Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

AnGeLiC

VIP
V.I.P
PRANGAAA.jpg

Julian C., një 33-vjeçar nga Tirana është deklaruar fajtor nga gjykata duke e dënuar me 5 muaj e 10 ditë burgim, pasi ka hyrë në banesën e ish-të fejuarës së tij J.S, duke i thënë kësaj të fundit se nuk dilte nga shtëpia pa kryer marrëdhënie seksuale me të.

I pandehuri ka pasur një histori dashurie me vajzën dhe më pas janë fejuar, por pas disa vitesh ata janë ndarë.

Kjo krisje ka sjellë reagimin e dhunshëm të Julian C., i cili në 1 korrik të 2015 rreth orës 9 të mëngjesit ka hyrë pa paralajmërim në banesën e shtetases J.S.

Kjo e fundit ka qenë në shtëpinë e saj duke fjetur dhe ka dëgjuar kërcitjen e derës së dhomës së gjumit.

Vajza është zgjuar e trembur dhe shikon që në dhomën e gjumit të saj kishte hyrë ish i fejuari i saj Julian C. E ka pyetur se çfarë kërkonte dhe i ka kërkuar të dalë jashtë, por ai i ka hyrë në krevat ku dhe i tha se nuk del nga shtëpia pa kryer marrëdhënie seksuale me të.

J.S. i ka thënë të dalë nga shtëpia se është turp pasi midis tyre kishte përfunduar gjithçka, por ai nuk pranonte të dilte dhe ka tentuar t’i hiqte rrobat.

Ajo e ka kundërshtuar me forcë duke e çjerrë nga fytyra dhe në një moment është shkëputur nga ai dhe ka marrë një thikë në dorë, duke i thënë se do ta qëllonte, ndaj të dilte nga shtëpia, por ai nuk pranonte duke i thënë se: “…po deshe më qëllo se unë nuk dal pa bërë seks me ty…”.

Në një moment Juliani ka shkuar në banjo dhe ajo ka hapur derën e shtëpisë, pasi ai e kishte mbyllur me shul nga brenda, ka dalë në oborr dhe e ka pritur përjashta.

Juliani ka dalë përjashta dhe i ka thënë që të mos i tregonte kujt se çfarë ka ndodhur dhe kishte kërkuar që ta puthe edhe një here, si dhe e kishte porositur që të mos i tregonte njeriu se ai ishte aty.

Vajza ka pohuar që të largohet dhe nuk ka shkuar për ta denoncuar pasi nuk donte të ngatërronte xhaxhallarët dhe vëllezërit në konflikt, pasi prindërit nuk i ka.

Ndërkohë pak ditë më pas, teksa J.S. ishte duke pushuar në Dhërmi, Julian C. i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë kërkonte aty, duke e goditur me shuplakë dhe marrë telefonin. Fill pas kësaj ngjarje e dëmtuara ka depozituar kallëzim penal kundër ish-të fejuarit për akuzën e “Përndjekjes”.

J.S. ka sqaruar në polici se ka rreth një muaj e gjysmë që përndiqet në mënyrë sistematike nga ana e shtetasit Julian C. Ka qenë prej 10 vjetësh e fejuar me shtetasin Julian C.

Ka rreth një muaj e gjysmë që kjo shtetase është ndarë me Julianin pasi kishin shumë mosmarrëveshje. Për këtë ndarje janë vënë në dijeni të dy familjet e tyre dhe çdo gjë është bërë me pëlqimin e familjeve, raporton Shqiptarja.com.

I vetmi që nuk e pranoi këtë ndarje ishte Juliani, i cili që nga dita që janë ndarë ky person e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme duke e marrë shpesh në telefon, si dhe duke i dërguar një pafundësi sms ku pjesën më të madhe ajo nuk i ka lexuar fare pasi i fshinte sapo i vinte sms. Gjatë kësaj kohe shtetasi Julian C, i shkonte çdo ditë tek stacioni i autobusit duke e ndjekur nga prapa me kë shkonte tek puna kush e shoqëronte dhe me kë pinte kafe./Tema/
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

اare paska bo ene ky mer ...

E , si thone kot "me je bère fiksim "

I shkreti ...
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

kush i shkrete..ncncncnc....
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Nuk i mar vesh kta qe ndahen pas 10 vjetesh, Lol
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Kshu jane keta 33 vjecaret budallenj Lol
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Nuk i mar vesh kta qe ndahen pas 10 vjetesh, Lol

mire qe po kuptojme pas aq vitesh ndarjen...por mospranimin e realitetit, dhunen ,perndjekjen keto nuk i kuptoj kur ndahen qe sduan te jene me bashke perse perndjekin???
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

mire qe po kuptojme pas aq vitesh ndarjen...por mospranimin e realitetit, dhunen ,perndjekjen keto nuk i kuptoj kur ndahen qe sduan te jene me bashke perse perndjekin???

Si duket ai ska qene dakort per ndarjen! Po ky svinte ti kerkonte te rikthehej por te kryente marredhenie sikur kish mbet keq!!!
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Kshu jane keta 33 vjecaret budallenj Lol

Po me 33 vjecaret cpate ,ce na marrsh te keqen na marrsh :p
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

nuk eshte problemi i te mbeturit keq,por fakti si e vlereson ,si e respekton,si e trajton.....mendoj eshte ajo egoja e semure ta shikoj prone te tijen dhe ne perdorim .mendoj me shume eshte hakmarrje e rezultatit te raportit," dashuri " kriminale.
 
Sigurisht po ta respektonte,vleresonte,trajtonte do te ishin bashke por me ben pershtypje kjo pacipesia e tij qe i kerkonte marredhenie,mire qe se dhunoi pasi e shikonte si prone mund e ta kish bere!
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Si duket ai ska qene dakort per ndarjen! Po ky svinte ti kerkonte te rikthehej por te kryente marredhenie sikur kish mbet keq!!!

Si te vinte ti kerkonte te riktheheshin ? jane ndare, dhe shkaku per mendimin tim ka qene se ajo ja paska dredh me nei tjeter perderi sa ky e ndiqte nga pas per te pare se ca bente gjate dites...
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Si te vinte ti kerkonte te riktheheshin ? jane ndare, dhe shkaku per mendimin tim ka qene se ajo ja paska dredh me nei tjeter perderi sa ky e ndiqte nga pas per te pare se ca bente gjate dites...

Epo kshu shume supozime e hamendesime mund te bejme ne Losst por ceshtja eshte se shkrimi diku thote qe ky sishte dakort per ndarjen qe do te thote ajo e ka ndare ate pasi ai ja paska dredh asaj!

Pse mos e shikojme kshu dmth po gjithmone tia ngulim femres! :p
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Ska vend per te shkrete ktu
Eshte thjesht i semur...tip stalkeri sot te perndjek , neser te vret .
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

gjithmone tia ngulim femres! :p

Epo tani kur u ndan kshu na rane
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Eshte apo nk.eshte fajtor ay?
Une them eshte i semure ( fiksim) duhet çuar ke doktori.
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Njerezit ndahen cdo dite edhe pas 20 vitesh.
Me mire te ndahen se te perfundojne tek kronika e zeze.
Si ajo burri vrau gruan ne gjume!
Harrojme se njeriu ka nje jete dhe jo dy.
Kurse ky robi...ah po kam njohur tipa te tille.
Njeriu fiksohet me keq kur i thone jo.
Pastaj meshkujt gjykojne femrat....po ata 60 vjecaret qe lene grate per zocka si quhen?
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Cfare barboni djegur.
Sidomos ke ajo pjesa ku i ka kerkuar nje puthje per here te fundit cudi qe ska vra veten lol
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Cfare barboni djegur.
Sidomos ke ajo pjesa ku i ka kerkuar nje puthje per here te fundit cudi qe ska vra veten lol

pse e paragjykon te varfrin, gjynah ....dashuria eshte sa gje e mire po aq e keqe...
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

pse e paragjykon te varfrin, gjynah ....dashuria eshte sa gje e mire po aq e keqe...

Gjynof jane fmite e vegjel qe rriten jetimoreve. Jo zdapat 33 vjec qe kerkojne te hyjne me force ne jeten e tjetrit per i cik ....p...jeshke lol
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Gjynof jane fmite e vegjel qe rriten jetimoreve. Jo zdapat 33 vjec qe kerkojne te hyjne me force ne jeten e tjetrit per i cik ....p...jeshke lol

e o mire se te ish e vetja hyri...se mos te mori gje ty :p
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

Shyqyr qe paska perfunduar me kaq, semundja/prb psikologjike te bejne te tille...te degradojne... shpresoj qe djali te kthjellohet, dhe mos ta shqetesoje me vajzen ne te ardhmen.
 
Titulli: Burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks me ish-in

ahhahahahah 10 vjet duke bere,,:p e nuk qenka ngopur ky derri.
Mire ja ka bere te rrij tani si buf ne burg e te mesoje te respektoje femren.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top