Zgjidheni partnerin me…hundë!

Love

βeℓℓe â๓e
Dashuria dhe marrëdhënia ndërmjet dy njerëzve është një cështje ‘nuhatjeje’. Që nga bota e kafshëve, nuhatja përmes hundës ka një rol vendimtar në zgjedhjen e partnerit potencialisht të ‘ duhur’.

48473_3.jpg

Shkrimtari Robin Dunbar, autori i librit ‘Shkenca e dashurisë dhe tadhëtisë’ ka shpjeguar për ‘Guardian’: “Marrëdhënia jonë me nuhatjen është një nga treguesit më elokuent që tregon kush jemi me të vërtet dhe një nga strategjitë e instinktit natyral për të na dërguar drejt personit të duhur. Kjo ndodh pavarësisht se shpesh ekziston një neveri për erërat që ndjejmë. Erërat që nuhasim në mënyrë të pandërgjegjshme janë cuditërisht të ndjeshme që në momentin që njeriu lind.”,- sqaron Dunbar. Shkrimtari sqaron se njeriu që kur është foshnje lidhet shumë me nënën për shkak të aromës”

Aroma jo vetëm që na drejton në zgjedhje, por ajo është një prej treguesve më të mirë të shijeve tona dhe personalitetit tonë, sepse era përcaktohet nga gjenet e lidhuara me pajtueshmëritë tona më të mëdha, komplekse dhe personale.

Autori sqron se kjo është veçanërisht e vërtetë kur futemi në sferën e marrëdhënieve të ndjenjave, (në cift), kjo nënkupton të afrohesh me një partner potencial deri në pikën që të ndjesh nevojën instiktive t’i ndjesh aromën. “Nuhatja”, atëherë, është instrumenti i parë nëpërmjet së cilës partnerët joshin njëri-tjetrin si një mjet efektiv përzgjedhjeje.

Jo të gjithë kemi një nuhatje të ndjeshnme, pasi në ndjeshmërinë e nuhatjes ka dallime të mëdha mes sekseve.
Dunbar shpjegon: “Aroma luan një rol të madh në eksitimin e grave pasi tentojnë një seleksionim më intim , ndërsa sa i përket meshkujve i japin më tepër rëndësi tërheqjes vizive”.
Burimi: ballkani.net
 
Re: Zgjidheni partnerin me…hundë!

Eshte me se e vertet...

Personalisht, jam shume e fixuar nga aromat e ndryshme...

Akoma pershembull me kujtohet aroma e femijeve te mi kur ishin bebe...

Edhe per partnerin lot nje rrol shume te madh,existon nje fjale e urte ne gjermanisht per dy njerez: ata nuk mund ta nuhasin njeri tjetrin ...
Qe do te thote, e urrejne njeri tjetrin...
Nuhatja ka te beje dhe me shijen . Nese nuk na pelqen dicka ne arome edhe nuk e konsumojme .

Kshu dhe me meshkujt,po sna pelqeu aroma nuk i honepsim fare lol
 
Pe: Zgjidheni partnerin me…hundë!



Higjena -aroma perbejn nje rol te rendesishem ne jetè, pa te cilat smund te paramendohet gje...

 
Titulli: Zgjidheni partnerin me…hundë!

hahahaha sa kam qesh me titullin e kesaj teme . spaskam degju qe ka mashkull pa hunde po nejse edhe kete e mesova
 
Pe: Zgjidheni partnerin me…hundë!

Dmth tani i bie ti besh kompliment ndonjerit kur i thua...o hunderr :p
 
Pe: Zgjidheni partnerin me…hundë!

Tani do bejme kush nuhat me mire...
 
Titulli: Zgjidheni partnerin me…hundë!

Ashtu sic e zgjodhi ai burri qe iku ne spital :p lol

Gjithsesi jam dakort me permbajtjen , une e adhuroj aromen e tij, te mbeshtjell ne nje petk embelsie sa harron per disa sek
se ku ndodhesh.
 
Titulli: Pe: Zgjidheni partnerin me…hundë!

hahahaha sa kam qesh me titullin e kesaj teme . spaskam degju qe ka mashkull pa hunde po nejse edhe kete e mesova

Dmth tani i bie ti besh kompliment ndonjerit kur i thua...o hunderr :p


Mos lexoni vetem titullin, por dhe permbajtjen,
Nuhatja”, atëherë, është instrumenti i parë nëpërmjet së cilës partnerët joshin njëri-tjetrin si një mjet efektiv përzgjedhjeje.

“Aroma luan një rol të madh në eksitimin e grave pasi tentojnë një seleksionim më intim , ndërsa sa i përket meshkujve i japin më tepër rëndësi tërheqjes vizive”.

Kjo eshte fale fermonove, substanca qe trupi jon i prodhon, por hunda nuk i percepton si cdo parfum, i percepton ne tru, dhe si pasoj del pelqimi ose mos pelqimi ( keshtu mund te shpjegohet dhe pelqimi ne shikim te pare, jo vetem si cift por dhe shoqeri- ka disa persona antipatike...vetem kur i shikon nga larg, pa shkembyher 2 fjale).

I njejti fenomen ndodh dhe tek kafshet, ne periudhen e riprodhimit, terhiqen nga nj-tj ne baze te feromoneve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top