Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm


8831.jpg



Te shumica absolute e popujve të vjetër paganë, kremtimi dhe pritja e vitit të Ri nuk ishte asgjë tjetër veç se lavdërim, madhërim, simbol dhe shenjë e adhurimit të ndonjë trupi qiellor, në rastet më të shpeshta të Diellit.


Nga: Mr. Muhidin Ahmeti

Kështu, në Egjiptin e vjetër, populli i të cilit, sipas Herodotit, e këtë e vërteton edhe Kur'ani, i shpikte emrat e hyjnive paganë, të cilët më pas i pranuan Grekët, e nëpërmjet tyre edhe popujt tjerë të Evropës..

اdo egjiptian respektonte zotët dhe hyjneshat Isid e Oziris. Tek ata Amon-Ra, zoti i Diellit është ai që te Grekët ishte Zeusi. Herakli është njëri nga dymbëdhjetë zotët egjiptian dhe Helenasit e morën nga Egjiptianet atë emër për Herakliun e tyre. Dhe në të vërtetë emrat e gati të gjithë zotëve në Heladë erdhën nga Egjipti.

Kjo qe periudha më e theksuar e Paganizmit – besimit në shumë zotë. Zotë këta që personifikonin fenomenet natyrore përmes të cilëve ata parashikonin të ardhmen dhe ushtronin shkathtësinë e magjisë.

"Me ngulmim, në emër të Zotit, ju them: Ju s'duhet të jetoni më si paganët... Meqë nuk e njohin Perëndinë dhe s'duan të dinë gjë për Të, janë të verbër për të vërtetën dhe s'kanë asnjë pjesë në jetën e vërtetë, e cila vjen nga Perëndia..." (Bibla, Efesianëve, 4:18)

Duke u mbështetur dhe duke pasur parasysh porosinë e thënies së lartpërmendur biblike, të krishterët njëmbëdhjetë shekuj patën neveri nga festimi dhe kremtimi i një Janarit të Vitit të ri si traditë pagane. Tek në shekullin e dymbëdhjetë, pas njëmbëdhjetë shekujsh mospranimi të datave të Vitit të Ri nga popujt e Evropës, Kisha e pranoi via facti një janarin për fillimin e vitit diellor. Pranimi, festimi dhe shënimi fetar i Vitit të Ri kundër të cilit Krishterimi luftoi pamëshirshëm njëmbëdhjetë shekuj me radhë nuk është asgjë tjetër veç se një argument i pakontestueshëm që Kisha nuk arriti asnjëherë të kristianizojë Evropën, veç përkundrazi Evropa paganizoi krishterimin.

Festimi dhe kremtimi i Vitit të ri – Një Janari – jo vetëm që për nga origjina është ceremoni pagane, por edhe për nga forma dhe mënyrat se si festohet në ditët tona paraqet një formë të veçantë të idhujtarisë.

Duke e shikuar këtë në prizmin e aktualitetit shqiptar, festimi, kremtimi, ceremonia, blerjet jonormale, orgjitë, ndejat e shfrenuar me pije alkoolike, kallapitjet, përqafimet, fishekzjarrët, të shtënat me pushkë, shpërthimet eksploduese, thyerje xhamash, shkatërrim banesash, shtëpish, automobilash, rrezikim pasurie, sigurie e jete, pasardhësish, prishje e rendit publik dhe e qetësisë së qytetarëve, pritje të përbashkëta zhurmëmëdha të Vitit të Ri, urimet dhe programet speciale me muzikë e këngë që bëjnë të vallëzojë gjaku vetë duke bërë spastrimin e trurit, nuk janë asgjë tjetër, veç se vazhdim i traditës, riteve, dhe zakoneve të vjetra pagane e idolatorike të Egjiptianeve të vjetër dhe Romakëve për nder të hyjneshës Isida dhe Hyut Janus.

Këto janë disa veçori që karakterizojnë kremtimin e festave në ditët tona që për dallim nga festat klasike, pagane këto të sotmet janë të organizuara më mirë, me mjete më të përparuara e më të sofistikuara. Sa për ilustrim po sjellim një shembull nga bota e insekteve, më saktësisht nga termitet. Të gjitha format e përmendura të manifestimit të kënaqësive para dhe gjatë ditës së Janusit, Izidës apo diellit, na përkujtojnë ditën e vetëvrasjes kolektive në dasmën një herë në vit kur të gjithë termitet mundohen të dalin e të paraqiten në diellin e ditës së dasmës. Me atë rast ata nuk janë të vetëdijshëm se dalja e tyre në diell do të thotë vdekje e pamëshirshme. Mbijetojnë vetëm ata termit, të cilët rojet i mbajnë brenda në fole për përtëritjen dhe ekzistencën e llojit.

E njëjta gjë ndodh edhe me njerëzit natën dhe ditën e vitit të Ri. Njerëzit mashtrohen kur mendojnë se me vitin e vjetër mbetet çdo gjë e vjetër, në radhë të parë shpresat e parealizuara, ndërsa viti i ri si çdo gjë e re do t'i përmbushë dëshirat dhe ëndrrat. Me ndërrimin e moteve nuk ndryshon koha, nuk ndryshojnë gjërat vetvetiu, as nuk transformohet njeriu brenda natës. ا' është, pra koha e cila vazhdimisht na sjell Vitin e ri? Vallë, a është koha diçka tjetër përveç se sot, dje dhe nesër? Ajo shkon dhe kthehet te ne duke na dhënë herë natën herë ditën. Nuk kalon koha, kalojmë ne. Pyesim: "Sa net e ditë të njëjta kanë kaluar ndër shqiptarët dhe sa jetë e fate njerëzish kanë marrë me vete? Sa shqiptarë e shqiptare kanë kaluar nëpër netët e gjata të së kaluarës sonë kombëtare, duke u ndërruar breza të tërë së bashku me vitet e rinj, e megjithatë realiteti ynë është ai që është. Përse vallë, t'i festojmë vitet e rinj kur gjithmonë na përsëritet e njëjta histori, epigonike dhe paganike. ثshtë thënie e vërtetë se "historia përsëritet vetëm se me gabime më të mëdha." Profeti i Zotit -Muhammedi (s) tha: "Mos lejoni t'ju kafshojë gjarpri dy herë në të njëjtin vend." Kombin shqiptar, gjarpërinjtë e tij historik shumë herë e kanë kafshuar dhe shumë plagë i kanë shkaktuar.

Për çdo vit të Ri e njëjta histori. Përse? Sepse Viti i Ri nuk e ndërron historinë, njerëzit janë që e bëjnë historinë. Mirëpo, te ne është e kundërta. Historia na bën ne. Prandaj, një pyetje tjetër do të ishte: Si të festojmë vitin e ri me njerëz të vjetër me ide e mentalitet të vjetër. Dikush do të përgjigjej se nuk janë më ato kohëra kur është festuar Vitit i Ri për nder të atyre idhujve e zotëve të rrejshëm.

Vërtet nuk janë më ato kohëra, por nuk janë më as ata njerëz. Dikur kanë qenë ata magjistarët e thjeshtë që kanë gënjyer dhe kanë mashtruar popullin. Sot janë mjeshtër të dëshmuar dhe specialistë të magjisë (nuk është fjala për Koperfildin), por për regjisorët televiziv dhe të tjerë, taman mjeshtër të gënjeshtrës, manipulimit, mashtrimit, vegimit, iluzionit. Përmes radios e televizorit, magjistarët e sotëm përpiqen t'i magjepsin shpirtrat, trurin, zemrën, veshët dhe sytë e njerëzve.

Nga aspekti i cilësdo fe monoteiste e në mënyrë të veçantë nga pikëpamja e fesë islame, festa e Një dhe Dy Janarit në krahasim me Zotin është shirk – idhujtari, glorifikimi dhe madhërimi i hyjnive mitike – pagane të Izidës e Janusit dhe të madhëruarit e treguesve të Diellit (Solstici e idiellit ose viti i vjetër të Silvesterit në vend të Krijuesit).

Pavarësisht nga përgjigjet e shumta që janë dhënë në lidhje me traditën, zakonet mitologjike – pagane egjiptiane-romake me rastin e kremtimit të Vitit të Ri, mendimin dhe përgjigjen islame e ka dhënë Jusufi (a. s.), atëherë kur në burg si rob i shitur dhe i huaj u tha bashkëvuajtësve të tij: "Unë me të vërtetë nuk kam asgjë të përbashkët me fenë e atij populli që nuk e beson All-llahun dhe që mohon Botën tjetër. Unë ndjek fenë e të parëve të mijë, Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit. Neve nuk na ka hije t'i bëjmë shok All-llahut! Kjo është një mirësi që na dhuroi Zoti ne dhe të gjithë njerëzve, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. O shokët e mijë të burgut, a është më mirë të adhurohen gjithfarë zotësh apo All-llahu, i Vetmi Ngadhënjimtar?! Ata që i adhuroni në vend të All-llahut janë vetëm emra më të cilët ju dhe prindërit tuaj i pagëzuat ata. All-llahu nuk ka shpallë kurrfarë faktesh për ta, ndërsa gjykimi i fundit i takon vetëm All-lahut! Ai ka urdhëruar të mos adhuroni askënd përveç Atij. Ajo është e vetmja fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk dinë."

Ndër format e kremtimit të festave, përveç tjerash dominon edhe shundi në TV-e, i cili transmeton në rastet më të shpeshta mallin më të lirë, mallin dhe mbeturinat e kulturave të huaja nga të cilat vetë vendet e zhvilluara duan sa më parë të lirohen. Transmeton filma dhe programe e spektakle televizive pa vlera artistike, vetëm për t'i kënaqur tekat e atyre njerëzve, të cilët janë të pandjeshëm dhe indiferentë ndaj vlerave të kulturës së vërtetë. Njerëz, në mënyrë të veçantë intelektualë që janë të prirë për kiç dhe që kurrë nuk do të futen në botën e shpirtit, frymës, kulturës, artit dhe bukurisë, sepse vakuumin e brendshëm dhe nihilizmin e kompensojnë me lavdi dhe shkëlqim të jashtëm. Njerëz që vuajnë nga snobizmi që për synim kanë imitimin e të huajve dhe mohimin e identitetit dhe vlerave personale.
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

Nuk kisha lexuar me pare nje kendveshtrim me arrogant, nje shkrim kaq te piste dhe plot me mllef. E leme menjane mungesen e informacionit te sakte dhe njohurite zero, apo qe nuk tolerohet eshte tendenca qesharake per te luftuar festen e nderrimit te viteve...

Nuk i ka mbushur akoma mijevjecaret bota arabe te luftoje kulturen pellasge qe i mbijetoi cdo stuhie te kohes.
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

Gjarperesha,mos na prish entuziasmin e feses,te lutem!
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

Nuk kisha lexuar me pare nje kendveshtrim me arrogant, nje shkrim kaq te piste dhe plot me mllef. E leme menjane mungesen e informacionit te sakte dhe njohurite zero, apo qe nuk tolerohet eshte tendenca qesharake per te luftuar festen e nderrimit te viteve...

Nuk i ka mbushur akoma mijevjecaret bota arabe te luftoje kulturen pellasge qe i mbijetoi cdo stuhie te kohes.

çfare te thote plaku!!!!!!!

ti fusi nje dhalle çupka qe ti vijne mend:eek:hh:
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

ca dmthn "kiç"?
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

Gjarperesha,mos na prish entuziasmin e feses,te lutem!

Hajde pra festa te mbara e me plot entuziazem...!!!
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

Nuk kisha lexuar me pare nje kendveshtrim me arrogant, nje shkrim kaq te piste dhe plot me mllef. E leme menjane mungesen e informacionit te sakte dhe njohurite zero, apo qe nuk tolerohet eshte tendenca qesharake per te luftuar festen e nderrimit te viteve...

Nuk i ka mbushur akoma mijevjecaret bota arabe te luftoje kulturen pellasge qe i mbijetoi cdo stuhie te kohes.

Dakort ne cdo fjale e presje
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

E smu pergjigjet ca dmth KIC?
eshte shqip kjo fjale?
 
Titulli: Viti i ri, shundi i vjetër, kiç dhe snobizëm

Hajde pra festa te mbara e me plot entuziazem...!!!

Festa te mbara edhe ty,dhe me plot entuziazem gjithashtu...!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top