
Te gjith kta te ashtuquajtur "musliman" jane turp i kombit Shqiptare
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Pse shkon larg ne forume te tjere Love, i ke ne forumin tone qe e shajne sa here flitet per Te.
Biles, e ke ne staf ate qe thonte qe Ajo ishte k****.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Kjo shpelarje e trurit ne emer te fese shkon deri atje ku njeriu nuk njef as nenen e vet keshtu qe e vetmja gje qe thuhet ne keto raste eshte fali o zot se sdine cbejne e cthone.
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Pse shkon larg ne forume te tjere Love, i ke ne forumin tone qe e shajne sa here flitet per Te.

Nuk e ke idenë cfarë indinjate kam, kur lexova sot këto marrëzira, të këtyre grupeve ekstreme .. Nuk ke c'të thuash njërzit janë kthyer në mohues të gjakut të tyre, të tokës së tyre, të gjuhës së tyre, janë sëmurur totalisht nga besimi i qërruar .. por një besim dhe fe, që ata e kanë shndërruar si duan ata dhe jo si është në të vërtetë, jo si janë muslimanët e vërtet..

Para ca ditësh pata një bisedë me një mikun tim, i cili e adhuron historinë dhe po diskutonim për lashtësinë fetare dhe shndërrimin e feve ku këtu dhe muslimania.. në kohën e Muhamedit feja muslimane ka qënë ndër fetë më paqësore në ato kohë.. të shofësh me muslimanizmin e sotëm si është shndërruar .. vërtet kanë dallime..
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Pse shkon larg ne forume te tjere Love, i ke ne forumin tone qe e shajne sa here flitet per Te.
Biles, e ke ne staf ate koke-derrin qe thonte qe Ajo ishte Rrugaçe.

O shentorja love citoje te plote komentin dhe tju vije turp qe lejoni tille komente
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Forumi i të Rinjve Musliman nuk është forum i bashkësisë Islame të Kosovës dhe si e tillë nuk perfaqëson teresinë e muslimaneve të Kosovës e as të rinjeve. Si organizatë e tillë, nese është e regjistruar ne institucionet e vendit , në rast se nga dikush vleresohet se po cenon rendin kushtetues dhe ligjet e vendit duhet të i meret licenca dhe të i ndalohet veprimtaria. Por, tani lind pyetja e madhe se pse mediat po i japin rendesinë një grupacioni të tillë që deklarat i jep nga interneti duke e berë ketë organizem gati se të paqenë . E më pas me shumë e rezikshme se sa kjo deklaratë është dhe tendenca që të tilla deklarime të perdoren që të nxisin urrejtje dhe perçarje vellazërore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme.
E për me tepër do të beja thirje që në ketë forum të mundohemi të e ruajmë frymen e bashkimit midis shqiptarëve e të një debati të mirëfillt (nese duhet të ketë debat për një çeshtje si kjo ) , të një debati që nuk do të tejkaloj në sulme personale midis nesh. Kjo deklaratë është anti islame, dhe është kunder parimeve të Islamit për respektin e të tjerëve dhe nuk është berë si e tillë nga një institucion që duhet të e respektojmë.
 
Sipas teje duhet të qëndrojmë gojëmbyllur.. kur shohim që na ulit figurat e Kombit tonë?
Këtu s'ka vend për propagandë, për jo frymë bashkimi në forumin tonë.. E di c'ka vend këtu?

Këtu ka vend ai shqipëtar, që kur shef në cdo faqe interneti gjëra të tilla të ulta, indinjohet, preket, lëndohet ..
Ore troç muhabetit unë e kam në gjak atë Tokë, në vena atë Komb, në palcë atë Histori dhe Figura të Historisë tonë.. si duhet të mos i dënojmë deklarata të tilla?!
Do i dënoj dhe nëse është e mundur dhe ashpër dhe s'ma ndjen shumë kush do dali të më ofendoj, për dashurinë time, që kam për Tokën time..

Pse duhet të mbyllim sytë atje ku duhet dhe ti hapim atje ku nuk duhet?
Cfarë janë këto budallallëqe, që kanë marrë dhenë nëpër faqet e internetit .. janë këto grupe që po bëjnë të krijohen ndarje në gjithë shqiptarët anembanë trojeve.. pikërisht janë këto gjëra që duhen dënuar ..
 
Edhe unë personalisht e denoj ketë deklaratë të tillë të kesaj organizate , për me tepër po thoja se edhe mua si besimtar të fesë islame dhe si shqiptar nuk më perfaqëson Forumi i të Rinjeve Muslimanë andaj pika e parë nuk duhet të e marim si një deklaratë të institucioneve të besimit islam, por të një organizate që perfaqëson me shumë bindje një grup të kufizuar të personave . Madje, me shumë deshirë dhe do të ndihesha i lumtur sikur në trojet shqiptare , Kosovë e Shqipëri, të kishim ligje që denojnë fyerjen e figurave kombëtare dhe në ketë menyrë do të kishim dhe rolin preventiv dhe represiv (të ndeshkimit) ndaj atyre që do e thyenin po të njejtin ligj.
Unë nuk po deklaroj se duhet të mbyllim sytë , vetëm se deklarata e tillë nuk ka te bejë me muslimanet dhe Bashkësinë Islame në vend, andaj po kam friken time se ndoshta edhe të tilla deklarata tendencioze mund të zhfrytezohen edhe mbi emocionet e çastit që të perdoren për të na ndarë , por më beso se një perqindje e madhe e popullësisë shqiptare të Kosovës e quan dhe e respekton figuren e Nenë Terezë dhe të figurave tjera kombëtare , ato na takojnë neve dhe nuk kemi edhe po të duam ku të i dergojmë (mos me keqkupto të lutëm).
Për të e perfunduar ketë postim timin, po e denoj dhe unë personalisht ashper ketë deklaratë të tillë që cenon rend figuren e Gonxhe Bojaxhiu , për me tepër unë vij nga Prizreni dhe disa burime theksojnë se babai i Anjezës ka mund të jetë nga Prizreni , dhe si mund të e mohoj një qytetare të atdheut tim? Absolutisht jo , e respektoj dhe e nderoj, madje shpesh herë me ka rastisur që të bisedoj me turist të huaj që vizitonin Prizrenin dhe me mburrje u flisja për Nenë Terezën dhe humanitetin e saj dhe për faktin se ky qytet është dhe pjesë e gjeneve të saj ( mund të jetë dhe lokalizëm).
Dhe për fund fare , mendoj dhe e vleresoj se ne shqiptaret duhet të bejmë më shumë në afirmimin e figures së tillë dhe jo të e mohojmë një figurë reprezentative të se cilit nga ne nepër botë.

Më fal për keqkuptimet e ndryshme :)
 
Une sincerisht turperohem nga shprehje te tilla, por nga ana tjeter habitem nga ju se si mund te na fusni ne nje thes te gjithve..ata me shume kane perfaqesuar veten se sa islamin....une mundem te dal dhe ne emer te krishtit te them ndonje marrezi dhe cfare pernjeher gjithe te krishteret qenkan te keqinje...jo se i mbroj ato,se drejt as me intereon cfare kane thene,se nene tereza eshte nga shkupi,perndryshe gonxhe bojaxhiu...dhe une sdjej asgje per te..jo per gje,por mundi i saj eshte merit e saj,dhe veper e saj...ajo do pergjigjet per punet e veta e ne per te jonat...ne ka ber mire,lum ajo,ne ka be keq,mjer ajo...Gjykuesi Suprem do merret me ate ceshtje,ne jemi te ardh ne Toke te besojm e jo te gjykojm.......
Prandaj...secili paraqet veten e tij, se ai qe shan sa eshte musliman i gjakut te muslimanve,eshte edhe shqipetar...por askund nuk thuhet shqiptari,por muslimani....
Sipas teje Love cfare duhet bere ne kete rast.... se une po aq shume prekem kur folin per shqipetaret nepergjithesi,njejt per muslimanet....seedhe shqipetare jam me fe muslimane
 
Dhe koke derri, nuk e di si e lejoni te qendroj si postim...e kam shpreh dhe e them prap, deshprohem nga forumi por prap kthehem me shpres se ja vlen te qendrosh dhe te ruash miqesin ketu ne forum....Alllahu na ruajt nga sherret...se jane ato qe shkaktojn kaq shume urrejtje ndermjet feve dhe nje kombi....per fat te keq
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

edhe ju si staf keni faj si lejoni kto tema me u diskutu ,,
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Sipas teje duhet të qëndrojmë gojëmbyllur.. kur shohim që na ulit figurat e Kombit tonë?
Këtu s'ka vend për propagandë, për jo frymë bashkimi në forumin tonë.. E di c'ka vend këtu?

Këtu ka vend ai shqipëtar, që kur shef në cdo faqe interneti gjëra të tilla të ulta, indinjohet, preket, lëndohet ..
Ore troç muhabetit unë e kam në gjak atë Tokë, në vena atë Komb, në palcë atë Histori dhe Figura të Historisë tonë.. si duhet të mos i dënojmë deklarata të tilla?!
Do i dënoj dhe nëse është e mundur dhe ashpër dhe s'ma ndjen shumë kush do dali të më ofendoj, për dashurinë time, që kam për Tokën time..

Pse duhet të mbyllim sytë atje ku duhet dhe ti hapim atje ku nuk duhet?
Cfarë janë këto budallallëqe, që kanë marrë dhenë nëpër faqet e internetit .. janë këto grupe që po bëjnë të krijohen ndarje në gjithë shqiptarët anembanë trojeve.. pikërisht janë këto gjëra që duhen dënuar ..

hajt se te kishe desht kaq shum kete TOKE e kete VEND , do kishe ardh e kishe jetu ne ate TOK e kishe kontribu per kete KOMB ! e jo te ikesh ne franc e te shitesh PSEODO NACIONALIZEM nga ATJE. :D
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Edhe unë personalisht e denoj ketë deklaratë të tillë të kesaj organizate , për me tepër po thoja se edhe mua si besimtar të fesë islame dhe si shqiptar nuk më perfaqëson Forumi i të Rinjeve Muslimanë andaj pika e parë nuk duhet të e marim si një deklaratë të institucioneve të besimit islam, por të një organizate që perfaqëson me shumë bindje një grup të kufizuar të personave . Madje, me shumë deshirë dhe do të ndihesha i lumtur sikur në trojet shqiptare , Kosovë e Shqipëri, të kishim ligje që denojnë fyerjen e figurave kombëtare dhe në ketë menyrë do të kishim dhe rolin preventiv dhe represiv (të ndeshkimit) ndaj atyre që do e thyenin po të njejtin ligj.
Unë nuk po deklaroj se duhet të mbyllim sytë , vetëm se deklarata e tillë nuk ka te bejë me muslimanet dhe Bashkësinë Islame në vend, andaj po kam friken time se ndoshta edhe të tilla deklarata tendencioze mund të zhfrytezohen edhe mbi emocionet e çastit që të perdoren për të na ndarë , por më beso se një perqindje e madhe e popullësisë shqiptare të Kosovës e quan dhe e respekton figuren e Nenë Terezë dhe të figurave tjera kombëtare , ato na takojnë neve dhe nuk kemi edhe po të duam ku të i dergojmë (mos me keqkupto të lutëm).
Për të e perfunduar ketë postim timin, po e denoj dhe unë personalisht ashper ketë deklaratë të tillë që cenon rend figuren e Gonxhe Bojaxhiu , për me tepër unë vij nga Prizreni dhe disa burime theksojnë se babai i Anjezës ka mund të jetë nga Prizreni , dhe si mund të e mohoj një qytetare të atdheut tim? Absolutisht jo , e respektoj dhe e nderoj, madje shpesh herë me ka rastisur që të bisedoj me turist të huaj që vizitonin Prizrenin dhe me mburrje u flisja për Nenë Terezën dhe humanitetin e saj dhe për faktin se ky qytet është dhe pjesë e gjeneve të saj ( mund të jetë dhe lokalizëm).
Dhe për fund fare , mendoj dhe e vleresoj se ne shqiptaret duhet të bejmë më shumë në afirmimin e figures së tillë dhe jo të e mohojmë një figurë reprezentative të se cilit nga ne nepër botë.

Më fal për keqkuptimet e ndryshme :)

Une sincerisht turperohem nga shprehje te tilla, por nga ana tjeter habitem nga ju se si mund te na fusni ne nje thes te gjithve..ata me shume kane perfaqesuar veten se sa islamin....une mundem te dal dhe ne emer te krishtit te them ndonje marrezi dhe cfare pernjeher gjithe te krishteret qenkan te keqinje...jo se i mbroj ato,se drejt as me intereon cfare kane thene,se nene tereza eshte nga shkupi,perndryshe gonxhe bojaxhiu...dhe une sdjej asgje per te..jo per gje,por mundi i saj eshte merit e saj,dhe veper e saj...ajo do pergjigjet per punet e veta e ne per te jonat...ne ka ber mire,lum ajo,ne ka be keq,mjer ajo...Gjykuesi Suprem do merret me ate ceshtje,ne jemi te ardh ne Toke te besojm e jo te gjykojm.......
Prandaj...secili paraqet veten e tij, se ai qe shan sa eshte musliman i gjakut te muslimanve,eshte edhe shqipetar...por askund nuk thuhet shqiptari,por muslimani....
Sipas teje Love cfare duhet bere ne kete rast.... se une po aq shume prekem kur folin per shqipetaret nepergjithesi,njejt per muslimanet....seedhe shqipetare jam me fe muslimane

Ju citova të dyve për faktin:
Që askush nuk ka përgjithësuar, dhe asnjëherë unë personalishts e kam bërë më lidhje me cështjet fetare sepse gjërat dhe njërzit duhen ndarë sjanë të gjithë me mendime të njëjta dhe me ekstreme të tilla dhe në asnjë vend ku janë shfaqur kjo deklaratë nuk ka patur përgjithësime, por dënimi i një grupi tepër ekstremist dhe që mund të hapi tepër përcarje ndër shqipëtarët, nuk duhen lejuar përcarjet e tilla.. pikërisht unë ndaj dhe solla enkas artikullin e dytë të shkruar nga anëtarët musliman të faqes e-zani.. që dhe vetë muslimanët i dënojnë fjalë të tilla dhe që kanë dhënë një sqarim tamam për njërzit që mos të ketë keqkuptime dhe përgjithësime..

Gonxhe Bojaxhiu, nga shumë musliman respektohet, jo si fetare por si një shqipëtare që ka dhënë aq shumë njërëzve të varfër në botë, aq shumë dashuri dhe gjithcka që ka mundur, si një humanitare që ka ndihmuar me qindra e mijëra fëmijë jetim apo të vafër.. dhe si respekt i një figure shqipëtare për të gjithë shqiptarët..

Në këtë rast, duhen dënuar shprehje të tilla të ulta .. këtë kemi mundësi ta bëjmë nuk na kushton të dënojmë atje ku duhet dënuar..

hajt se te kishe desht kaq shum kete TOKE e kete VEND , do kishe ardh e kishe jetu ne ate TOK e kishe kontribu per kete KOMB ! e jo te ikesh ne franc e te shitesh PSEODO NACIONALIZEM nga ATJE. :D

Ti kot që shkruan se sinqerisht as nuk të lexoj .. Do të thuash që ja më citove .. Të përgjigjem: kot për sport ;)..
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

hajt se te kishe desht kaq shum kete TOKE e kete VEND , do kishe ardh e kishe jetu ne ate TOK e kishe kontribu per kete KOMB ! e jo te ikesh ne franc e te shitesh PSEODO NACIONALIZEM nga ATJE. :D

cnnccncncn pse flet pa menduar nganjeher ti ..Njerzit nuk emigrojne se nuk duan shqiperin por per buke te gojes ...perse je kaq cinik nganjeher ti
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Ju citova të dyve për faktin:
Që askush nuk ka përgjithësuar, dhe asnjëherë unë personalishts e kam bërë më lidhje me cështjet fetare sepse gjërat dhe njërzit duhen ndarë sjanë të gjithë me mendime të njëjta dhe me ekstreme të tilla dhe në asnjë vend ku janë shfaqur kjo deklaratë nuk ka patur përgjithësime, por dënimi i një grupi tepër ekstremist dhe që mund të hapi tepër përcarje ndër shqipëtarët, nuk duhen lejuar përcarjet e tilla.. pikërisht unë ndaj dhe solla enkas artikullin e dytë të shkruar nga anëtarët musliman të faqes e-zani.. që dhe vetë muslimanët i dënojnë fjalë të tilla dhe që kanë dhënë një sqarim tamam për njërzit që mos të ketë keqkuptime dhe përgjithësime..

Gonxhe Bojaxhiu, nga shumë musliman respektohet, jo si fetare por si një shqipëtare që ka dhënë aq shumë njërëzve të varfër në botë, aq shumë dashuri dhe gjithcka që ka mundur, si një humanitare që ka ndihmuar me qindra e mijëra fëmijë jetim apo të vafër.. dhe si respekt i një figure shqipëtare për të gjithë shqiptarët..

Në këtë rast, duhen dënuar shprehje të tilla të ulta .. këtë kemi mundësi ta bëjmë nuk na kushton të dënojmë atje ku duhet dënuar..

Respekte, shpresoj që të mos ndodhin të tilla veprime që ndjellin perçarje që nuk sjellin asgjë të mirë. Gjetem një frymë të perbashket më duket e ajo është figura e pakontestueshme e Gonxhe Bojaxhiut si dhe mos krijimi i antagonizmave pergjithesuese por identifikimin e tyre si raste individuale dhe të cilat denohen madje edhe nga besimtaret islam, sepse sulmi ndaj figurave kombetare është si i tillë anti shqiptarëve musliman dhe atyre katolik, sepse shqiptar të tanë jemi.

Vetoni :)
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

me plq komenti i Cent :) po kush do ta doj kte figur nga ana myslmane e kosoves dhe e maqedonis? ktyre veja flamurin e turqis se vdesin per te
 
Ne fakt fale ekstremisteve qe permban "Akoma" Fv
Kam kuptuar sa shum i duan keta njerez shqiperine dhe figurat e saj
Keta fetare vazhdojne ofendojne cdo dite njeres te cilet nuk jetojne me!!

Ps: Mu kujtu ajo shprehja.Rrite qenin qe te haj kemben!!
Rrite qenin edhe pse po te thone.... MOs!!! Mos i jepni shance
Ketyre funderinave te fusin turinjte ne shoqerine tone
Po i lejuat ky eshte vetem fillimi!!
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Nje gje doja te mesoja se kur u bem ne shqiptart kaq shum popull i devotshem fetar ?

Dhe dicka tjeter se ksajt i bije nje budalla hodhi nje gur ne liqen dhe 100 te zgjuar u zhyten per ta gjet ..Doja te thosha qe kto jan vecse budalleqe qe perhapen gjithandej per nga nje grup i vogel qe e quajen veten musluman duke shperndar te tilla gjera kenaqen me veten e tyre duke qen ne qender te vemendjes dhe pse kan then nje budallik , ne mundohemi ti vem ne qender te vemendjes dhe diskutimit te tilla budalleqe qe perhapin disa palaco te ashtuquajtur ''Musluman''..Nuk po mbroj ktu as musluman e as te krishter sepse sa per djeni per mua jan zero te dyja fet, por esht e pa kuptimet te merresh me te tilla budalleqe qe na servirin nper forume per ti diskutuar ku ne te tilla diskutime nuk mund te shmangesh dot zenkat dhe ofendimet nepermjet antarve......Ne kte kendveshtrim e shikoj une personalisht....
 
Redaktimi i fundit:

Nuk jan duke ber veq muslimanet, por kam degju shum raste te ndryshme ku jomuslimanet bejn vepra te keqija, e nfund ua len fajin muslimanëve.
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Po cju hyn juve ne udhe a do ta kemi flamurin shqiptar apo te Turqisë... Do te mbajme ate flamur qe duam. Okay, dhe skemi nevoje kush te na tregojë.

me plq komenti i Cent :) po kush do ta doj kte figur nga ana myslmane e kosoves dhe e maqedonis? ktyre veja flamurin e turqis se vdesin per te
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Nje postim i imi qenka largua paarsye.... dhe skeni nevoje te fshieni.

Mjafton te mbani rregulloren e forumit per te gjith njesojë.... (jo ai qe ofendon, rri ende ne forum.)
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

jetesa ,,sepse jeni rracista ju prandaj ,,sepse shqiptart e shqiperis nuk flas kurr kshu si flitni ju ndaj x fes tjeter kemi harmoni dhe shkojm mir ndersa ju jeni ndryshe
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Nje gje doja te mesoja se kur u bem ne shqiptart kaq shum popull i devotshem fetar ?

Dhe dicka tjeter se ksajt i bije nje budalla hodhi nje gur ne liqen dhe 100 te zgjuar u zhyten per ta gjet ..Doja te thosha qe kto jan vecse budalleqe qe perhapen gjithandej per nga nje grup i vogel qe e quajen veten musluman duke shperndar te tilla gjera kenaqen me veten e tyre duke qen ne qender te vemendjes dhe pse kan then nje budallik , ne mundohemi ti vem ne qender te vemendjes dhe diskutimit te tilla budalleqe qe perhapin disa palaco te ashtuquajtur ''Musluman''..Nuk po mbroj ktu as musluman e as te krishter sepse sa per djeni per mua jan zero te dyja fet, por esht e pa kuptimet te merresh me te tilla budalleqe qe na servirin nper forume per ti diskutuar ku ne te tilla diskutime nuk mund te shmangesh dot zenkat dhe ofendimet nepermjet antarve......Ne kte kendveshtrim e shikoj une personalisht....

A te eshte prish tastiera e kompjuterit ( lap topit ) qe sa here e shkruan fjalen Musliman e shkruan "kinse" gabimisht apo "kinse" nuk din si shkruhet ! :D
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

A te eshte prish tastiera e kompjuterit ( lap topit ) qe sa here e shkruan fjalen Musliman e shkruan "kinse" gabimisht apo "kinse" nuk din si shkruhet ! :D

Ty ajo po te shqetson shum se sdikam ta shkruaj fjalen musluman ? Te pengon kjo ty ? Referoju dhe kupto ate cfar dua te them jo se si e shkruaj ate fjali une ......
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Ty ajo po te shqetson shum se sdikam ta shkruaj fjalen musluman ? Te pengon kjo ty ? Referoju dhe kupto ate cfar dua te them jo se si e shkruaj ate fjali une ......

Jo nuk me shqeteson mua asgje ! sidomos gjana te forumit , si marr shum seriozisht llafet e askujt :D por thjesht te pyeta a te eshte prish tastiera :D klm :D
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Sjam raciste dhe skam cfare te marr per racizëm, se sme duhet e as sme intereson cka seshte e imja.

Thjesht me pengon ajo padrejtesia qe buron nga mllefi i njeriut, ngase ketu ne forum cdoher flitet jomirë per fenë tonë... Nuk eshte hera e parë, qe kemi veshtru kete gjë. Kurse cka beson tjetri e tjetri, slodhem te mendoj, as sme intereson fare.

jetesa ,,sepse jeni rracista ju prandaj ,,sepse shqiptart e shqiperis nuk flas kurr kshu si flitni ju ndaj x fes tjeter kemi harmoni dhe shkojm mir ndersa ju jeni ndryshe
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

jetesa ,,sepse jeni rracista ju prandaj ,,sepse shqiptart e shqiperis nuk flas kurr kshu si flitni ju ndaj x fes tjeter kemi harmoni dhe shkojm mir ndersa ju jeni ndryshe
Tash ti i vune vulen ahahahha Shikoji i her a thu shahen kosovart me njani tjetrin apo me kto atdhetart e Shqipnis qe te bajn me vjell.
 
Titulli: Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezën

Nuk kam nerva me u marr me njerez te neveritshem si puna e ketyre te deklarates apo kushdo tjeter qe i mbeshtet.
Kaq injoranta jane dhe kaq te pafytyre , kur permend Nene Terezen dhe Enver Hoxhen ? Nene Tereza nuk i ka bere kujt keq, Enveri i beri por jo aq sa na beri ne te Shqiperise, dhe perfundon tek Lenini ne Ukraine ? Hajde idjota hajde . mor te pafytyre kaq shpejt e harruat Milloshevicin ? Bete gjithe ate liste dhe ne ate liste nuk futet kriminelin me te madh te njerezimit ? Nuk di ca te them. Vetem gjak Shqiptari nuk keni.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top