Me te rejat ne futbollin Shqiptar.

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Sina: S’kemi ç’humbasim,
20 Korrik “Rezultati i ndeshjes së parë, kur kemi humbur 0?2, na detyron të kërkojmë gjithçka në atë të kthimit, të mërkurën në Zenica”



Elvis Sina, i ardhur te Dinamo gjatë merkatos së verës nga Tirana, i është ngjitur pjesës tjetër të skuadrës blu, e cila e ka rritur optimizmin në prag të ndeshjes së kthimit me Modricën. Edhe pse është humbur ndeshja e parë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, 0?2 ndaj Modricës, te blutë ka besim për përmbysje. Aq më tepër që edhe presidenti Sulaj, në një takim me futbollistët, të premten, u ka kërkuar që në Zenica të bëjnë lojën e tyre, sepse mund të ndodhë dhe përmbysja. Për Sinën, ndryshimi i skemës taktike, tashmë në 3?4?3, kthimi i Kotorrit, por dhe optimizmi i grupit bëjnë që te Dinamo të besojnë dhe te mrekullia. Një aventurë ndoshta, por të gjithë, përfshirë edhe Sinën, pranojnë se Modrica ishte kundërshtari më i dobët, që mund të ketë luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

? Ndeshjen e parë e keni humbur; ç’do të ndodhë me Dinamon në takimin e kthimit, të mërkurën në Zenica?

? Ne kemi besim të madh se mund të bëjmë përmbysjen. Ndryshimi i modulit të lojës në 3?4?3, aq më tepër që formacioni nuk do të jetë më si në ndeshjen e parë, por me një pjesë të madhe të lojtarëve shqiptarë, na bën të mendojmë se do të jemi ndryshe. Sepse jemi dhe një grup lojtarësh, që ia njohim mirë lojën njëri?tjetrit.

? A nuk duket pak si aventureske, që skuadra të luajë me këtë skemë taktike?

? Rezultati i ndeshjes së parë, kur kemi humbur 0?2, na detyron të kërkojmë gjithçka në takimin e kthimit, të mërkurën në Zenica. Pastaj, ne nuk kemi çfarë të humbasim, veçse do të shpresojmë se mund të bëjmë gjithçka. Na është dhënë një besim i madh dhe nga presidenca, kur na është kërkuar që të bëjmë lojën tonë në Zenica.

? Megjithatë, Modrica ju mundi pastër në ndeshjen e parë...

? Për kaq vjet sa luaj futboll, edhe duke patur eksperiencë në pjesëmarrjen në Kupat e Europës, për mua Modrica është kundërshtari më i dobët që ka luajtur në Tiranë. Madje, ishte fati ynë që na ra ky kundërshtar, të cilin duhet ta kishim mundur me rezultat të thellë.

? Atëherë, ku gaboi Dinamo?

? Duhet të ishim më të qetë e më të qartë përpara portës kundërshtare dhe të kishim realizuar rastet, që patëm për shënim. Një gol i shpejtë i zbërthente kundërshtarët.

? Te golat e pësuar, faji ishte i mbrojtjes, apo i portierit?

? Po ta keni vënë re, goli i parë ka ardhur pas një aksioni nga e djathta e tyre dhe topi është harkuar, ndërkohë që unë u mundova ta largoja. Por sfera i doli në “shteg” lojtarit tjetër boshnjak, në një kohë që portieri ynë ishtë ë gjunjë, dhe hyri në rrjetë pas gjuajtjes së tij. Gabimi ishte i dyanshëm.

? اfarë duhet të korrigjoni, që të jeni ndryshe në Zenica?

? Ne duhet të zbatojmë më me rigorozitet detyrat e dhëna nga trajneri. Kthimi i Kotorrit në portë është një forcë plus për ne dhe, duke u mbështetur te kolektiviteti, mund të bëjmë edhe përmbysjen e madhe.
 
Mund të firmos një kontratë në këtë kampionat”
20 Korrik Me një biletë avioni në dorë, Sukaj niset sot drejt Turqisë



Xhevahir Sukaj është padyshim njeriu më I lakuar në dy?tre ditët e fundit në opinionin sportiv shkodran. Dy golat e tij në Slloveni përballë Koperit kanë entuziasmuar pa masë një qytet të tërë, I cili tashmë, pas asaj që dha skuadra kuqeblu në ndeshjen e parë është në pritje të zyrtarizimit të kualifikimit për në turin e dytë të kupës UEFA. Njeriu “gol” I Vllaznisë do ta lërë qytetin e tij sot (e dielë), pasi po sot në orën 14.30 do të fluturojë nga aeroporti “Nënë Tereza” I Rinasit drejt Turqisë, aty ku ai ka vendosur për të vijuar karrierën e tij futbollistike. Edhe pse ndonjë skuadër turke ka filluar të lakohet, Sukaj nuk pranon se është ajo saktësisht, por thotë se është njëra nga tre skuadrat, me drejtuesit e të cilave ai do të takohet ditën e hënë. “E sigurt është që e hëna do të zbardhë përfundimisht destinacionin e ri se ku unë do të luaj”, thekson Sukaj duke u shprehur I kënaqur që ka zgjedhur kampionatin turk për të vijuar karrierën e ti sportive. Sipas tij, “futbolli turk po shënon rritje të ndjeshme të cilësisë sportive dhe ndoshta është këtu vendi I duhur për të shpërthyer”. Por, Sukaj nuk majftohet me kaq kur thotë se do të kontribuojë me të gjitha forcat e tij edhe për ndeshjen e dytë të kupës UEFA, atë Vllaznia?Koper që do të luhet me 31 korrik në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës. “Gjithnjë nëse projektet e mija do të më ecin ashtu si I kam parashikuar, ditën e hënë, ose të martë paradreke do të përfundoj procesin e nënshkrimit të kontratës së re dhe besoj se të martën, në seancën e pasdrekes do të jem I pranishëm në stervitjen e Vllaznisë, për të cilën do të vijoj të punoj maksimalisht edhe në takimin e kthimit për të bërë të njëjtën gjë që bëra edhe në Slloveni”, ka përfunduar Sukaj për “Sport Ekspres”. Sukaj kërkon që nëpërmjet kësaj lëvizjeje të fitojë edhe një pozicion titullari në skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë. “Trajneri Han mbeti i kënaqur nga forma ime dhe tani shresoj që të me mundësi më shumë në skuadrën Komëbtare”.



Në Kaizerslautern e presin të hënën

Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevair Sukaj, autori i dy golave në fitoren 2?1 të Vllaznisë kundër Koperit në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës UEFA, ka refuzuar së fundi një ofertë në shumën e 500 mijë dollarëve amerikanë të bërë nga skuadra e Azerbajxhanit, Inter Baku. Lajmin e bëri të ditur në linjë telefonike nga Mali i Zi, Rudi Vata, shefi i “Vata Vizion Football Management”. “Menaxherët e këtij klubi kishin parë disa ndeshje të Sukajt dhe më paraqitën ofertën e tyre për lojtarin, por Xhevahiri nd?_hë kishte zgjedhur Gjermaninë si vend të së ardhmes së tij futbollistike”, ? tha Vata, i cili po merret ndërkohë me transferimin Xhulian Rrudhos te Lodz në Poloni. Sipas Rudi Vatës, lojtari të hënënmund të firmosë në Gjermani me Kaizerslauternin, por vetë futbollisti do të udhëtojë drejt Turqisë.
 
Ka merkato “ukrainase” për Partizanin
20 Korrik Osmanin e thërrasin në Ukrainëe dhe në Rusi, Xhani kërkon të bëjë rezistencë: Nuk ikën nga ne



Në Bosnjë nuk ka pasur vetëm një ndeshje të mirë futbolli. Ka pasur edhe dhjetëra menaxherë që pasi kanë parë futbollistët e parë kanë nxituar të takojnë presidentin Xhani. Dhe pas kontaktit të parë janë zhgënjyer, lojtarët qenkan të gjithë nën kontratë. “Menaxherë nga shumë skuadra i kanë kërkuar takim presidentit ? tha Osmani ? bëhet fjalë për skuadra nga Ukraina dhe nga Rusia. Normalisht unë jam në kontratë, sigurisht që të luash jashtë shtetit është më profesioniste megjithatë nuk varen gjërat vetëm nga unë, por edhe nga presidenti”.

Xhani – Presidenti Xhani konfirmon tratativat për mbrojtësin shtatlartë. “Mund të konfirmoj që klube të huaja kërkojnë futbollistin tonë. Megjithatë nuk më duket ndonjë gjë e re. Gjithnjë lotjarët e mi kanë pasur dhe do të kenë ofertë. Osmani nuk largohet nga Partizani sepse ne duam të dalim kampionë. Nëse më pas do të vijë ndonjë ofertë që edhe për klubin do të ishte e parefuzueshme atëherë do të shohim se c’do të bëjmë
 
Abazaj, ngrohtësia në mjedisin elbasanas
20 Korrik



“Këtu ndryshojnë gjërat: mjafton edhe të jesh në luftë për titull e të duket sikur je në parajsë. Më besoni, edhe për këtë jam te kjo skuadër, sepse një gjë e tillë më ka munguar”



Sulmuesi tiranas, Orjand Abazaj, gjysmën e kampionatit të kaluar e ka luajtur me bardheblutë, kurse pjesën tjetër me krutanët. Nisur edhe nga ky fakt, ka pasur nga ata, që menduan se Abazaj do të kthehej edhe një herë tjetër në “shtëpi”, për ta nisur aty ku e kishte lënë. Por, kur është pyetur për Tiranën, më tepër se për gjithçka tjetër Abazaj ka kërkuar ta kalojë bisedën te skuadra elbasanase, kur ka thënë se tani ka dëshirë të flasë vetëm për të.



? Abazaj, ka pasur shumë nga ata, që kanë menduar një rikthim tuajin në “shtëpi”, pas një gjysmë kampionati të luajtur me Kastriotin...

? E kisha të pamundur të ktheja pas dy oferta. E para, që të jem i sinqertë, më kishte ardhur nga trajneri Josa, me të cilin të gjithë e dinë se kam marrëdhënie të mira në raportet trajner?lojtar. Fill pas Josës, ka ardhur edhe oferta e presidentit Laze, për ta shtyrë më tej bisedën, që kishte të bënte me kalimin tim te skuadra e tij.

? Nisur nga vonesa e përgjigjes suaj, biseda diku kishte ngecur?

? E kam thënë edhe herë të tjera se me Lazen, pas kërkesës së Josës, kishim rënë dakord në përqindje të madhe për të gjitha kushtet e kontratës, madje, pa u nisur skuadra për në Pogradec. Vonesa ime, për t’u bashkuar me ekipin, ka pasur të bëjë me disa provime që kisha për të dhënë, asgjë tjetër. Madje, Laze dhe Josa e kanë ditur se më 16 të këtij muaji do të isha pjesë e grupit dhe kam qenë tepër korrekt.

? Nëse nuk do të ishte Josa tek Elbasani, do të zgjidhnit Tiranën?

? Përderisa tashmë e kam bërë një zgjedhje, nuk më pëlqen aspak të flas për gjëra, që nuk i kisha shkuar ndër mend. Edhe nëse do të kishte ndonjë arsye, në këto çaste nuk e kam ndër mend të them asgjë, përveç asaj, se tani është radha për të folur për Elbasanin, skuadër për të cilën do të kem përkushtimin maksimal.

? Abazaj, ju mendoni se në këtë skuadër do të jepni më shumë se me Tiranën?

? Përsëri ju me Tiranën? Ta lëmë mënjanë atë, edhe sepse të gjithë mendojmë se në këtë sezon kampionati do të jetë i Elbasanit.

? Që do të thotë?

? Se të gjithë jemi për të arritur maksimumin me këtë skuadër, kërkesë që e ka jo vetëm Josa, por dhe Laze, sikurse dhe tifozët e mrekullueshëm të saj. Duke qenë te tifozët, më pëlqen të them se kanë qenë një tjetër arsye e fortë, që më ka bërë të jem pjesë e Elbasanit për këtë sezon, sepse çdo lojtar ndihet mirë në një atmosferë si ajo, që dinë të krijojnë vetëm elbasanasit. Mund të fitosh shumë tituj kampion, por ëse të mungon kjo, të duket sikur nuk ke arritur asgjë. Në Elbasan ndryshojnë gjërat, mjafton edhe të jesh në luftë për titull e të duket sikur je në parajsë. Më besoni, edhe për këtë jam te kjo skuadër, sepse një gjë e tillë më ka munguar.

Intervistoi: Tonin Frroku



Shehi, “gardian”

Më në fund është bërë realitet dëshira e trajnerit Josa, për të patur në ruajtje të katërkëndorit të verdhebluve një portier të përvojës e me autoritet. Dje, në Elbasan, është nënshkruar kontrata me ish?portierin e Partizanit, portën e të cilit e ruajti për tre sezone, durrsakun Orges Shehi. Portieri do të ruajë portën e skuadrës së Josës, duke zënë kështu vendin e Toçit, që ishte bërë titullar pas largimit të Likës drejt اeçenisë. “Kam rënë parimisht dakord me presidentin Laze, duke pasur mirëkuptimin e tij, që, në rast të një oferte nga jashtë, të jem i lirë. Sidoqoftë, të hënën nis stërvitjen me Elbasanin”, tha mbrëmë portieri Orges Shehi.
 
Vila: Starova e di si rritet Teuta
20 Korrik

“Dëshira është që skuadra e sezonit të ardhshëm të jetë shumë më e fortë, më konkurruese, pse jo, të luftojë edhe për trofe”



Megjithëse është vetëm 20 vjeç, mesfushori Emiliano Vila do të luajë sezonin e tij të tretë me ekipin e Teutës, madje mendohet të jetë një nga elementët e rëndësishëm të formacionit bregdetar. Lojtari i talentuar shprehet i kënaqur që në pankinën e Teutës është sërish trajneri Starova. Madje, mesfushori shpreson që, me të në krye, skuadra të rikthehet midis ekipeve elitare të Superiores.

? Vila, ndonëse 20 vjeç, hyni te veteranët e Teutës; është i treti sezon...

? Nëse dy sezone më parë isha një surprizë e këndshme, falë paraqitjes së mirë që bëra në atë kampionat, tashmë është ndryshe: përgjegjësia është më e madhe, sepse të gjithë presin më shumë nga unë. Shpresoj që në sezonin e ri të gjej formën time më të mirë, pasi në kampionatin e kaluar nuk pata shumë fat; disa dëmtime më penguan që të jap kontributin tim në të gjitha ndeshjet.

? Tashmë, në krye të Teutës është rikthyer Starova, i cili ju përfshiu në ekipin e parë në një moshë mjaft të re; sa i vlen skuadrës rikthimi i tij?

? Starova bëri një punë mjaft serioze para dy sezonesh në drejtimin e Teutës, pasi atëherë ne ishim një prej ekipeve më të mira në vend. Shpresoj që gjërat të shkojnë po aq mirë dhe kësaj here. Madje, unë kam besim se ai do të dijë ta ngrejë Teutën në ato nivele, ku të gjithë e presin.

? Gjatë këtyre dy jvëve në stërvitje, kanë qenë të pranishëm kryesisht lojtarët e sezonit të kaluar, ndërsa përforcimet janë të vonuara...

? Ndoshta, por për këtë çështje nuk më takon mua të flas, janë drejtuesit e ekipit që merren me këto punë. Nga sa na është komunikuar, ata po punojnë për të krijuar një skuadër më të fortë sezonin e ardhshëm. Deri tani nuk ka ardhur asnjë lojtar i ri..., ndoshta është pak vonë, por unë kam bindjen se gjërat do të ndryshojnë dhe në ditët e ardhshme në skuadër do të afrohen dhe lojtarë të tjerë me përvojë, sidomos në ato pozicione ku ka më shumë nevojë.

? Në cilat nivele e parashikoni Teutën e sezonit të ardhshëm?

? Mendoj se është shpejt të flitet për synimet e skuadrës sonë për kampionatin e ardhshëm. Përderisa ende nuk janë prononcuar drejtuesit për pretendimet, nuk mund ta bëjmë ne, futbollistët. Të gjithë presin që ekipi të kompletohet dhe më pas do të flasim për objektiva. Nëse flasim për dëshirë, ajo është që Teuta e sezonit të ardhshëm të jetë shumë më e fortë, më konkurruese, pse jo, dhe të luftojë për trofe.
 
Kova: Abilio nuk është në planet tona
20 Korrik



Futbollisti brazilian Abilio, që ndodhet prej disa ditëve në Tiranë, dje ka kërkuar të komunikojë me një nga drejtuesit e Flamurtarit, për të parë mundësinë e kalimit të tij te skuadra vlonjate. Burime kanë bërë me dije se kjo gjë nuk është realizuar, edhe për faktin se ekipi vlonjat këto ditë po vazhdon të përgatitet në Mavrovë të Maqedonisë. Gjithsesi, menaxherët e brazilianit janë shprehur se do të tentojnë të hyjnë në bisedime me drejtuesit e Flamurtarit, për të arritur që Abilio të vishet kuqezi. Ndërkohë, sekretari i klubit, Geri اipi, pas një takimi pune me kryebashkiakun Gjika, rreth këtij problemi është shprehur: “Abilio duket se po kërkon një skuadër dhe ndonjërit mund t’i ketë shkuar në mendje që të bëjë përpjekje për ta lidhur me Flamurtarin. Por unë mund të them se ky futbollist nuk është i përshtashëm për skuadrën tonë”. Nisur nga fakti se, disa ditë më parë, trajneri Kovaçiç nga Mavrova kishte përsëritur kërkesën e tij për një përforcim në vijën e sulmit, i kemi marrë mendimin teknikut kroat. “Për herë të parë e dëgjoj këtë emër, ndaj si mund them, nëse është ose jo në planet tona si përforcim” ishin fjalët e para të Kovës, që ka vazhduar: “Ne na duhet një sulmues dhe kjo kërkesë është marrë në konsideratë nga drejtuesit e klubit. Askush nga menaxherët nuk ma ka bërë prezent deri tani emrin e këtij futbollisti. Unë nuk e njohë këtë sulmues, por dhe kolegët e mi tregohen të habitur përballë këtij fakti. E thënë më qartë, ky sulmues nuk është në planet tona. Jemi në bisedime me disa sulmues të tjerë, mes të cilëve do të përzgjidhet njëri prej tyre, por emri do të bëhet i njohur vetëm kur të nënshkuhet kontrata”.
 
Ky ligj, më i tmerrshmi në këto 60 vitet e fundit”
24 Korrik Xhani: Kështu shkatërrojnë futbollin, madje është bërë enkas kundër Partizanit



Presidenti i Partizanit Albert Xhani është i bindur që projektligji i fundit për kthimin e terreneve sportive ish?pronarëve është bërë enkas për të dëmtuar futbollin. Sipas tij ky është ligji më “kriminel” që mund të miratojë parlamenti shqiptar në këto 60 vitet e fundit.



? Sa e cënon Partizanin ligji për kthimin e terreneve sportive te ish?pronarët?

? Shumë. ثshtë gati vdekjeprurës. Madje nuk dënon vetëm Partizanin, por gjithë sportin në përgjithësi.

? Si e komentoni?

? Si ligjin më kriminal të 60 viteve të fundit. Asnjë qeveri, madje as ajo komuniste nuk bënte veprime të tilla. ثshtë e qartë që nuk e duan futbollin, duan ta vrasin atë. Unë besoj se të gjitha klubet dhe skuadrat e futbollit dhe sporteve të tjera do të mbesin pa luajtur nëse bëhet ky ligj.

? Ka një ide që ish?pronarët mos ta ndërrojnë destinacionin por t’i mbajnë sërish si terrene sportive dhe t’i administrojnë ato?

? Kjo është të luash “e ka kush e ka”. Po sikur pronarët e terreneve të të vënë 1 milionë euro qira në muaj për klubet atëherë ku do të stërviten skuadrat. Ku do të luhet futboll. Kjo është një çmenduri.

? Cila është zgjidhja që mund të ofrojë komuniteti i futbollit?

? Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që t’i kemi këto terrene për vete dhe më pas t’u ndërrojmë destinacionin. Ajo që kemi kërkuar është që shteti të na i vërë në dispozicion, në përdorim për të paktën 50 vite. Në këtë mënyrë ne mund të investojmë mbi këto terrene. Ne kemi bërë disa investime të vogla, por asnjëherë nuk kemi pasur një garanci nga shteti që nuk do t’u kthehen pronarëve. Dhe ja tani befas ajo që kishim frikë ndodhi. Unë mendoj madje se ky ligj është bërë me qëllim që të dëmtohet klubi i Partizanit, pasi dihet pozicioni strategjik që ka terreni i kompleksit të kuq.

? Pse në gjithë këto vite asnjë klub nuk ka bërë një kompleks privat?

? Në asnjë vend të botës nuk ndodh që shteti mos të të lërë tokën në dispozicion. Nëse shteti do na e kishte lënë terrenin pa ndryshim destinacioni komplekset unë për shembull me donatorë të tjerë i kishim gati. Mund të bënim madje edhe stadium në terrenet e Partizanit. Por shteti kërkon ta shkatërrojë futbollin, ta fundosë atë.

? Pse mendoni se ndodh kjo?

Në një shtet ku janë privatizuar telefonia e hidrocentralet asnjëherë nuk është parë me përparësi sporti. Unë nuk arrij ta kuptoj se përse ne si gjithë bota të mos kemi politika sportive. Ne që hedhim para në sport jemi të gjithë dashamirës. Tani na del që duhet të ngelemi edhe pa fusha. Po kjo është e tepërt, duhet patjetër që kmuniteti i futbollit ta kundërshtojë me forcë një gjë të tillë.

? اfarë kishit shpresuar ju si klube?

? E thashë edhe më lart, këto terrene sportive duhet t’u kalojnë njerëzve që do të privatizojnë klubet. Sigurisht pa ndryshim destinacioni. Dhe në këto terrene të bënim komplekse dhe fusha si gjithë bota. Unë kam shpresuar që shteti edhe vetë të ndërtojë impiante e më pas t’ua lërë klubeve në dispozicion, por tani gjithë ëndërrat u shuan. Unë shpresoj që parlamenti shqiptar të ketë njerëz të përgjegjshëm që të mos arrijnë deri aty sa të miratojnë një ligj të tillë.

? Nga ana morale kthimi i pronave te ish?pronarët ka rrezik?

? Ka edhe nga ana sportive. Në terrenet ku sot stërvitet Partizani për shembull janë stërvitur emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Dhe tani befas duan që t’i bëjnë pallate. Kjo është çmenduri; në këtë vend nuk ka vlerë asgjë nga e shkuara, nga mitet
 
Osmani, “demi” i lezetshëm që flet shumë...
24 Korrik Me një futbollist si Tefik Osmani nuk është aspak e veshtirë të flasësh, qoftë edhe për atë, sepse, siç thotë dhe presidenti i “demave”, Albert Xhani, ai flet aq shumë sa ka raste kur dhe të lodh. Por duhet pasur kujdes me të, pasi ka raste kur “ngatërron dynjanë”, teksa në të shumtën e rasteve batutat e tij janë shitur si lajme, një pjesë e të cilave kanë pasur një farë kostoje për lojtarin. Megjithatë, Osmani ka dëshirë të flasë me atë gjuhë, që ai e quan “kodin e komunikimit me të gjithë”



“Sulltanin duhet ta presim”

Krejt ndryshe ndoshta, nga të gjithë lojtar-t e tjerë të Partizanit që kanë mbetur pa u shlyer nga Xhani, Osmani thotë se presidentin “nuk duhet ta ngacmojmë ditë për ditë për punën e rrogave”. Sepse, sipas korçarit finok, ai është nga ata presidentë, që ka treguar se jep gjithçka për lojtarët e tij. “E ka zemrën e madhe ? thotë Osmani, ? por ka raste, si të gjithë presidentët e tjerë, që nga punët e shumta bllokohet për pak kohë”. Që do të thotë? “Se ne lojtarët duhet ta presim sa të zhbllokohet” vjen përgjigja e Osmanit. “Sulltani ka treguar se vonon, por nuk harron, dhe kjo është tepër e rendësishme” thotë mbrojtësi.



“Senatorët” nuk ikin

Asnjëri nga “senatorët” e skuadrës së kuqe, sipas Osmanit, nuk largohet nga ekipi, të paktën edhe për këtë sezon. “Senatorët”, sipas tij, janë Beqiri, Dhëmbi, Muzaka dhe vetë ai, të cilët në kthim nga Shiroki Brijeg kanë udhëtuar në një makinë me Xhanin. Në fakt, udhëtimi i tyre ka zgjatur jo më pak se 15 orë, pasi kanë ngatërruar rrugën. I vetmi, që kishte vazhduar të fliste edhe në ato rrethana, ka qenë Osmani, i cili ka folur aq gjatë, sa për një moment Xhani i ka kërkuar jo vetëm ta “mbyllë”, por edhe i ka kujtuar se flet shumë. “Eshtë e vërtetë, ? pranon Osmani, ? fiks kështu më ka thënë. Me shaka, sigurisht”.



Por vetë edhe mund të largohet...

Osmani thotë se ka tri oferta, të cilat vijnë nga Rusia, Ukraina e Qipro. “Kur thashë se nuk largohem, e kisha fjalën për në një skuadër në kampionatin tonë, por për jashtë ndryshojnë gjërat”. Madje, Osmani thotë se është gati të harrojë atë çfarë ka hequr në kampionatin ukrainas dhe të luajë sërish atje, kur kujton pagesat e mirë në klubet e atij vendi, megjithëse ka edhe dy oferta të tjera, nga kampionati rus dhe ai qipriot.



Asnjë koment për Tiranën

Nga burime pranë lojtarit, flitet se Osmani ka pasur edhe një ofertë nga Tirana. Por lojtari nuk ka dashur të bëjë komente të tepërta, përveç asaj se nga Partizani mund të largohet, vetëm nëse kërkohet nga skuadra jashtë kampionatit tonë. Nga ana tjetër, pranon edhe se një skuadër si Tirana tundon çdo lojtar. “Edhe ju?” e ngacmojmë. “Tani për tani jo dhe aq, pasi më shumë ma prishim mendjen ekipe jashtë kampionatit tonë. Tani ndihem gati për të kaluar në një skuadër “race”, siç thoni ju” mbyll Osmani, që në çdo moment kërkon të ta hedhë me batutat e tij, duke u bërë aq i lezetshëm.
 
Fitim Haliti, aromë e “Këpucës së Artë”
24 Korrik Golshënuesi më i mirë i kampionatit të fundit kosovar, që ka firmosur për skuadrën kavajase, premton se do të jetë i tillë edhe me verdhezinjtë



“Mjaftojnë tri ditë, për të kuptuar se kam bërë zgjedhjen e duhur” është shprehur sulmuesi kosovar, 26?vjeçari Fitim Haliti, i ardhur nga Besa e Pejës, i cili thotë se, përtej interesimit të të gjithëve për futbollin në Kavajë, e ka habitur prania e presidentit Nexhat Bizhdili në seancat e stërvitjes, por edhe pak çaste para se skuadra verdhezi të nisej dje në mesditë drejt Mavrovës, ku do të vazhdojë fazën përgatitore për sezonin e ri. “E di që idhulli i fundit i kavajasve ka qenë Altin Rraklli. Do t’i ngjaj atij. Do të më shohin e më njohin shpejt të gjithë adhuruesit e Besës” ka thënë futbollisti, që ka përvojë me skuadrat kosovre, si Prishtina, Dukagjini, Shqiponja e Pejës dhe, së fundi, te Besa e Pejës, me të cilën ka qenë edhe sulmuesi më i mirë i sezonit të kaluar.



? Haliti, përshtypjet e para si lojtar i Besës...

? Eshtë e para lëvizje e imja nga kampionati kosovar. E shoh se në Kavajë kam gjetur skuadrën e duhur, për të avancuar më tej treguesit e karrierës sime.

? Nga do t’ia filloni?

? Aty ku e kam lënë: te ai numër i konsiderueshëm golash, që shënova në kampionatin e sezonit të shkuar, si pjesëtar i Besës së Pejës. Me këtë grup, që shoh te Besa e Kavajës, janë të gjitha mundësitë për të mbërritur tek ajo kuotë golash, duke pretenduar të jem “Këpuca e Artë”. Do të më shohin dhe më njohin shpejt të gjithë adhuruesit e skuadrës kavajase.

? Sot (dje) niseni për fazën përgatitore në Mavrovë...

? Për futbollistin kjo është periudha bazë. Ose, e thënë ndryshe, hidhen themelet e formës, me të cilën do të përballojë sezonin e ri. Më pëlqe që këtë fazë do ta kryejmë në një kamping shumë të mirë e me kushte ideale si ai në Mavrovë. ? Te Besa luan dhe Driton Krasniqi, i cili nga Prishtina ka udhëtuar drejt Mavrovës, për t’iu skuadrës së bashku me mesfushorin e majtë Zhdrella...

? Si Krasniqin, që ka tre vite që dallohet te Besa, ashtu dhe Zhdrellën, i njoh mirë. Me ta dhe me futbollistë të tjerë mjaft të mirë, që ka Besa, do të paraqesim një skuadër me ambicie. ? Para nisjes, hodhët dhe firmën mbi kontratë...

? Sigurisht. Por te Besa më ka impresionuar vërtet shumë fakti, që presidenti Bizhdili nuk i është ndarë skuadrës, madje edhe tani, kur po nisemi për në Mavrovë. Me të pata mirëkuptim të plotë në momentin e nënshkrimit të kontratës njëvjeçare, me opsion edhe për një rinovim tjetër. Xhatit i premtova ndjenjë përgjegjësie e profesionalizëm, që do të më karakterizojnë gjatë kohës që do të jem pjesë e Besës.
 
Abraham: Po, më duan në Francë
24 Korrik “Jam në dijeni të interesimit të Guingamp, kur të më vijë oferta zyrtare do ta studioj me kujdes”



Atje në Francë mund të kenë dëgjuar që Abraham është hajmali e mirë. Sepse ndryshe nuk shpjegohet që tri skuadra të ndryshme, të cilat e kanë pasur në bord në tre edicionet e fundit, kanë fituar me të titullin kampion. Për vetë futbollistin ndoshta është thjesht një rastësi. I ulur në një prej klubeve të rrugës “Myslym Shyri”, me një neskafe përpara, nigeriani shpjegon deri në detaje situatën rreth tij. Merkato, klauzola, kontrata dhe menaxherë. Ja rrëfimi i Abraham, në intertvistën e tij për “Sport Ekspres”:



? Atëherë, si është e vërteta e kontratave tuaja?

? Unë kam firmosur deri tani një kontratë, atë me Tiranën. Kjo tashmë dihet. Gjithashtu, dihet që në kontratë ka një klauzolë, ku thuhet se, nëse kam një ofertë nga jashtë, unë mund të largohem.

? Po pse nuk ndodheni me Tiranën në Maqedoni?

? Unë sapo mora vizën maqedonase dhe pasaporta ime ishte në ambasadë. Do t’i bashkohem grupit në pjesën e dytë të fazës përgatitore, pra në fund të muajit, kur Tirana do të kthehet për dy?tri ditë pushime dhe më pas do të vijojë përgatitjet po në Ohër. ? اfarë mund të thoni për interesimin e skuadrës franceze Guingamp?

? Jam në dijeni të interesimit të tyre. Adrian Aliaj, së bashku me menaxherin tim Mançe, më kanë informuar. Megjithatë, ende nuk më kanë bërë një ofertë zyrtare. Ndoshta më duhet të shkoj e të provohem dhe më pas të biem dakord, apo jo. Jemi në fazën e parë të tratativave.

? A ka probleme nga Tirana në lidhje me këtë ofertë?

? Tirana? Unë kam të shkruar në kontratë që, nëse do të kem ofertë nga jashtë, largohem. E, megjithatë, gjërat nuk bëhen vjedhurazi, kurrsesi. Nëse do vijë konfirmimi, që unë duhet të paraqitem për provë, atëherë do të njoftoj Tiranën. Unë, donatori Halili dhe menaxheri do të ulemi në tryezë bisedimesh, sepse ndryshe prishen edhe parashikimet e Tiranës.

? Të josh Franca?

? Mendoj se mund të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën time. Për këtu, në Shqipëri, Tirana është maksimumi dhe as nuk dua të mendoj për skuadër tjetër. Por Guingamp, megjithëse luan në Francë 2, është një moment i rëndësishëm.

? Si funksionojnë kontratat me klauzolë: nëse ju doni të largoheni nga Tirana një ditë përpara mbylljes së merkatos, a mund ta bëni një gjë të tillë?

? Nuk janë kaq të thjeshta; normalisht, klubi ku kam nënshkruar duhet respektuar. Edhe nga pikëpamja morale. Në çdo rast do të ulemi bashkë me drejtuesit bardheblu dhe do të diskutojmë ofertat që kam. E përsëris, nuk bëhet fjalë për skuadra brenda Shqipërisë.

? Te vite në futbollin shqiptar, tri herë kampion, ka ndonjë peng?

? Po mendoj se është e çuditshme që nuk kam shënuar ende asnjë gol. Kam dhënë pasime, madje “asiste”, kam bërë gjëra të mira, vetëm goli personal më ka munguar. Gjithashtu edhe Kupa e Shqipërisë, pasi Superkupën e kam fituar.

? Nga Erseka, në Tiranë, nuk është kaq e thjeshtë?

? Më besoni kur ju them që Tirana është kulmi. Jo vetëm nga ana futbollistike, por edhe nga financiare e njerëzore. Të jetosh në këtë kryeqytet është kënaqësi.

? Një vit te Dinamo, tani rifirmosni te Tirana. Nuk ka asnjë mëri?

? Unë jam futbollist profesionist. Kur më skadon një kontratë ulem në tryezë bisedimesh dhe, nëse arrij të gjej akordin me një skuadër, atëherë shkoj. Unë nuk kam flamuj, luaj futboll për veten dhe familjen.

? Tani te Tirana duket se kanë filluar polemikat për fanellën dhe numrin me Dabullën?

? Nuk ka ndonjë polemikë. Për numrin s’ka rëndësi. Nëse ai e do numrin 3, ta mbajë. Unë luaj me këmbë e jo me numër. Ronaldinjo shkoi te Milani dhe mori numrin 80!

? Para një viti është diskutuar gjatë fakti që mund të luanit në përfaqësuesen e Shqipërisë. Si e keni pritur?

? Kam dëgjuar fjalë, por asnjë ofertë konkrete nuk më është bërë. Mendoj se ndoshta ishte dhe pak e vështirë, për shumë arsye. Shqipëria, si përfaqësuese më pëlqen, fillimin e eliminatoreve e ka gjithnjë shumë të mirë, por më pas bie në mënyrë të habitshme. E megjithatë, unë mendoj se ka futbollistë cilësorë.

? Kë vlerësoni më shumë?

? Duron. Klodin e kam pasur mik edhe te Tirana dhe mendoj se është një futbollist shumë i mirë.

? Kush janë miqtë tuaj brenda rrethit futbollistik?

? E kam thënë disa herë që miku im më i mirë është Nevili. Por edhe Pisha dhe Kotorri janë miq, për të cilët kam shumë respekt.

? Si e përjeton familja faktin që luani në Shqipëri?

? Mirë, shumë mirë, janë të kënaqur me karrierën time dhe me të ardhurat financiare. Normalisht unë punoj edhe për ta.

? Vjet keni pasur një thirje nga Olimpikja e Nigerisë; vijon të jetë në kokën tuaj Kombëtarja e vendit ku keni lindur?

? Duke luajtur në Shqipëri është shumë e vështirë. E mbani mend Egbon, kur humbi përfaqësuesen? Ndoshta duke luajtur në Francë mund t’ia dal.

? Cila është ëndrra juaj?

? Të luaj me Bajernin e Mynihut. Unë jam tifoz i skuadrës gjermane.
 
Andi Lila, sot në Ohër
24 Korrik Burime nga FK Tirana bëjnë me dije, se në orët e para të paradites së sotme, kavajasi 22?vjeçar, Andi Lila, do të udhëtojë drejt Ohrit për t’u bashkuar me grupin e djemve bardheblu. Ish?mbrojtësi i krahut të djathtë të verdhëzinjve të Besës, pa dyshim një nga më të dalluarit në kampionatin tonë, tashmë edhe kontigjent i ekipit kombëtar, sot do të paraqitet përpara trajnerit Sliskoviç dhe stafit teknik, kurse në seancën stërvitore të pasdites do të jetë totalish nën urdhërat e tij.

Eni Malaj largohet nga grumbullimi

Krejt papritmas, Eni Malaj, një nga tre portierët, që deri dje ka patur në dispozicion tekniku Blazhe Sliskoviç në përgatitoren e Ohrit, ka lënë grupin bardheblu. Gjithsesi, para se të largohej, Malaj, një nga portierët e kombëtares kuqezi U?19, ka bërë me dije stafin drejtues, por burime nga Ohri thonë se, edhe pse ka lajmëruar që po ikën, nuk ka thënë asnjë arsye rreth largimit. Kështu, pas kësaj, bardheblutë për momentin në Ohër kanë mbetur vetëm me “Tatën” në portë, ngaqë portieri tjetër, Klajdi Kuka, që nga hëna ndodhet në Tiranë, për shkak të konkurimit në AEFS “Vojo Kushi”. Pas kësaj, veterani 37?vjeçar, Blendi Nallbani, që këtë sezon do të kapërcejë dekadën e dytë në roje të katërkëndorit të portës, me sa duket vazhdon të mbetet sërish një nga pikat e forta të Tiranës.

Presidenti Halili pranë skuadrës

Një javë pas akomodimit të skuadrës në Ohër, për të kryer fazën përgatitore, burime nga FK Tirana lajmërojnë, se sot në Ohër do të mbërrij presidenti Refik Halili. Në këtë vizitë, njëshi i skuadrës bardheblu do të marrë kontakte me teknikun Blazhe Sliskoviç, pjestarët e tjerë të stafit teknik dhe futbollistët. Në qendër të këtyre kontakteve do të jetë mbarëvajtja e përgatitjeve si edhe kushtet e akomodimit. Të njëjtat burime theksojnë, se presidenti Halili do të qëndrojë sonte në hotel “Belvedere”, për të ndjekur skuadrën në miqësoren e dytë stërvitore, që do të zhvillojë nesër me skuadrën e Ohrit.
 
Josa, trajneri i “zhytur” në punë
24 Korrik Trajneri i verdhebluve elbasanas, Mirel Josa, e pranon edhe vetë, se akoma nuk i ka ndarë mirë gjërat. Së pari, për grupin që do të jetë nga minuta e parë në formacion, por edhe për modulin e lojës, që do t’i shkonte më për shtat skuadrës së tij. “Ajo, çka mund të them për momentin ? rrëfen Josa, ? është se bëj pjesë në atë kategori trajnerësh, që më pëlqen të rrezikoj shumë gjatë një ndeshjeje”. Që do të thotë? “Se preferoj lojën sulmuese” plotëson trajneri. “Edhe për këtë, ? vion Josa, ? jam në kërkim të një grupi, që t’i përgjigjet më së miri kësaj “shijeje” time”. “Me lojtarët, që keni në përbërje të skuadrës për momentin, apo edhe më të tjerë, që pret?” ka qenë pyetja e radhës për Josën. “Në këto momente, gjërat jemi duke i llogaritur me lojtarët që kemi në dispozicion, deri atëherë, kur të shikojmë se duhen dhe të tjerë, për të shkuar te kërkesa për një lojë sa më sulmuese. Deri tani grupin nuk e kam parë si reagon në kushte loje. Vetëm pasi ta kemi parë këtë grup lojtarësh në një ndeshje ? thotë më tej Josa, ? do të jemi në gjendje të themi më shumë”. Megjithatë, Josa s’është se nuk e ka një ide të fiksuar për lojën. “Nuk mund të ndryshoj kollaj” thotë ai, duke treguar hapur se i pëlqen të riskoj së tepërmi me këtë skuadër, që sipas Josës kërkon maksimumin në kampionatin e ri. Gjithsesi, duhet pranuar se dje Josa nuk ka qenë dhe aq i qetë, ndoshta edhe për atë se është nga ata, që nuk kënaqet me pak në seancat stërvitore. “E kemi thënë edhe më parë, nënvizon Josa, ? se në këto momente të gjithë duhet ta kuptojnë që është koha për punë dhe regjim, asgjë tjetër”. “Ndaj është kaq e vështirë të flitet me ju në këtë periudhë?” e ngacmojmë, ndërsa vjen reagimi: “Më pëlqen të them se jam prej atyre, që dua të kem marrrëdhënie të mira me të gjithë, diçka më tepër me komunitetin e gazetarëve. Por në këto momente pune edhe duhet të na falni, sepse dhe ju duhet ta pranoni që kohën e kemi më të paktë, pasi kemi punë shumë për të bërë. Gjithsesi, nuk duhet të qaheni, në kushte kur kemi qenë të hapur me të gjithë, me ju ndoshta më shumë se me të tjerët”.
 
Bishani, portieri që paraljmëron divorcin
24 Korrik Olti Bishani është pjesëtari më i ri i formacionit të kuqebluve të Vllaznisë. Ndonëse 20?vjeçar, ai ka një karrierë të pasur sportive, teksa, përveç portës së kuqebluve, atij i është besuar të mbrojë edhe atë të përfaqësueses së të rinjve dhe të U?21. Bishani është konsideruar si një e ardhme e sigurt e portës shkodrane, ndërsa sezonin e kaluar, duke qenë rezervë e Grimës, luajti në disa ndeshje si titullar. Edhe pse Grima e mbylli sezonin e kaluar duke ngritur lart kupën e Shqipërisë, të fituar nga Vllaznia, rrethanat e rivendosën Bishanin sërish titullar në mbrojtje të portës edhe në ndeshjen e parë të kupës UEFA. Bishani ishte pjesë e formacionit kuqeblu, që fitoi ndaj Koperit 2?1. Në pjesën e parë, që u mbyll 2?0, ai u vlerësua për pritjet mjeshtrore, duke e shpëtuar skuadrën nga gola të sigurt. Por një gol, i pësuar në pjesën e dytë, ka bërë që rreth tij të krijohet një klimë mosbesimi prej stafit teknik. Kjo nuk ka kaluar pa u ndjerë nga 20?vjeçari i portës shkodrane, Olti Bishani, çka e ka shfaqur edhe në prononcimin për “Sport Ekspres”.



Përgjegjësia e golit të pësuar

“Askush nuk dëshiron që skuadra, me të cilën luan, të pësojë gol, aq më tepër portieri, i cili në një farë mënyre është përgjegjësi kryesor, kur topi kalon përtej vijës “fatale” për në rrjetë”, ka thënë për gazetën tonë Bishani, që nuk ishte aspak e vështirë ta dalloje, se vazhdonte të vuante akoma peshën e asaj çka ndodhi në stadiumin në Nova Gorica, në momentin e pësimit të golit. “Jam ndierë me të vërtet keq, kur kam dëgjuar komentet, që ka bërë trajneri Canaj, si dhe shprehjet e përdorura në adresën time, pasi topi i gjuajtur nga sulmuesi slloven ka përfunduar në rrjetë”, rrëfehet portieri, që në fakt, përpos asaj që goli u pësua në rrethanat e një konfuzioni përpara portës, ku edhe mbrojtja dhe të tjerët kishin pjesën e tyre, ai pranon edhe përgjegjësinë e tij. Sipas Bishanit, situata nuk duhet të shkojë deri në atë pikë, sa kontributi i tij në këtë ndeshje të errësohet nga goli i pësuar, në një kohë që ai ka shpëtuar raste të tjera, sidomos në pjesën e dytë, kur skuadra pati një tërheqje të dukshme për të mbrojtur avantazhin.



Sinjalet e largimit

“Nëse trajneri nuk më do, unë mund të largohem nga Vllaznia”, vazhdon prononcimin e tij për “Sport Ekspres”, portieri i ri Bishani, gjithnjë i bindur që klima rreth tij nuk është aspak inkurajuese për vazhdimësinë e bashkëjetëses me stafin teknik atual të kuqebluve. Sipas Bishanit, ai dallon se nuk është aspak në preferencën e teknikut Canaj dhe për këtë thotë se “kur një trajner nuk ka besim te ti, nuk ka arsye të qëndrosh më në atë skuadër”. Bishani shpjegon se mosbesimin Canaj e ka shprehur hapur edhe në intervistat, që ai ka dhënë përpara dhe pas ndeshjes me Koperin, çka nuk e kanë bërë të ndiehet mirë nga ana psikollogjike. Por ndikim negativ, për Bishanin dhe kolegët e tij të portës, Ndoja dhe Grima, kanë patur edhe ardhjet e disa portierëve për provë, që nga Mali i Zi, Kroacia dhe deri nga Amerika. Gjithsesi, për këto raste Bishani nuk është ndierë inferior, sepse vetë fakti që ata u kthyen andej nga kishin ardhur, tregon që niveli i tij ka qenë më i mirë se i tyre, përderisa e vendosën dhe në formacion për ndeshjen e parë të kupës UEFA?s. Ndërkohë, që nga dita e ndeshjes në Slloveni, kur Canaj lëshoi ato pakënaqësi publike ndaj portierit, duke u dëgjuar qartë jo vetëm nga lojtarët në fushë dhe në pankinë, por edhe nga tifozët në tribunë, tekniku nuk është ndalur më në asnjë rast për këtë problem. “Gjatë këtyre ditëve kemi vijuar normalisht seancat stërvitore, duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit, por me trajnerin nuk kam pasur asnjë kontakt për këtë problem”, thotë Bishani, ndërkohë që saktëson se edhe analiza e ndeshjes së parë akoma nuk është bërë. Megjithatë, ai po vazhdon të stërvitet me shumë reriozitet për ndeshjen e kthimit me Koperin, ndërkohë që, në mbyllje të prononcimit të tij për gazetën tonë, ai deklaron se ndiehet i pasigurt në përbërje të Vllaznisë.
 
Canaj: Formacioni që fiton, nuk ndryshon




Që pas ndeshjes në transfertë me Koper, kuqeblutë kanë bërë testimin e parë, në prag të ballafaqimit të dytë të turit të parë të kupës UEFA. Dhe përballja miqësore e së enjtes, në “Loro Boriçi”, me malazezët e Deçiçit, ka rezultuar pozitive për skuadrën e Canajt, e cila, përveçse ka fituar 2?1, është pëlqyer jo pakedhe për lojën e saj. I kënaqur nga prezantimi i Vllaznisë ka mbetur edhe tekniku Agim Canaj. “Për mendimin tim, skuadra ka rritje të ndjeshme në krahasim me ndeshjen e parë, të luajtur në Slloveni” është shprehur Canaj, i cili ka besim se një gjendje të tillë ajo do ta paraqesë edhe në sfidën e dytë përballë Koperit.

Në fushë, i njëjti njëmbëdhjetësh

“Formacioni që fiton, nuk ndryshon”. Kjo është një thënie e përdorur dhe e zbatuar shpesh nga trajnerë. Me këtë parim duket se udhëhiqet edhe tekniku i Vllaznisë, Agim Canaj, i cili në ndeshjen miqësore me Deçiç të Tuzit ka nxjerrë në fushë të njëjtët lojtarë, me të cilët ka luajtur një javë më parë në Slloveni, ndaj NK Koper: Bishani në portë; Teli (kapiten), kroati Bashiç, Belisha e E. Beqiri në mbrojtje; në mesfushë Osja, Nallbani, Lika e Smajli; në sulm Kaçi e Lika. Njëmbëdhjetëshi ka funksionuar më së miri në fushën e lojës dhe ka marrë vlerësimet, jo vetëm të teknikut Canaj, por edhe duartrokitjet e shumta të tifozerisë shkodrane, e cila duket se ka bërë “nxemjen” për zyrtaren e një jave më pas, ndaj sllovenëve të Koperit. Ndërkohë, vlerësime pozitive për kuqeblutë e Vllaznisë ka dhënë edhe menaxheri Rudi Vata, i cili, edhe pse ishte me pushime në Ulqin, ka preferuar të udhëtojë së bashku me dy djemtë e vegjël, për të ndjekur nga afër skuadrën e qytetit të tij, mbase dhe për të bërë “një rrugë e dy punë”: të vëzhgojë nga afër edhe ndonjë prej futbollistëve për në merkato.

Kaçi e Sukaj paralajmërojnë

Dy golat, të shënuar nga Albert Kaçi dhe Xhevahir Sukaj në portën e Deçiçit, janë konsideruar si një paralajmërim për ndeshjen e së enjtes ndaj Koper. Ashtu siç ishte parashikuar, kjo dyshe sulmuese ka funksionuar në mënyrën më të mirë në vijën e parë, që duke pasur prapa edhe Likën, tepër ambicioz për të kërcënuar portën kundërshtare, kanë qenë me të vërtetë shumë problematikë për skuadrën nga Mali i Zi. Madje, duke lënë pas kompeticionin europian, tifozeria shkodrane ka filluar të shprehë keqardhje për një prishje të këtij formacioni në sezonin e ardhshëm, kur Sukaj e Lika janë në prag të divorcit me Vllazninë. “Nëse nuk largohet askush nga skuadra, me këtë formacion Vllaznia është pa diskutim kampione e Shqipërisë” janë shprehur tifozët shkodranë, ndoshta duke patur ndonjë shpresë se rrethanat edhe mund ta bëjnë realitet një gjë të tillë, përderisa Sukaj zyrtarisht akoma nuk ka firmosur për skuadrën e re turke, ku pritet të shkojë pas përfundimit të angazhimit me kuqeblutë në kompeticionin europian.

Dje pushim, sot skuadra grumbullohet

Dita e djeshme ka qenë pushim për kuqeblutë e Vllaznisë. Stafi teknik ka ndjekur skemën e zakonshme të regjimit të një skuadre, e cila pas një ndeshjeje zyrtare, sikurse ishte edhe ajo e së enjtes, në miqësoren me Deçiçin, nuk stërvitet. Ndërkohë, menjëherë pas këtij pushimi, sot skuadra do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e kthimit të kupës UEFA, me Koperin slloven, që do të luhet të enjten e ardhshme. Po sot, sipas burimeve të stafit teknik, skuadra do të grumbullohet në hotel “Meteor”, aty ku ka qëndruar edhe në ditët e pragndeshjes së parë. G.M
 
Kova, në kërkim të ndeshjes miqësore

Skuadra vlonjate pritet që sot pasdite të dalë në stërvitje, pas kthimit nga Mavrova, kur futbollistët pushuan dy ditë. Pas ngarkesave që kanë marrë nga dita e parë e nisjes së përgatitjes verore, futbollistët kanë pasur nevojë për këtë pushim. Ndërkaq, në klubin vlonjatë po përgatiten për “shtegtimin” e dytë të skuadrës, që më 1 gusht do të niset për në Bosnjë ? Hercegovinë. Në një prononcim të bërë dje, për stërvitjet e zhvilluara deri tani, por edhe për përgatitjet në vazhdim, trajnei Kovaçiç është shprehur: “Skuadra ka kaluar me sukses periudhën më të ngarkuar. Edhe pse kemi kaluar vetëm gjysmën e rrugës, përgjithësisht jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Treguesit e arritur deri tani më bëjnë të ndihem mirë. Kuptohet që në ditët në vazhdim do të duhet t’i rikthehemi punës me të njëjtin angazhim, për të realizuar programin tonë. Eshtë fakt që ngarkesa do të ulet, por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë zbehje të përqendrimit. Të gjithë duhet të kuptojnë se duhet të përfitojnë sa më shumë”. Ndërkohë, nga burime është mësuar se Kova u ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’i sigurojnë të paktën zhvillimin e një ndeshjeje miqësore, gjatë ditëve që skuadra do të stërvitet në Vlorë. “E kisha thënë dhe më parë, se ndeshjet miqësore skuadra do t’i fillonte pas etapës stërvitore në Mavrovë. Ne kishim mundësi të luanim miqësore edhe atje, por preferuam vetëm një të tillë, sepse duam të respektojmë programin. Tani ka ardhur momenti për ta zhvilluar një ndeshje të tillë” është shpjeguar tekniku kroat. Drejtuesit e Flamurtarit janë vënë në lëvizje për të siguruar një kundërshtar, me të cilin të luhet këto ditë një ndeshje, qoftë edhe një skuadër të kategorisë së parë. Sipas një mendimi të hedhur dje, propozimi i parë është për një miqësore me Luftëtarin, të mërkurën e ardhshme, ndërsa pritet edhe përgjigja e gjirokastritëve. Një tjetër alternativë është edhe zhvillimi i ndeshjes me ekipin kampion të të rinjve, që drejtohet nga Eqerem Memushi. “Ne jemi gati për të luajtur, ? është shprehur vetë Memushi, ? madje do të ishte diçka e veçantë për skuadrën tonë. Megjithatë, mbetet në dorën e drejtuesve për të dhënë miratimin”. Nga ana tjetër, mësohet se edhe Kovaçiç e ka pëlqyer një ide të tillë, ndërkohë që ndeshja midis skuadrave të një “familjeje” do jetë e mirëpritur edhe nga opinioni sportiv vlonjat. Te të rinjtë e Flamurtarit, kampionë të vendit, ka shumë futbollistë, të cilët në fund të sezonit të kaluar kontribuan për ekipin parë, ndaj një ballafaqim të tillë e presin me mjaft dëshirë.
 
Muzaka: Lëvizja zgjidhet me Xhanin


“Për aq kohë sa kam një kontratë me Partizanin, çdo largim nga ky ekip bëhet vetëm me mirëkuptimin e presidentit Xhani”. Kështu është shprehur të premten, para seancës stërvitore të pasdites, mesfushori i “demave të kuq”. Duke e ngacmuar për fjalët që qarkullojnë edhe në mediat sportive, lidhur me një kalim të mundshëm të tij te bardheblutë kryeqytetas, Muzaka dje ka bërë me dije që, më shumë se tek Tirana, i pëlqen për mjaft arsye të luajë te një skuadër e huaj. “Së pari, për arsye ekonomike” thotë Muzaka, duke shtuar se “nuk duhet të harroni që edhe Xhani nuk është nga ata presidentë, i cili të jetë i gatshëm të të mirëkuptojë pa përfituar diçka për skuadrën e tij”. “Ndaj, edhe për këtë, presidenti, para se të tregohet i gatshëm për një skuadër vendase, qoftë kjo edhe Tirana, mendja ma thotë se një gjë të tillë e bën për një të huaj” rrëfehet futbollisti i “demave të kuq”. “Duke e ditur këtë, preferoni një lëvizje në një klub jashtë vendit?” e kemi pyetur futbollistin, të cilit ka kohë që i pëlqen të qëndrojë larg gazetarëve e t’i shmanget komunikimit me ta. “Përfshi dhe këtë” ka ardhur përgjigja e Muzakës, duke treguar se ajo më kryesorja ka të bëjë me atë që, sipas tij, “ka ardhur momenti për ta parë veten në një kampionat me nivel ndryshe nga ky i yni”. “Kjo është arsye kryesore” thotë edhe një herë tjetër Muzaka. “Se çfarë përfitojnë të tjerët nga kjo lëvizje, është tjetër punë, nga ato që janë të njohura në botën e kësaj loje” përfundon prononcimin e shkurtër lojtari, që tashmë është 24 vjeç.
 
Josa: Vrapi e Fagu do na bëjnë punë


Endri Vrapi e Erbim Fagu pothuajse janë lojtarë të Elbasanit për sezonin e ri. Lajmin e bën të ditur trajneri Mirel Josa, kur thotë se, me të dy futbollistët, pothuajse janë mbyllur proçedurat për t’i patur në skuadër. Josa lë të kuptohet se Laze i ka kopsitur punët me të dy futbollistët, të kërkuar edhe prej tij për t’i pasur pjesë të grupit verdheblu. Madje, Josa kujton se me Vrapin punët kanë qenë të mbyllura që më datën 15 të këtij muaji. “Sigurisht, nuk mund të luanin për ekipin tonë vetëm nëse do të ishin në një kampionat të huaj” saktëson tekniku tiranas. Nga burime pranë Josës thuhet se trajneri edhe të premten paradite ka pasur bisedime telefonike me të dy lojtarët, të cilët i bëjnë shumë punë skuadrës së tij. “Vrapi e njeh mirë klimën elbasanase ? thotë Josa, ? edhe për atë sepse ka fituar titullin kampion me këtë ekip. Ndaj, edhe për këtë arsye, është treguar i gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës”. Gjithsesi, të njëjtat burime saktësojnë se ka qenë vetë kryepankina elbasanase, që e ka bindur mbrojtësin të jetë edhe për një kampionat me këtë ekip. “Më shumë se për mua ? thotë Josa, ? Vrapi do të vijë, sepse kushtet e ofruara nga Laze kanë qenë më të mira se të ekipeve të tjera, ashtu siç ka pasur dëshirë të jetë edhe vetë, sepse e njeh mirë këtë skuadër dhe tifozerinë e saj”. Më tej, tekniku pranon se është tepër i kënaqur edhe me Erbim Fagun, pasi është lojtar që luan në shumë role, ndaj dhe ka ngulur këmbë te Laze për ta pasur në skuadër. Josa pohon se të dy lojtarët i bëjnë punë, por kjo nuk do të thotë se ai s’është në pritje të futbollistëve të tjerë gjatë këtyre ditëve. “Përderisa merkato nuk është mbyllur, s’kemi përse të mos themi se do të vijnë lojtarë të tjerë. Aq më tepër kur dhe Laze nuk është krejt rehat me këtë grup” ka mendimin Josa.
 
Katalinic: Shkëmbi eja në Bosnjë

Përpara ndeshjes me Partizanin, Ivan i ka telefonuar korcarit. Përgjigja ka qënë negative

Trajneri I Shirokit I ka bërë ofertë futbollstit shqiptar. Njohje e vjetër kroate

Ivan Katalinic trajneri i skuadrws së Shiroki Brijeg I ka propozuar fantasistit shqiptar, Bledi Shkëmbi, njw kontratw me skuadrwn boshnjake. Shkwmbi dhe Katalinic kanë njohje të vjetër së bashku, që nga koha kur futbollisti luante te Rijeka. Katalinic e ka pyetur Shkwmbin disa herw pwr mënyrën se si luan Partizani dhe pwr atë që e priste skuadrën boshnjake dhe më pas është befasuar që futbollisti nuk është më pjesë e të kuqve. “Nëse dwshiron që nesër mund të vish të luash pwr Shirokin mund tw tw siguroj një kontratë të mirë – mësohet t’i ketë thwnw Katalinic – do ta kesh dhe vendin e sigurtw nw formacion”. Pasi ka dëgjuar ofertwn që shkon te maksimumi 3500 euro në muaj Shkëmbi ka thënë jo. Në fakt kjo është një ofertë shumë e mirë pwr futbollin boshnjak por Shkëmbi ka ofertë të tjera më serioze nga ana financiare për momentin.
 
Humbën bastet me Dinamon, thyejnë xhamat e makinave

Njerëz të irrituar, pas ndeshjes në Zenica akuzojnë skuadrën blu



Disa individë, të irrituar me përfundimin e ndeshjes Modrica?Dinamo (ndeshja e kthimit të turit të parë të Champions League), kanë thyer xhamat e makinave private të drejtuesve apo shoqëruesve të bluve. Sipas së përditshmes boshnjake ABC, irritimi ka ardhur nga fakti që një kontigjent njerëzish, që gjendeshin në stadium, kanë shpërthyer në zemëratë, pasi kshin fiksuar si rezultat në skedinat e basteve shenjën finale “2”. Dy golat e pësuar në dy minutat e fundit të ndeshjes i kanë hutuar dhe u kanë prishur llogaritë.

“Makinat e Dinamos përfunduan me xhama të thyer ? thonte e përditshmja boshnjake; ? nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm nacional, nga burimet mësuam se ishin njerëz të pakënaqur nga rezultati i ndeshjes. Nga humbja e shumave në baste kanë reaguar në mënyrë të tillë njerëzit, që e kishin vënë ndeshjen 2. Nuk dihet ende kombësia e këtyre njerëzve, ndërkohë që është e sigurt se disa drejtues të Dinamos kanë përfunduar për dëshmi në polici, pasi u janë gjetur makinat e goditura”.

Në bursën e basteve, ndeshja mes Modricës e Dinamos, sipas së përditshmes boshnjake, ka pasur një kurbë të habitshme. Në mëngjesin e së mërkurës boshnjakët ishin ndjeshëm favoritë për ta fituar ndeshjen me një koeficent rreth 2.00. Më pas, koeficenti i Dinamos në internet ka rënë në mënyrë të ndjeshme, deri në 1.9 nga 3.4 që ishte në mëngjes. Kjo tregon qartë se Dinamo ishte klikuar fuqishëm nga bastexhinjtë për ta fituar ndeshjen. Duke llogjikuar nga koeficenti deri disa minuta përpara fillimit të ndeshjes, ka qenë Dinamo skuadra superfavorite për ta fituar atë. Deri në 10 minutat e fundit gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve të bastvënësve. Dinamo, megjithëse në mënyrë surprizë, ishte duke fituar takimin, ndërkohë që të gjithë ata, që kishin klikuar për shenjën finale 2, kanë mbetur të kënaqur. Në mënyrë të beftë, Dinamo ka pësuar dy gola në fund dhe llogaritë janë prishur. Interesant është fakti ? sipas ABC?së ? që ndeshja ka qenë “live” dhe 10 minuta përpara përfundimit koeficenti për fitoren e Modricës ka qenë të paktën 30. Llogaritë janë të thjeshta. Për çdo euro të klikuar shuma e fituar mund të ketë qenë 30 euro...
 
Kaçi: Jemi më të mirë se skuadra sllovene


I cilësuar si një ndër më të mirët e ndeshjes së parë me Koper, mesfushori sulmues ka besim të plotë për kalimin e turit të parë të kupës UEFA, duke e quajtur kualifikimin detyrë





Një javë përpara sfidës së dytë me skuadrën sllovene Koper, titullari i kuqebluve, Albert Kaçi, shfaqet entuziast për kalimin e turit të parë të kupës UEFA. Fitorja 2?1 në transfertën e Nova Goricës, përballë Koperit, ka krijuar një klimë shumë optimiste në skuadrën shkodrane, gjë që nuk është e vështirë të kuptohet sa herë që komunikon me futbollistë të saj. Njëri prej tyre është Albert Kaçi, i cili në ndeshjen e parë u cilësua si një prej futbollistëve më të mirë të formacionit kuqeblu. Mungesa në vijën e parë e goleadorit Sinani ka bërë që Kaçi të luante për disa ndeshje si sulmues i avancuar, përkrah Xhevahir Sukajt. Suksesi i kësaj dysheje ishte kulminant në finalen e kupës së Shqipërisë, me atë fitore historike që shkodranët realizuan ndaj Tiranës në “Ruzhdi Bizhuta”. Mungesa e Sinanit edhe për ndeshjet e kupës UEFA?s, e detyroi Canajn të projektonte këtë dyshe në majë të sulmit shkodran. Në ballafaqimin e parë të kompeticionit europian të UEFA?s, në Nova Gorica, përballë NK Koper, si një ndeshje transferte, Vllaznia preferoi të luante taktikisht me një sulmues të avancuar, duke pasur prapa në mbështetje të fuqishme dyshen Kaçi?Lika. Ishte një rreshtim mjaft i studiuar nga tekniku Canaj, që duke e vënë nën presion skuadrën vendase nuk vonoi të japë rezultatin e dëshiruar, falë avantazhit të shpejtë të kuqebluve me golat spektakolarë të Sukajt, pa folur për rastet e tjera për shënim.



Edhe në Shkodër, fitore

Teksa bisedojmë me Kaçin për ndeshjen e 31 korrikut, në stadiumin “Loro Boriçi”, ai shprehet me tone optimiste se fitoren Vllaznia do ta arrijë edhe në në “shtëpi”. “Unë mendoj se kalimi i këtij turi për ekipin tonë është vetëm detyrë”, thotë Berti. Më shumë se dëshira për të arritur objektivin, që i kanë vënë vetes për të eliminuar Koperin, Kaçi e konsideron të llogjikshëm një përfundim të till. Sipas tij, Vllaznia është më lart në të gjitha drejtimet se skuadra sllovene, ndaj edhe objektivi, për t’u kualifikuar, është mëse i realizueshëm. Megithatë, shtatshkurtëri shkodran, i vlerësuar me superlativa për ndeshjen e parë në Slloveni, tërheq vëmendjen edhe për kujdesin, që duhet treguar ndaj kundërshtarit, vlerat e të cilit qëndronin më tepër në lojën e shpejtë, e bazuar në një përgatitje shumë të mirë fizike. “Sidoqoftë, ashtu siç e thashë më lart, ne jemi skuadër më e mirë dhe, nëse do të zbatojmë me kujdes detyrat taktike të dhëna nga trajneri, ashtu si vepruam edhe në ndeshjen e parë, jam i bindur se do t’ia dalim me sukses kalimit të turit”, thekson Kaçi.
 
Rikthim në shtëpi” Agolli te Tirana, është punë ditësh


10 muaj pranë familjes nuk i bëjnë keq askujt. Dhe famijet e Agollit janë dy: pranë prindërve dhe pranë Tiranës. Për Ansin kurrsesi nuk është një kthim mbrapa. Për arsye sportive dhe jo sprtive atij i intereson që kampionatin e ardhshëm ta luajë me Tiranën. Si bardheblu.

Finlandë – Për momentin lojtari gjendet në Finlandë. Vasa, skaudra e tij sapo ka humbur 1?0 me Hakën, megjithatë lojtari e ka mendjen tjetërkund. “Sapo luajta ndeshjen e rradhës – thotë nëpërmjet linjës telefonike ? megjithatë për momentin e kam mendjen te merkao. ثshtë bërë një propozim nga Tirana te klubi im, Vasa, që të luaj një vit i huazur në kryeqytet. Tani jam në pritje të përgjigjes. Brenda 2?3 ditësh unë shpresoj se vendoset”.

Transferta ? Tirana nëse arrin të bindë Vasën për transfeirmin e Agollit mund të jetë e detyruar të paguajë rrogën e futbollistit për 10 muaj. Kjo nuk duete të jetë një problem për donatorin Halili, sepse ai e konsideron Ansin si një ndër lojtarët më të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm. Nëse ndodh kështu Agolli do të luajë për një sezon si bardheblu, por duke qënë nën kontratë me Vasën.

Kontrata – Lojtari sapo ka rinovuar për dy vitet e ardhshme në kampionatin finlandez dhe transferimi i kartonit te Tirana përfundimisht është i vështirë. “Normalisht Vasa kërkon një shumë të majme për kartonin dhe nuk diskutohet që nuk mund të ndodhë kështu kalimi. Nëse arrihet, kjo bëhet vetëm me huazim”.

Forma – Agolli për momentin ka një formë të shkëlqyer fizike. Kjo sepse kampionati finlandez është në momentin më të mirë. Ky mund të jetë një avantazh për Tiranën, pasi edhe nëse lojtari për efekt kohe transferimi mungon në fazë përgatitore ai do të jetë gati për të qënë fizikisht në formë në fillim kampionati.

Kombëtarja ? Pengu i Agollit është mos pjesëmarja në ndeshjen miqësore kundër Polonisë. Trajneri i përfaqësueses Han e ka vlerësuar maksimalisht në zborin te Turqisë dhe e ka dashur si alternativë të parë në përfaqësuese në krahun e majtë. Agolli gjithsesi e ka pasur të pamundur që të mbërrijë pasi klubi se ka lejuar. “Unë e kam telefonuar Hanin – tha Agolli ? dhe e kam sqaruar në lidhje me këtë pikë. Shpresoj të kem një shans në ndeshjen mqiësore kundër Lihteshtejnit”.
 
Ardit Beqiri: Avantazhet,në anën tonë


Nga sot, të gjithë në kampin e “demave të kuq” e kanë kthyer “çelësin” vetëm te ndeshja e kthimit me Shiroki Brijeg, për Kupën UEFA. Deri të dielën, trajneri Hasan Lika është munduar t’i mbajë sa më larg emocioneve të kësaj ndeshjeje futbollistët e tij, edhe për të mos u ngarkur para kohe, sikurse thoshte shpesh tekniku. “Por, nga e hëna, ? pranon vetë trajneri, ? është krejt e pamundur të mos e keshë mendjen vetëm te kjo ndeshje e dytë e kupës UEFA”. Në përballje të tilla, edhe për kapitenin Beqiri ngarkesat emocionale kanë ndikimin e tyre te futbollistët. “Sa më i vogël të jetë ky ndikim tek lojtarët, për nga kahu negativ, ? thotë më tej kapiteni ? aq më mirë është për ne”. Megjithatë, Beqiri ka bindjen se kjo ndeshje nuk ka për të pasur edhe aq ngarkesë psikollogjike, edhe sepse “demat”, gjithnjë sipas tij, kanë në krahun e tyre dy avantazhe. “Së pari, ? arsyeton kapiteni, ? jo vetëm që kemi barazuar në fushën e boshnjakëve, por ajo, që është më kryesorja, atje kemi bërë një nga ndeshjet më të bukura”. Pastaj, një tjetër avantazh, madje aspak i vogël për Beqirin, ka të bëjë me atë se ndeshja e dytë luhet në “shtëpi”. “Këtë e dinë mirë edhe boshnjakët, që, më shumë se për gjithçka tjetër, do të kujdesen për të mos pësuar gol në portën e tyre në minutat e para” vijon Beqiri. Këtë e ka pranuar edhe Lika, qëkur është kthyer nga ndeshja e parë, ndaj, gjatë gjithë këtyre ditëve nuk ka lënë “gurë pa lëvizur” për ta bërë skuadren e tij fituese të ndeshjes së të enjtes. Megjithatë, më shumë se një herë, Lika u ka kujtuar futbollistëve të tij se në ndeshje të këtij niveli duhet pasur kujdes, nëse nuk duan të përballen me probleme të padëshiruara. “Në përballje të tilla duhet gabuar sa më pak, ? pranon edhe kapiteni, ? pasi çdo gabim kushton jo pak, qoftë dhe për atë, sepse rritet së tepërmi presioni te futbollistët, në kushtet kur kerkojnë zgjidhjen e situatës sa më parë”. E rendësishme për Beqirin është që “lojtarët nuk duhet të rrëmbehen nga loja, edhe nëse ajo fillon e kontrollohet nga ana jonë, pasi mjafton një moment të dilet nga detyrat, skuadrat kundërshtare, qoftë dhe kjo e Shirokit, dinë fort mirë të përfitojnë”. Ndaj, edhe për këtë, Lika gjatë gjithë këtyre ditëve iu ka kërkuar të besuarve të tij të mos bëhet asgjë më tepër, nga ato çka është kryer në stërvitjet e këtyre ditëve. Megjithatë, jo vetëm Lika, por dhe Beqiri e pranojnë se, nga sot, të tjera emocione do të kenë të gjithë lojtarët. “Janë emocione të ndeshjeve të nivelit europian ? vler-son kapiteni. ? Megjithatë, do t’ia dalim” mbyll Beqiri, kapiteni që mendon se “fanella e një skuadre si Partizani peshon fort”, ndaj i duhet bërë hyzmeti.
 
Sulaj: Nxorrëm mësime nga dështimi në Europë
28 Korrik

Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, e ka pranuar se paraqitja e skuadrës blu në Champions League, ishte një dështim. Ai thotë se kanë nxjerrë mësime, për të ndërtuar një skuadër të fortë, të aftë për të mbrojtur titullin kampion. Trajneri i ri, Zllatko Daliç, sipas Sulajt, po vjen me tre lojtarë, të cilët janë Ramadani, Petriçeviç dhe një tjetër kroat, emri i të cilit do të mësohet në konferencën për shtyp të teknikut kroat. Sulaj është i vetëdijshëm se, po të kishin vepruar më shpejt, mund ta kishin Daliçin në pankinë për ndeshjet e Champions League, kurse, sipas tij, me Zuletën dhe me katër lojtarët e tij gjithçka qe një farsë, edhe pse koha për t’i provuar ata ishte shumë e shkurtër. Sulaj deklaron se nuk do të largohet asnjë lojtar, nga ata që janë nën kontratë, kurse futbollistëve nuk do t’u bëhen më kontrata njëvjeçare.

? Pas eliminimit nga Champions League, cila është situata në skuadrën dinamovite?

? Paraqitja në Champions League ishte në ato nivele, që ne nuk e pritnim. Bëmë disa gabime, prej të cilave jemi munduar të nxjerrim mësime. Shumë shpejt do t’i rekuperojmë ato, duke bërë një Dinamo më të madhe e më të fortë për sezonin e ri. Që do të thotë se do të jetë pretendente për titullin kampion.

? A nuk mund ta kishit për ndeshjet e Champions League trajnerin kroat Daliç, por duhet të ndaleshit te argjentinasi Zuleta?

? Kroatin Daliç u bënë tre?katër vite që e kërkojmë, por për fatin tonë të keq në momentet e fundit ai firmosi kontratën me Rijekën, që i përfundonte pas ballafaqimeve në Kupën Intertoto. Në këto kushte zgjodhëm Zuletën, sepse duhet të prisnim të lirohej Daliç.

? Deklaruat se, me Zuletën, Dinamo do të kalonte dy ture në Champions League...

? Sepse menduam që, edhe duke qenë trajner argjentinas, përvoja e tij do ta rriste cilësisht skuadrën. Për më tepër që solli dhe katër futbollistë, por ishte kohë e shkurtër që t’i provonim. Besuam te fjala e trajnerit Zuleta, ndaj sot pranojmë që gjithçka që ndodhi në Champions League për ne ka vetëm një emër: dështim.

? Për momentin, një Dinamo e paplotësuar me lojtarë...

? Nuk është plotësisht kështu, sepse kemi marrë tre përforcime nga Kroacia. Njëri është shqiptari Ramadani, i cili ka luajtur me përfaqësuesen kroate U?21, me Varteksin dhe me Rijekën. Tëtjerët janë sulmuesi Petriçeviç dhe një mesfushor, emri i të cilit do të bëhet i ditur në konferencën e shtypit të trajnerit kroat, Zllatko Daliç.

? Kapiteni Pisha ka kërkuar largimin, për të shkur te Tirana...

? Së pari, kapiteni i Dinamos, Arian Pisha, është nën kontratë edhe për këtë sezon të ri. Së dyti, ai është ndër shtyllat e formacionit tonë, prej të cilit nuk mund të privohemi kaq lehtë. I duhet përsëri skuadrës.

? A keni biseduar vetë me futbollistin?

? Ende jo, por dhe mund të ulemi e të flasim, për ta bindur se është lojtar i nevojshëm për blutë dhe nuk mund të lirohet kaq lehtë.

? Në krahun tjetër, edhe اaushaj kërkon të ikë te Flamurtari?

? Nuk e di. Por do të vij trajneri Daliç, i cili do të shpallë listën e tij, për ata që do të qëndrojnë te Dinamo dhe ata që nuk janë më të nevojshëm.

? Keni një shumicë lojtarësh me kontratë njëvjeçare, të cilët, një ditë pas kampionatit, ju thonë dhe lamtumirë...

? Tre futbollistët kroat, të cilët do të vijnë, do të jenë me kontrata dyvjeçare. Kurse me ata që e kanë njëvjeçare, shumë shpejt do të ulemi për të zgjatur afatin e kontratës, sepse nuk mund të pranojmë më që të dalim kampionë e në fund të mos kemi asnjë lojtar të sezonit të kaluar.

? Së fundi, një mesazh për tifozët...

? Ne do të luftojmë që të marrim kampionatin dhe të jemi më dinjitozë në Kupat e Europës. Pra, të mos përsërisim më gabimet e sivjetshme.
 
Kuli: Shiriti më ka shtuar përgjegjësinë




Kapiteni Bekim Kuli, i rikthyer në skuadrën “mëmë” dhe i “graduar” me shiritin në krah, në intervistën e dhënë për gazetën tonë nëpërmjet linjës telefonike nuk i ka kursyer tonet optimiste për situatën te Besa. Sipas tij, gjatë stërvitjeve në Mavrovë vihet re seriozitet dhe angazhim maksimal, për fitimin e parametrave, veçanërisht të atyre fizikë, pa të cilët nuk mund të përballohet një sezon i tërë që është në prag. Kuli i mëshon faktit se, pas çdo dite që kalon, skuadra kavajase duket edhe më e kompaktësuar. Kapiteni ka besim se edhe në këtë kampionat, sikurse në ato të fundit, Besa do të jetë një nga pretendentet për titullin kampion.

? Kuli si po shkojnë stërvitjet e Besës gjatë këtyre ditëve në Mavrovë?

? Po punohet me impenjim dhe me ngarkesa të larta. Te të gjithë vihet re seriozitet e përgjegjësi maksimale. Ndodh kështu, sepse në skuadër është një grup futbollistësh me përvojë, ndikimi i të cilëve reflektohet pozitivisht në të gjitha drejtimet.

? اfarë është arritur në më pak se një javë punë?

? Janë përmirësuar ndjeshëm të gjithë komponentët e përgatitjes, veçanërisht ato që lidhen me gjendjen fizike. Ndërkaq, është punuar edhe në aspektin tekniko ? taktik, ku po aplikohen edhe lojërat me dy porta me kohë të reduktuar.

? Jeni rikthyer te Besa pas katër vitesh; ç’klimë keni gjetur te skuadra “mëmë”?

? Në fakt, nga ajo skuadër, kur unë luaja para katër viteve, kambetur vetëm njëri, Erand Hoxha. Megjithatë, i gjithë grupi i lojtarëve, vendas e të ardhur nga vende të tjera, është përshtatur mjaft mirë me njëri?tjetrin.

? Pra, sipas jush, skuadra po merr një “fytyrë” dinjitoze?

? Pa diskutim që Besa do të jetë e tillë, edhe për faktin se për të investohet në mënyrë sistematik nga presidenti i saj, Nexhat Bizhdili. Falë punës që po bëhet edhe nga stafi teknik, jemi në rrugë të mbarë dhe skuadra kavajase do të paraqitet dinjitoze në sezonin e ri, ndërkohë që pretendimet e saj do të jenë tepër ambicioze.

? Mesfushor me tipare sulmuese, por i ngacmuar mes të dy roleve...

? Sapo vura këmbën në skuadër, presidenti më “gradoi” kapiten të saj. Në këto rrethana, ndiej përgjegjësi të dyfishtë për të dhënë më të mirën time për skuadrën, në çdo pozicion që ajo të ketë nevojë. Dëshiroj që kontributi im të jetë sa më i vlefshëm për skuadrën dhe t’i japë kënaqësi tifozerisë kavajase.

? Ende pa një ndeshje miqësore, që do të ishte “kopsitja” e parë për formacionin kryesor...

? Sipasstfit teknik, miqësoret janë llogaritur të nisin gjatë jësaj jave të re. Sigurisht, ato kanë vlerën e tyre, pavarësisht kundërshtarit që do të jetë përballë, sepse në to verifikohet puna e bërë gjatë një periudhe të caktuar, por edhe hidhen piketat e para të formacionit. Gjithsesi, këto janë probleme të stafit teknik dhe të drejtuesve të skuadrës. Detyra jonë si lojtarë është që të vlerësojmë me seriozitet çdo hap, përmes të cilit formatohet formacioni bazë dhe në tërësi skuadra e sezonit të ardhshëm.
 
Partizani, 1,4 mln euro për 2 yje

Xhani vendos ccmimin e kartonit për Bakaj dhe Muzakën: i pari 1 mln, i dyti 400 mijë euro



Albert Xhani ka pasur gjithnjë një ëndërr. Mes të shumtave në fushën e futbollit. Ti afrohet klubeve evropiane me shitjen e një futbollisti në perëndim. Deri tani ka hedhur vetëm ndonjë hap të vogël. Ka shitur Malindin për 40 mijë euro. Por ëndërra shkon me një shifër me 6 zero në fund. Mund të jetë edhe një gabim sepse 1 milionë euro nga transferimi i Bakajt apo 400 mijë euro nga transferimi i Muzakës mund të mos i përfitojë kurrë, megjithatë presidenti e provon. Deri në kokëfortësi.

Xhani ﷓ që lojtarët e tij janë në merkato dhe kërkohen nga shumë klube kjo nuk e bezdis, përkundrazi e gëzon. “Kjo do të thotë që kemi futbollistë të mirë – të thotë – futbollistë që i duan të gjithë”. Dhe i kthehet kundërshtarit direkt të vitit të shkuar. “Më thoni sa lojtarë të Dinamos kërkohen nga jashtë”. Dinamo më njanë, presidenti tregon tratativat për futbollistët që ka nën kontratë. “Kemi pasur oferta konkrete, mbi të gjitha për Bakajn dhe Muzakën. Por shuma që i është ofruar Partizanit në të dyja rastet nuk ka qenë më shumë se 200 mijë euro. Me një shumë të tillë lojtarët nuk lëvizin, ta harrojnë ata vetë e menaxherët apo skuadrat që qëndrojnë mbrapa”. Po sa është ccmimi. “Për Bakaj kam kërkuar 1.5 mln euro, megjithatë do isha i kënaqur edhe me 1 milionë. Ndërsa Muzakën pa 400 mijë euro nuk e lëshoj. ثshtë një ndër investimet e mia dhe të Partizanit më të mëdha”.

Kontratat – të dy lojtarët kanë edhe vite të tjera kontratë me skuadrën e kque. اka do të thotë se klubi mund të luajë fort këtë verë duke shpresuar që ccmimi i lojtarëve mund të rritet në të ardhmen. ثshtë e qartë që të dy lojtarët kërkojnë të largohen nga Partizani për një aventurë mbi të gjitha ndërkombëtare megjithatë presidenca nuk i jep leje kalimi. Lojtarët shpresojnë që deri në 31 gusht Partizani të ulë vlerën e kartonit dhe në këtë mënyrë klubet e huaja të afrohen më lehtë. Në të kundërt ata duhet të zhvillojnë edhe një vit tjetër si futbollistë në kampionatin shqiptar.

Presidenca – Xhani e di fort mirë se të fitojë aq para është e vështirë, megjithatë sipas tij argumentat për këto shifra janë mëse të justifikueshme. “Ne kemi investuar para dhe shumë gjëra kemi sakrifikuar për këta dy futbollistë. Unë e kuptoj që kushdo dëshiron të largohet në parametra zero , por futbolli dhe klubi kanë rregulla. Pastaj nga ana sportive unë i dua fort dhe prandaj unë dua që të qnëdrojnë të kuq. Unë nuk shes kungulla, dhe them se edhe vetë lojtarët dy fyheshin nëse unë do jepja leje kalimi per ta për 50 mijë euro”.
 
Joshje bardheblu”, tani Osmani mendohet seriozisht

Lojtari e ka drklaruar nën zë se është i tunduar nga oferta e Tiranës



Në fillim ishte një dëshirë e Tiranës, pastaj u kthye në një fiksim bardheblu dhe së fundmi ka përfunduar në një tundim të lojtarit. Që mund të ktehhet gjithashtu në një fiksim. Të Tefik Osmanit. Prej disa ditësh qendërmbrojtësi më i talentuar dhe më premtues i futbollit shqiptar po mendon seriozisht që të luajë sezonin e ardhshëm me skuadrën e Tiranës. Nuk e thotë dot me ë të lartë, fundja është nën kontratë me të kuqtë dhe raporti me presidentin Xhani është ndoshta më i mirë se duhet. Megjithatë përtej deklaratave të dashurisë që i lëshon sa herë i jepet rasti për fanelën e kuqe fshihet një dëshirë e madhe: të veshë fanelën e Tiranës. Mos e quani një tradhëti, Tefiku ka arsye serioze.

Tratativat ﷓ Tirana e joshi e para. Në ambjentet e “Kapricios” aty ku fillojnë përgjithësisht konsumojnë kafe me njëri tjetrin. Devi Muka kaptieni bardheblu ia bëri ofertën direkte. “Eja te Tirana, do bëhesh njeri”, i tha gjysëm me shaka Devi. Dhe Osmani vetë e mori me shaka, derisa më pas erdhi edhe telefonata nga donatori Halili. Osmani nuk u mendua fare. “E ardhmja ime është në dorë të Xhanit”, i ktheu përgjigje. Ndërkohë që kampi bardheblu kërkonte të dinte dëshirën e vetë lojtarit. Osmani nuk u përgjigj. Kaq majftoi që Tirana të kuptojë që Osmani vetë dëshiron të vijë.

Momenti – nuk është më i duhuri për ta diskutuar një gjë të tillë. Partizani luan në UEFA nesër dhe Osmani është i përqëndruar pëkërisht te kjo ndeshje me boshnjakët. “Megjithatë unë kam një ofertë nga Tirana dhe financiarisht është më e mirë se e Partizanit”, pranon vetë lojtari. Por ai nuk dëshiron të bëjë ccështje. “Përderisa jam nën kontratë duhet t’I bindem presidencës së kuqe”.

Xhani – presidenti Xhani nuk shqetësohet shumë. Dhe në fakt ndoshta është për t’u shqetësuar. Sepse nëse lojtari dëshiron të largohet, atëherë a mund ta mbash me zor? “Osmani është i preferuari im ﷓ thotë Xhani – më parë shkon të luajë në Përmet se sa te Tirana. Te Tirana nuk shkon asnjë nga ne”. Dhe ka ndonjë arsye për një mëri të tillë. “Nuk kam asgjë me donatorin Halili, përkundrazi e respektoj shumë, por ne jemi dy skuadra armike, si mund t’i jap unë lojtarë Tiranës”. Sepse ndoshta Tirana nuk la Nallbanin për në UEFA? “Gjeta një portier shumë të mirë”, thotë Xhani për Bakajn.

Finale ﷓ Pas ndeshjes mund të ketë një raund tjetër bisedimesh, ndërmjet lojtarit Osmani dhe presidentit Xhani. Vështirë që ky i fundit të bindet. Vetëm nëse Tirana do të paguajë për kartonin e futbollistit i cili është në kontratë tre vjevcare. Por edhe këtu Xhani thotë një shifër e cila nuk ka nevojë për përgjigje. “200 mijë euro”. Më pas mendohet “Jo, Osmani te Tirana nuk shkon. Nuk ka ccmim”. Qendërmbrojtësi i së ardhmes kuqezi po fillon të shqetësohet. Tirana i jep para më shumë, por Partizani është bërë shtëpia e tij Telenovela vazhdon.
 
Tifozë ejani, do jetë ndeshje e vërtetë”

Kupa UEFA/ Presidenti Xhani premton pastërti



Futbolli është kthyer në një ccështje morali. Pas akuzave kundër Besës së Kavajës dhe Dinamos për mënyrën e habitshme se si përfunduan rezultatet e këtyre skuadrave në Kupat e Evropës presidenti Xhani u bën apel gjithë tifozëve. “Unë fenomenin e shitjes së ndeshjeve nuk e përjashtoj. Jetojmë në një botë informale, në një vend ku ndodhin nga të gjitha. Në Shqipëri ndoshta janë shitur ndeshje dhe ndoshta besimi te futbolli ka humbur, por unë u premtoj me nderin e familjes sime gjithë tifozërisë së Partizanit që të enjten asgjë nga këto nuk ndodhin. Ashtu si në Bosnjë do të luajmë me pastërti, do të tentojmë deri në fund të kualifkohemi dhe do të japim shembull se si një skuadër shqiptare bën gjëra pozitive në evropë”. Nënteksi është i qartë për Dinamon. “Kampionët duhet të ishim ne, megjithatë Zoti është i madh dhe i sheh të gjitha”.

Përvecc pastërtësisë mbetet ana teknike. A ka shanse Partizani të kalojë turin? “Në ndeshjen e parë na penalizoi gjyqtari. Nëse nuk hidhemi në aventurë dhe nëse nuk kërkojmë me ngulm golin, atëherë mund ta kemi pisk nga kundërsulmi i tyre. Ne duhet të dimë të mbrohemi dhe duhet të jemi të duruar. Në futboll mund të kualifkohesh edhe me penallti, megjithatë unë besoj se do t’ja dalim edhe më parë. Por edhe sikur të qëllojë që të eliminohemi, pasi futbolli është sport ku ndodhin të gjitha, të gjithë do ta kuptojnë që nuk kemi bërë asnjë estradë”.
 
Te Flamurtari “kujtohen”: S’kemi Memën, duhet një tjetër

Edhe dje, Flamurtari i ka vijuar normalisht përgatitjet me dy seanca në ditë. Me skuadrën këto ditë janë bashkuar futbollistët e dëmtuar, me përjashtim të korçarit Mema, i cili vazhdon të stërvitet veçmas grupit. Burime pranë skuadrës kanë saktësuar se dëmtimi që ka pësuar Mema mund të zgjasë dhe disa javë, çka bën që të mendohet se vetëm në prag të fillimit të sezonit ri do të jetë i gatshëm.

Sot, në ora 17:30, Flamurtari do të presë për një miqësore Luftëtarin e Gjirokastrës. Kjo ndeshje pritet me interes edhe nga tifozeria vlonjate, që kërkon të shohë se ç’është bërë me ekipin. Për këtë, trajneri Kovaçiç thotë: Në miqësoren me Luftëtarin do të kenë shansin dhe mundësinë të aktivizohen të gjithë futbollistët që kam në dispozicion. Më 1 gusht, skuadra do të niset për në Mezhgorje të Bosnjë ﷓ Hercegovinës, për të vijuar përgatitjet. Gjatë qëndrimit më shumë se dy javë në këtë kamping kemi programuar të zhvillojmë katër ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme”.



Në shënjestër, një sulmues kroat

Dëmtimi i sulmuesit korçar Mema i ka nxitur edhe më shumë drejtuesit e Flamurtarit të lëvizin në merkato për të kërkuar përforcimin e dëshiruar për vijën e sulmit. Pas disa sondazheve të kryera në merkaton e vendit ka rezultuar se është e pamundur të bëhet e realizueshme një gjë e tillë, jo vetëm se sulmuesit janë me pikatore, por edhe për atë që janë më të shtrenjtë se sa ç’kanë vlera. Në kushte të tilla, vështrimi është hedhur tek “dashuria” kroate. Eshtë vënë në shënjestër një sulmues shumë i mirë dhe me përvojë, emri të cilit nuk bëhet i ditur për momentin, por që mund të bashkohet me skuadrën para se ajo të niset në Mezhgorje.



Rikthehet ne skuadër Arlind Rustemi

Dje pasdite, futbollisti vlonjat Arlind Rustemi, është bashkuar me skuadrën në stërvitje. “Dëmtimi është një ëndërr e kaluar”, tha lojtari që është rikuperuar në Romë pas një terapie që e ka sjellë në Vlorrë shumë ditë përpara ç’ish parashikuar. Kështu, radhëve të skuadrës vlonjate i është shtuar dhe një futbollist tjetër si Rustemi, që do t’i jo pak duhet për sezonin e ardhshëm.
 
Daniel Ramazani, “i preferuari” i Maganit

I ndërgjegjshëm për vështirësinë e “kapjes” së një fanelle titullari, Daniel Ramazani, 20﷓vjeçari i talentuar i bardhekaltërve, po bën përpjekje edhe individuale, krahas stërvitjes me grupin. Një plus për të është se tekniku i peqinasve, Magani, nuk e fsheh pëlqimin për mbrojtësin e ri.

Duke falënderuar drejtuesit e Shkumbinit që e kanë mbajtur gjithmonë afër, Ramazani është shprehur dhe për faktin se stafi teknik ka dhënë vlerësimet më të mira për formën sportive dhe nivelin e lojës që ka paraqitur në miqësoret e deritanishme. “Pse ta fsheh, do të më pëlqente të isha titullar. Deri tani vërej se po eci mirë...”, ka pohuar Ramazani.

Sezonin e kaluar ka luajtur për inferiorët e Bilisht Sport. Por nuk e “përbuz”: “Më ka vlejtur shumë. Një eksperiencë më shumë për një futbollist do të thotë përsosje e mëtejshme e cilësive individuale”. Për më tepër, ky “emigrim” i shkurtër shërbeu për futbollistin peqinas si një motiv më shumë për t’u rikthyer më i plotë në planet e drejtuesve për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Në radhët e mbrojtjes peqinase kanë kontribuar futbollistë të njohur dhe me përvojë, që kanë pjesën e tyre në arritjet pozitive të Shkumbinit. “Tani më takon mua të vazhdoj rrugën e tyre. Ky fakt më motivon më shumë, por njëherazi më jep të gjitha përgjegjësitë për të kontribuar fort për Shkumbinin”.

Duke u kthyer në fillim, mbrojtësi e ka një lloj pengu: nuk ka dëshirë që mundësia e të qenit titullar të kompromentohet prej asaj që pëshpëritet gjithnjë e më shumë në ambientin e futbollit peqinas e që ka të bëjë me atë që drejtuesit e sidomos Magani e kanë “me sy të mirë”. “اdo ditë që stërvitem, nuk nisem asnjëherë nga fakti se jam i preferuari i stafit teknik, por nga angazhimi personal për të justifikuar mbështetjen që më është dhënë nga drejtuesit e skuadrës. Unë do të di t’ia shpërblej në fushë”, ka premtuar 20﷓vjeçari i peqinasve.
 
Ramadani, njeriu asist i bluve


“Më 2005 kam qenë në formacionin e skuadrës së Varteksit të Varazhdinit, në ndeshjen e dytë në Intertoto, kur e kemi mundur 4﷓1. Dhe kam pasuar për golat e Benkos. Por tani ndryshojnë gjërat...”



Zedi Ramadani, 23﷓vjeçar, është një ndër blerjet e reja të Dinamos, që kanë ardhur së bashku me trajnerin kroat, Zllatko Daliç. Ramadani, në rolin e mesfushorit pas dy sulmuesish, do të ketë një kontratë njëvjeçare, me opsionin për ta shtuar dhe një vit tjetër. (Edhe presidenti Sulaj ka hequr dorë nga kontratat thjesht njëvjeçare, që, më së shumti, e hallakasnin skuadrën dinamovite, siç ndodhi në prag të Champions League). Ramadani ka një karrierë të pasur në Kroaci, sepse ka luajtur me NK Varteksin, Pulën (skuadra e qytetit të lindjes), por dhe me Rijekën, prej së cilës është shkëputur për t’u bërë pjesë e Dinamos. Nuk ësht` se nuk e njeh ambientin dinamovit, madje duke qenë shqiptar me origjinë, kërkon të ndihet i tillë mes skuadrës. Nuk e flet mirë gjuhën shqipe, por megjithatë arrin të kuptojë dhe të komunikojë. E quan një skuadër të madhe Dinamon, me të cilën ka vetëm një objektiv, marrjen e titullit kampion.

﷓ Zedi Ramadani, si e ndien veten te Dinamo?

﷓ Për mua është një skuadër e madhe. Siç dhe më kanë thënë, është një ekip që ka një histori në Shqipëri. Nuk është se nuk e njoh, edhe sepse kam patur shansin të jem kundërshtar me të në Intertoto më 2005﷓ën. Për mua është një skuadër super, me lojtarë të mirë e të sjellshëm, të cilët dijnë ta krijojnë ambientin miqësor.

﷓ Cila është karriera e Ramadanit?

﷓ Kam luajtur fillimisht me Varteks të Varazhdinit për tre vjet. Më pas, për vetëm një vit, me Pulan e Kroacisë dhe mandej te Rijeka. Tashmë jam stacionuar te Dinamo. Ishte dhe një zgjedhje e trajnerit Daliç për të më marrë në këtë skuadër. Pastaj, më pëlqente dhe një karrierë në kampionatin shqiptar.

﷓ Kohëzgjatja e kontratës suaj?

﷓ Ende nuk e kemi hedhur firmën, por do të jetë njëvjeçare, me opsionin për një vit shtesë, nëse do të shkojnë gjërat mirë.

﷓ Përmendët Varteksin dhe njohjen që keni për Dinamon. Por ju nuk keni luajtur në ndeshjen e parë në Tiranë...

﷓ Po, por kam qenë në formacion në ndeshjen e dytë, në të cilën ka fituar Varteksi 4﷓1, me katër gola të Benkoes. Nëse e kujtoj mirë për dy prej tyre, asistet kanë qenë të miat. Asokohe isha kundërshtar i Dinamos dhe normalisht jam gëzuar për fitoren e Varteksit. Por tani ndryshojnë gjërat...

﷓ Roli juaj i preferuar?

﷓ Mesfushor pas dy sulmuesve. Më pëlqen dhe të shënoj e shpresoj ta kem këtë shans në lojë.

﷓ Së fundi, çfarë shpresoni të arrini?

﷓ Sigurisht do të më pëlqente që të merrja një titull kampion me Dinamon. Aq më tepër që është kampione në fuqi dhe duhet ta mbrojë atë trofe. Skuadra është dhe të gjithë së bashku do ta mbajmë lart emrin e këtij klubi. E meriton.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top