Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi.

01_11005315_3545be_2599368a.jpg

Obeziteti po shndërrohet në një rrezik serioz global. Mirëpo, duket se Britaninë e Madhe ky fenomen është shndërruar në një problem mjaft shqetësues.

Doktoresha angleze Dame Sally Davies ka dhënë alarmin duke e cilësuar si një risk global. Këtë paralajmërim jo të mirë, ajo e dha në raportin vjetor për shëndetin.

Sipas saj, ashtu siç rapoton gazeta britanike “Th Sun”, më shumë se 70 për qind e britanikëve mbi 40 vjeç janë shumë të shëndoshë, çka i ekspozon ata në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj sëmundjeve si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

03_11011309_88f893_2599367a.jpg

Ajo është përqendruar kryesisht në shëndetin e grave, duke paralajmëruar se mamatë mbipeshë po dëmtojnë edhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Profesoresha theksoi se nënat obeze kanë rrezik më të lartë për të abortuar apo edhe për lindje të parakohshme. Ajo deklaroi se të qenit shumë mbipeshë ndikon në pjellori, shtatzëni dhe në menopauzë.
g.shqip
 
Titulli: Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi

Kur qahet dhe anglia me qindra parqe ke dera shpise ku mundesite per aktivitete sportive jane shume te medha dhe pa asnje kosto ,imagjino ca duhet t'themi ne qe jetojme ne vendin e bananeve ku 1 milion njerez ngjeshen ne nje park 2-3km katror. Edhe palestrat ku kushtet jane disi me optimale i mbajne 70 euro me muaj nderkohe qe rroga mesatare kap skap 250 mije lek. Nejse femrat tona duhet pas zili sepse e mbajne veten shume deri ne momentin qe .......bejne nje fmije :p lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi

Kshu është kur çdo 10 metra ke 1 chipper...nga mos t'shëndoshen robt. :p
 
Titulli: Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi

Shendeti eshte ceshtje ushqimi,metabolizem trupi etj parametra.
Dhe sigurisht se sa grykes je ne ushqim hahahahaha
Tash ama han nje ferlig ne nje vakt robi .Cfare pret, te mos shendoshesh?! eh..
1+1= bejne 3 ahhahaha kshu e ushqimi kur ham e themi jo mo se nuk ha shume .
 
Titulli: Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi

Kur qahet dhe anglia me qindra parqe ke dera shpise ku mundesite per aktivitete sportive jane shume te medha dhe pa asnje kosto ,imagjino ca duhet t'themi ne qe jetojme ne vendin e bananeve ku 1 milion njerez ngjeshen ne nje park 2-3km katror. Edhe palestrat ku kushtet jane disi me optimale i mbajne 70 euro me muaj nderkohe qe rroga mesatare kap skap 250 mije lek. Nejse femrat tona duhet pas zili sepse e mbajne veten shume deri ne momentin qe .......bejne nje fmije :p lol

jo me ...jo me
Edhe shqiptaret kuptuan se te mbash veten , nuk do te thote se jeta mbaron sapo ti gjen nje burre dhe ben nje femije :)
 
Titulli: Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi

Une them se kendej nga ne vuajme me shume nga obeziteti mendor :vrap:
 
Ke hup krejt :)
Sban robi keshtu !
 
Titulli: Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi

Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi.

Obeziteti po shndërrohet në një rrezik serioz global. Mirëpo, duket se Britaninë e Madhe ky fenomen është shndërruar në një problem mjaft shqetësues.

Doktoresha angleze Dame Sally Davies ka dhënë alarmin duke e cilësuar si një risk global. Këtë paralajmërim jo të mirë, ajo e dha në raportin vjetor për shëndetin.

Sipas saj, ashtu siç rapoton gazeta britanike “Th Sun”, më shumë se 70 për qind e britanikëve mbi 40 vjeç janë shumë të shëndoshë, çka i ekspozon ata në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj sëmundjeve si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Ajo është përqendruar kryesisht në shëndetin e grave, duke paralajmëruar se mamatë mbipeshë po dëmtojnë edhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Doktoresha theksoi se nënat obeze kanë rrezik më të lartë për të abortuar apo edhe për lindje të parakohshme. Ajo deklaroi se të qenit shumë mbipeshë ndikon në pjellori, shtatzëni dhe në menopauzë.
g.shqip

Doktoresha flet me terma politike, dhe i drejtohet asaj .... pasi arsyeja pse njerezit po shkojne ne k'te gjendje fatale nuk eshte fakti qe hajne shume dhe nuk merren me ushtrime, por fakti qe ate c'fare hajne e ka helmuar pikerisht kjo politike e korruptuar, te cilet e lejojne injektimin e ushqimit me vetedije ... per te sjellur pasoja fatale te tilla tek njerezit, ku ndikon negativisht jo vetem fizikisht por edhe psikologjisht.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top