Kjo është ora e gjyshit të gjyshit të gjyshit tënd

Kresha

A pretty face can never trick me
Thone se; Një baba , e afroi pranë vetes të birin dhe duke i zgjatur një orë të vjetër i tha: "Kjo është ora e gjyshit të gjyshit të gjyshit tënd. Është orë mbi dyqind vjeçare. Që tani do të jetë ora jote, por para se të ta jap, merre dhe shko tek shitësi i orave, i thuaj se kërkon ta shesësh dhe pyete sa e blen!"
E mori djali orën dhe vajti. Kur u kthye i tha të atit: "Baba! Orëshitësi e vlerësoi pesë dollarë, pasi tha se është orë e vjetër dhe e dalë mode."
Babai i tha:"Shumë mirë, tani merre orën dhe shko tek dyqani i sendeve antike."
Vajti djali dhe kur u kthye i tha të atit: "Më dha pesë mijë dollarë për orën."
I ati i tha: "Tani shko në muze dhe thuaju se kërkon ta shesësh, sa mund ta blejnë."
Kur u kthye djali i tha:"Baba, ma vlerësuan njëqind mijë dollarë."
I ati i tha:"Bir, doja të kuptosh se vendi dhe njerëzit e duhur të vlerësojnë siç duhet. Prandaj, s'ke përse mërzitesh e nervozohesh nëse e ke vënë veten në vendin e gabuar. Mos qëndro aty ku s'të vlerësojnë!"
Shpresojme te marrim fabulen nga tregimi...

76906696_1065218920489143_3247558539262033920_n.jpg
 
Fatkeqsisht te dy gjysherit si kam par kur jan largu nga kjo jete, por kan qen burra me namuz dhe kan len pasardhes te denje.
 
Thelbi i tregimit eshte diku tjeter. Jo tek ora apo vlera e saje.
"Aty ku hane e nuk thojne bujrum, aty ku flet e nuk te degjojne, Mos rri"
 
Po e nderlikon me teper frank.
Po me le hapsire te kuptoj ka dicka dicka personale ketu, dhe tregimi eshte vetem nje mjet.?
Sostanca e tregimit sipas meje po thote ate qe shpreha siper.
 
Sinqerisht, jo se nuk me shkoj ne mendje qe eshte nje mesazhe kjo teme. Por nuk kisha elemente ta gjykoja si te tille.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top