Studimet, llogaritja gabim e pikëve, si duhet të veproni

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Studimet, llogaritja gabim e pikëve, si duhet të veproni

Të hënën formulari në shkolla, falas. Porosi edhe si të lexoni pikët në Librin e Transparencës


Dritan Laci

Shtune, 23 Gusht 2008 12:17:00

Maturantët-kandidatë për në universitete, të cilët kanë pakënaqësi mbi llogaritjen e pikëve do të njihen me Formularin e Korigjimit të Pasaktësive, duke filluar nga dita e hënë.

Formulari ku do të shënohen pasaktësitë do të merret në fillim të javës, pranë sekretarive të shkollave. Për të plotësuar në mënyrë të drejtë formularin, në pjesën e parë është e detyrueshme të plotësohen të dhënat për Rrethin, Bashkinë/Komunën, Shkollën dhe ID e maturantit.

Në çdo kuti shkruhet vetëm një shkronjë ose një numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numri me shifra arabe. Këto të dhëna janë të domosdoshme për identifikimin e maturantit, i cili konstaton pasaktësi në të dhënat e tij. Në pjesën e dytë, në seksionin “Si ishte”, janë të detyrueshme të plotësohen të gjitha të dhënat: Emri, Atësia, Mbiemri, Datëlindja, Nota Mesatare (me shifra dhe me shkrim si në Formularin A2).

Praktikisht këto të dhëna janë si në Librin e Transparencës. Në seksionin “Si bëhet”, sqarojnë specialistët, do të plotësohen vetëm ato të dhëna ku kërkohet ndryshimi: P.sh. nëse kërkohet ndryshim tek emri, te rreshti Emri shkruhet si duhet emri i saktë.

Mund të ndodhë të kërkohen dy ose më shumë ndryshime: p.sh. edhe datëlindja edhe Nota Mesatare. Pasi kërkesa për ndryshimet të jetë plotësuar me kujdes, maturanti shkruan Emrin, Mbiemrin dhe firmos në vendin përkatës. Këto ndryshime që kërkohen nga maturanti duhet të konfirmohen nga mësuesi kujdestar, Drejtori i Shkollës, si dhe nga Drejtori i DAR/ZA.

Përsa i përket pjesës së fundit të Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, ai do të plotësohet vetëm nga APRIAL. Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zonale Arsimore pasi mbledhin të gjithë Formularët e Korrigjimit të Pasaktësive, të plotësuar siç shpjegohet më lart, do t’i përcjellin ato në Agjencinë Kombëtare të Pranimit dhe Regjistrimit në Institucionetet e Arsimit të Lartë, sipas afateve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave.

Përsa i përket Librit të Transparencës, MASH, ka bërë të ditur se në këtë libër nuk janë përfshirë emrat e maturantëve që kanë rezultuar mbetës në një nga katër provimet e Maturës Shtetërore. Në Librin e Transparencës, secili kandidat maturant ka kutinë e tij ku në rreshtin e parë jepen: Numri rendor; numri identifikues i maturantit (ID), që e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore; Emri, Atësia, Mbiemri, datëlindja; djathtas janë vendosur emërtimi i profilit të shkollës së mesme që ka mbaruar (është një nga 48 profilet e plotësuar në Formularin A1) dhe së fundi numri i këtij profili.

Në pjesën majtas janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 5 elementeve të Maturës Shtetërore, në bazë të të cilave llogariten pikët. Këto elemente janë dhënë jo vetëm me numrin e programit të studimit, por dhe me emërtesën përkatëse. Më tej vijohet me Preferencat e kandidatit, të renditura sic janë kërkuar prej tij në Formularin A2. Preferencat përmbajnë numrin dhe emërtesën e programit të studimit.

Në krah jepen tre koeficientët për secilin program studimi sipas kësaj renditje: I pari: koeficienti i shkollës (KSH); I dyti: koeficienti për provimin e parë me zgjedhje (KZ1); I treti: koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje (KZ2).

Llogaritja e pikëve të secilit prej kandidatëve bëhet në bazë të kombinimit të formulave të realizuara në një program kompjuterik për programet e studimit pa konkurs dhe për programet e studimit me konkurs (Akademia e Arteve, Akademia e Sporteve, dega e Arkitekturës, UPT).

Në të dhënat e maturantëve të veçantë mund të ketë preferenca bosh. Kjo do të thotë se maturanti: Nuk e ka zgjedhur atë preferencë, e ka mbushur me 000 në Formularin A2; nuk ka marrë pjesë në konkursin e atij programi studimi ose ka marrë pjesë në konkurs, por nuk ka fituar pikët e mjaftueshme për kualifikim. Shekulli
 
mua m'i kishin llogaritur tamam fare.........po te me kishin dhene me shume pike,si thoni ju,a duhet te ankohesha ???? ahahahhah

6179.10 pike mora
 
ma shpjegon dhe mua shkurt si llogariten keto piket?
e sa pike te duhen te hysh ne mjeksi?
 
{(nm+d1+d2)k1 +(z1*kz1 + z2*kz2)}*100
nm-----nota mesatare e 4 viteve
d1-------nota e letersise
d2-------nota e matematikes
k1 koeficienti qe ka dega qe ke zgjedhur te profili qe je,natyror apo shoqeror

pastaj......z1-----nota e lendes se pare me zgjedhje
kz1-------koeficinti qe ka kjo lende ne universitetin qe ke zgjedhur
z2-----nota e lendes se dyte me zgjedhje
kz2------koeficienti qe ka lenda e dyte me zgjedhje ne universitetin qe ke zgjedhur.

shume totale ,shumezohet me 100


shkurt eee :D
 
per mjekesine varet........psh mjekesia thote kete vit pranohen supozoj 250 studente dhe ne baze te renditjes se pikeve ,fitojne 250 te paret qe kane zgjedhur mjekesine.
 
shkurt :D...

edhe nje kuriozitet maxmimum sa pike mund te kesh?

6179.10 pike nga sa?

duke i mare te gjitha 10...sa te dalin piket...se si di koeficientet e degve sa i keni?
 
mmm ...okey...spo te lodh te te ve te mi llogarisesh:)
flm gjithesesi

sukses te hysh ne mjeksi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top