Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

cent

...Lontano
Martin Kola, 14 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf në katin e dytë të banesës së tij, pasi i ati nuk e ka marrë me vete në qytet.

dewh15.jpg

Pas mbërritjes së Policisë së Tepelenës, mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë dhe një shuplakë që babai i kishte dhënë fëmijës. Kur babai ishte nisur për të kryer një punë në qytetin e Fierit, fëmija, nxënës i klasës së shtatë, i ishte lutur të atit ta merrte me vete, pasi ishte fundjavë dhe e kishte pushim. Por i ati nuk ka pranuar dhe as të qarat e fëmijës nuk ia kanë ndryshuar mendjen, dhe është nisur i vetëm.
Gjatë gjithë ditës fëmija ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka pranuar të flasë me askënd. Mungesa e tij është vënë re vetëm në darkë, por mendohet se është varur që në orët e pasdites.

Kur i ati ka mbërritur në shtëpi, ka pyetur për të birin, por e ëma ka mbledhur supet dhe ka pohuar se Martini kishte orë që kishte dalë dhe se ajo nuk e dinte se ku kishte shkuar.

Më pas të dy bashkëshortët kanë dalë për ta kërkuar nëpër fshat, mirëpo pa rezultat. Kur janë kthyer në shtëpi kanë kontrolluar katin e dytë dhe kanë mbetur të shtangur kur kanë parë djalin të vetëvarur.

Më kot janë munduar t’i japin ndihmë, pasi fëmija kishte ndërruar jetë dhe dyshohet se shuplaka e ka tronditur psikologjikisht 14-vjeçarin./TemaOnline
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai


Më pas të dy bashkëshortët kanë dalë për ta kërkuar nëpër fshat, mirëpo pa rezultat. Kur janë kthyer në shtëpi kanë kontrolluar katin e dytë dhe kanë mbetur të shtangur kur kanë parë djalin të vetëvarur.
O Zot cfare tragjedie, te gjesh femijen ashtu!
Te ben pershtypje kur sheh nje te huaj, qe ste lidh asgje, qe se ke njohur asnjehere, jo me te shikosh femijen tende.

I eshte hedhur faji babajt, por a mund te gjykohet? Skemi nga te dime rethanat, pse se mori, ca ndodhi, e cfare e shtyhu ne te vertet femijen te bej kete xhest tragjik!

Ngushullime familjes!
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Sa te ndjeshem jan bere se fundmi njerezit.. Sa here sna kan marre prinderit me vete edhe jam merzitur po sme ka shku mendja kurre te vras veten.. Cpo ndodh keshtu!!!! I japin fund jetes si hicgje. Sinqerisht po mbledh supet nga habia..
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Mbase ka pas problem psiqike i mituri se perndryshe kjo eshte jasht normales te vetvrite se nuk ika ne qytet!

shum keq me vjen per familje ?
 
Pe: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Kto po qe jane tragjedi :(
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Keto jane tragjedi te verteta, Allahu na ndihmoft gjithve se e di cfare kam kaluar por sdi cfare me pret, rris dy femije , Allahu mos me sprovoft me dic te tille, askend
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Dhe cfar qe i ra ne shuplake babai ? Gje me se normale te gjitheve na e ka plasur babai ndonje shuplake ose shkelm por skemi arritur ne kte xhest , ka qen tjeter gje shkaku , e verteta sdihet , por nga shuplaka se besoj nejse ngushellime familjes .
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

14 vjecar...gjendja psikologjike eshte teper e ndjeshme. Edhe nje fjal e tepert ne kete moshe ben te mundur nje thyerje te brendshme. Emotiv, turpi, krenaria, percmimi, mosdegjimi, apo kerkesa e llogaris, ndalimi kategorik jan keto qe bluajn e ka frike nje adolesht.


Ne degjojm sot me shume per adoleshent qe per nje debat apo ofendim nga shoket e prek aq shume saqe kthehet edhe diten tjeter me thike apo dicka tjeter per te "ven ne vend nderin dhe trimerin e tij"....Eshte nje moshe delikate.......Se dhe un me te degjuar e lexuar e kam se nuk jam kopetente per keto gjera....:)

Kam degjuar qe ne itali nje adoleshent kishte vrar veten vetem se shoket e tallnin sa here shkonte ne shkolle...kishte turp e nuk ja kishte then te shtepis sepse mendonte se do sdo e besonin e nuk do e mbeshtesnin...e keshtu kishte shkruar nje leter e ishte mbytyr.

Imagjinoni ne mendjen e shpirtin nje adoleshenti te ket nje lufte kaq te madhe,por njekohesisht edhe ndergjegje (ose ndosht jo se di) per te len nje leter.....Vertet qe truri i njeriut eshte nje mister, se cfare ndodh, e cfare e shtyn nje person te ri te kryej kete akt. :(
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Ai do kete patur nje shpirt shume delikat, shume te ndjeshem, ka mundesi qe ta kete munduar dicka, ne keto raste, prindi te perpiqej ta kuptonte femijen, por ja qe eshte kokeforte dhe anon nga e tija. S'mund te paragjykojme, pse e beri. Vetem prindi e di kete.
 
Pe: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Po nga e gjejn guximin xhanem kta kalamajt e vegjel? Kur kam qene une ne moshen e ktyre as se dija si kryhet vetvrasja kurse kta kalamajt e sotshem din cdo gje.
 
Titulli: Vetëvaret 14 vjeçari pse u qëllua me shuplakë nga babai

Shoh qe thon 14 do ket qen i ndjeshem e e gjendje psikologjike ne kur i thon atij llafit jemi rrahur si gomari ne duhan por sna ka shkuar mendja kurr per te ber nje veprim te till , pse ne qe kemi qen femij skemi qen te ndjeshem?...

Problemi qendron se askush se di te verteten se cfar e ka shtyr kte femij te vetvaret , nje tragjedi e madhe per familjen sidomos ne mometin qe dy prindrit kan par femijen e tyre te vet varur nje moment i temerrshem per ta..Gjynah qe ne kte mosh vendosi ti jap fund jetes ..Ngushllime familjes...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top