Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Love

βeℓℓe â๓e
Mbreteresha Elisabet: William e Kate, Dukë e Dukesha e Cambridge

Mbreteresha Elisabet ka nominuar sot William e Kate, Duke dhe Dukeshe te Cambridge.
Titulli i dhene eshte me i larte ne sitemin mbreteror anglez.
William do te jete gjithashtu edhe kont i Strathearn dhe baron i Carrickfergus, ndersa Kate do te jete kontesha e Strathearn dhe baronesha Carrickfergus.
Vetem pak kohe para nisjes se ceremonise Buckingham Palace ka njoftuar se karroca qe do perdoret per te transportuar ciftin ne pallat pas ceremonise do teje te State Landau e vitit 1902, e hapur, pavaresisht motit, nese bie shi apo jo.


***********************
Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

london-300x215.jpg


LONDER- Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për të ndjekur ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kejt Midëllton. Princi Uilliams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe.
Zyrtarët e familjes mbretërore njoftuan se 28 vjeçari Princi Uilliams do të veshë uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze gjatë ceremonisë martesore me 29 vjeçaren, Kejt Midëllton.
Mijëra policë dhe oficerë sigurie janë vendosur përgjatë rrugës ku do të kalojë çifti mbretëror.
Anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota si dhe personalitete të njohura si Elton Xhon apo futbollisti Dejvid Bekam janë të ftuar në dasëm./Panorama/
 
Salla të reja te “Mbretëresha Geraldinë”

Salla të reja operacioni për maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në Tiranë. Inaugurimi u bë dje nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, drejtori i maternitetit Halim Kosova dhe përfaqësues të kompanive private në vend, që kanë ndihmuar në pajisjen e sallave me aparatura të teknologjisë bashkëkohore. “Ky investim nuk ka vetëm vlerën e lekut të harxhuar, por ky investim ka dhe vlerën e lekut të kursyer në antibiotikë apo komplikacione të panevojshme. Me këtë riorganizim, rinovim dhe sistemim të sallave do vazhdojmë fazën e dytë, që të mos përdorim antibiotikë mbas ndërhyrjeve, që i përdorim për të qenë më të sigurt në punën tonë”, tha drejtori i maternitetit, Halim Kosova. Ai shtoi: “Vetëm gjatë një viti, në këtë maternitet janë kryer mbi 6 mijë lindje dhe rreth 2400 operacione. Kosova theksoi se këto salla ishin të nevojshme, pasi ofrohet një shërbim cilësor për pacientët dhe më i sigurt, ndërkohë që inaugurimi i sallave do të pasohet me një fazë të dytë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, e cilësoi gjithashtu mjaft të rëndësishëm këtë investim. “Kjo është një ngjarje e rëndësishme për nënat e reja. Tashmë puna jonë ka hyrë në një dimension të ri. Mund të themi me plot gojën se kemi hyrë në etapën e investimeve jo për zgjidhjen e rasteve emergjente, por për rritje të cilësisë” ,tha ministri./Panorama/
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

keto jan investime te mىra ne dobi te femrave per sa me pak dhimbje
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Me vjen mire qe kane filluar te ndryshojne gjerat pak e nga pak,gjjithnje e me shum shihen investime ne fusha te ndryshme...
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Të premten, ora 11:00 mund të ndiqni direkt në streaming dasmën e shekullit.
Projektorët dhe të gjithë sytë e planetit kanë nisur të drejtohet nga Londra. Në ora 11:00 (10:00 në Angli) në “Westminster Abbey” filloi ceremonia martesore e Princit William dhe të fejuarës së tij Kate Middleton Por përveçse nëpër televizionet më prestigjioze në të gjithë botën, dasmën mund ta shihni direkt edhe në Ikub.al (shiko poshtë). Kjo do të jetë dasma e parë që do të transmetohet direkt në portalin më të madh të videove.
Por gjithashtu, ceremoninë e shumëpritur mund ta shihni edhe në Facebook, saktësisht në faqen “The British Monarchy”, kurse në Twitter, falë llogarisë “Clarence House”. Mësohet se do të jetë një staf i Mbretërisë që do të merret me freskimin dhe shtimin e imazheve në platformën e “microblogging”. Martesa midis William e Kate do të ndiqet në të gjithë botën prej rreth 2 miliard vetësh, teksa më shumë se 400 milionë pritet ta ndjekin në internet, apo përmes radios. Ndërsa 800.000 do të tentojnë të shohin diçka nga jashtë “Buckingham Palace”.
Ndiqeni LIVE ketu : Martesa e William dhe Kate, ndiqeni në ikub.al! - Lajme, Argetuese, Vip - ikub.al
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Kot nuk e quajne dasma e shekullit....
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Ishalla po heqin kemben zvarre se kam shume per te martuar ketu :D Lelen te paren ... Erin se e shoh qe se ka te gjate beqarine me hihihihi ... Ironin se me ngeli ne dere LOL ... dhe Iden se me ngeli duke bere foto :p ... Te trashegohet cifti ...
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Ne fakt familja mbreterore ose dasma mbreterore ka shume rregulla te forta ,duhet te jesh korrekt me cdo lloj kushti qe vendos kjo familje .
Nje dasem me kushte,duket sikur te privon nga shume te drejta .Gjithsesi eshte bukur te jetosh si princesh :D
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Sa deshir kam o zot te bojn na i bllof ose na i lapsus :D
 
Dasma mbretërore, Will dhe Kate thonë ‘PO’

unaza-300x144.jpg


LONDER- Nen syte e mijera njerezve dhe teleshikuesve rekord nga mbare bota eshte zhvilluar ceremonia per dasmen e shekullit.
“Ti dukesh e mrekullueshme”. Me keto fjale e ka pritur nusen, princeshen e Anglise, princi William, pa i fshehur emocionet qe ndiente teksa e pa te vinte shoqeruar nga i ati.
Me emocione gjate betimeve te rastit, princi i ka vene unazen e marteses ne gisht Kate, qe u fut paksa me veshtiresi, duke i ptemtuar dashuri ne shendet e semundje, deri sa vdekja t’i ndaje. Te njejtin betim ka bere edhe Kate dhe pas citimit; ‘ate qe lidh Zoti nuk mund ta ndaje njeriu’, prifti i ka lidhur ne martese.
Pas kesaj, i vellai i princeshes ka mbajtur fjalimin pershendetes, citim te Bibles nga letra e romakeve, kapitulli 12.
Nis ceremonia
E fundit qe ka mberritur ne kishe ka qene Kate, shoqeruar nga i ati. E fisme dhe e buzqeshur ajo ka hyre ne kishe, nderkohe qe bishtin e gjate te fustanit ia mbante e motra.
Princi Uilliams erdhi i veshur me uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze, shoqeruar nga i vellai i tij dhe dukej i qeshur ne biseden e shkurter me priftin qe do t’i lidhe ne martese.
Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për të ndjekur ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kejt Midëllton. Princi Uilliams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe.
Mijëra policë dhe oficerë sigurie janë vendosur përgjatë rrugës ku do të kalojë çifti mbretëror.
Anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota si dhe personalitete të njohura si Elton Xhon apo futbollisti Dejvid Bekam janë të ftuar në dasëm.
Mbulimi mediatik
Ceremonia e madhe ne Kishen WestminsterAbbey ne Londer transmetohet live nga BBC World Service si edhe nga shume media nderkombetare, me shume se kurre te interesuara per eventin e shekullit.
Dita e shenuar eshte një spektakël tradicional mbresëlënës duke filluar me sherbimin në kishen e famshme Westminster Abbey, dhe duke vazhduar me udhetimin e ciftit drejt Buckingham Palace në një karrocë me kuaj, e shoqëruar nga rojet në uniformë ceremoniale, dhe ne fund me pershendetjen qe çifti do ti beje publikut nga ballkoni i pallatit mbreteror.
Dasma reflekton edhe Britaninë moderne me të ftuar nga shumë pjesë të shoqërisë moderne Britanike, përfshirë këtu punonjës bamirësie, ushtarakë në shërbim dhe ish ushtarakë, udhëheqës fetarë, muzikantë, sportistë, si dhe anëtarë të komunitetit lokal të familjes Middleton.
Dasma Mbretërore shënon fillimin e një periudhe te veçantë për Britanine: 2012 eshte 60-vjetori i ardhjes në fron të Mbretëreshës, ndersa ne Korrik 2012 Londra do të presë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.
Dasma eshte nje festë kombëtare në të gjithë Britaninë ku festojne jo vetem qytetaret e saj por edhe mijera turiste te huaj nga e gjithë bota. Deri në dy miliardë njerëz nga e gjithë bota pritet ta shikojnë evenimentin në televizor.
Axhenda e ceremonise
Pasi gjithcka eshte bere gati dhe kane mberritur gjithe te ftuarit, ne oren 10:10 – William e Harry largohen nga Clarence House dhe mbërriijnë në kishë rreth orës 10:15.
Në orën 10:20 –mbërrijnë në kishë, anëtarët e familjeve mbreterore të huaja.
Në 10:20 – e ëma e nuses, Carole Middleton dhe i biri James , nisen nga Goring Hotel dhe mbërrijnë në kishë në 10:27.
në 10:30 mbërrijnë familjet mbreterore më pak të rëndësishme.
në 10:40 – mbërrijnë fëmijët e mbreterehses, princesha Anna dhe bashkëhsorti Timothy Laurence, princi Andrea me të bijat Eugenia e Beatrice, dhe Edoardo, konti i Wessex me bashkëshorten.
10:38 – princi Carls dhe bashkëshorjt a etij Camilla largohen nga Clarence House dhe drejtohen pëër në kishë ku mbërrijnë në 10.42.
10:45 – interepretohet muzike me trombe për mbretereshen dhe princin filip.
10:51 – motra e Kate, Philippa ose (Pippa), dhe shoqëruesit e tjerë të nuses e të dhëndërrit mbërrijnë në kishë të ardhur nga hotel Goring Hotel.
10:55 – Kate, e shoqëruar nga babai, Michael Middleton, largohet nga Goring hotel dhe niset për në kishë.
11:00 – është ora kur kate mbërirn në kishë dhe nis ceremonia e drejtuar nga peshkopi i londrës.
12:15 – përfaqësuesit mbreterorë largohen nga kisha.
12:30 – të sapomartuarit shkojnë në pallatin buckignam ku zhvillohet dhe fotografia zyrtare nga Hugo Burnand.
13:25 – mbreteresha , të sapomartuarit dhe familjet e tyre, shfaqen për 10 minuta në pallatin e Buckingham Palace dhe aty jepet edhe puthja e ciftit.
Pasditja parashikon , banket dhe shampanjë të ofruara nga mbreteresha për 650 të ftuar, më pas festë nga Middleton në hotel per te ftuarit e tyre, pritje në Lancaster House ofruar nga Foreign Office per diplomatët e huaj.
Në orën 19:00 , nis darka për 300 të ftuar, ofruar nga princi Charles,
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Foto puthja William-Midelton. Dashuria lindi në universitet në vitin 2001

William dhe Kate sot pas kurorezimit me martese
puthja_william_midletone_200_200.jpg


Rrugët e Londrës u tejmbushen sot nga njerëz qe kane dashur te ndjekin nga afër ceremoninë martesore te Princit Williams me Kate Midelton.
Historia e dashurisë mes çiftit, e nisur qe ne vitin 2001 ne Universitetin Saint Andrews ne Skoci, është finalizuar sot ne një aktivitet madhështor, nen masa sigurie te jashtëzakonshme.
Ne fillimet e saj, lidhja është kritikuar gjate ne mediat botërore për faktin se Kate ishte një vajze e thjeshte dhe jo nga një familje aristokrate apo mbretërore. Pas shume peripecive, te cilave çifti i mbijetoi me sukses, sot dashuria e dy moshatareve 28 vjeçare, kurorëzohet ne sytë e te gjithë botes.
28 vjecarja Kate Midelton ka lindur ne Berkshire te Anglisë, ne një familje te pasur. Ne vitin 2001 Kate takoi për here te pare Princin e saj, William nëpërmjet një kushërire te tij ne Universitetin e Saint Andrews ne Skoci. Për 2 vitet e ardhshme, midis çiftit do te kishte vetëm shoqëri dhe ne fund te vitit 2003, ata u përfshinë ne një romance, e cila zgjoi vëmendjen e mediave.
اifti u shfaq për here te pare ne publik ne prill te 2004. Me pas ne 2005, mediat spekuluan një fejese te mundshme mes tyre por ne fakt nga mbretëresha apo princi Charles nuk pati asnjë reagim.
Ne vitin 2007, çifti u largua nga njeri tjetri për shkak te dedikimit te princit me forcat e armatosura por ne kthim ata shpallen fejesën zyrtare. Prej asaj kohe, Kate mban ne gisht unazën zafir te rrethuar me diamante, te njëjtën qe princ Charls ia kishte dhuruar 30 vjet me pare Lady Dianës.
Ne 16 nëntor te 2010 Kate Midelton dhe Princi William shpallen planin e tyre për tu martuar këtë vit
 
Titulli: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Une e pashe gati te gjithen per fat te keq vec PO-ne jo :(
Por dua te them qe martesa e L.Dianes me emocionon me shume se vete ajo ish e emocionuar
fustani qe kish ajo taman si mbretereshe edhe se tani kane ndryshuar kohet.
Kate ishte teper e sigurte e kish mposht emocionin e kunderta nga ajo qe dukej e William edhe kur fliste :D

Sa me fat kjo aman :D, dua te gjej edhe une nje princ akoma me mire nje mbret,sheik,sulltan,sjam raciste :p
Kushedi edhe sa do degjojme ne tv per keto.
 
Pe: Titulli: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Une e pashe gati te gjithen per fat te keq vec PO-ne jo :(
Por dua te them qe martesa e L.Dianes me emocionon me shume se vete ajo ish e emocionuar
fustani qe kish ajo taman si mbretereshe edhe se tani kane ndryshuar kohet.
Kate ishte teper e sigurte e kish mposht emocionin e kunderta nga ajo qe dukej e William edhe kur fliste :D

Sa me fat kjo aman :D, dua te gjej edhe une nje princ akoma me mire nje mbret,sheik,sulltan,sjam raciste :p
Kushedi edhe sa do degjojme ne tv per keto.

Ndonje video te dasmes L.D ka ne youtube ?? Kush e gjen te na i sjell ne forum .
E vura re dhe une ,qendrimin e Kate ,shume e qete ,nuk tregonte shume emocione ,ndoshta ashtu e kane mesuar te sillet .Kishim ne emocione qe e shikonim nga ekrani jo me ajo :)
Eh pune fati eshte ,e mori princin :D Por dhe shume zili s'duhet ti kemi ,fundja do jete e kontrolluar ne cdo gje ne jeten e saj ,qepar lexova nje shprehje ne nje material ''Në botën e qytetëruar mbret është vetëm e drejta dhe mbretëreshë vetëm barazia '' s'eshte nevoja per te patur nje kurore per tu quajtur princesh :)
 
Titulli: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

YouTube - Carlo e Diana sposi diretta italiana

Zgjodha ket italisht si fillim i ngaterrohet velloja kesaj :D
pastaj shihe si eshte ne kishe edhe kur del, fantastike per mua
p.s me pelqen shume fjalia jote e fundit :D
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

pashe nje sekuence te shkurter nga ajo qe u transmetua ne lajme....nuk me interesonte dhe aq...
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Bukur cdo gje,dje kane pase provat gjenerale...Prisja ndonje futan me te bukur per Kate por ndoshta keta rregullat e familjes...Shpresoj qe te trashegohen e mos paste fatin e vjehrres dhe Kate....
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Disa gazeta e ekzagjerojne ndonjehere. Ne ballkonin e Buckingham Palace ata ndejten vetem 5 minuta deri sa u be dolen dhe aeroplanet ushtarak. Kot me beri pershtypje tek artikulli siper.

Nejse, sa per Kate... ups... Princess Catherine doja te thoja... Me pelqeu shume fustani i saj, dhe thjeshtesia e tualetit qe nuk e di sa e vertete eshte por gazetaret sikur thane qe e ka bere vete. Jo lyer e ngallanjosur si disa nuse. Vethet e thjesht, qe thane qe ia kane blere prinderit. Ceremoni tradicionale, e thjeshte, dhe e bukur. Me pelqeu shume.
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Karamelezana,ta krahasosh me fustanin e Dianes ka ndryshime te medha,ne vitet '80 kur u martua ajo dhe kishte fustan fantastik,ky ishte ndryshe...Se di prisja dicka madheshtore jo te tepruar por dicka te vacante...
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Ishte me modern, kane kaluar 30 vjet nga dita kur u martua Diana, dhe ky ishte per kete periudhe. Sa per lace tek krahet, duhet mesa di per traditat e dyre plus meqe ceromonia u be ne kishe. Vellon e kishte me te tejdukshme ne krahasim me Diana-nen. Megjithate ke te drejte kur thua qe kishte me pamje mbretereshe ai i 1981.
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Gjithsesi bukur ishte organizuar...Fetyra e Kate me pelqen,e embel dhe e qeshur...
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Mu duk interesante dhe e solla ketu...
Mbesa e Princit kjo e vogla... Vajza qe nuk buzeqeshte gjate puthjes se ciftit :)

mr_634adc4f1344ef.jpg
 
Titulli: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

uaaaaaaa sa bukur... jete te lumtur e te trashegohen,thuhet ne kshu rastesh!!!!



ehhhhh edhe une me nje princ do martohem.....prandaj sdua te nxitoj,sepse eshte princi im qe me pret dhe me kerkon :p
 
Titulli: Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

e kam seriozisht...nuk martohem nqs sme ben te jetoj si nje princesh....boh me mire vetem perndryshe :p
 
Titulli: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Me pa ndonjeri mua ne televizor? :D Isha aty ne mes te turmes duke ju pershendetur me dore :D

Ceremoni madheshtore, mungonte vetem e jema e djalit, ose siç quhet "Trendafili i Anglise"
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

pfffffffff sa rendesi i jepni ncncnnc
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

E perditshmja gjermane "Bild" ka mundur te shtjere ne dore detaje te kesaj kontrate para martesore.
Kontrata para martesore, detajet

William dhe Katherine

24 ore pas perfundimit te ceremonise se marteses se shekullit, ndermjet princit te Anglise William dhe Katherine, hamendesimet dhe diskutimet shtrihen ne nje tematike me pak "perrallore" dhe me shume njerezore, kontrata paramartesore e nenshkruar ndermjet te porsamartuarve.
Mesa duket, ndoshta edhe me romantikja e perrallave ne keto kohe moderne nuk ka mundur dot qe t'i shpetoje perplasjes me kete realitet te ashper te diteve tona, ku shume martesa, sipas statistikave deshtojne, ku ne Angli, po sipas statistikave, nje ne dy te tilla shkojne ne divorc.
Ndoshta eshte pikerisht kjo arsyeja, qe edhe pse ne menyren me te bukur dhe te shenjte, i dhane betimin njeri-tjetrit, edhe cifti i porsa martuar mbreteror, te jete i detyruar, qe ndoshta per te qene edhe me shume te mbrojtur, te nenshkruajne kete kontrate paramartesore, ose sic quhet ndryshe "prenup", te cilin e kane firmosur prane studjos se famshme legale "Spears" ne Londer.
Por, e verteta eshte se nese te gjitha detajet e zbuluara jane te konfirmuara, atehere duhet thene se ato, ne radhe te pare kane qene ne favor, dhe me shume per te mbrojtur vete princin William, pasi ne rast te divorcit, kushtet me te renda do te bien mbi Kate, tashme Dukesha e Cambridge.
Po sipas Bild, ne rast te nje divorci te trishte eventual, Kate do te perfitonte nga pikpamja financiare vetem nje pagese qe do t'i mundesonte asaj jetesen, pa patur mundesine e perfitimit nga pasuria e te shoqit, e cila vertet tani vleresohet ne 14.6 milion euro, por qe pas vdekjes se Mbretereshes, pasuria e tij do te arrinte ne 327 milion euro.
Gjthashtu, ajo do te humbte menjehere titullin Her Royal Highness.
Nuk do te kishte me te drejte te jetonte ne keshtjellat mbreterore, por ne nje apartament te cilin do ta linin per te.
Por pika me e rendesishme dhe qe ngjall shume diskutime, eshte ajo qe ben fjale per ceshtjen e femijeve, te cilet sipas ketij "prenup-i" do t'i lihen babait, me qellim qe te marrin edukaten mbreterore. Sigurisht qe kjo eshte nje pike shume-shume e forte per cdo nene, ndonese Kate ka mundur qe te perfshije edhe nje klauzole qe i lejon asaj qe t'i shohe femijet sa here te doje dhe pa limit.
Sigurisht qe detajet e mesiperme do te mbeten gjithmone hipotetike dhe te pa konfirmuara nga palet, dhe ne radhe te pare nga Kate, pasi nese ndodh qe nga ana e saj te kete ndonje hapje gazetareske, atehere per te do te kete nje gjobe me shtate shifra.
 
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Ja ish te dashurat e William. FOTO
Me siguri qe keshtu do te kene menduar te gjitha ish te dashurat e William, per me teper te gjitha te ftuara ne dasmen e ish te dashurit te tyre, nje pjese e te cilave ne shoqerine e te dashurve te rinj.
Duke i futur edhe ato ne listen prej 1.900 te ftuarve, cifti mbreteror, ka treguar se eshte shume i moderuar.

Rose Fraquhar
Images.jpg

Davina Duckworth-Chad
Images.jpg

Jessica (Jecca) Craig
Images.jpg

Arabella Musgrave
Images.jpg

Carly Massy-Birch
Images.jpg

Olivia Hunt
Images.jpg
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    16.2 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    13.5 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    20.5 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    16.9 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    16.5 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    7.4 KB · Shikime: 0
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Ja ish te dashurit e Kate. FOTO
Qe te dy konsiderohen si gentleman-e te vertete, pasi asnjehere nuk kane folur publikisht lidhur me raportet qe kane patur me Kate.
Qe te dy kaner mundur qe te ruajne mardhenie te mira shoqerore me Kate, dhe pervec kesaj, Rupert Finch, avokati 32 vjecar,asnjehere nuk ka pranuar te flase per mediat per raportet me Kate.

Willem Marx
Images.jpg

Rupert Finch
Images.jpg
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    22.9 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    39.4 KB · Shikime: 0
Pe: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Torta e marteses, nje kryeveper arti nga Fiona Cairns

Images.jpg

Images.jpg

Images.jpg

Images.jpg

Images.jpg
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    39.6 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    126 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    82.2 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    127.7 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    80 KB · Shikime: 0
Titulli: Mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

WoooW cfare torte te hypen deshira te martohesh vec nga torta :D
Po tani qe u martuan i dolen te palarat ketyre :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top