Dedikuar.......

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Sa per qartesi ,keto jane vargje te mbetura ne mendjen time,te derguara neper mesazhe....te lexuara neper libra....nuk jane krijime te miat:)


Tani në plazh s’ mbeti më zhurmë
Të gjithë ikën, shkuan, kush e di
Dhe dielli më herët perëndoi
Gjithandej heshtje, sikur është zi.
E di o det që tash më rri vetmuar
Sytë e trishtur që nga larg ti njoh.
Po është tranzit dhe stinët do ndërrohen
Se bota rrotullohet domosdo...
 
Redaktimi i fundit:
Dedikuar ty qe jetes time i dhe nje kuptim te ri,
qe cdo lot e ktheve ne buzeqeshjen me te bukur dhe me domethenese...
ty per te cilin zemra ime nuk ndalon nje moment se rrahuri fort, qe buzet e mia dridhen nga shqiptimi i emrit tend...
Dedikuar ty qe me bere te fluturoj lart ne qiell... te prek universe qe nuk kisha menduar se egzistonin, te pushoja mbi re' kur te dy ishim lodhur nga loja e pasionit...
Dedikuar ty... TY qe te kam dedikuar jeten time!
 
sonte...........

Sonte dua te bej dashuri vetem me ty o i shtrenjti im i huaj
......gatuar prej mishi e gjaku,ndaj pse te them se kam gabuar
Une s'jam shenjtore as ti s'je krisht.....jemi vec djaj natyrisht
Dua t'i them gjithandej ket' nate se dashurine e shpiken grate
Sonte ..........s'kam frike me vdekjen te luaj
Se jam me ty o i shtrenjti im i huaj..............<3
 
Redaktimi i fundit:
-Pasqyre moj pasqyre .....
Kush eshte me bukur????
Une apo rivalja ime ne dashuri???

............
-Ti e bukur je ..........por me e bukur eshte "ajo" ne syte e tij.............
 
As qe me duhet kjo e puthur ....
qe ti ma jep se te vjen keq
ne c'pjese te zemres me ke futur
qe sapo ta shoh menjehere ta heq???
 
Me tremb ftohtesia jote qe te djeg brenda ne gjoks
a thua ditet e kesaj bote ,jan ete gjitha ekuinoks.....
 
Pranoj ne kryq te kryqezohem...
Nese ky kryq do te jesh Ti
Me mire nen gozhde e prane teje ....
....sesa larg teje ne liri!
 
...asaj

………..pranë tavolinës së strukur në qoshen e këtij lokali të njohur kaherë si lokal alkoolistësh, ku kishin derdhur lotët edhe dashnorët më pasionant të qytetit.....nën zymtësinë e asaj qoshe të krijuar nga mjegulla e dendur e tymosjeve të duhangjinjëve dhe drita e pakët që vinte nga dritarja e vogël dhe e vetme e lokalit dhe zhurma dalldisëse e krijuar nga ndikimi i alkoolit , në një karrige katërkëmbëshe të stërvjetruar isha fshehur, unë, viktima e radhës, viktima e kompleksivitetit të pakuptueshmëris mes egos burrërore të të qenit burrë dhe sentimentalitetit e melankolis së gjinisë së bukur. Mundohem ti jap shpjegim arsyes së largimit tënd por koka më ushton dhe s’mundem të gjej fije të qartë askund. Nën ndikimin dehës së lëngut të nxehtë shohë para vetes një mori shishesh të zbrazta dhe një gotë të përgjysmuar dhe nën ndriçimin që i jep lëngut drita e pakët nga dritarja e vetme ne lëngun e gotës shohë fytyrën time dhe për herë të parë frikësohem nga vetvetja. Unë……dikur princi i ëndrrave tua tani mbret i shisheve të zbrazta dhe gotave te përgjysmuara ,……….. dikur idol i shoqërisë sate për dashurin tani fundërrinë e këtij lokali të zymtësuar ………dikur flija me premtimet tua tani dehem me nënçmimin që fitova, dikur nuk me ndaloje të flisja me orë të tëra tani nuk më dhe mundësin as të lamtumirës……dikur …….dikur ………..unë tani me ngritjen e kësaj fundërrine të kësaj gote të fundit ta them lamtumirën e fundit TY dhe gotës përgjithmonë ,do ngritëm nga këtu dhe kurrë s’do kthehem më, do harroj Ty dhe të gjitha që kam kaluar dhe do eci rrugës së shpresës së re…….
 
Po kush je ti ne fund te fundit...
valle vertet te jesh kaq shume???
saqe arrin te rrezosh e ngresh cdo gje qe kam une???
...vuaj neper fjale boshe e ndjenja po te tilla
tek kerkoj te me japesh shpirtin
ate......qe te burgosur mban me tela!
 
Se si


Se si po më ikën jeta!Se si!
Pa më pyetur fare,
Sikur të mos jetë imja!
Kam çaste kur edhe vetë nuk e di,
Nëse duhej ose jo,të lindja!

Se si po më ikin ditët!Se si!
Rrokullisen,rrokullisen,si toptha të vegjël!
Unë vrapoj pas tyre,kërkoj t’i arrij,
T’i ndaloj,t’i pyes,ç’do të bëhem nesër!?

Se si po më ikin ëndrrat!Se si!
Edhe në gjumë më kanë hyrë,
Edhe m’i kanë vrarë!
Ato që kanë shpëtuar kanë marrë arratinë,
Duke më lënë mua një të vdekur-të gjallë!

Se si po më ikin dashuritë!Se si!
Një sot.Një nesër.Një tjetër pas një jave!
Marr kokën mes grushtash,
I bie me zemërim,
Sikur të ketë bërë mijra faje!

Se si po më ikin dëshirat!Se si!
Si ata zogjtë shtegëtarë që dimrit i tremben!
Po ç’them edhe unë,
Do të ishte një mrekulli,
Të ishin zogj shtegëtarë që ikin e kthehen!
 


Te kujtoj qdo sekond qe kalon
Qdo dite e me teper me mungon..
Te dua shume koha se ka shlye dashurin tem per ty
Ende jetoj me shpresen se nje dite ke me mu Kthy..
Ti ke hap nje plage ne zemren time qe nuk u mbyll kurre
Une spo mundem te te harroj edhe pse tash u bera Burre
 
Tani qe nuk te kam prane
Dhe zerin nuk ta ndegjoj
Mbylli syte, futem n'mendime
Momentet me ty, i kujtoj
 
kur vjen ditelindja jote e une sjam me ty
me duket sikur dikush ne 1000 pjese zemren mem thy..
Lutem per ty edhe e kam veq nje deshire
dua qe ne te ardhmen te kesh jete ma te mire..
 
E kam zili ate cigare ...
Qe prek te embla buzet e tua....
....Ky mendim me ben te qesh ,te jete valle xhelozi???
Terbohem kur ti nuk me ve re fare dhe per nje cast mendoj.......sikur te isha cigare???
Por dhe atehere ti do te ma prishje planin ,
.....ve bast kur une te behesha cigare ti.....do e lije duhanin:(
 
Jemi njohur thjeshte , rastesisht, mendoj qe fjalet tona si nota te muzikes qe shkonin ne sintoni me njera tjetren qe dilnin nga zemra keshtu te sinqerta e keshtu pa asnje lloj problemi sikur kisha vite qe te njihja e jo dite. Une dhe ti jemi kaq larg me vende por kaq afer me fjale e me zemer, fjalet e tua me nxjerrin trishtimin,shoqeria jone kaq e kthjellet kaq e paster e kaq e sinqerte qe me buzeqesh. Shume here mendoj se me ke po flas? Kam degjuar qe cdo njeri nga ne ka nje engjell prane qe i ben shqoqeri gjithmon sidomos kur ka nevoje per kete gje mendoj mos valle je engjell? Disa gjera edhe nuk i mendojme njelloj por nuk merzitem kurre te flas me ty perkundrazi sa mezi pres qe te flas. Me je bere pjes e jetes time tani e pa ty nuk mund te rri dot.


Kete ja dedikoj te vetmit shok virtual qe kam pasur dhe qe fatkeqsisht tani me urren me shume se vdekjen,e shkruajta me shpresen se mbase ndonje dite mund ta lexoje dhe i them qe me mungon shume
 
Po shkoj te fle dhe pse sme flihet
Pa asnje valium do mundohem ta qetesoj gjumin tim te ngopur
Po shkoj te fle dhe pse s'me flihet ,mos eja me mua te rrish dhe pse me ty me rrihet :(
 
shume te bukura keto sidomos kjo e valjumit :) urime.
 
Pa fjalë

Kishte kaluar kohë e gjatë që stë kisha parë dhe kjo pritje me shtonte mallin edhe më shumë dhe sekondat me beheshin vite e minutat shekuj. Miliona e miliona kujtime më silleshin në mendje vërdall dhe habitesha me vetveten se si kishte mundesi truri të perpunonte gjithe ato dhëna dhe ne cast me kujtohet takimi ynë i fundit ……………, kujtimet mija prishen nga hapa njeriu qe ecnin shkujdesur ne këtë natë të vonë vere. Nga errësira ku isha fshehur nën ndriqimin e shëndritjes së hënës dallova qartë hijen tënde e cila i afrohej vendit ku kishim lënë për tu takuar. Me gjysëm hapi dola nga errësira ku isha strukur dhe te rrembeva për krahu e lehtas të afrova pranë vetes dhe trupat tane u bashkangjiten ne atë errësirë e u bënë një. Syt e tu shkelqenin nga ndjenja e gëzimit te takimit te sërishem ndërsa ne gjoksin tim lehtas ndjehej rrahja e shpeshtuar e zemres sate nga ndjenja e frigës dhe gëzimit se bashku. Lehtas leshova buzet e mija ne buzët tua …………dhe buzet dhe gjuhët tona filluan te sulmonin njera tjetrën në mënyrën me te egër , si dy kylshedra qe luftonin njëra tjetrën per jetë a vdekje………………I shtrirë pran teje , me duken se fjalët janë te tëpërta në këtë natë dhe duke mos dashur ti ja prishe hijeshin e kësaj nate vazhdoj soditjen me imtësi te cdo pjese te trupit tënd .Shikoj syt e tu te shkruar te cilët me ngjajne ne dy liqene akullnajor te Alpeve ne te cilet sa me shume uje te pije aq me i etur je, vetullat, buzet , dhe ngadal shpaloj xhaketen tende dhe bardhesia e gjoksit tende ia merr hjeshin edhe hënes. Ngadal por me plote afshe filloj te bej levizje te pakontrolluara me gjuhen time neper bardhesin e gjoksit tënde dhe sigurt atakoj thithkat(majat) e sisave tua dhe nje gicje e vogel dhe një ….Ahhhhh e juaja , perzierje ndjenjash te dhimbjes dhe kenaqesis ngre afshin ne kulminacion. E buzet dhe gjuha ime nuk ndalen por vazhdojne me me afshe te sulmojne pjeset tjera te trupit tuaj…………………………………………………………….... :ciaoo:
 
K.S

Kam frike te te puth tani
se mos ndoshta do dua te te puth perseri
Kam frike te te puth perseri se mos ndoshta do dua te te puth pergjithmone .....<3
 
te dashuruar

ne kemi zbritur nga qiejt e enderrave
nga mbreteria e perrallave ne kemi dale dhe
per nje cast une jam prijesi i dashuruar dhe
ti princesha me bukuri te rralle
prap ndryshojme forme dhe behemi dicka tjeter
une kopeshtari dhe ti trendafili i njome
ti perkulesh e tera prej veses se mengjesit
kurse une perkulem mbi trupin tend per te te thithur aromen
.......... por endrra u tret dhe perralla mbaroi
dhe ne perseri mbetem dy te lumturuar
ti po aq e bukur dhe une me ty i dashuruar.
eh dashuria.......................................
 
Ne ere pemet rrine bashke e shtrengojne krahet....
Ne ere pemet kerkojne mes tyre ngrohtesi.......
Po ne te dy???
-Ne jemi kaq te larget,c'ere mund te na afroje .........nuk e di!
 
te pyes me do? po ti?
s'me thua nje fjale
vec skuqesh lehte e
ben te ikesh larg
kur une te them te dua? pse me urren?
kur une te afrohem? pse me largohesh?
kur une te them te dua? pse me thua jo?
kur te perqafoj pse nuk reagon?
nuk mund te rri pa ty pse me mundon?
c'fare ke ne zemer pse s'me tregon?
nese me do zhduke merine dhe kthem ti shpejt ne zemer qetesine.
 
Malli ta brejtka shpirtin keq
ta lodhka zemren duke pritur...
Mos kemi qelluar te dy fatkeq qe vetmia na ka mbytur?!
 


Do me Mungoj buzeqeshja jote,,,
Do te me marre malli per shikimin tend nder sy...
Do te dua qe nje dite prap ti me mu Kthy
 
Ti nuk me do ....
S'ka gje te dua une
Jam mesuar te jap dashuri qe s'me kthehet
eshte gje e bukur te te duan te tjeret....
por edhe vec t'i duash prap gje e bukur mbetet
une nuk imitoj planetet...
 
Ti nuk me do ....
S'ka gje te dua une
Jam mesuar te jap dashuri qe s'me kthehet
eshte gje e bukur te te duan te tjeret....
por edhe vec t'i duash prap gje e bukur mbetet
une nuk imitoj planetet...

Eshte art kjo qe ke shkruar...


Ste dua -jo qe nuk te deshiroj te te dua,,
Por asgje e mire ne kete bote ste pret me mua...
Por dua qe ta dish -se asgje per mbar nuk shkoj
Dua ta dish se une se meritoj qe dikush si ti te me dashuroj..
 
dedikuar ty qe te desha pa fund
e pa hezituar te fala gjith qenjen time
dedikuar ty qe te mendoja gjithkund
por zemren ma bere cope e therrime...........


dedikuar ty qe ishe i dashur per mua
e planeve qe thurnim per te ardhmen tone
dedikuar ty qe dhe diten e fundit me the "te dua"
por shtove me pas "tashme esht teper vone"......


dedikuar diteve qe kaluam te lumtur te dy
e kurr nuk mendoja qe kto dite do mbaronin
dedikuar neteve kur me puthje e me shihje thelle ne sy
kur zemrat tona njera tj dashuronin........


dedikuar buzeve te tua plot embelsi
kur mes puthjeve me peshperisnin naten e mire
dedikuar shikimeve te tua plot dashuri
e prekjeve te tua plot pasion e deshire..........

dedikuar ne ndjenje e destinuar te vdese
se koha ecen, nuk pret dhe pse te dua
dedikuar ty qe te jetova me shprese
me shprese qe 1 dite do me doje kaq shum dhe ti mua.........

 
Po kush e di ku gjendesh sonte
ne c'kafene te shkrete
e gota nge e shan i dehur
une derdh lotin e nxehte

zvarritem neper shtrat por frymen nuk e nxjerr
e treta syrin pertej xhamit
e pres .........
e pres ........
e pres..........
 
Si ta shtyj tere kete dite pa ty???
Qe me ka mbetur si kjo ore ne mur....
Penduli i saj as majtas ,as djathtas....
Jo se nuk do por.....se nuk mund !
 
E kam shkruar vete dikur kur isha ne shkolle te mesme


Ca gjethe vjeshte lehtas rane per toke
dhe era i shtyn ngadale shume ngadale
me ngjajne si fole te zbrazura
ku bashke me eren vertitet pak mall

vazhdon ......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top