''Lajmi dites nga Shqiperia''

Status
E mbyllur për postime të tjera.

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Kjo tem do te sherbej per te permbledh te temat e lajmeve te dites nga shqiperia ....

Jan te lutur e gjith anatret e ktij forumi qe lajmet ditore rreth shqiperis ti vendosin ne kte tep per arsye qe te mos e ngarkojm shum forumin me tema te tilla ju flm per mirkuptimin :D
 
Redaktimi i fundit:
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Fatos Nano: Dua te jem president

nano.jpg



Më në fund, ajo që përflitej me vite të tëra për dëshirën e ish-kryeministrit Fatos Nano për t′u bërë president, tashmë është pranuar nga vet ish-kryeminsitri. Në një intervistë për Top Channel, ish-kryetari socialist, Fatos Nano konfirmon dëshirën e tij për t’u zgjedhur President i Shqipërisë.

Nano thotë se po kërkon partnerë nga të dyja krahët politikë, si dhe do normalitet me Partinë Socialiste. Ish–Kryetari i PS, komentoi më tej edhe zhvillimet politike në Shqipëri. Ai flet për mos marjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, rolin e qeverisë dhe opozitës në këtë proces, si dhe për marrëdhëniet e tij me PS. Zoti Nano ndodhet në Londër me ftesë të Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike të Londrës, ku ka folur për Shqipërinë.

Në pyetjen e gazetarit, nëse ai ka vendosur të kandidojë për postin e Presidentit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Z. Nano u përgjigj:
“Unë dhe oferta që ju e shprehet në mënyrën tuaj profesionale jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë inciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen evropiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur për fat të keq, dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Evropian, nisen të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërcin e njohur, që bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë, për t’u futur në rrugën e antarësimit të plotë. Dhe jam shumë i vëmendshëm, për të gjetur partnerët, në të dy kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshëm prirjen që po shfaqet muajt e fundit, për të konkuruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit.//topnews.al

---------- Post added at 11:53 ---------- Previous post was at 11:51 ----------

2 mijë raste të dhunës në familje në një vit
dhuna-ne-familje.jpg


Dhuna në familje vijon të mbetet një nga problemet kryesore të shoqërisë shqiptare. Numri i rasteve të dhunës së raportuar është shtuar ndjeshëm sa tani mund të flitet për situatë alarmante. Në një shkrim të publikuar në ‘Women News Network’, theksohet se sipas të dhënave zyrtare në vitin 2010 janë regjistruar 1.998 raste të dhunës në familje në krahasim me 1.217 raste në vitin 2009. Po ashtu, me rritjen e rasteve të dhunës është shtuar edhe numri i grave që po denoncojnë dhunuesit e tyre. Kështu, në vitin 2010 janë bërë 1.230 kërkesa për mbrojtje në gjykatë në krahasim me 841 të një viti më parë.

Ndërkohë në një konferencë të Akademisë së Policisë është diskutuar për këtë çështje. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka deklaruar se duhen politika penale më të ashpra sa i përket dhunës në familje. Duke folur në konferencë, ministri Nishani ka theksuar se një politikë më e ashpër do të rrisë përgjegjësinë për çdo qytetar si dhe do të ndihmojë autoritetet në krijimin e kushteve mbrojtëse për të dhunuarat. “Ende jemi në kohë që të adresojmë me forcë dhe pa neglizhuar dhunën në familje. Edhe me kontributin e shoqërisë civile dhe medias duhet të trajtohet si një çështje, e cila është një element i rëndësishëm i prezantimit të mentalitetit të një shoqërie” ka theksuar Nishani.

Nga ana e tij Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka deklaruar se dhuna në familje në Shqipëri mbetet shqetësuese ndërsa ka shtuar se kjo dhunë ka pësuar rritje kohët e fundit. Sipas tij kjo dhunë duhet adresuar pasi sipas tij ka një element kriminal dhe një element edukues që u duhet përcjellë njerëzve. “Publikimi i dhunës në familje duhet adresuar në mënyrë që familjet që po vuajnë prej saj të marrin ndihmën e duhur” ka theksuar Arvizu.

Një tjetër çështje që kërkon vëmendje sipas ambasadorit Arvizu është edhe dhuna me bazë gjinore që sipas tij duhet të trajtohet nga shoqëria shqiptare.//topnews.al

---------- Post added at 11:54 ---------- Previous post was at 11:53 ----------

Korçë, rrëmbehet vajza 11 vjeçare
furgon-policie.jpg


Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Dy persona kanë rrëmbyer një vajzë 11-vjeçare me synimin për ta martuar me një të afërmin e tyre 15-vjeç. Ngjarja absurde ka për autor Dritan Ajredini, 25 vjeç dhe gruan e tij Entela Ajredini, 23 vjeç. Mësohet se çifiti ka rrëmbyer vajzën me inicialet E.T duke pasur si qëllim martesën e saj me nipin e tyre 15-vjeçar me inicialet G. A.

Kanë qenë fillimisht familjarët e vajzës ata që të alarmuar kanë bërë në polici denoncimin për zhdukjen e vajzës. Menjëherë kanë nisur hetimet dhe kërkimi nga policia. Të dhënat e para i kanë çuar forcat e rendit tek çifti që kishte marrë përsipër gjetjen e një nuses për nipin. Pas kthimit të vajzës në shtëpi ndaj çiftit Ajredini ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Ata akuzohen për “heqjen e paligjshme të lirisë”.//topnews.al

---------- Post added at 12:01 ---------- Previous post was at 11:54 ----------

Fillon sulmi kunder shperndaresve te droges ne shkolla e lokale
arrestim2.jpg

Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Shpërndarësi” bëri të mundur kapjen e 4 të rinjve të dyshuar si shpërndarës droge.

Të rinjve iu gjet dhe sekuestrua 5 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Mbrëmjen e djeshme pas disa informacioneve të marra, se disa shtetas nga Cërriku i Elbasanit dhe një tjetër nga Vlora të cilët kishin ardhur ditët e fundit në Gjirokastër dhe ishin strehuar me qera në banesa të përshtatura si hotele, kishin blerë në fshatin Lazarat sasira të konsiderueshme lënde narkotike dhe po përgatiteshin për ta transportuar në drejtim të Cërrikut dhe Elbasanit me qëllim shpërndarjen në sasira të vogla në ambiente shkollash dhe lokale nate, vunë në lëvizje uniformat blu.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se menjëherë pas kësaj nisën kontrollet në disa banesa të përshtatura si hotele në qytetin e Gjirokastrës ku nga kontrolli ka rezultuar se në lagjen Grihot të qytetit në një godinë dy katëshe në një dhomë ku banonin me qera Bernard اunaj nga Vlora, Vladimir Rabushja nga Cerriku që të dy 18 vjeç dhe Saimir Metani po nga Cerriku 19 vjeç, u gjetën dy pako me peshë të ndryshme në formë katrore të mbështjella me letër natriban si dhe një qese plasmai tjetër ku brenda tyre kishte lëndë narkotike, gjithsej rreth 4 kg e 200 gramë marijuanë.
drug1.jpg


Menjëherë pas kësaj tre të rinjtë u prangosën dhe u sekuestrua lënda narkotike.

Një tjetër kontroll u zhvillua në lagjen “Kodra e Shtyfit” ku në një banesë private të përshtatur si hotel, në dhomën ku qëndronte me 23 vjeçari Klodian Sinandemaj nga Cerriku, i njohur me nofkën “Pulla” në një çantë sportive poshtë krevatit ku flinte u gjetën disa qese plasmasi ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e llojit Mariuanë gjithsej rreth 1 kilogramë e 300 gramë.
Nga verifikimet e bluve gjirokastrite, Sinandemaj rezultonte i shpallur në kërkim për vjedhje makinash.
Në vijim materialet në ngarkim të katër të arrestuarve iu drejtuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.//topnews.al
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Shume lajme paska dita e sotme :)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Prokuroria, akuzë të re Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes së PS


43500_3.jpg

TIRANث- Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, i dënuar për vrasje, do të ulet sërish në bankën e të akuzuarve. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen e radhës ndaj të riut, Xhuvani.

Ai akuzohet për veprën penale 'goditje për shkak të detyrës'. Dosja penale ndaj tij i është nënshtruar shortit, i cili ka përcaktuar treshen gjykuese të kryesuar nga Regleta Panajoti për shqyrtimin e saj.

Sa u përket rrethanave të ngjarjes, prokuroria ka qenë mjaft e rezervuar, por faktet, objekt akuze, do të zbardhen në ditët në vijim.

Kostandin Xhuvani ndodhet prapa hekurave, pasi Gjykata e Tiranës e dënoi me 2 vite burg për vrasjen e të njohurit të tij, Alfred Musabelliut.

(Shkrimin mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

---------- Post added at 12:14 ---------- Previous post was at 12:13 ----------

Hetimet, prostituta minorene i shpërndante drogë klientëve

33022_5.jpg

TIRANث- Dyshimet se në Tiranë vepronte një rrjet për shpërndarje kokaine, kishte ngritur në këmbë Prokurorinë e Tiranës. Edhe këtë herë bisedat telefonike ‘tradhtuan’ të dyshuarit.

Nga përgjimet hetuesit zbuluan se një grup vajzash minorene shfrytëzoheshin si prostituta në hotelet kryesore në Tiranë, madje mblodhën prova të pakundërshtueshme për të dyshuarin Denis Dervishi, i cili tashmë gjendet pas hekurave.

Ndaj Dervishit u ngrit akuza e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

---------- Post added at 12:17 ---------- Previous post was at 12:14 ----------

Durrës, falsifikonin pasaporta, arrestohen 3 persona

43486_45.jpg

TIRANث- Tre persona janë vënë në pranga në qytetin e Durrësit për falsifikim të pasaportave biometrike, ndërkohë që dy të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Burime të policisë së qytetit bëjnë të ditur se tre të arrestuarit dyshohet se kanë falsifikuar një numër të konsiderueshëm pasaportash biometrike në emër të shtetasve kosovare, të cilët i blenin kundrejt një shume që varionte deri në 3 mijë euro për një pasaportë.

Policia nuk bën ende të ditur identitetin e të arrestuarve, ndërkohë që pritet të dalë sëshpejti në një komunikim për mediat.

(el.me/news24/BalkanWeb)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Këshilltari Bashkiak arrestohet në Itali për trafik kokaine
45926_1.jpg

ITALI- Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Kavajës, Ervin اelçima është arrestuar ditën e djeshme në Itali, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur për "Gazetën Shqiptare" se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga ky shtet. Pra kanë qënë pikërisht autoritetet italiane ato që kanë njoftuar arrestimin e 34-vjeçarit اelçima, për të cilin ekzistonte një urdhërarresti që në vitin 2000.

Ai akuzohet nga drejtësia italiane, se së bashku me persona të tjerë, është përgjegjës për trafikimin dhe shitjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, në shtetin italian në fillim të viteve 2000.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)


---------- Post added at 11:34 ---------- Previous post was at 11:29 ----------

Sequi: Statusi në pranverë, në dorë të shqiptarëve
48459_4.jpg

TIRANث- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Etore Sequi, në një intervistë për News24, komenton zhvillimet më të fundit politike , duke filluar nga arritja e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe ambicies së ish kryeministrit Fatos Nano, për të qenë president i ardhshëm i vendit. Pyetjes nëse Shqipëria do të këtë një mundësi tjetër për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në pranverë, ambasadori Sequi p
 
Redaktimi i fundit:
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

AK: Emigrantët, qeveria i ka harruar, i numëron vetëm për turizëm
47902_14.jpg

TIRANث-Aleanca Kuq e Zi ka shprehur sot shqetësimin për situatën e emigrantëve shqiptarë si jashtë dhe ata që janë kthyer në vend, ndërsa ka akuzuar qeverinë se e ka braktisur këtë kategori.
AK deklaroi ne nje njoftim shtypi se pas 21 vitesh nga nisja e eksodit të madh, ende nuk dihet numri i saktë i emograntëve që ndodhen jashtë trojeve shqiptare. Sipas Aleancës nevojitet një strategji në trupat diplomatike për kategorinë e emigrantëve.
“Mbrojtja nga qeveria është detyrim kushtetues. Duhet reformë në strategjinë e trupit tonë diplomatik”.

AK thekson gjithashtu se qeveria nuk ka marrë në mbrojtje emigrantët e sapokthyer në atdhe, “Janë braktisur, qeveria përdor emigrantët në shifrat e turistëve dhe keqinformon shqiptarët”.
Më tej, AK vë në dukje faktin e të drejtës së votës që sipas Aleancës, emigrantët janë përjashtuar nga kjo e drejtë. “Prej 21 vitesh u mohohet e drejta e votës”.
Më tej Aleanca kritikoi dhe procesin e censusit. “I la jashtë emigrantëet, harroi shtetasit jashtë kufijve pa i regjistruar”.

(d.b/BalkanWeb)


---------- Post added at 11:43 ---------- Previous post was at 11:41 ----------

ERE vendos sot për çmimin e energjisë elektrike
37758_5.jpg

TIRANE - Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë pritet të vendosë sot rreth mesditës për çmimet e reja të energjisë elektrike, për vitet 2012-2014.

Vendimi merret pas kërkesës që është bërë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST, për rritjen e energjisë, ndërsa ERE ka theksuar se parësore mbetet interesi i konsumatorit.

Në takimin që u zhvillua më 30 nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, KESH kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.

Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndarje me rreth 4.6 lekë për kv/orë ose me 0 lekë, nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.

Ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkoi një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë, me arsyetimin se do të investohet në rrjet.

(er.nu/BalkanWeb)


---------- Post added at 11:45 ---------- Previous post was at 11:43 ----------

Aksident në Lushnje, vdes 23-vjeçari, plagoset kushëriri i tij
47813_1.jpg

LUSHNJE - Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në bulevardin kryesor të qytetit.

Sipas policisë, 23-vjeçari Dokleant Sulaj ka humbur jetën pasi motoçikleta me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një bordurë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur edhe kushëriri i viktimës, Jurgen Sulaj. Policia konfirmoi se shkak i ngjarjes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonin të rinjtë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Vritet me sëpatë 38-vjeçari, arrestohet kushëriri i parë
49535.jpg

POGRADEC -Një 38-vjeçar nga fshati Vërdovë i Pogradecit është gjetur dje i vdekur në oborrin e banesës së kushëririt të tij të parë ku punonte prej disa ditësh për sistemimin e banesës e mjediseve përreth. Per ngjarjen ne fjale, rreth orës 20:00 të ditës së diel, policia e Pogradecit ka bërë arrestimin e pronarit të banesës si i akuzuar për këtë vrasje. Burimet zyrtare të policisë, referuar analizës paraprake të mjekëve, konfirmojnë se "Begollari , 38 vjeç, banues ne L.1-Pogradec, i cili u gjend i vrare ne oborin e baneses te ketij shtetasi ne oren 07:30, te shtunen. Nga kqyrja e kufomes rezulton te jete vrare me mjete te forta prerese".
Burimet zyrtare shtojnë se 51-vjeçari Gurali Dikellari, djali i tezes së viktimës dhe pronar i banesës ku ndodhi krimi, u arrestua për akuzën e vrasjes me dashje. "Gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes u gjeten dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale 1(nje) sepate, 1(nje) sqepar, nje xhup ne ngjyre te zeze, te cilat ishin te njollosura me me nje lende ne ngjyre te ngjashme me ate te gjakut. Gjithashtu eshte bere dhe kontrolli i celularit te te dyshuarit, ku jane gjetur disa mesazhe (SMS) te cilat ne permbajtjen e tyre, kane te bejne me trafikimin e nje minoreneje ne moshe 17 vjeç"- konfirmojnë burimet zyrtare të policisë së Pogradecit. Por, Dikellari, (njeri me precedentë penale) thotë se e ka përdorur gjatë përgatitjes së mishit të bagëtive për pastërma.

Ngjarja është njoftuar në polici në orën 07:30 të ditës së diel. Burimet konfirmuan se njoftimi është bërë nga 51-vjeçari Guri Dikellari, pronari i banesës ku ndodhi ngjarja. "Kur u ngrita në mëngjes e dola në oborr, gjeta të vdekur kushëririn e parë Miron Begollari. Ai punonte me pagesë tek ne për disa sistemime në oborr",- ka pohuar në polici. Në përbërje të grupit hetimor kanë qenë dhe mjekë specialistë. "Viktima Begollari është qëlluar me mjete të forta prapa kokës dhe dyshohet që të jetë vrarë. Për ekzaminime sa më të sakta kemi kërkuar ndihmën e Laboratorit të Kriminalistikës në Tiranë.",- pohoi mjeku Hasan Laho.

Pas administrimit të provave në vendin e ngjarjes dhe hetimeve disaorëshe, policia arrestoi 51-vjeçarin Dikellari dhe vjehrrën e tij, Znj.Leke. Njëkohësisht, gjatë kontrollit në banesë ka sekuestruar dhe një sëpatë me shenja gjaku. Gjatë pyetjeve në polici, Dikellari ka mohuar të jetë autor i vrasjes, duke shtuar se shenjat e gjakut në sëpatë janë nga përdorimi i saj për përpunimin e mishit për pastërma. Mësohet gjithashtu se i shoqëruari Dikellari, është njeri me precedentë penalë. "Gurali Dikellari rezulton të jetë i dënuar vite më parë për trafik klandestinësh në itinerarin Shqipëri-Maqedoni-Greqi. Ai është kapur, torturuar dhe dëbuar nga policia greke në vitin 2004 për trafik klandestinësh. Para 5 vjetësh u arrestua në Shkodër me një grup vendasish që përgatitnin bomba me telekomandë. Provat e administruara evidentojnë se vrasësi i Begollarit është 51-vjeçari Dikellari",- shtojnë burimet policore.

(d.b/BalkanWeb)


---------- Post added at 13:12 ---------- Previous post was at 13:11 ----------

Azilkërkuesit për gjakmarrje, Nishani: Ndjekje penale kush lëshon vëtetime falco
47753_3.jpg

TIRANث- Ministri i Bredshëm Bujar Nishani deklaroi sot në Komisionin e Integrimit se do të ketë ndjekje penale për personat që falsifikojnë dokumentat për azil në Europë.

Ministri Nishani vlerëson se vërtetimet për gjakmarrje nëpërmjet të cilave shtetas shqiptarë kërkojnë azil janë abuzive, ndërkohë ka theksuar se Task Forca e ngritur nga ministria e Bredshme, po ndjek problemin nga afër.

Ministri paralajmëroi se do të ngrihen padi penale për kryepleqtë apo kryekomunarët, të cilët lëshojnë vërtetime të tilla.

Nishani duke sjellë në vëmendje se niveli i kërkesave për azil ka pësuar ulje pas liberalizimit të vizave, theksoi se gjatë muajit dhjetor janë shënuar rënie të kërkesave për azil në vendet e Europës.
(el.me/BalkanWeb)


---------- Post added at 13:15 ---------- Previous post was at 13:12 ----------

Has, motosharra del nga kontrolli, masakrohet për vdekje i riu
49541.jpg

HAS - Një 18-vjecar ka humbur jetën aksidentalisht në orët e mbrëmjes së kaluar, ndërsa ishte duke prerë lëndë drusore në pjesën kosovare të malit.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kaluar. 18-vjecari Naim Muneka, nga fshati Tregtan i rrethit të Hasit, po priste lëndë drusore me motosharrë në malin ku ndodhen edhe bjeshkët e fshatit afër kufirit, por në anën kosovare, kur motosharra i ka dalë nga kontrolli duke i prerë në pak sekonda të dyja këmbët e më pas duke e dëmtuar edhe në pjesë të tjera të trupit, gjë që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja është parë nga persona të tjerë që ndodheshin për të njëjtën arsye në mal. Kanë qenë ata që kanë informuar policinë e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Prerja e lëndës drusore në të dy anët e kufirit është një fenomen i zakonshmë nga banorët e fshatrave që ndodhën pranë kufirit Shqipëri – Kosovë.
Kjo edhe për faktin se, kufiri shtetëror ndan në mes edhe pronat e banorëve të të dy anëve të kufirit, gjë që ka sjellë që pas konfliktit në Kosovë, banorët të shfrytëzojnë pronat e tyre edhe pse ndodhen në anën tjetër të kufirit. Ky fenomen është i pranishem në të tre rrethet që janë në kufi me Kosovën, Kukës, Tropojë dhe Has.

(d.b/BalkanWeb)


---------- Post added at 13:16 ---------- Previous post was at 13:15 ----------

Reshjet përmirësojnë prurjet në hidrocentrale
38159_2.jpg

TIRANE-Reshjet e shumta të shënuara gjatë këtyre ditëve kanë përmirësuar situatën në hidrocentralet në kaskadën e Drinit, megjithëse kuotat mbeten ende nën mesataren historike dhe prodhimi vendas i energjisë mbahet ende në nivele të ulta. Prurje të konsiderueshme janë regjistruar në fundjavë në Hidrocentralin e Fierzës, ku si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit, kuota e liqenit të këtij hidrocentrali, nga 259 metra që ishte gjatë javës së kaluar, tashmë është rritur në 265 metra. Edhe pse ka një rritje prej 6 metrash në nivelin e liqenit, sërish kuota mbetet e ulët, duke bërë që aktiviteti i prodhimit të energjisë elektrike në këtë hidrocentral të mbahet i pezulluar që prej rreth dy javësh.

Ndërkohë mësohet se në të kundërt, dy hidrocentralet e tjerë të kaskadës së Drinit, ai Vaut të Dejës dhe ai Komanit, aktualisht punojnë me kapacitet të plotë. Nga informacionet më të fundit të marra pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës, në rrethin e Shkodrës, mësohet se gjatë ditës së djeshme, ritmi i reshjeve të shiut ka bërë që prurjet e depozituara nga zonat malore, fillimisht nga 200 metra kub në sekondë, janë shtuar më pas deri në mbi 300 metër kub në. Kjo ka bërë që në Hidrocentralin e Vaut të Dejës kuota, e cila varion nga 73.60 në 74 metër, të konsiderohet normale, duke mundësuar shfrytëzimin e kapacitetit të plotë prodhues të këtij hidrocentrali. Situatë në përmirësim konstatohet edhe në Hidrocentralin e Komanit, ku sipas informacioneve të djeshme, prurjet në liqenin e hidrocentralit shënojnë 900 metra kub në sekondë, duke bërë të mundur që edhe HC i Komanit të jetë në gjendje pune për prodhimin e energjisë elektrike.

(d.b/BalkanWeb)


---------- Post added at 13:48 ---------- Previous post was at 13:16 ----------

Kurbin, vritet nga RENEA i shumëkërkuari Alfred Seferi
33000_3.jpg

KURBIN- Forcat e RENE-as gjatë një operacioni të kryer në fshatin Gurëz të rrethit Kurbin kanë vrarë shtetasin e shumëkërkuar Alfred Seferi.

Viktima, e cila në letra rezultonte si Elidon Prendi u vra gjatë shkëmbimi të zjarrit me forcat speciale teksa tentonte tu shpëtonte.

Burime policore bëjnë me dije se viktima Seferi me origjinë nga Luthi i Pukës, dyshohet si bashkëpunëtor në 10 ngjarje kriminale, për të cilat policia kishte nisur hetimet.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

PUNONJثSIT E POLICISث: QEVERIA Tث NA SHPثRBLEJث, OSE NISIM GREVث

policia-shtetit-parade-3-320x190.jpg

Punonjësit e policisë shprehen të irrituar me vendimin e qeverisë për mosdhënien e shpërblimeve për punonjësit e policisë. Kreu i sindikatës Sadedin Fishta në një prononcim për mediat është shprehur se qeveria ka bllokuar padrejtësisht fondin, i cili do të përdorej për shpërblimet e policëve.

Fishta është shprehur se, nëse qeveria nuk do të shpërblejë punonjësit e policisë, atëherë këta të fundit do të nisin një sërë grevash.

Sipas tij, punonjësve të policisë nuk u paguhet prej vitit 2003 vjetërsia në punë, ndërsa të ardhurave të policëve u mungojnë edhe pagesat për trajtimin ushqimor prej vitit 2008.

Edhe pse vendosi që të shpërblejë gjithë administratën, qeveria tërhoqi fondin për shpërblimin e punonjësve të policisë, duke vendosur kështu që mos t’i shpërblejë këta të fundit.


Marr nga news-al.com
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Censusi, Aleanca Kuq e Zi: Zvogëloi artificialisht kombin
48771_5.jpg


TIRANE - Aleanca Kuq e Zi krijoi zyrtarisht degën e saj në Londër. Gjatë një manifestimi në Bulevardin ‘Oksford Street’, kryetari i aleancës Kreshnik Spahiu deklaroi se Censusi 2011 zvogëloi artificialisht popullsinë shqiptare nën ndikimin e Athinës zyrtare.

“Censusi zvogëloi artificialisht kombin më të madh në rajon. Iu dërgua Athinës para publikimit. Jemi një nga popullsitë më të mëdha në Ballkan.”- deklaroi Spahiu.

Kryetari i aleancës e konsideroi të turpshëm reagimin e ministrit grek, dy ditë më parë, ndërsa kërkoi arsyet se pse informacioni për Censusin iu dha me parë shtetasve greke se atyre shqiptarë.

Ndërkohë, Spahiu ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen aleancës, për t’u bërë 1 milion aktivistë në 100-vjetorin e pavarësisë.
“Të bëhemi 1 milion kuqezi. Në Londër u bë copëtimi, në Londër nis bashkimi.” - vijoi më tej kryetari i aleancës.

Dy ditë më parë, Instituti i Statistikave publikoi rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake rezulton se popullsia që banon në territorin e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7 për qind.

(er.nu/BalkanWeb)


---------- Post added at 11:01 ---------- Previous post was at 11:00 ----------

Bora, mijëra banorë të izoluar në vend
49604_2.jpg


TIRANث- Vazhdojnë problemet nga ngricat e reshjet e borës në disa zona të veriut e jugut. Komuna të izoluara nga bora e akse rrugore të bllokuara ka në të gjithë vendin. Policia rrugore këshillon përdorimin e zinxhirëve përgjatë akseve Qafë-Thanë, Grabovicë, Qafë-Plloçë, Korçë-Kapshticë, por edhe në Llogara.

Policia këshillon evitimin e kalimit në Qafë-Qarr, pasi ka prani të shumta akulli. Në Korcë vazhdojnë të jenë të bllokuara komuna si Dardha, Vithkuqi, Lekasi dhe Mokra.

Problematike mbetet edhe Malësia e Madhe, ku janë të bllokuara rrugët Tamar-Vermosh, Bogë-Theth, rruga e Malit të Shoshit. Në Vermosh rreth 2 mijë banorë janë të izoluar nga bora, rreth 500 të tjerë në Dukagjin ku trashësia e borës ka kaluar 1 metër

Vështirësi në qarkullim ka edhe në komunat e Dibrës e Bulqizës. Probleme janë hasur në komunat Qafë-Buall, Fushë-Bulqizë e Maqëllarë. Në Dibër mbeten të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës e Sllove.
(ma.ar/BalkanWeb)


---------- Post added at 11:03 ---------- Previous post was at 11:01 ----------

Basha tek “Pazari i Ri”: Do t’i japim fund çdo abuzimi me çmimet
49395_1.jpg


TIRANث- Kryebashkiaku Lulzim Basha ishte sot i pranishëm në tregun e “Pazarit të Ri”, për të monitoruar vetë nga afër çmimet e fruta-perimeve, në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, për të mos lejuar rritjen abuzive të tyre për festa.

Kreu u Bashkisë deklaroi se institucioni që ai drejton ka vendosur t’i japë fund abuzimeve me çmimet. “Kemi hapur një kapitull të ri marrëdhëniesh me qytetarët dhe tregtarët. Nuk do të lejojmë më abuzimet me çmimet”, tha Basha.

Basha e cilësoi të suksesshme fushatën e kontrolleve të ushtruara nga përfaqësues të Bashkisë, në tregje të ndryshme.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Krujë, tritol banesës së një mësuesi, nuk ka të lënduar

47242_11.jpg

KRUJE – Një shpërthim me tritol në banesën e një mësuesi në fshatin Derven ka vënë në levizje sot policinë e Krujës.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në derën e jashtme të banesës së mësuesit Shpëtim Gurra, në fshatin Derven.

Mësohet se gjatë shpërthimit, Shpëtim Gurra ndodhej në banesë bashkë me familjarët e tij, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të shtëpisë.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti një grup i posaçëm hetimor dhe nisi hetimet për identifikimin e autorëve.

Mësohet se aktualisht janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Kapshticë, pranga kontrollorit, lejoi një vrasës të kalojë kufirin

36154_83.jpg

KORCE-Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Elbasanit vuri në pranga sot shtetasin Adrian Cekici, me profesion, polic kontrollor në pikën doganore të Kapshticës.
Kontrollori la të kalonte në doganë një shumë të kërkuar për vrasje. SHKB ka zbuluar se Bledar Muca, i kërkuar për vrasjen e Ilir Rexhepit, ka kaluar dje rreth orës 10:15 minuta doganën dhe kontrollori nuk e ndaloi edhe pse posedonte listën e të kërkuarve për krime.
Dyshohet se Muca vrau Rexhepin para disa ditësh duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e kishte shpallur në kërkim si të dyshuarin kryesor për vrasjen e ndodhur.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Delvinë, rrëmbyen 26-vjeçarin, në pranga 2 vëllezër

36154_84.jpg

DELVINE - Policia e Delvinës arrestoi dy vëllezër të akuzuar për rrëmbimin e 26-vjeçarit B. Banushi, një ditë më parë.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se grupi hetimor arriti të zbulonte vendin ku mbahej pengu, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorëve të rrëmbimit, vëllezërve Perikli dhe Nektarios Naço, përkatësisht 39 dhe 29 vjeç.

Sipas policisë, dy të arrestuarit kanë rrëmbyer 26-vjeçarin B.Banushi dhe kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij dhe më pas e kanë braktisur në një stallë, ku është gjetur pas denoncimit të familjarëve të tij.

I riu u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me plagë në trup si pasojë e dhunës fizike. Dy vellezerit, Naço do të përballen me akuzat për heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje me dashje, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të rrëmbimit.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Elbasan, vetëplagoset me armë në gjendje të dehur 25-vjeçari

49897_1.jpg

ELBASAN - Një 25-vjeçar është vetëplagosur në këmbë në gjendje të dehur në orët e vona të një nate më parë.

Burime të policisë lokale bënë të ditur se "25 vjeçari Euklid Skora, në gjendje të dehur, është vetëplagosur në këmbë, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cërrikut", në momentin që po shkonte në banesën e tij.

Policia ka transportuar për në spital të riun, i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ndaj tij është marrë masa e arrestit nën akuzën e "armëmbajtjes pa leje".

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Kapshticë, situatë normale në pikën e kalimit kufitar me Greqinë

49940_1.jpg

KAPSHTICث- Pas radhëve të gjata të krijuara dy ditë më parë në sportelet e doganës së Kapshticës, pika kufitare që lidh Shqipërinë me vendin fqinj, Greqinë, situata në këtë pikë doganore sot duket se i është kthyer normalitetit, pa radhë të gjata pritjeje.

Ndryshe nga dy ditë më parë, me radhë të gjata pritjeje, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që ktheheshin në vendet e tyre të punës, si edhe reduktimit të sporteleve në doganën greke, kur për orë të tëra në këtë doganë punohej vetëm me një sportel në hyrje -dalje, pas një takimi të kërkuar nga autoritetet policore shqiptare me homologët grekë, masat e marra nga kjo e fundit çuan në normalizimin e situatës në këtë pikë doganore.

Burime zyrtare nga Policia Kufitare e Kapshticës bënë të ditur se megjithë fluksin e kalimit në të dyja anët e kufirit, lëvizja e njerëzve dhe mjeteve vazhdon normalisht.
Gjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kanë hyrë në Shqipëri 1660 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë dalë 3810 të tillë, numri i të cilëve në fundjavë pritet të rritet.
(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Rama ironizon deklaratat e Berishës për ekonominë

47757_6.jpg

TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama reagoi pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Twitter, Rama ka ironizuar deklaratat e Berishës për ekonominë dhe papunësinë.

“Qeveria u propozon shqiptarëve të jenë të lumtur sepse s'ka krizë ekonomike, as papunësi, as padrejtësi, po veç arritje të mëdha botërore”-, shkruan Rama në mesazhin e tij të shkurtër.

Socialistët i konsiderojnë si demagogji deklaratat e mazhorancës për ekonominë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Stalking, 100 telefonata ish-të fejuarës, arrestohet shqiptari në Itali

49957.jpg

ROME-Dy shqiptarë ishin të fejuar që në vitin 2008, por shumë shpejt raporti i tyre dashuror u transformua në një ëndërr të keqe për vajzën shqiptare.
Vëmendja e tepruar e të fejuarit 23 vjecar u bë më pas të frikshme. Telefonata pa fund, sms, ndjekje të një pasnjëshme kudo që ajo ndodhej, bënë që vajza ti jepte fund lidhjes dhe të tarnsferohej nga Verona drejt Romës.

Por, pavarësisht kësaj, djali vazhdoi sërish lojën e tij. Epilogu u shënua natën e Vitit të Ri, kur mbi 100 telefonata, sms drejt telefonit të saj, bënë që vajza me kombësi shqiptare të denonconte në policinë italiane, rastin.
Policia e arrestoi pikërisht poshtë pallatit të vajzës, ku djali kishte ndalur e po lexonte emrat e cetofonisë me qëllim të gjente emrin e ish-të fejuarës së tij. Ndërkohë vajza ishte mbyllur brenda nga frika e takimit me ishin e saj.

I riu është arrestuar nga karabinieret dhe akuzohet për veprën penale të stalking.

(d.bonollari/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

AK: Të bashkohen kampionatet e futbollit Shqipëri-Kosovë

45112_14.jpg

TIRANE-Aleanca “Kuq e Zi” ka prezantuar sot nismën “një komb, një kampionat”, ndërsa i ka bërë kërkesë zyrtare dy federatave të sportit, FSHF dhe FKF për bashkimin e kampionateve të futbollit.

Në një prononcim për mediat, AK-ja thekson se Kosova vijon të neglizhohet nga aktivitetet ndërkombëtare ndërsa talentet shqiptare të futbollit të Kosovës po humbasin në botë.

Sipas saj duhet të rritet bashkëpunimi mes dy federatave si dhe të hapen negociatat me FIFA-n dhe UEFA-n për standardizimin e kategorive sportive.
Gjithashtu AK-ja ka kërkuar të zhvillohet takime dhe konsulta ndërkombëtare për të unifikuar aktivitetet sportive.

Sipas AK, një komb duhet të ketë një histori, një gjuhë,, një kulturë dhe një të ardhme.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Virozat, ISHP: 14 000 raste të regjistruara në vend

47990_1.jpg

TIRANث- Temperaturat e ulëta në vend kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërsa më të prekur janë fëmijët. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik flasin për rreth 14 000 raste me viroza stinore në të gjithë vendin, prej të cilëve pjesa e madhe i përkasin simptomave të infeksioneve respiratorë të sipërme. Ndërkohë, vihet re se aktiviteti gripal paraqitet brenda aktivitetit sezonal.

Ndërkohë të dhënat nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë flasin se pranë kësaj qendre paraqiten çdo ditë rreth 500 raste me simptoma të viruseve stinore. Rreth 320 fëmijë në ditë paraqiten pranë Urgjencës së Pediatrisë, ndërsa mjekët pediatër thonë se viroza e kësaj stine shoqërohet me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre. Por kujdes, sipas mjekëve, duhet të bëjnë dhe të sëmurët kronikë, të cilët rekomandohet të marrin vaksinën. Nga të dhënat e QSUT bëhet e ditur se në shërbimin kardiak paraqiten çdo ditë rreth 100 pacientë me viroza stinore dhe rreth 80 në shërbimin e Infektivit.

Nisur nga qarkullimi i virusit në vend, strukturat shëndetësore apelojnë për aplikimin e vaksinës antigrip, veçanërisht grupet më në rrisk, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzanë, të sëmurët kronikë, etj.

Nga ana e tyre mjekët këshillojnë marrjen e vaksinës antigrip, e cila lufton 3 lloje virusesh dhe gjendet në të gjitha farmacitë dhe qendrat shëndetësore. Aplikimi i saj duhet të bëhet pranë qendrave shëndetësore.

Mjekët këshillojnë gjithashtu përdorim me kriter të antibiotikë, të përshkruar vetëm nga mjeku, në rast të prekjes nga sëmundja, si dhe përdorimin e lëngjeve të frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.
(ma.ar/BalkanWeb)




Vogëlushi 13-vjecar në ‘luftë’ me vdekjen, familjarët apel për gjak

49961_1.jpg

TIRANث- Një djalosh 13-vjecar po lufton me vdekjen në spitalin Ushtarak si shkak i mungesës së gjakut.

Edison Camaj 13-vjec është aksidentuar mesditën e 1 janarit në shtëpinë e tij si shkak i shembjes së strukturës së një depozite uji.

Familjarët e tij apelojnë për të siguruar gjak të grupit 0 negativ, ndërkohë që mjekët deklarojnë se ndërhyrja duhet realizuar sa më parë.

“Gjendja e nipit tim është shumë e vështirë. Edisonit i ka rënë një cisterne me ujë dhe e ka dëmtuar pjesën e bredshëm të trupit dhe i ka thy legenin. ثshtë bërë operacion në zorrë dhe ka shkurtim prej 60 cm si dhe rrejedhje gjaku në pjesën e legenit dhe aty nuk mund të ndëryhyjnë doktorët, prandaj duhet gjak. Edisoni është 13-vjec dhe mjekët na kanë thënë nëse nuk gjendet sasia e kërkuar e gjakut atëherë ai rrezikon të vdesë po nuk ju fut gjak. Ne nuk kemi gjetur gjak, jemi mbledhur njerëzit tonë dhe të afërm dhe asnjëri prej nesh nuk e ka grupin e gjakut zero negativ. Edisoni ka marrë 3 litra gjak dhe i duhet edhe 4 litra gjak. Mjekët kanë thënë se nëse gjenden dy qese gjak, brenda dy orësh ai mund të operohet. Shpresoj tek Zoti dhe njerëzit që mund të na dëgjojnë që ai që ka këtë grup gjaku të paraqitet pranë Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjakun dhe për të shpëtuar këtë fëmijë që është djalë i vetëm”,- bën apel xhaxhai i vogëlushit 13-vjecar.
(el.me/news24/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Defekti, CEZ: Pa energji disa zona në Tiranë

45137_6.jpg

TIRANث- Një defekt në nënstacionin e Kasharit ka lënë sot pa energji zona të tëra në Tiranë, si: Vorë, Kashar, Yzberisht, Fusha Misto Mame dhe Kamëz.

CEZ Shpërndarje sqaron se ekipet e saj janë duke punuar intensivisht për riparimin sa më të shpejtë të difektit dhe rikthimin e energjisë, por nuk thuhet me saktësi se kur mund të kthehet energjia elektrike në këto zona.
(ma.ar/BalkanWeb)





Shëndetësi, aparatura imazherike për spitalet rajonale për 2012

49964.jpg

TIRANث- Sektorit spitalor do t’i kushtohet vëmendje e veçantë në vitin 2012, nëpërmjet investimeve për plotësimin e nevojave të spitaleve rajonale me aparatura për imazherinë, por edhe mbulimin e nevojave të popullatës për shërbime.

Sipas buxhetit 2012, synohet mbulim 84% i nevojës për shërbim spitalor në vitin 2012, krahasuar me 82% që janë plotësuar në 2011, si dhe plotësim 70% i nevojave të spitaleve të distriktit me pajisjet e domosdoshme për shërbimin e imazherisë në vitin 2011, referuar 65% që plotesohen akualisht. Referuar buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2012, në krahasim me buxhetin e rishikuar 2011, është parashikuar të rritet në masën 339 milionë lekë, duke përfaqësuar 2.09 % të PBB.

Fondet do të shërbejnë kryesisht në arritjen e objektivave si përmirësim të ofrimit të shërbimit parësor nëpërmjet zgjerimit të skemës së medikamenteve nga 420 në vitin 2011, në 430 në vitin 2012. Po kështu, një tjetër objektiv është zvogëlimi i vdekshmërisë amtare me 1/100000 ne vitin 2012, krahasuar me 16 per 100000 ne vitin 2010, rritja e vizitave/kontakteve të pacientit në kujdesin parësor në 8.8 vizita/ditë/mjek në vitin 2012 nga 8.6 në vitin 2011.

Sigurimi i qëndrueshmërisë së mbulesës vaksinale për vaksinat e kalendarit të vaksiminit në masën 95% është një tjetër objektiv në projektbuxhetin 2012 për shëndetësinë.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Plani urbanistik, Bashkia Tiranë nis konsultimet me qytetarët

42558_2.jpg

TIRANث- Bashkia Tiranë bën me dije se këtë muaj do të nisin konsultimet me qytetarët për planin rregullues të Tiranës.

"Zhvillimi urban ka nevojë për një klimë të re të planifikimit të territorit për t’i kthyer klimën e duhur zhvillimit ekonomik, një prioritet i Bashkisë. Kemi gjetur mirëkuptimin e njësive vendore kufitare me qytetin e Tiranës, të cilat, me përgjegjësi qytetare, i janë përgjigjur ftesës tonë për bashkëpunim",-u shpreh kryebashkiaku Lulzim Basha në mbledhjen e fundit të grupit teknik për konceptimin e Planit Territorial të Tiranës.

Grupi i punës po studion dhe vlerat arkitektonike dhe historike të Tiranës. Arkitekti Flamur Kuçi, drejtuesi i grupit teknik për konceptimin e Planit Territorial të Tiranës dhe këshilltar i Kryeministrit për çështjet urbane, duke argumentuar vizionin e Planit të ri Urbanistik në këtë drejtim dhe mënyrën se si plani do t’i përgjigjet dëmeve urbanistike, vuri në dukje se Tiranës i duhet një vlerësim serioz profesional mbi atë çka është realisht vlerë arkitektonike dhe historike në qytet.

“Jemi dëshmitarë që për arsye jo profesionale i jepen vlera historike edhe objekteve që kanë shënuar momente regresive në historinë e kombit, si rasti i piramidës, apo rasti i lagjeve autoktone. Konsiderojmë që nuk është reale dhe e drejtë që lagjet autoktone, jashtë kushteve bazë të banimit, të konsiderohen 'historike' pa një bazë profesionale dhe duke privuar këto njerëz nga zhvillimi i drejtë i pronës së tyre, ndërkohë që plani urban i Tiranës duhet të parashikojë instrumente reale të mbrojtjes dhe zhvillimit të monumenteve të trashegimisë kulturore dhe historike”.

Planin e ri urbanistik, i cili po hartohet për të qënë gati në pranverën e ardhshme, për herë të parë do të ketë një metodologji shkencore. Ai nuk do të jetë një plan “vizatim”, por një plan me përllogaritjet e duhura, duke iu përgjigjur realisht dhe me efiçencë nevojave të qytetit.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Kapshticë riparohet defekti, vijon largimi i emigrantëve

49716.jpg

KAPSHTICث- Nis puna normalisht në pikën doganore të Kapshticës. Një defekt në sistemin kompujterik të palës shqiptare krijoi radhë të gjata pasditen e sotme në pikën kufitare të Kapshticës.

Kthimi i emigrantëve shqiptarë në shtetin grek u bllokua dhe si pasojë ato u detyruan të durojnë të ftohin për shkak të temperaturave të ulëta përreth 1 orë.

Lajmi u konfirmuar nga autoritet doganore, të cilat bënë me dije se një defekt në serverin qëndror bëri që të krijohen radhë të gjata pritjeje.

Ekpertët elektronikës morën masa dhe rregulluan menjëherë defektin, ndërkohë që për të eleminuar pritjen punoi me regjistra.

Burime doganore bëjnë me dije se kanqë shtuar edhe dy sportele të reja për tiu ardhur në dihmë shtetasve shqiptarë.

Një numër i madh emigrantësh që po kthehen në Greqi pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe kanë hasur vështirësi në dalje të pikës kufitare të Kapshticës, për shkak të numrit të vogël të sporteleve të palës greke.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Video-përgjimi, Prokuroria kërkon 2 vjet burg për Ilir Metën

39735_9.jpg

TIRANE - Prokuroria ka dhënë sot pretencën për ish-kryeministrin Ilir Meta, në lidhje me video-përgjimin Meta-Prifti. Pas rreth 20 seancave gjyqësore dhe dëshmive të dhjetëra personave të përfshirë direkt apo indirekt në këtë çështje, organi i akuzës kërkoi cilësimin fajtor të kryetarit të LSI-së.

Prokurori i çështjes, Bujar Sheshi kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë për kryetarin e LSI-së, i akuzuar për korrupsion aktiv.

Prokurori Sheshi theksoi se organi i akuzës e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, sipas të cilit Meta ka favorizuar kompani të caktuara për ndërtimin e HEC-eve dhe ankandeve të naftës. Sipas prokurorit, dëshmia e Priftit mbështetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike.

Prokurori i çështjes rindërtoi të gjithë video-përgjimin e transmetuar në televizion rreth një vit më parë, ku Meta i kërkon Priftit favore për një hidrocentral në Shushicë dhe një ankand nafte. Prokuroria e cilësoi videon si autentike dhe të patjetërsueshme dhe konsideron se ekspertiza e kryer nga 3 ekspertët shqiptarë nuk dha përfundime reale dhe nuk pati baza shkencore.

Ndërkohë, prokuroria e konsideron të pavlefshme dëshminë e bizesmenit Bekim Halilaj për ankandin e naftës bruto, i cili pretendon se Meta nuk ka pasur asnjë ndikim në ankandin e naftës. Sipas organit të akuzës, dëshmia e Halilajt kundërshtohet nga tabulatet telefonike, të cilat vërtetojnë se ai ka folur 192 herë në telefon me Ilir Metën.

AVOKATثT E METثS KثRKOJNث PUSHIMIN E اثSHTJES
Avokatët e Ilir Metës kundërshtuan pretencën e Prokurorisë dhe kërkuan pushimin e çështjes ndaj klientit të tyre. Në konkluzionet e tyre, avokatët pretendojnë se akuza e Prokurorisë nuk vërtetohet.
Ndërkohë trupi gjykues është tërhequr për marrjen e vendimit.

SEANCA E KALUAR
Seancën e kaluar, Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e Prokurorisë për të administruar si prova orën kamer, laptopin dhe USB-në e Dritan Priftit. Gjykata nuk mori parasysh kërkesën e Prokurorisë për të dëgjuar dhe parë në seancë video-përgjimin “Meta-Prifti”. Gjithashtu gjykata rrëzoi edhe kërkesën për të administruar të gjitha materialet mediatike që kanë të bëjnë me video-përgjimin.

Gjykata e Lartë pranoi të marrë në administrim dhe një pjesë të provave te paraqitura nga pala mbrojtëse, siç është një dokument i marrë nga kompania Albpetrol, në të cilin dëshmohet se kompania “Dea Construction”, me administrator Adrian Gjillarin, ka fituar ankandin e naftës bruto.

Sipas provave shkresore të paraqitura nga mbrojtja, kjo është bërë në konflikt të hapur interesi, pasi bashkëshortja e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti ka qenë ortake me fituesin e ankandit të Albpetrol-it, administratorin Adrian Gjillarin.

PRIFTI PARALAJMثRON PUBLIKIMIN E VIDEOVE TE REJA
Një ditë më parë, Prifti deklaroi se sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do i hapet një tjetër.

“Sa të mbyllen hetimet shqiptareve do tua tregoj unë videon Prifti-Beqiri. Do t'i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtaret. Meta s'ka shpëtim. Pasi t'ia mbyllë gjykata me lekë ketë çështje, atij do t'i hapet tjetra menjëherë. Do t'ju tregoj me zë dhe figure vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi. S'ka burrë që më bën mua shantazh. Do ishte mire që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem që 2012 të jete viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend",- deklaroi Prifti

(er.nurcelli/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

MB: Pasaportat jo biometrike të vlefshme deri në 1 mars 2012

45340_1.jpg

TIRANث- Ministria e Brendshme, përmes një deklarate për media informon të gjithë qytetarët shqiptarë se afati i fundit i përdorimit të pasaportës së vjetër për jashtë shtetit (jo biometrike), do të jetë 1 marsi i këtij viti .

Me propozim të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012".

"Ky vendim mbështetet në paragrafin e parë, të nenit 9, të ligjit nr.10306, datë 22.07.2010 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, të ndryshuar”,-thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë së Brendshme.

Me nxjerrjen jashtë përdorimit të pasaportës së vjetër, jobiometrike, nga data 1 mars 2012, të gjithë shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaportën e re biometrike.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

“Zinxhiri”, 3 të rinj në pranga për shpërndarje droge

50018.jpg

KORاE - Policia e Korçës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Zinxhiri” dhe bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 3 personave; të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se personat e arrestuar janë: Kristi Pojani, 21 vjeç, Gazmend Bashaj, 26 vjeç dhe Elsid Avduli, 22 vjeç.

Në momentin e arrestimit, shtetasve të mësipërm u janë sekuestruar 42 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, 2 automjete dhe 4 aparate celulare.
Mësohet se 3 të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike e ardhur nga fshati Lazarat i Gjirokastrës dhe kishin si destinacion shtetin grek.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

I vodhën 150 mln lekë biznesmenit, policia arreston grupin e vajzave 'hajdute'


43486_62.jpg


TIRANث- Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës arrestuan një grup vajzash, ndërkohë proceduan në gjëndje të lirë edhe një mashkull 16-vjeçar me inicialet G.J, pasi akuzohen për vjedhjen e një binzesmeni kryeqytetas.

Zëdhënësja e policisë Alma Katragjini në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë arrestuar shtetaset Afërdita Adem Pepmarkaj 19-vjeçe, Olgerta Sulejman Pagushi 18-vjeç dhe Laureta Sabri Kollaku 18-vjeçe, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën në fillim të këtij viti dhe tetor-nëntor të vitit 2011, kanë vjedhur në banesën e biznesmenit Avdyl Trojko, 42-vjec me banim në Tiranë, shumën prej 150 milion lekësh të vjetra.

Mësohet se këto shtetase kanë realizuar vjedhjen e biznesmenit në dy etapa brenda tre muajve. Policia bën me dije se ato i kanë shpenzuar paratë duke investuar në dy dyqane parukerish dhe duke dhënë hua shoqërisë.

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit konfirmuan se arrestimi i tre shtetaseve u bë i mundur një natë më parë nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr.4 në kryeqytet, ndërsa mësohet se tre të arrestuarat jetonin në të njëjtin pallat me biznesmenin 42 vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një shumë parash, të vjedhura në banesën e të dëmtuarit, një ambjent dyqani parukerie rreth 50 m katror në rrugën "Hoxha Tasim" dhe një apartament 60 m katror tek Xhamlliku.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes e kryer në bashkëpunim.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Pronësia, 39-vjecarja tentoi të hidhej nga tarraca e pallatit

50049.jpg

TIRANث- Një grua 39-vjecare kërcënoi mesditën e sotme se do hidhej nga tarraca e një pallati 5 katësh, pasi nuk ka gjetur drejtësi për pronat. 39-vjecarja Qoku kërkoi të takohet me ministrin e Bredshëm Bujar Nishani ose në të kundërt do i jepte fund jetës.

E gjithë skena zgjati përrreth 30 minuta, në zonën e Xhamllikut , ku vetëm pas trataktivave nga ana e strukturave të policisë dhe forcave RENEA, gruaja zbriti nga tarraca e pallatit 5 katësh dhe u dërgua në spitalin numër 5, në QSUT.

Konflikti ka ardhur si pasojë se pas ndarjes me bashkëshoritin e saj, punonjës policie, gjykata e Tiranës i ka kaluar pronësinë e banesës ish bashkëshortit së Dëshirës. Ky mendohet të ketë qenë dhe shkaku i tronditjes emocionale të 39-vjecares.

Policia ka nisur hetimet dhe mësohet se pas marrjes në pyeje të 39-vjecares, vajzave dhe ish bashkëshorit do zbardhet e gjithë ngjarja.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Moti i keq 'mbërthen' Shqipërinë, bllokohen fshatra dhe komuna

50052.jpg

TIRANث- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të 24 orëve të fundit kanë bllokuar dhjetëra akse rrugore e zona të vendit (kryesisht ato veriore e verilindore), ndërkohë që janë regjistruar disa aksidente automobilistike me disa të plagosur.

Policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshem gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë.

Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë në ditët në vijim. Temperaturat sot do të zbresin me nga 4 gradë Celsius, ndërsa nisur nga dita e dielë temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero

DURRثS
Rreth 6 tragete me 600 pasagjerë janë nisur që mbremjen e djeshme në portin e Durrësi drejt Italisë. Kohaa e keqe që ka përfshirë Adriatikun ka sjellë vonesa në oraret e mbërritjes në destinacion të udhëtarëve. Autoritetet portuale bëjnë me dije se deti është 8 deri në 9 ballë.

VLORث
Në Vlorë situata mëngjesin e sotëm raportohet më e qetë. Ndërkohë, moti i keq ka shkatuar vetëm vonesa në oraret e trageteve.

ELBASAN
Ndryshe nga një ditë më parë situata paraqitet me e qetë në qarkun e Elbasanit, ku sot nuk raportohen komuna të bllokuara. Qarkullimi normal në aksin Qafë Thanë e Qafë Krrabë.

BULQIZث
Janë të bllokuara komunat Ostren e Trebishtë si edhe disa fshatra të Martaneshit. Ndërsa në aksin Fushë Bulqizë - Qafë Bualli, është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

DIBثR
Në qarkun e Dibrës ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike. Ngricat kanë bërë të pakalueshem aksin Peshkopi - Librazh, ndërsa të bllokuara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës dhe Sllova.

PUKث
Në pukë raportohet prezencë e akullit në segmentet rrugore, ku për pasojë ka probleme të qarkullimit, ndërsa aksi Bardhet Iballë është i bllokuar. Si pasojë e ngricave një aksident rrugor është regjistruar gjate natës, në aksin Shkodër-Pukë, por fatmirësisht pa të lënduar.

PثRMET-GJIROKASTثR
Mbetet e bllokuar komuna Frashër, ndërsa në komunat Pogon e Zagorie të Gjirokastrës, lëvizja kryehet me zinxhirë.

BLLOKOHET PIKA KUFITARE E KAPSHTICثS
Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të natës kanë bërë që pika doganore e Kapshticës të bllokohet. Autoritetet kufitare raportojnë se bora ka bllokuar aksin rrugor Kapshticë-Kozanë, ndërkohë që nuk lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve. Në pikën doganore të Kapshticës lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla dhe për këtë është e nevojshme paisja me zinxhirë. Ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin Korçë- Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogarasë si edhe në Voskopojë.

(el.me/BalkanWeb)




Vrasja e Konomit, Nishani: Kemi përcjellë prova për Prokurorinë

50048.jpg

TIRANث- Ministri i Mbrojtjes Bujar Nishani bën analizën për vitin 2011 në një pritje me gazetarët. Ministri Nishani duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve rikujtoi se ai i qëndron deklaratave të bërë më parë sa i takon njërës nga atentateve më të bujshme të vitit 2011, sic ishte vrasja e gjyqtarit vlonjat, Skerdilajt Konomi.

“I qëndrojmë deklaratave. Policia ka përcjellë prova dhe informacione që ne i gjykojmë që janë ë rëdnësishme për Prokurorinë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar kapacitet e saj profesionale në shërbim të grupit hetimore për të adresuar çdo cështje për tu gjykuar”, - deklaroi Nishani.

Ministri Nishani nënvizoi se strukturat e shtetit u angazhuan për mbrojten e rendit publik gjatë 21 janarit duke përmbushur me sukses misionin e tyre, ndërkohë theksoi se dhunuesit do të përballen me ligjin.

“Të gjitha strukturat e shteti që u angazhuan në mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë publike dhe në 21 janar padyshim kanë përmbushur misionin e tyre. Unë e kam shprehur mendimin tim se dhunimi i institucioneve, është padyshim një veprimtari kriminale, por kjo cështje është tashmë në hetim dhe duhen gjykuar aktorët që ishin prezent në sulmin e institucioneve kushtetuese që iu bënë më 21 janar”, - u shpreh ministri Nishani.

Duke e konsideruar vitin 2012 si një vit te rëndësishëm që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë, Nishani tha se ministria e Brendshme realizoi objektivat për vitin që lame pas. “Viti 2011 për Ministrinë e Brendshme ishte me dinamikë të madhe, u përmbushën në mënyrë dinjitoze detyrimet në përballimin e sfidave për vendin. Përballuam situatën e përmbytjeve dhe të zjarreve. U menaxhua fluksi i madh i turistëve gjatë sezonit veror dhe u sigurua rendi dhe qetësia.”, - u shpreh Nishani.

Duke u ndalur në analizën e kriminalitetit, ministry vlerësoi se treguesit flasin për rritje të nivelit të goditjes së krimit, zbulueshmërisë së veprave dhe rritjen e besimit të publikut te policia. “Niveli i zbulueshmërisë së vrasjes u rrit në masën 84%. ثshtë bërë zbulimi i 298 veprave të vjetra nga të cilat, zbulimi i 7 vrasjeve, 4 tentativa, 31 vjedhje me dhunë, 49 vjedhje banesash, 29 vjedhje automjetesh etj” - theksoi Nishani.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Moti i keq 'mbërthen' Shqipërinë, bllokohen fshatra dhe komuna

50052.jpg

TIRANث- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të 24 orëve të fundit kanë bllokuar dhjetëra akse rrugore e zona të vendit (kryesisht ato veriore e verilindore), ndërkohë që janë regjistruar disa aksidente automobilistike me disa të plagosur.

Policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshem gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë.

Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë në ditët në vijim. Temperaturat sot do të zbresin me nga 4 gradë Celsius, ndërsa nisur nga dita e dielë temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero

DURRثS
Rreth 6 tragete me 600 pasagjerë janë nisur që mbremjen e djeshme në portin e Durrësi drejt Italisë. Kohaa e keqe që ka përfshirë Adriatikun ka sjellë vonesa në oraret e mbërritjes në destinacion të udhëtarëve. Autoritetet portuale bëjnë me dije se deti është 8 deri në 9 ballë.

VLORث
Në Vlorë situata mëngjesin e sotëm raportohet më e qetë. Ndërkohë, moti i keq ka shkatuar vetëm vonesa në oraret e trageteve.

ELBASAN
Ndryshe nga një ditë më parë situata paraqitet me e qetë në qarkun e Elbasanit, ku sot nuk raportohen komuna të bllokuara. Qarkullimi normal në aksin Qafë Thanë e Qafë Krrabë.

BULQIZث
Janë të bllokuara komunat Ostren e Trebishtë si edhe disa fshatra të Martaneshit. Ndërsa në aksin Fushë Bulqizë - Qafë Bualli, është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

DIBثR
Në qarkun e Dibrës ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike. Ngricat kanë bërë të pakalueshem aksin Peshkopi - Librazh, ndërsa të bllokuara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës dhe Sllova.

PUKث
Në pukë raportohet prezencë e akullit në segmentet rrugore, ku për pasojë ka probleme të qarkullimit, ndërsa aksi Bardhet Iballë është i bllokuar. Si pasojë e ngricave një aksident rrugor është regjistruar gjate natës, në aksin Shkodër-Pukë, por fatmirësisht pa të lënduar.

PثRMET-GJIROKASTثR
Mbetet e bllokuar komuna Frashër, ndërsa në komunat Pogon e Zagorie të Gjirokastrës, lëvizja kryehet me zinxhirë.

BLLOKOHET PIKA KUFITARE E KAPSHTICثS
Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të natës kanë bërë që pika doganore e Kapshticës të bllokohet. Autoritetet kufitare raportojnë se bora ka bllokuar aksin rrugor Kapshticë-Kozanë, ndërkohë që nuk lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve. Në pikën doganore të Kapshticës lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla dhe për këtë është e nevojshme paisja me zinxhirë. Ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin Korçë- Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogarasë si edhe në Voskopojë.

(el.me/BalkanWeb)




Vrasja e Konomit, Nishani: Kemi përcjellë prova për Prokurorinë

50048.jpg

TIRANث- Ministri i Mbrojtjes Bujar Nishani bën analizën për vitin 2011 në një pritje me gazetarët. Ministri Nishani duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve rikujtoi se ai i qëndron deklaratave të bërë më parë sa i takon njërës nga atentateve më të bujshme të vitit 2011, sic ishte vrasja e gjyqtarit vlonjat, Skerdilajt Konomi.

“I qëndrojmë deklaratave. Policia ka përcjellë prova dhe informacione që ne i gjykojmë që janë ë rëdnësishme për Prokurorinë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar kapacitet e saj profesionale në shërbim të grupit hetimore për të adresuar çdo cështje për tu gjykuar”, - deklaroi Nishani.

Ministri Nishani nënvizoi se strukturat e shtetit u angazhuan për mbrojten e rendit publik gjatë 21 janarit duke përmbushur me sukses misionin e tyre, ndërkohë theksoi se dhunuesit do të përballen me ligjin.

“Të gjitha strukturat e shteti që u angazhuan në mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë publike dhe në 21 janar padyshim kanë përmbushur misionin e tyre. Unë e kam shprehur mendimin tim se dhunimi i institucioneve, është padyshim një veprimtari kriminale, por kjo cështje është tashmë në hetim dhe duhen gjykuar aktorët që ishin prezent në sulmin e institucioneve kushtetuese që iu bënë më 21 janar”, - u shpreh ministri Nishani.

Duke e konsideruar vitin 2012 si një vit te rëndësishëm që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë, Nishani tha se ministria e Brendshme realizoi objektivat për vitin që lame pas. “Viti 2011 për Ministrinë e Brendshme ishte me dinamikë të madhe, u përmbushën në mënyrë dinjitoze detyrimet në përballimin e sfidave për vendin. Përballuam situatën e përmbytjeve dhe të zjarreve. U menaxhua fluksi i madh i turistëve gjatë sezonit veror dhe u sigurua rendi dhe qetësia.”, - u shpreh Nishani.

Duke u ndalur në analizën e kriminalitetit, ministry vlerësoi se treguesit flasin për rritje të nivelit të goditjes së krimit, zbulueshmërisë së veprave dhe rritjen e besimit të publikut te policia. “Niveli i zbulueshmërisë së vrasjes u rrit në masën 84%. ثshtë bërë zbulimi i 298 veprave të vjetra nga të cilat, zbulimi i 7 vrasjeve, 4 tentativa, 31 vjedhje me dhunë, 49 vjedhje banesash, 29 vjedhje automjetesh etj” - theksoi Nishani.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Tubimi në Shkodër, policia shoqëron aktivistin e AK

50051.jpg

SHKODثR- Manifestimi i Aleancës Kuq e Zi i organizuar mëngjesin e sotëm në qytetit e Shkodrës ka përfunduar me shoqërimin e një aktivisti në komisariat.

Mësohet se aktivisti i Aleancës Kuq e Zi, Herigert Kapllani ëhtë shoqëruar në polici. Blutë e Shkodrës theksojnë se protestuesit kanë thyer lejen e protestës, pasi atyre u ishte përcaktuar të protestonin vetëm para bashkisë së qytetit, ndërkohë që kanë bllokuar rrugën. Nga ana tjetër, Aleanca Kuq e Zi njofton se tubimi është mbajtur konform rregullave dhe nuk ka pasur asnjë shkelje.

Aleanca Kuq e Zi organizoi sot një manifestim madhështor në Shkodër në mbështetje të të drejtave themelore të njeriut. Aleanca Kuq e Zi, duke e cilësuar të drejtën e pronës si një nga më themeloret, vlerësoi se informimi i qytetarëve për shembjen e pronës është detyrim ligjor.
“Nuk nxirret pronari me dhunë në asnjë vend të botës”, - shprehet Aleanca Kuq e ZI. Aleanca Kuq e Zi nënvizoi, se Kushtetuta është mbi të gjitha, ndërkohë shprehet në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shkodran dhe të mbarë vendit.

(el.me/BalkanWeb)





Shembet pjesërisht shkolla 9-vjecare e Macukullit

49604_10.jpg

MAT- Probleme të rënda janë shkaktuar nga era e fortë në Mat.

Mësohet se shkolla 9-vjecare është shembur në Macukull të Matit, ndërsa janë dëmtuar edhe disa shtëpi, ndërkohë që mësohet se nuk ka viktima në njerëz.

Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar ngrica, ndërkohë që raportohet edhe për shembje të pemëve për shkak të erërave të forta.
(el.me/BalkanWeb)


Vdekja e nënës në lindje, policia nis hetimet ndaj mjekëve

50008_5.jpg

KORCث- Policia ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Maternitetin e Korçës, ku një nënë e re 22-vjecare humbi jetën tragjikisht teksa po sillte në jetë foshnjën e saj të seksit mashkull.

Pas dyshimeve të policisë dhe pretendimit të familjarëve të viktimës 22-vjecare Erjola Dinoshi, për një mjekim të pakujdeshëm, një ekip mjekësh specialist nga Tirana kanë mbërritur në Korcë për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesit e spitalit të qytetit juglindor menjëherë pas vdekjes deklaruan se vajza pati një hemorragji cerebrale dhe humbi ndjenjat gjatë lindjes. Ndërkohë priten rezultatet e ekspertizës për të qartësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

21 janari pa fajtorë, shtyhen hetimet

49709_3.jpg

TIRANE - Dosja voluminoze e ng jarjeve të dhunshme të 21 janarit, ku para godinës së Kryeministrisë humbën jetën katër demonstrues, mbetet “peng” i dokumentacionit që pritet të mbërrijë nga Amerika. Kur mbeten vetëm pak ditë për t’u mbushur plot një vit nga momenti kur plumbat u morën jetën katër njerëzve të pafajshëm, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, prokuroria e Tiranës, nuk ka mundur të ngrejë akuzë ndaj zyrtarëve të Gardës, të cilët po hetohen prej 12 muajsh për ngjarjen e rëndë. Burime pranë prokurorisë thanë se hetimet për ngjarjen do të shtyhen sërish për 3 muaj për shkak se në dosje nuk janë administruar shumë akt ekspertime të përpiluara nga ekspertë amerikanë, që mendohet të jenë dhe vendimtare për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e katër demonstruesve. “Afati i hetimeve do të shtyhet pasi nuk kanë administruar dokumentacionin që pritet të mbërrijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, mendojmë që deri në fund të muajit shkurt të kemi në duar materialet dhe do të vendosim për dosjen”, - tha një zyrtar i prokurorisë. Nën hetim për vrasjet e katër demonstruesve janë efektivë të Gardës së Republikës. I vetmi që ndodhet prapa hekurave, është Agim Llupo, i cili dyshohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi.

Hetimet
12 muaj nuk i kanë mjaftuar prokurorisë së Tiranës për të hedhur dritë mbi vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para godinës së kryeministrisë. Hetimet kanë ngecur pasi prokuroria duhet më parë të fusë në dosje, ekspertizën amerikane, që ende nuk ka mbërritur. Ekspertët amerikane, veçse kanë ekspertuar serverin me pamjet filmike të kryeministrisë, janë duke kryer dhe ekspertime të tjera të provave materiale, madje edhe të armëve të Gardës së Republikës. Për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, prokurorisë shqiptare iu ofrua ekspertizë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, në vendin tonë kanë mbërritur prokurorë të specializuar dhe ekspertë amerikanë, fjala e të cilëve, natyrisht përmes ekspertizës, do të jetë vendimtare për dosjen në fjalë. Prokuroria tha se firmosi për zgjatjen e afateve të hetimeve, pasi pret që nga Amerika të mbërrijnë ekspertizat.

Demonstrata
Pasditen e 21 janarit, në rrethimin e jashtëm të Godinës së Kryeministrisë, pas një përleshje të fortë mes demonstruesve të Opozitës së Bashkuar dhe policisë, gjetën vdekjen katër qytetarë. Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika (ky i fundit vdiq pak ditë më vonë në spital në Turqi) dyshohet se u qëlluan nga grupi i zjarrit i Gardës së Republikës. Hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen u zhvilluan në tri pista. Një grup prokurorësh po heton për vrasjen e katër demonstruesve dhe deri më tani kanë “mbërthyer” vetëm gardistin Agim Llupo. Prokuroria nisi hetimet dhe për organizatorët e demonstratës së 21 janarit, për të përcaktuar rolin tyre në ngjarjet që pasuan përgjatë ditës së tmerrshme.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top