Kroaci, referendum për të ndaluar martesat gay

Duke nisur prej mëngjesit të së dielës, kroatët i drejtohen kutive të votimit në një referendum që do të përcaktojë statusin juridik të martesave homoseksuale në vend.


1475891_10152045259063151_1903604381_n.jpg


Votuesit duhet të përcaktojnë nëse të aprovojnë ose jo ndryshime në Kushtetutën Kroate për të përcaktuar martesën si një bashkim eksluzivisht midis burrit dhe gruas.

Të shtunën, mbështetësit e të drejtave të komunitetit LBGT marshuan në kryeqytetin Zagreb, për të protestuar kundër kësaj vote.

Referendumi u bë i mundur pasi një peticion i hartuar nga disa shoqata katolike mori më shumë se 700 mijë firma, në një popullsi prej 4,2 milionë banorësh.


Martesa është i vetmi bashkim që mundëson riprodhimin. Ky është ndryshimi thelbësor midis martesave dhe mënyrave të tjera se si dy njerëz mund të qëndrojnë bashkë

Josip Bozaniç
Kardinal i Kishes Katolike Referendumi do të ngrejë pyetjen: “A jeni dakord që martesa është një bashkim midis një burri dhe një gruaje?”.

Nëse në shumicë referendumi do të marrë përgjigjen “po”, atëherë Kroacia do të ndryshojë Kushtetutën, duke nxjerrë jashtë ligjit martesat homoseksuale.

Krocia është një shtet ku 90% e popullsisë e deklarojnë veten katolikë, ndërsa sondazhet thonë se referendumit pritet t’i përgjigjen me po 59% e pjesëmarrësve.

Shoqatat “LBGT” përsëritën të shtunën apelin e tyre ndaj bashkëqytetarëve për të votuar kundër, në mënyrë që “minoritetet të mos trajtohen si qytetarë të klasit të dytë në Kroaci”.

Nga ana e tij, kardinali Josip Bozaniç mbështeti ndalimin e këtyre martesave, duke thënë: “Martesa është i vetmi bashkim që mundëson riprodhimin. Ky është ndryshimi thelbësor midis martesave dhe mënyrave të tjera se si dy njerëz mund të qëndrojnë bashkë”.

Kroacia u shndërrua në anëtar të 28-të të Bashkimit Europian më parë gjatë këtij viti. / Top Channel
 
Titulli: Kroaci, referendum për të ndaluar martesat gay

bravo ju koft qe kan qit ne referendum kete gje :D , keta tont pa e pyt askend fap tap e qesin ne kushtetut vulen qe lejohet !!
 
Titulli: Kroaci, referendum për të ndaluar martesat gay

hajde ishAlla po vedisohen njerzit .
 
Titulli: Kroaci, referendum për të ndaluar martesat gay

Kroatet mendojne per te miren e popullit, bravo u qofte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top