Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Malsi

Anëtar i Nderuar
prind.jpg

Kërkojnë kthimin e mësueses në shkollë, madje kërcënojnë se nuk do të dërgojnë fëmijët në mësim deri në zgjidhjen e këtij problemi. Këtë qëndrim mbajnë komuniteti i prindërve të shkollës 9 vjeçare “Gjon Doci” në Bushat pas vendimit për pezullimin e mësueses Nevila Duraj, e cila shfaqej në një video duke dhunuar 1 vit më parë një nxënës të klasës së shtatë. Vetë nëna e nxënësit Shpresa Uka thotë se ka kërkuar që djalit t’i tërhiqej vëmendja dhe pse jo të goditej kur prish orët e mësimit, ndërsa jep vlerësimet maksimale për punën e mësueses Duraj. Edhe komuniteti i prindërve ndan të njëjtin qëndrim dhe e quan absurd ligjin e dalë nga ministria e arsimit, i cili po bën sipas tyre që mësuesi të ketë frikë nxënësin, në vend që të ndodhte e kundërta. Ata kërkojnë rikthimin në punë të mësueses që për 18 vite ka qenë shembull në këtë shkollë në lëndën gjuhë – letërsi. Videoja e publikuar në rrjetet sociale solli pezullimin e mësueses Nevila Duraj, për shkak të dhunës së ushtruar gjatë vitit 2014, në një orë mësimi në klasën e shtatë.
video e lajmit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Lapsi.al
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Absulutisht S"duhet kthyer mesuaejsa ne shkolle.
Ajo ka ushtruar dhune fizike.
Dhuna fizike duhet rreptesisht te jete e ndaluar ne shkolla.
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ja dhe ligji u zbatua por kush i thote kesaj nene apo ketyre prinderve qe me dajak smesohet e jo vetem por shkaktojne e travma psikologjike tek femijet kur ato vete ashtu kane mesuar!

Video sa per rikujtese per ju qe e keni pare!
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Le ti risim femijet me dhune qe te kuptojne qe vetem kjo rruge zgjidhje ka per te solucionuar nje problem....
Po mbase sot eshte shume veshtire te mbash ne frena nje klase me femije, por mesusja duhet te dij te imponohet...
Sic edhe prindrit, aq kohe sa je ti i rituri ti duhet te kesh fjalen e fundit per te thene, e thash FJALEN jo xhestin e fundit....

Shkolla e bere me dhune, sic edhe edukimi i tille skane vlere sepse jane te imponuara jo te kuptuara sic duhen e pse duhen....
JO DHUNES!
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Ka mënyra të tjera didaktike të cilat duhet të aplikohen. Dhuna nuk është mundësi që një fëmijë të edukohet, përkundrazi ajo ndikon në formimin psiko-fizik të një nxënësi, sidomos të shkollës fillore.
E tmerrshme ajo video që shfaq dhunën e pseudo mësueses.
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Kjo dhuna ne shkolla, me kujton nje rast ne klase te 5-ste kur nje mesuese kimie i rrihte aq keq nxenesit saqe u shkonin syte xixa. Dhe me e keqja ishte se Prinderit ose s'e kishin problem pasi dhe vete i zhdepnin ne dru, si rasti i ketyre prinderve qe thone se s'ka asgje t'keqe ti rrahe mesuesja, ose nuk ishin ne dijeni pasi vete femija kish frike ti tregonte pasi nuk mesonin. Dhuna nuk eshte zgjedhje. Mjere ne per sistemin ose me sakte per "MENDESINE" qe akoma egziston ne familje dhe deri ne institucionet tona!


Le ti risim femijet me dhune qe te kuptojne qe vetem kjo rruge zgjidhje ka per te solucionuar nje problem....
!

Mos me thuaj qe kjo fjale doli nga fjala anglisht: Solution !? Zgjidhur mi zgjidhur :p
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

E kemi pas nje arsimtar qe nuk e ndalte doren. Vip e vap cdo dite te zotit.

E kemi pas nje tjeter qe asnjehere nuk kishte ndodhur qe te ngre dore mbi nxenesit. E kishte nje menyre te sjelljes qe nese beje dicka keq, me dy tre fjale te bente me u skuq.

Ne oren e atij te parit gjithmone ishte kaos ne klase. Ne oren e ketij te dytit nuk degjohej as miza.
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Kjo dhuna ne shkolla, me kujton nje rast ne klase te 5-ste kur nje mesuese kimie i rrihte aq keq nxenesit saqe u shkonin syte xixa. Dhe me e keqja ishte se Prinderit ose s'e kishin problem pasi dhe vete i zhdepnin ne dru, si rasti i ketyre prinderve qe thone se s'ka asgje t'keqe ti rrahe mesuesja, ose nuk ishin ne dijeni pasi vete femija kish frike ti tregonte pasi nuk mesonin. Dhuna nuk eshte zgjedhje. Mjere ne per sistemin ose me sakte per "MENDESINE" qe akoma egziston ne familje dhe deri ne institucionet tona!




Mos me thuaj qe kjo fjale doli nga fjala anglisht: Solution !? Zgjidhur mi zgjidhur :p
doli nga latinishtja "solutio":p
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Nga tja fillojme debatin miq virtuale? Nga?

Nga keto grate qe duken dhe flasin si burra apo ke idete e tyre gjeniale qe femija duhet te rrifet nga mesusja? E para nuk me pelqen por e dyta me duket gjeniale. Komplet gjeniale.
Apo te flasim per mesusen qe i gju me sa ha krahu?

Keto jane gjerat per te cilat une dua pergjigje miq virtuale. Keto !
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

He mo heeee nga nje dacke e kemi ngrene dhe ne, ia si jemi si kokrra e molles.
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Kam pasur mamane time mesuese.... me vinte cudi kur prinderit insinstonin qe te ishte me e rrepte me femijet e tyre, qofte edhe nje terheqje veshi. Ves i keq, mentalitet i dobet.
Perkundrazi k'to femije te cilen i abuzonin ne shtepi, na duhet ti benin pak a shume , pjesetare te familjes ... pasi e dinim qe si kane ne rregull prinderit e vuanin per shume gjera qofte edhe per pak ngrohtesi.

Jo vetem qe nuk eshte roli i mesuesit per k'te qellim, por me duket totalisht absurde se qysh mund te behet objekt disktutimi dhe ti jepet e drejte nje arsyeje te tille.

Nje gjest i tille shemton detyren/rolin e mesuesit/ses ... dhe qellimet edukative te arsimit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Roli i mesuesit eshte te mesoj femijen dhe jo edukoj ate
Ti japim cezarit cfare i takon cezarit.

Jo rralle prinderit bejne me faj mesuesit ,per tiu shmangur pergjegjesive te tyre. Ne ditet e sotme kur ditet rrjedhin furishem dhe shume prinderit, nuk gjejne kohen e mundesine ti perkushtohen femijve te tyre ,justifikohen me faktin se edhe shkolla te bej detyrat e saj.
Mesuesit i bejne per aq mundesi sa kane detyrat e tyre. Po prinderit i bejne detyrat e tyre lind pyetja?

Brezi i sotem lirine e fjales e kane interpretuar si mungese respekti dhe edukate.
Por keto parime nuk jane detyre e asnje mesuesi ,por e vete prinderve.

Nje prind duhet te edukoj femijen se mesuesi pavaresisht moshes duhet te respektohet dhe mbi te gjitha fjala e tij eshte ligj per aq kohe sa femija eshte ne ambientet e shkolles,.

Jane prinderit ata qe ne vend te qortojne dhe te marrin masa kundrejt gabimeve te femijve , i perkrahin ata duke bere me faj mesuesit.
Ne kete forme asnjehere femija nuk do jete i pergjegjeshem per ate cka ben....justifikimi eshte i vogel ,mos u tregoni te rrepte ndikon negativisht tek nje femije ne rritje.
Ne fund te fundit prinderit duhet te kuptojne se nje femije i paedukuar eshte pasqyre e tyre dhe jo mesuesve
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

i urreja me shpirt gjith mesuesit qe rrihnin nxenesit, nuk e kuptoja dot qe nje femije qe nuk " nxe" , dhuna do sillte te kunderten tek ai !!!
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Kur nena thote le ti japi nje shpullle , e njeh mire dhe e din se ashtu e don i biri per tu qetsuar ,
kurse ju me dilni partizan te edukimit me fjal te mira .
Ne gjimnaz kam pasur nje mesuese aq te sjellshme dhe aq te urte dhe te gjithe i benim zhurm , nuk arrinte
te bente nje ore mesimi te qete pa thirrur msuesi kujdestar per te ven qetsin , kurse msusi kujdestar ua terhiqte veshin dhe gocave 15 -16 vjeçe
dhe ne oren e tij nuk degjohej as miza .
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Ne videon qe solla para disa ditesh, ku femije (vajza per me teper) te moshes nga 11-12 flisnin me nje fjalor qe nuk linte per te deshiruar...por te shkallonte truri....po per ate kush e ka fajin ?
po nese ai femije flet ne ate forme ne klase ,mesueses cfare duhet te bej ajo?
nese do ishit ju mesues valle do rrinit indiferent ndaj ketij fenomeni?

kshuqe lerini keto tmerr e uf e puf.....po temthat vendit tia luajne ,te pakten ate qe se marrin nga prinderit ,.le ta marrin nga mesuesit.
se tek e fundit ....mesuesi ne kete rast po ben edhe rolin e tij por edhe rolin e prindit.
 
Titulli: Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses: Po nuk mësuan le tu fusë një shpullë

Gjithmone ka pasur mesues/e te eger. Nqs do flitej 15-20 vjet me pare per kete gje, nuk do bente ndonje pershtypje te madhe, sepse ishte e zakonshme.
Tani kjo ben pershtypje.

Si duket mesuesi nuk konsiderohet me prindiiii i dyte i femijes :p

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top