Tryeza festive dikur dhe sot

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse dikush iu pyet cfarë kujtoni nga mënyra se si festohej para viteve ‘90 është thuajse e pamundur të mos bëhesh nostalgjik për aromën e bredhit natyral, të mollëve e portokajve, apo për petët që hapeshin deri në mesnatë.

Atmosfera e bukur e festës ndihej që ditën e parë të muajit dhjetor, kohë kur fillonin edhe përgatitjet. Zbukuroheshin dritaret dhe pema me pambuk e shirita të bërë me fletët e punë-dorës të ngjitura si zinxhir me brumë ose vinovil.

Gjeli i detit blihej më herët për ta ushqyer mirë që të ishte sa më i shëndoshë e i dhjamur. Tryeza e darkës së 31 dhjetorit duhet të kishte gjithcka me bollëk. Nënat e gjyshet me shumë dashuri e kalonin ditën në kuzhinë duke gatuar gjithcka të mirë që do të vendosej në tavolinën festive.

Antipasta ishte si pjatë e parë dhe kishte qofte, vezë të ziera, salcë kosi, ullinj, turshi, sallam të prerë në feta të holla, djathë. Sallatrat e ndryshme të vendosura në tryezë, sallata me panxharë, sallata ruse, sallata me ullinj e portokalle. Pastaj vinte pjata kryesore, me mishin e gjelit të detit të pjekur me patate të skuqura. Ndërmjet tyre ishin shishet e verës, birrës e rakia...Në fund ëmbëlsira, që zakonisht ishte ose bakllava, ose kadaif .

Nuk mungonin frutat që porositeshin apo merreshin me racion: portokallet e Sarandës apo mollët që vinin nga Korça. Zakonisht Viti e Ri festohej tek prindërit ku motra e vëllezër takoheshin. Shtëpia mbushej plot me nipër e mbesa dhe mbrëmja kalonte plot hare, humor, këngë e vallëzime.

pr_table_Christmas2.jpg Sot

Edhe sot festa e Vitit të Ri mbetet sinonim i tradicionales. ثshtë një moment për t’u mbledhur së bashku për të kaluar një kohë të bukur. Por detajet se si festohet kanë ndryshuar. Ka më shumë shkëlqim llampash shumëngjyrëshe në qytet, por edhe në shtëpitë tona. Bredhi rrallë është natyral...

Gjeli i detit blihet ditët e fundit i pastruar dhe shpesh gjysmë i përgatitur. Tryeza jo domosdoshmërisht duhet të ketë ushqime me tepri, por duhet të ketë një mbulesë festive me dekorime e servise kuzhine të denja.

Amvisat gatuajnë ato çka do të konsumohen në darkën e festës, gjithmonë nëse do të festohet në shtëpi. Tendenca e viteve të fundit është ta presësh Vitin e Ri me miq apo familjarë në restorant dhe prenotimi duhet bërë ditë më parë.

Por në shtëpi apo jashtë saj nuk mungon gjeli i detit. Menuja ka larmi. Përzgjedhja mund të jetë me bazë mishi ose peshku. Antipastat e detit, fileto, rizoto ose mishrat e kafshëve të egra, siç është derri i egër, kaprolli, dhia…etj.

Pije të ndryshme në varësi të ushqimit që konsumon, shqiptare ose te huaja. ثmbëlsira e fruta ekzotike të shumëllojshme që nuk janë të stinës. Pas darkës me familjen në orët e para të Vitit te Ri kryesisht të rinjtë zhvendosen në pub-e apo disko me DJ apo muzikë live ku festojnë. /Tch
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ushqimi për festa
Ushqimi për festa
25/12/2012

Me gjithë larminë e ushqimeve të shijshme që përgatitien për festa është shumë e vështirë t’i rezistosh tundimit për të provuar gjithcka. Kryesisht jane gatime tradicionale me shumë yndyrë e kalori, por më tunduesja në gjithë këtë “mëkat gastronomic” është ëmbëlsira, e cila nuk i mungon asnjë tryeze, por pa harruar këtu edhe simbolin e këtyre festave: gjelin e detit.

I gjithë ky tundim që serviret përmes shijes, nënkupton jo vetëm rëndim të menusë ushqimore gjatë këtyre ditëve, por edhe prishje të linjave, për të cilat mund të jeni munduar duke u përmbajtur në mënyrë të vazhdueshme.

Studimet tregojnë se femrat, ato që edhe e vuajnë më së shumti formën fizike, shtojnë mesatarisht 4 kilogramë gjatë ditëve pushim të festave dimërore. Dhe në këtë dilemë të madhe mes pamjes trupore dhe gastronomisë, të gjithë tundohen drejt ushqimeve. Por nëse dini të ekuilibroni kaloritë në kuzhinën tuaj, mund të mos e kaloni kaq dramatikisht këtë periudhë të bukur festive.

Kështu, ndonëse ushqimet që përgatisni mund të përmbajnë sasi të mëdha kalorish, kjo nuk do të thotë që ju të mos hani asnjerën prej tyre. Mjafton që të përzgjidhni ato që do të konsumoni.

Së pari mund të filloni të pakësoni kaloritë duke hedhur tutje lëkurën e gjelit të pjekur para se të filloni hani. Eleminoni mjaltin, gjalpin dhe ushqimet e skuqura. Nëse arrini t’i shmangni këto përbërës nga tryeza juaj, ja keni dalë t’i kurseni vetes ndonjë kilogram më tepër.

Dhe nëse nuk doni të mjaftohen me kaq, mund të vazhdoni të kujdeseni edhe më tej për linjat tuaja, gjithmonë përmes menusë që do të ndërtoni. Disa produkte janë më të lehta dhe do t’u ndihmojnë të keni ende gjndje humori më të mirë. Zgjedhje e përkryer do të qe peshku ose ushqimet me bazën e tij.

E ndërsa mendoni për ushqimin, është mirë që të përzgjidhni pijet me të cilat do ta shoqëroni atë. Specialistët e ushqimit këshillojnë përdorimin e verës dhe shmangien e pijeve të gazuara. Për të shmangur ndjesinë e mbingopjes por edhe për të ruajtur peshën e dëshiruar, është mirë që ushqimet (të cilat janë të shumëllojshme e të larmishme me këto ditë) t’i hani në sasi të vogla. Provojini të gjitha, por nga pak.

Dhe pasi të keni ngrënë mjaftueshëm, mos qëndroni më përpara tryezës. Ose të paktën pjatat kalorike zëvendësojini me fruta. Ato ndihmojnë tretjen dhe disa syrësh ndikojnë në shpërbërjen e kalorive. Si përshembull molla, portokalli etj.

E nëse mendoni gjatë gjithë kohës për formën fizike, padashje festat e fundvitit mund t’u kthehen në një periudhë stresuese. Që ta shmangni ngrënien e tepërt nga nervozizmi, mendoni si të planifikoni kohën më mirë. Më pak televizor dhe kryeni sa më shumë lëvizje. Mund të organizoni me miqtë tuaj ndonjë aktivitet, por pa i humbur magjinë që kanë këto festa për të qendruar sa më pranë familjes.

Nëse do t’ia dilni t’u qendroni këtyre këshillave në mbarim të festave nuk do të keni asnjë problem me peshën. Të lumtur si para dhe pas tyre. /Tch
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Dikur skishte feste tjeter vetem viti i ri edhe 1 maji ahahahahha mos harro edhe humorin e pa pare qe ishte ne ate kohe,mos harroni qe u mbledhin te ai qe kishte televizor se jo te gjith kishin tv ne ate kohe.
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Zizi na ktheve mbas ne kohe,nostalgjiiiiii :) mire thot Quku pervec menus tipike e asaj kohe nuk mund te harojme humorin e atyre viteve por qe e gezonte ai qe kish tv se ai qe skish degjonte radion :)
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Tryeza festive dikur, realisht, ishte e varfer, pa keto dekorimet e te mbushurat, ama dreqja kishte lezet, kishte ngrohtesi, kishte shpirt dhe kenaqeshim, kenaqeshim me aq pak sa kishim. :kapele:

Sot, si mungon as dekori, as bolleku, por qe do o njerez nuk ka ngrohtesi, i ka humbe shija, nuk ka shpirt dhe duket nje tryez komplet fallco. :fiu:
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Sot sikur na ka zen syte bolleku, me mire buke kripe e zemer si ne ato vite
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Fest palidhje dikur sot edhe me palidhje , dikush pasurohet e dikush varferohet !
Ti hargjosh per 1 dite minimumi 200 euro per nje familje mesatare ! dhe kush pasurohet ? ai qe i shet gjerat , varferohet e duhet te hyj ne borxh ai qe ka blere sepse per gjith muajin sdo ket me jet normale sepse do ket mungesa te ndryshme dhe do futet ne borxh , kjo gje sduket normale :D
 
Sa
Pa lidhje ky komenti
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

E pse pa lidhje more, sdo te thote qe tgjith harxhojne ashtu.. une e kujtoj me nostagji kohen e dikurshme. U mblidhnim te gjithe naten e vitit te ri tek shpia gjyshit... s'kish ndonj gje te madhe ama me shume ajo atmosfera dhe humori te TVSH-ja.. ka pas shume lezet... tani se festoj me vitin e ri, ama bajramin deri sa ishte gjyshja gjalle,e festonim te shpia jone dhe kish shume lezet gjithashtu, ndersa sot, cdo njeri feston vetem em pjestaret e familjes, sh thate... sidomos ato qe jan familje vogel iher...
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Fest palidhje dikur sot edhe me palidhje , dikush pasurohet e dikush varferohet !
Ti hargjosh per 1 dite minimumi 200 euro per nje familje mesatare ! dhe kush pasurohet ? ai qe i shet gjerat , varferohet e duhet te hyj ne borxh ai qe ka blere sepse per gjith muajin sdo ket me jet normale sepse do ket mungesa te ndryshme dhe do futet ne borxh , kjo gje sduket normale :D

Ado po dhe te kursejme ca fituam, njeriu punon mbledh shpenzon. Nderkohe qe ne ditet e sotme kush ka shpenzon edhe ne ditet normale jo vec ne ditet e festave, pastaj jo me kot pikerisht ate nate ku behet nderrimi viteve tavolina duhet te jete plote me ushqime e pije, ka nje domethenie dhe kjo. Keshtu qe kush ka kush nuk ka eshte i detyruar te mbush tryezen e shtepise, hajt gezuar tani e mos haro tna sjellesh bakllavane :D
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ne Kosove nga jam une kjo fest pagane nuk eshte festuar dhe mbajtur asnjehere vite me pare , por me kalimin e kohes me perngjasimin dhe imitimin e popujve te tjere edhe populli yne u ndikua nga kulturat dhe traditat te tjera te cilat burimin e tyre e kane ne paganizmin e hershem .
 
Pe: Tryeza festive dikur dhe sot

Cdo detaj tek shkrimi i pare perputhet me ato cka mbaj mend une vetem se vere nuk mbaj mend te kemi blere ndonjehere per vitin e ri ne shpine time....gjithmone kenaqeshim me shishe coca cola ne ato kohe. Me kujtohen edhe fiqte e thate qe i blinim per vit te ri, nga ato qe ishin te varur neper fije spangoje. Kane pas lezet ato kohe, edhe njerezit kane qene me te ngrohte dhe te afert me njeri tjetrin. Sot s'mblidhet me njeri si dikur, perfundon duke e festuar vitin e ri vetem dhe nje feste qe festohet vetem normale qe s'te shijon dhe aq.
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Mami im me tregonte per dikur akoma ish komunizmi edhe per Vit te Ri mblidheshin te gjithe sepse Krishlindjet nuk festoheshin
Edhe beheshin psh gjithe burrat e lagjes edhe e nisnin nga shtepia e pare
Edhe pse nuk kishin asgje shtepia e pare do nxirrte cf kishte sidomos bakllavaja me shume peta te bera vete
Ndoshta heret ne mengjes ndoshta nje nate para
Pastaj ishte rradha e byrekut kush i kishte petat me te holla dhe me te pjekura mire, mbi saq ne prush...

Pasi vizitonin gjitha shtepite dilnin grate e keshtu me rradhe, e ne fund jepnin ''votimin'' ahhh si ne shtepine e atij skemi ngrene ne asnje vend :p

Pastaj iku komunizmi dhe une mbaj mend kur mblidheshim gjithe kusherijte qe vidhnin nga nje cigare edhe hiqesh si burra ne syte
e neve qe ishim te vegjel :D
Pastaj rrinim naten deri vone duke luajtur jashte as qe i binte kujte ndermend te hante
Derisa na therrisnin duke na shtytur e pastaj ngopeshim sikur kishim vite pa ngrene :D
Mbaj mend qe gjithmone ishin miqte apo burrat ata qe hanin me mire (cf padrejtesie...behet fjale kur ishin me sh se 50 vete l-ol)
Edhe kur ne ndonje pjate te njerit binte mishi me i mire e shihnim ne bisht te syrit derisa ai e ndante :D

Pastaj ishe bredhi..dilnim gjithe femijet e lagjes per te zene bredhin me te bukur
pa gjemba se ndryshe do pelcisnin 5 tullumbace qe kishim l-ol
E mbushej plot me pambuk dhe kur ishin fletoret e vizatimit me ngjyra benim ato shirat dhe i benin si rrathe rreth pemes..
Dritat ishin nje privilegj l-ol,vidhnim shkumesat ne klase dhe mami qe behej me nerva duke pastruar xhamat pastaj :D

Pastaj fiqte apo tek ne quhet nje gje ''bukefik'' dmth merret fiku i thare edhe grihet
imet fare pastaj ngjeshet edhe lihet te thahet ne diell per sh kohe.
E kur gjyshja i kishte ruajtur ato per Vit te Ri ne mbushnim gojen plot
Ahhh ska gje me te mire se ato :D

Tani ka me shume ''panettone'' dhe njerezit mundohen te sjellin gjera sikur jashte shtetit
nuk eshte gje negative
ama dikur kishe lezet :D
I kam rene gjate po hajt u meka pas kesaj teme :D
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Dikur skishte feste tjeter vetem viti i ri edhe 1 maji ahahahahha mos harro edhe humorin e pa pare qe ishte ne ate kohe,mos harroni qe u mbledhin te ai qe kishte televizor se jo te gjith kishin tv ne ate kohe.

Shqiptaret jan popujt qe me se shumti kan festa.
 
Pe: Tryeza festive dikur dhe sot

Eshte rrit mirqenia
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ej kot te pys une juve qe se festoni
Siu vjen rob ne shtepi per festa?
Asnje mik????????''
Te gjithe e dini qe se festoni?
Ia qe erdhi nje i thoni ''or mik'' une skam feste
Ai thote a te ka vdek kush me...

Apo vec shihni keshtu njeri-tjetrin kembekryq sy e ne sy
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Me par mbaj mend se festonim viti e ri dhe si tregonte babi tv ishim te pare se kemi bler ne lagjen ton, dhe kur ishte viti i ri mblidheshin gjith kusherinjet ta festojn se bashku, me von edhe shumica muren tv e vet ,dhe erdhi deri te rrethi i ngusht qe festonin se bashku , burrat ne nje tryez e grat ne tryezen tjeter se kan qene diku 30 antare me te axhit,tryeza ishte mbushu plot cdo her eshte ther nje qengj ose ndonje kafsh tjeter,tani ka vite se nuk e festojm ne familje time personalisht , Bajramin e festojm per 3 dit radhas bejm embelsira te ndryshem , bakllava eshte ajo se kryeson e par si te cdo familje shqiptare mo, pastaj ushqmim te llojt te ndryshem,por lezeti nuk eshte si ma par se kur mungon kryefamiljari humb shkelqimi i festave.
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ne Kosove nga jam une kjo fest pagane nuk eshte festuar dhe mbajtur asnjehere vite me pare , por me kalimin e kohes me perngjasimin dhe imitimin e popujve te tjere edhe populli yne u ndikua nga kulturat dhe traditat te tjera te cilat burimin e tyre e kane ne paganizmin e hershem .

Per cilen feste e ke fjalen?
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ju do i thonit jo kesaj?
e-festa-shqiptare-greke-turke-shqip-baklava-recipe.jpg
Apo kesaj
festa-shqiptare-greke-turke-shqip-baklava-recipe-3.jpg

Perfundimisht mendoj se fajin e paska tv qe e blene te gjithe :p
 
Attachments

  • e-festa-shqiptare-greke-turke-shqip-baklava-recipe.jpg
    e-festa-shqiptare-greke-turke-shqip-baklava-recipe.jpg
    250.6 KB · Shikime: 0
  • festa-shqiptare-greke-turke-shqip-baklava-recipe-3.jpg
    festa-shqiptare-greke-turke-shqip-baklava-recipe-3.jpg
    351.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ej kot te pys une juve qe se festoni
Siu vjen rob ne shtepi per festa?
Asnje mik????????''
Te gjithe e dini qe se festoni?
Ia qe erdhi nje i thoni ''or mik'' une skam feste
Ai thote a te ka vdek kush me...

Apo vec shihni keshtu njeri-tjetrin kembekryq sy e ne sy

Po jo mo xhan se miq e din cilen fest e festojm dhe kur duhet te vin, po edhe nese vin nuk eshte ndonje gje e madhe i sherbejm me kafe dhe ikin ke shpija e tyre.:
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Per cilen feste e ke fjalen?

Me duket se jemi ne Temen e cila ju dedikohet festes se ''VITIT TE RI'' .

Nuk do te thote qe ata qe e festojn kete feste indentifikohen si pagan ! Por , sic e thash me heret kjo feste eshte PAGANE .
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Po jo mo xhan se miq e din cilen fest e festojm dhe kur duhet te vin, po edhe nese vin nuk eshte ndonje gje e madhe i sherbejm me kafe dhe ikin ke shpija e tyre.:

Doje te thoje nese vijne...
Ia psh mu tek mua te vij ne Kosove kam bere 8 ore rruge e zeme edhe mua do me nxirrnit vec nje kafe?
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Me duket se jemi ne Temen e cila ju dedikohet festes se ''VITIT TE RI'' .

Nuk do te thote qe ata qe e festojn kete feste indentifikohen si pagan ! Por , sic e thash me heret kjo feste eshte PAGANE .

Ne Kosove, qe ta dish mire e mire ti, jo vetem se festohet por edhe eshte festuar Viti i RI, me decenie te tera dhe jo vetem tani, por edhe ne te shkuaren. Madje ta garantoj se e festojne mbi 95 % e popullates. Edhe nga atje ku vjen ti eshte festuar edhe me heret madje festohet edhe sot.

Mos bani panik pa nevoje. Munde te thuash se une dhe familja ime nuk festojme por te thuash andej nga vi une kjo eshte paksa dramaticitet i panevojshem per mos thene tentim per te perhapur te paverteta.
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ne kosov nuk them se e nuk festojn po nje numer shum i madhe mbase luftes nuk e festojn ,flas per muslimanet sunit e ata qe shkojn ne teqe per ta nuk nuk eshte problem asgje .Por askujt nuk ja imponojm te festoj ose jo eshte problemi i tyre dhe kaq.psh ke rrethi ku un jetoj ketu ke lagja ime jan per me shum se 100 familje se nuk e festoj , them se mbase jan numer edhe me te madhe , me par e thash kan festu te gjith se kemi qen duke jetu me serbin dhe jo vetem vitine ri po edhe bozhiqet kemi festu pa dit ciles fe i perkasin tani kan ndryshu gjerat se ke literatur me bollek hiq pa ndegju hoxhen ku te meson per festen tend.
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Para viteve 90-dhjet smbaj mend gje :p :p Por mbas vitet 90 i mbaj mend :D

Ne ate koh kishte cdo gje lezetin e vet ishte cdo gje e ber ne nje menyr te thjesht dhe origjinale , festa e vitit te ri ose me sakt atmosfera e ksaj feste ndihesh qe nga ditet e fundit te nentorit duke filluar ditet e para te dhjetorit, me pelqent ajq shum kjo fest pasi mblidheshim te gjith femijt e lagjes oranizonim lojra nga me te ndryshme , plus me von dolen dhe fishekzjarret , me kujtohet ate koh kur mblidheshim te gjith njerzit ne nje shpi , dhe qyfyret e te qeshurat tona skishin fund ishte nje emocion, nje deshir qe do doje qe kjo fest mos te mbaronte kurr :D Plus nje pjes te rendsishme e luante dhe humori qe ndiqje ne tv ishte cdo gje origjinale dhe perfekte , saqe mblidheshim te gjith para tv dhe slviznim deri sa te mbaronte humori qe ka nje nje pjes e rendsishme e fetses ne ato vite , qe sot do te thosha se esht zbehur disi dhe nuk shikon me ate humor qe shikoje ne ato vite, plus bredhi origjinal qe do i vinim pyllit verdall deri sa te gjenim nje bredh te bukur per festen , kam qen e nje cik i prat sa her qe vinte viti ri dhe blinim dirta per zbukurimin e klases apo dhe ndo nje gje tjeter , me ngjiste dora pa dashje i merrja nga klasa dhe i coja ne shpi :p Kur veja te nesrmen ne shkoll behesh problem nga klasa jon se ishin vjedh zbukurimet e klases lol lol Kur i kujtoj e sot qesh me vete nje nostalgji qe skam per ta harruar , kur dilnim dhe me shoket gjith naten me fishekzjarre neper xhepa e i hidhnim neper ballkonet e shpive :p :p

Nje tjeter rol te rendsishem luante dhe tryeza ne ato vite ..

Nuk e di ne praktikohet me ne ditet e sotme Dollme(Pshesh me Kulac) dhe kaposhi detit qe ishin tradicionale te ksaj feste , plus bakllavaja dhe pijet qe preferoheshin me shum cocacola dhe fanta, plus frutat e fiqt e that sic e ka then dhe legally te lidhuar ne spango, por qe mamaja jon i vinte ne mengjez ne tryez, dhe vinte darka skishte me :p :p Ishim gjasht femi nga nje xhiro te gjahst mbaronte cdo gje ne tavolin :p :p Varfria luante dhe nje rol te sajin pasi jo cdo dit e kishim mundsin te blinim te njetat gjera qe blinim per festen e fundvitit..Sot sikur esht fotohur disi kjo fest nuk ka me ate ndjesin ate emocionin qe te percillte si fest e fund vitit.. Nuk ndihet me ai organizim qe behesh me perpara ..
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ne Kosove, qe ta dish mire e mire ti, jo vetem se festohet por edhe eshte festuar Viti i RI, me decenie te tera dhe jo vetem tani, por edhe ne te shkuaren. Madje ta garantoj se e festojne mbi 95 % e popullates. Edhe nga atje ku vjen ti eshte festuar edhe me heret madje festohet edhe sot.

Mos bani panik pa nevoje. Munde te thuash se une dhe familja ime nuk festojme por te thuash andej nga vi une kjo eshte paksa dramaticitet i panevojshem per mos thene tentim per te perhapur te paverteta.

Askush nuk e mohoj faktin qe festohet ne Kosove kjo feste e qe eshte festuar disa dekada me pare . A ma te kuptohemi kjo fest ja ka filluar te festohet disa dekada jo disa shekuj . Kjo feste eshte e huaj per popullin tone , dhe per vete une si nje besimtar si cdo veper te tjeter qe e bej edhe per kete feste gjykoj ne baz te fese se sa eshte e dobisheme dhe e demshme kjo feste dhe festat tjera te cilet nuk kane asgje te perbashket me indentitetin tone si besimtar muslimane .

Vetem sa per informat , kete feste ndoshta para luftes shume familje e kane festuar , por qe nje dekad kete feste ka shume familje dhe shume besimtare qe nuk e festojn me . Dhe kjo eshte nje gje shume mire , sepse njerzit secilen here po vetdijsohen per veprat e tyre te cilat i bejn . E mendoj se me ngritjen e dijes tek besimtaret , me studimine tyre , me informimin rreth fese se tyre keto gjera secilen here e po eliminohen .
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Ne kosov nuk them se e nuk festojn po nje numer shum i madhe mbase luftes nuk e festojn ,flas per muslimanet sunit e ata qe shkojn ne teqe per ta nuk nuk eshte problem asgje .Por askujt nuk ja imponojm te festoj ose jo eshte problemi i tyre dhe kaq.psh ke rrethi ku un jetoj ketu ke lagja ime jan per me shum se 100 familje se nuk e festoj , them se mbase jan numer edhe me te madhe , me par e thash kan festu te gjith se kemi qen duke jetu me serbin dhe jo vetem vitine ri po edhe bozhiqet kemi festu pa dit ciles fe i perkasin tani kan ndryshu gjerat se ke literatur me bollek hiq pa ndegju hoxhen ku te meson per festen tend.

Ne Kosove veq nje numer i vogel nuk festojne vitin e ri. Kete ta demonstron rregullimi i shesheve, shtepive, bredhave ne shtepi dhe gjithcka tjeter. Ne kosove madje festojne me te madhe edhe besimtaret ISLAM boshnjak qe shqyhen per mbajtje te fese. Arsyetimi i muslimaneve sunit dhe bektashinje eshte arsyetim shume banal.
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Askush nuk e mohoj faktin qe festohet ne Kosove kjo feste e qe eshte festuar disa dekada me pare . A ma te kuptohemi kjo fest ja ka filluar te festohet disa dekada jo disa shekuj . Kjo feste eshte e huaj per popullin tone , dhe per vete une si nje besimtar si cdo veper te tjeter qe e bej edhe per kete feste gjykoj ne baz te fese se sa eshte e dobisheme dhe e demshme kjo feste dhe festat tjera te cilet nuk kane asgje te perbashket me indentitetin tone si besimtar muslimane .

Vetem sa per informat , kete feste ndoshta para luftes shume familje e kane festuar , por qe nje dekad kete feste ka shume familje dhe shume besimtare qe nuk e festojn me . Dhe kjo eshte nje gje shume mire , sepse njerzit secilen here po vetdijsohen per veprat e tyre te cilat i bejn . E mendoj se me ngritjen e dijes tek besimtaret , me studimine tyre , me informimin rreth fese se tyre keto gjera secilen here e po eliminohen .

Ti zoteri po bie ne kundershtim me veten. Me poshte thua para disa viteve tash me thua para disa shekujve. Para disa shekujve nuk e ka festuar as bota ndoshta se nuk kishin as mireqenie sociale.

Pastaj mos te harrojme se edhe ne Perendim ka familje qe nuk e festojne kete feste, aty ketu, por kjo nuk dmth. se nuk festohet. Po i ngaterroni gjerat. Munde te thoni se nuk festohet ne familjet tuaja por jo te thoni se shumica nuk e festojne.

Ketu po bieni ne kundershtim me realitetin e kohes.

Sa per vetdijesimin dhe kthimin ne fe, nuk eshte vendi ketu, por hap nje teme tjeter e diskutojme ku do te tregoje me fakte se para luftes besimi Islam ishte shume me i pranishem ne familjet shqiptare ne Kosove se sa sot.

Hap nje teme tjeter e flasim me fakte.
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Pse mo? Do vije Viti i Ri ?? lol
Jo per gje po mua sme jep kte pershtypje, pervec dritave qe ndricojne neper bulevarde. Spo e krahasoj me atmosferen e viteve '90 se ateher skisha be akoma plan me dal ne jet.lol Po po flas per ate te pas viteve '90, atmosfere qe cdo vit po vjen duke u zbehur. Aq me teper qe ky vit po me duket kaq koti sa ska me (rezultat i mungeses se disa personave naten e nderrimit te viteve, sepse me then te drejten nuk isha mesuar kshu), po dhe Viti i Ri me diell sikur mka dal qejfit fare, plus qe mish e emblesira po ham cdo nate :p :p
Me nje fjale duket sikur asgje ska me shijen e dikurshme, madje as nata e Vitit Te Ri.
Megjithate, Gezuar Te Gjitheve!! :D
 
Titulli: Tryeza festive dikur dhe sot

Nuk e di ne praktikohet me ne ditet e sotme Dollme(Pshesh me Kulac) dhe kaposhi detit qe ishin tradicionale te ksaj feste , plus bakllavaja....

Rendex dhe tani po kjo tradite eshte ,e thot dhe materiali me siper vecse alternohet me menu te tjera me peshk apo mish i kuq, sa per dollmen ku ka lezet nata e vitit te ri pa cik dollem .
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top