Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Malsi

Anëtar i Nderuar
jpgRAMA SARANDE.jp.jpg

Edi Rama foli si racist ndaj veriorëve, gjatë takimit me socialistët e Sarandës, ku zhvilloi një takim si pjesë e turit, “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”. Duke folur për ata që erdhën nga veriu dhe u zhvendosën në Sarandë pas viteve 90, kryeministri tha se “i importoi Saliu nga Alpet”. Deklaratën e tha, për të treguar diferencën mes vendasve autoktonë në zonën e bregut dhe atyre që erdhën nga veriu.

“اa gjetëm ne? Një breg Jonian nga Llogaraja deri në kufi, këtu me fqinjët tanë, me ndërtime pa leje. Mirë pa leje, se edhe stërgjyshëit tanë nuk vajtën morën leje, por të shëmtuara deri në pikën ku nuk thuhet. Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i nxori pronarë në Jon, s’flas për ata. Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës.” u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërsa i referohej fjalës së Koço Kokëdhimës, Edi Rama vazhdoi t’i etiketojë veriorët me epitete raciste dhe tallëse kur tha se “e panë detin për herë të parë, kur erdhi Sali Berisha në pushtet”. Me komente aspak normale për një kryeministër, vazhdoi talljen, duke thënë se kjo ishte hera e parë që ata e panë detin “në historinë e fisit të tyre”.

“Tokat, 10 mijë hektarë përmendi deputeti këtu (Koço Kokëdhima), mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabituar nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”, tha kreu i qeverisë, duke folur para socialistëve të Sarandës.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama lëshon deklarata me kontekst krahinor. Në një intervistë të pak ditëve më parë, duke folur për sjelljen e disa deputetëve të veriut që kanë probleme me drejtësinë, ai deklaroi se ata përfaqësojnë vlerat e zonës së tyre. Ndërsa në fushatën elektorale të vitit 2013 atij iu desh disa herë të sqaronte veriorët, sidomos ata që janë zhvendosur në Kamzë e Paskuqan, se ai nuk u kishte thënë atyre asnjëherë shpellarë e cecenë ndryshe dhe se ky ishte një trillim i Sali Berishës.

lapsi
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Kryeminister boss kemi .
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Ngadale do marre teposhtezen dhe ky.
E pa konceptueshme ne asnje dimension,qe nje Kryeminister vendi te shprehet keshtu.
Uroj te jene thashetheme mediash,ne nivel idiotesk.
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Pervec Shkodres dhe Kuksianeve mire e ka, ta pastrojme Shqiperine nga maloket!
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

tmerr cfare i eshte bere bregdetit ne pergjithesi nga ata qe solli sala
sme pelqen ti ndaj se shqiptare jemi te tere , por nuk di, nuk njoh asnje jugor qe te kete vajtur ne veri e te kete zaptuar tokat sic ka bere ne durres, vlore e sarande.

gjynah si e kemi katandisur kete vend
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Une mendoj qe me shume ka thene nje t'vertete qe se lun topi sesa mundohemi ti vejme kot nuanca raciste.
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Mendoj qe;
Kur ligji vepron ,le te veproje ne baze ligjore.
Pa i nenvizuar qe keta individ po penalizohen,jo se thyen rregullat urbanistike,por sepse jane nga veriu.
Pra nese Kryministri i jone i dashur e ka perdorur termin ne kete drejtim,si e bardha mbi te zezen eshte e patolerueshme.
Nje perfaqsues sic eshte Kryministri i nje vendi nuk duhet te ujis asnje sekond ide te tilla ne popull.
Pa fjalet e kafenece e opinioneve personale,pastaj skane pse prekun askend.
Ato jane dhe ngelen ne nivel individual ose lobues shoqeror ne cikel te paperfillshem.
Por ata njerez qe jane te veshur me nje nivel te larte politik,apo perfaqsues te popullit ,dhe votes se tyre.
Ata kane detyrime ligjore,kushtetuese dhe morale perpara popullit dhe te qenurit shqiptare pa dallime feje,rrace etj etj .
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

tmerr cfare i eshte bere bregdetit ne pergjithesi nga ata qe solli sala
sme pelqen ti ndaj se shqiptare jemi te tere , por nuk di, nuk njoh asnje jugor qe te kete vajtur ne veri e te kete zaptuar tokat sic ka bere ne durres, vlore e sarande.

gjynah si e kemi katandisur kete vend
jo jo jugoret i solli partia dhe jane me te drejt te Zotit jugor me tapi ne veri :D
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

jo jo jugoret i solli partia dhe jane me te drejt te Zotit jugor me tapi ne veri :D

spo flasim kur partia kishte nevoje e te degdiste ku ti donte qejfi.
dhe spo flasim per ata qe kane je jete qe jetojne nder vise qofshin keta jugor apo verior
po flasim per ata qe erdhen pas viteve te demokracise ....e ja kshu
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Shikoni c'thote ne lidhje me kete ceshtje ish zv. Ministri i Rames, Dritan Hila:

Qe kliente te Berishes me origjine veriore kane marre toka ne bregdet, kjo eshte e mundur, ashtu siç miqte ortodokse te Rames marrin llokma tenderash e konçesionesh. Pra percaktori verior apo ortodoks, ka lidhje vetem per te dalluar banden, dhe jo si karakteristike e grupit. Pasi njoh veriore qe kane blere tokat me djersen e emigracionit dhe po perpiqen te ngrene nje jete ne bregdet, pa te cilet tashme nuk do kishin kuptim ato vise. Ashtu si pa ortodokset, Shqiperia do te mbetej pa zyrtaret me te mire dhe shtresen e mesme me nikoqire. Por mesa duket kur nuk prodhon dot ide, merresh me barcaleta.

E meqe jemi ne fushen e barcaletave, me kujtohet nje e tille per nje ushtar çun mamaje, i cili sa here kishte stervitje te rende, i kerkonte leje kapterrit te shkonte ne banjo. Nje here e dy e tre, dhe kapterri qe ishte rrahur me vaj e uthull i thote: Or çun, nuk shtyhet ushtria t'u bo shurren. Keshtu dhe puna jote or mik, nuk shtyhet mandati me batuta. E mira do te ishte te merreshe pak me standartin e jetes tone, por si duket nuk ja ke ngene. Te dy palet po beni lojen qe ndersa ne po na shqyen ujku, te rrime e mendojme qe eshte ender”, shkruan Hila.

LAPSI.AL
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Rrumpalle bejne njerzit sa tu jepet cik mundesia dhe sala jua dha verioreve kete
Ska te bej me rracizem por me nje realitet. Nuk e shoh si rracizem por normal qe duke qen se e ka then kryeministri i jepem nuanca te tilla, perfitohet per te percar opinionin publik.... Ne populli jemi vet rracist e bejm sikur na prek... Idjotizma.. Asnjegje rraciste ska ketu, ka thjesht vertetesi... Sic po thuhet tani per jugoret meqe qenka edi kryeminister. .... Kto jane artikuj per te fut sherr :)
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Edi eshte malok vet , ska mundesi te jete racist me verioret !!!
çja futni katundit ju siper , ju po , qe jeni smirzi !! Me Tomke , me Marl , me mona , etj ,
Bie era inat gjithandej ! Kush eshte i zoti , mos i shkoft i zi moti .
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

spo flasim kur partia kishte nevoje e te degdiste ku ti donte qejfi.
dhe spo flasim per ata qe kane je jete qe jetojne nder vise qofshin keta jugor apo verior
po flasim per ata qe erdhen pas viteve te demokracise ....e ja kshu

Meqe po flasim per te kaluaren , pse te mos flasim dhe per ato qe permendi Endrra !!
Apo ti harrojm ato . Po i harruam ato , harrojme dhe keto pra ma !!
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

QUOTE=Hartini;756374]Meqe po flasim per te kaluaren , pse te mos flasim dhe per ato qe permendi Endrra !!
Apo ti harrojm ato . Po i harruam ato , harrojme dhe keto pra ma !![/QUOTE]

Hartin asigjo nuk harrojme.
Ne ate kohe coheshin vertet jugor ne veri por ku "partia"kish nevoje per krah pune.
Qytetet ku ka patur me shume persona te derguar kane qene bulqiza ,laci ku ndertoheshin veprat e partise.
Integroheshin dhe ndertonin te ardhmen e tyre nder vise. Nuk zaptonin asgje. Partia i pajiste me nje shtepi e kaq.
Por i pamohueshem eshte fakti se bulqiza eshte nen posedimin e koklopes se skraparit.
Kurse superfosfatit si dihet me as nami e as nishani
Por mos harrojme se sic ka patur nga jugu te derguar nder ato vise ,ka patur edhe verior...rasti eshte berisha :p
Por tema flet per tjeter gje.
Nuk dua te merrem me Ramen ne vecanti sepse zakonisht dihet qe leshon mufka pa fund,por me faktin se vija bregdetare eshte sunduar nga njerez qe skane lidhje gjekundi me zonen.
Dhe kjo ska ardhur si zotesi e tyre por si allishferishe te miqesi.
Nuk i referohet kush atyre qe me djersen e tyre kane blere apo ndertuar ne ato zona,por atyre qe dolen nga hici dhe u bene pronar te dickaje qe si takon.

Dhe kjo nuk njeh krahe gjeografik...per mua malok eshte edhe ai jugori i pacivilizuar ,i cili njeh forcen ne vend te fjales .
E ska pak male edhe jugu jo...
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

he Bravo se e rregullove nje cikez o Moni :)
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Edi eshte malok vet , ska mundesi te jete racist me verioret !!!
çja futni katundit ju siper , ju po , qe jeni smirzi !! Me Tomke , me Marl , me mona , etj ,
Bie era inat gjithandej ! Kush eshte i zoti , mos i shkoft i zi moti .

Plako mos i ngaterro gjonat se mua ne fund te fundit sme lidh asgje me jugun. Origjinen e gjysherve e kam nga veriu. Por qe Saliu solli gjithe veriun duke zaptu tokat e tjerve kte se lun as topi. Eshte nje e vertet e madhe qe nuk mohohet. Gjyshi im pati ble ca toke qe ne kohe te zogut anej nga vorri bomit erdhen tropojonet dhe vune flamurin toke e xanun. Sa ishte saliu ne pushtet nuk fitum dot asnje gjygj edhe pse toka ishte me letra te rregullta ,te shohim tani me te majtet sepse akoma jemi ne proces gjygjsor. Por si puna ime e ke idene sa njerez ka qe u eshte zene toka padrejtesisht? Me mijera dhe enden dyerve te gjykates pa asnje shprese. Dhe kush eshte shkaktari ktij i fenomeni? Padyshim Sali kokpalari. Pranaj Rama ka thene nje t'vertete te madhe dhe ska pse na vje keq as ne veriorve. Ashu sic nuk ka pse tu vije keq Jugorve qe kane marre n'qafe me qindra njerez ne trafikimin e njerzve vitet 92-2000.
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Integroheshin dhe ndertonin te ardhmen e tyre nder vise. Nuk zaptonin asgje. Partia i pajiste me nje shtepi e kaq.

Kjo fjali jo vetem qe nuk ka kuptim, por le shume per te deshiruar - . Rama duhet te shqetesohet per maloket e Jugut , qe dalin me terma/parulla te tilla. Bota po intergrohet mes shteteve te ndryshme- e ne k'te rast mund ti themi INTEGRIM , duke ja filluar nga nje gjuhe e huaj , shtet i huaj me zakone tradita e gjithcka ... , ndersa Shqiptari e ka prb te pranoje rracen e tij - nje gjuhe nje Komb.

Ps...Gjithsesi , c'do gje varet nga kendveshtrimi ... une ne artikull nuk shikoj/lexoj tone rraciste , pervecse nje toni politik kundrejt Sali Gomarit.
 
Zana integroheshin ne mentalitet , ne zakone , ne terbjete sic thuhet nga jugu :)
duke marre parasysh qe vertet jemi nje komb por jemi shume te larmishem persa i takon zakoneve tona.
Dhe sigurisht qe asokohe te integroheshe do te thoshte pak a shume si te integrohesh sot neper bote!

gjithsesi ti je e lire te kuptosh dhe ta quash mendimin tim edhe te pasens...
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

he Bravo se e rregullove nje cikez o Moni :)

Endrra nuk eshte ne natyren time te rishikoj cfare shkruaj apo te mendoj sesi do te te duket ty apo dikujt tjeter.
Them ate qe mendoj , por ndodh te merret se prapthi , e ath ia jap vetes mundesine (por edhe ty) te te sqaroj pikpamjen time.

kshuqe mos e merr hic per rregullim apo redaktim mendimi, por ashtu sic eshte ...sqarim i mendimit tim te pare ose pjesa plotesuese e saj!

:)
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Per mua personalisht , nuk kane ndonje ndryshim te madh mentalitetesh veriu vs jugun... Ndersa mentatitetet individuale varet, nuk ka te beje fare me anen gjeografike por ate psikologjike dhe sa i eshte ofruar/lejuar te shikoje/provoje ...sa ka ecur dhe luajtur ne jete me pak fjale. Sepse pshm ... nje malok jugor qe nuk ka dalur kurre jashte jugut, nuk ka c'fare te flasi per mentalitetin verior , kshuqe nuk ka pune Integrimi por prb mentaliteti/ injorance.
 
o zana o shpirti i kundershtimit...ate po them
Po flas per ata qe PARTIA e Enverit i mori e i coi nga jugu ne veri , dhe anasjelltas.
Ketyre iu desh te integroheshin!
Dhe keta nuk ishin njerez qe rrinin maleve apo pyjeve , por student,intelektual apo krahe pune te cilet u derguan per ndertuar veprat e partise.
Te dy paleve iu desh te integroheshin ne vendet ku i caktoi partia te krijonin te ardhmen e tyre!
 
Po pse kaq prb i madh paska qene & eshte qe te integroheshin njerezit ... me njeri - tjetrin , mes nje gjuhe , traditash e zakonesh ... se na cudite!!! I paska detyruar Partia qe te intergrohen. lool

Integrim mund ti thuash kur shkon ne nje shtet te huaj, ku flitet nje gjuhe krejt e ndryshme ... me zakone e tradita qe nuk i perkasin kultures gjuhes tende.

Nuk mund ti thuash integrim, thjeshte se leviz nga jugu ne veri brenda per brenda nje shteti. Kot nuk thone qe budalleku nuk ka brire.
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Po pse kaq prb i madh paska qene qe te integroheshin njerezit ... me njeri - tjetrin , mes nje gjuhe , traditash e zakonesh ... se na cudite!!! I paska detyruar Partia qe te intergrohen. lool

Integrim mund ti thuashm kur shkon ne nje shtet te huaj, ku flitet nje gjuhe krejt e ndryshme ... me zakone e tradita qe nuk i perkasin kultures gjuhes tende.

Nuk mund ti thuash integrim, thjeshte se leviz nga jugu ne veri brenda per brenda nje shteti. Kot nuk thone qe budalleku nuk ka brire.

e mire si te thuash ti....:)
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

e mire si te thuash ti....:)

Jo qysh te them une, por varet nga kendveshtrimet dhe sa te eshte ofruar ne jete ... te shikosh e te pranosh. Sic thashe nje malok Jugor qe nuk ka dalur kurre jashte Jugut, nuk ka c'fare te flasi per Verioret, pasi nuk ja lejon injoranca.

Ndersa prb mentalitetesh, mund te kesh edhe me komshiun ngjitur ( ose brenda nje familjeje) ... pa marre parasysh se nga eshte.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Jo qysh te them une, por varet nga kendveshtrimet dhe sa te eshte ofruar ne jete ... te shikosh e te pranosh. Sic thashe nje malok Jugor qe nuk ka dalur kurre jashte Jugut, nuk ka c'fare te flasi per Verioret, pasi nuk ja lejon injoranca.

Ndersa prb mentalitetesh, mund te kesh edhe me komshiun ngjitur ( ose brenda nje familjeje) ... pa marre parasysh se nga eshte.

shiko se derivuam totalisht temen.
ajo cka thashe ishte per te sqaruar Hartinin mbi KENDVESHTRIMIN tim ne lidhje me verioret dhe jugoret.
Dhe te thashe edhe njehere po themi te njejten gje , por ne menyra te ndryshme.
ta specifikova per ke target grup njerezish po flas, pjesa tjeter nuk eshte cekur nga une dhe si rrjedhoje skam dhene asnje mendim.
tashi syri lexon gjithcka , mendja percepton ate qe do
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Eshte interesante, kur nje njeri me gene cobani nga malet e Transalvanise, vendit qe na ka nxjerre Princin Drakula qe u pinte gjakun njerezve, flet per "maloket e Saliut", dhe na hiqet si shqiptar autokton. Jepini nje pasqyre te shkretit, qe te shohi veten ne pasqyre, qe te kuptoje qe nuk eshte rrace shqiptari.

O shoku Rama!

Po ata vellezerit e tu katolike qe jetojne ne veri, ne nje thes me "maloket e Saliut" i fute?

hajduti
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Endrra nuk eshte ne natyren time te rishikoj cfare shkruaj apo te mendoj sesi do te te duket ty apo dikujt tjeter.
Them ate qe mendoj , por ndodh te merret se prapthi , e ath ia jap vetes mundesine (por edhe ty) te te sqaroj pikpamjen time.

kshuqe mos e merr hic per rregullim apo redaktim mendimi, por ashtu sic eshte ...sqarim i mendimit tim te pare ose pjesa plotesuese e saj!

:)

Monologu yt ishte me i qarte per mua qe mendoja se ka rendesi mendimi dhe kuptimi ne nje Dialog .
E mora thjesht ashtu sic duhet te shprehet secili ketu :)
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Plako mos i ngaterro gjonat se mua ne fund te fundit sme lidh asgje me jugun. Origjinen e gjysherve e kam nga veriu. Por qe Saliu solli gjithe veriun duke zaptu tokat e tjerve kte se lun as topi. Eshte nje e vertet e madhe qe nuk mohohet. Gjyshi im pati ble ca toke qe ne kohe te zogut anej nga vorri bomit erdhen tropojonet dhe vune flamurin toke e xanun. Sa ishte saliu ne pushtet nuk fitum dot asnje gjygj edhe pse toka ishte me letra te rregullta ,te shohim tani me te majtet sepse akoma jemi ne proces gjygjsor. Por si puna ime e ke idene sa njerez ka qe u eshte zene toka padrejtesisht? Me mijera dhe enden dyerve te gjykates pa asnje shprese. Dhe kush eshte shkaktari ktij i fenomeni? Padyshim Sali kokpalari. Pranaj Rama ka thene nje t'vertete te madhe dhe ska pse na vje keq as ne veriorve. Ashu sic nuk ka pse tu vije keq Jugorve qe kane marre n'qafe me qindra njerez ne trafikimin e njerzve vitet 92-2000.

Nuk ngaterrova asgje . Thjesht indinjohem kur shikoj qe ka njerz qe bejne ndarje krahinore mes shqiptaresh .
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Rrofshin Maloket , jane ajka e shqiperise . Kurse me Jugoret skeni pune ,ne jemi ajka e Europes :D Qysh ti quajme elbasanllinjt se jane ne mes ? Qysh mo qysh
 
Titulli: Rama në Sarandë, tone raciste ndaj veriorëve

Per mua Rama nuk perdor tone raciste aspak por thote qe me ardhjen e Sales ne pushtet Verioret u bene pronare ne Jug.Dhe kjo eshte mese e vertet tjeter se e verteta u djeg disave.Veriu ne kohen e Sales zaptoi prona pa te drejte dhe tani kerkojne pronat qe sjane te tyret! Ka fol tamam per maloket! :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top