Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Malsi

Anëtar i Nderuar
Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministrash, tenderash në CEZ, në shëndetësi, në blerje veturash qeveritare, në rrëmbime trojesh dhe dhënie lejesh ndërtimi, një ngjarje ka kaluar pa tërë vëmendjen e duhur. Në parlamentin shqiptar po hyn një personazh grotesk drejt e nga listat e Partisë Socialiste. Ky njeri të cilit i pëlqen të afishohet me një kapele kaubojsi, i cili nuk lë rast pa treguar faturat e verave të shtrenjta më të cilat ka dehur Edi Ramën dhe menutë e pasura me të cilat e ka nginjur atë në restorantet përtej Adriatikut, është simboli më perfekt për të shenjuar atë çka po ndodh.

Ky personazh, të cilin mediat po e emërojnë njëzëri si kaubojsi, është emblema më e mirë për të kuptuar progresin cinik që ka bërë Shqipëria: nga një qeverisje hajdutësh arrogantë dhe vrasës deri në 2013, tek një qeverisje hajdutësh qesharakë pas kësaj date.

Po, nëse ka një togfjalësh që i shkon për shtat kësaj qeverisjeje është ajo e hajdutëve qesharakë. Dhe natyrisht Edi Rama është prijësi i tyre i lavdishëm.

Këtë konkluzion mund të nxjerrë kushdo që i ka dëgjuar me vëmendje akuzat dhe kundërakuzat e ditëve të fundit. Por ky përfundim mund të bëhet edhe më i fortë po të vështrosh me vëmendje mënyrën se si i është përgjigjur vetë kryeministri dhe portal i tij shvejkian, Trancparenca.al, akuzave që i janë bërë.

Le t'i marrim me radhë.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, akuzohet se me anë të kompanisë ku ka qenë aksioner më parë, ka fituar afro 10 milionë USD tendera. Akuzohet gjithashtu se kjo kompani, me përmasa shumë më të vogla, është fryrë e bymyer mbi dhjetëfish që kur socialistët kanë ardhur në pushtet. Për çdo shqiptar është e qartë që këtu ka një anomali. Vetëm Edi Rama përgjigjet si personazhi i Jarosllav Hashekut, se Beqja nuk është më aksioner me letra dhe ai e ka shitur pjesën e tij në kompani. A ka shqiptar ta besojë?

Garda e Republikës akuzohet se ka porositur vetura tejet luksoze për shtetarët, me një garë jo transparente dhe me çmime po ashtu të tilla. Qeveria përgjigjet se po merr me qira Jaguarë pasi kështu i del më lirë. A ka shqiptar ta besojë ?

OSSHE akuzohet se i ka dhënë në një garë me çmim më të lartë rikonstuksionin e godinës së re, një miku të Edi Ramës, që ka ndërtuar shtëpinë e tij në Surrel. Kryeministri përgjigjet se nuk mund ta përbaltin ata që e lanë në gjendje të mjeruar dhe në ndërtesa me qera këtë ndërmarrje të madhe publike. A ka shqiptar që bindet?

Ministria e shëndetësisë akuzohet se i ka dhënë një kompanie fantazëm që agjensia BIRN e zbuloi ta kishte selinë në një gjelltore në Berat koncesionin e hemodializës, ndërsa Transparenca.al përgjigjet me krenari se pas saj qëndron Spitali Amerikan. A ka shqiptar që e ha?

Po kështu ndodhi së fundi edhe me akuzën se Edi Rama po e lejonte Aleksandër Frangajn të ndërtonte në bregdet, ndërkohë që kish prishur të gjitha ndërtimet e tjera përpos atij të Kokëdhimës. Ai u akuzua se po kërkonte të riblente TV Klanin dhe po tentone ta përdorte atë në luftën që mendon të fillojë kundër Ilir Metës. Por, fillimisht qeveria hapi fjalë se kjo qe një leje e Berishës. Vetëm kur më pas dolën faktet se atë e kish dhënë një kryekomunar i PS-së, madje me presion të kryeministrit, askush nuk u përgjigj. Nuk u përgjigjën as kur një deputet i kësaj partie që nuk nguron ta thotë mendimin e tij, Vladimir Kosta, postoi në rrjetet sociale, një dokumet që tregonte se leja kriminale qe dhënë nga vetë socialistët. Madje nuk u përgjigjën as kur Erion Braçe denoncoi mënyrën se si qe hipotekuar kjo tokë duke aluduar se kjo qeveri që i kish vënë tritolin ndërtimeve me leje, nuk kish si mos ndërhynte për ndalimin e lejeve abuzive. Tani pyetja është: a ka shqiptar që e beson se Edi Rama nuk po kërkon të blejë mediat duke grabitur pasuri publike ashtu sikurse ka bërë që në gjenezën e karrierës së tij?

Të gjitha këto akuza dhe mbrojtje të mjera të qeverisë, qoftë përmes gojës së prijësit në parlament, qoftë përmes belbëzimit të tij në emisionin Opinion, apo qoftë përmes këndit të emulacionit elektronik, Transparenca.al, tregojnë një gjë.

Jo vetëm se këta janë vërsulur të vjedhin, por kanë pasur aq nxitim, sa nuk kanë gjetur as kohë që të shpikin alibitë. Deri tani na kanë servirur vetëm një mbrojtje të pështirë që nuk ka bindur askënd. Në argumentat e tyre kanë qenë thjeshtë qesharakë, pikërisht si ai deputeti i fundit, që po i dhurojnë shqiptarëve në parlament. Sepse edhe ky personazh grotesk, me veshje të çuditshme dhe fjalor edhe më marramendës, pretendon se është një nga klientët e Edi Ramës. Një nga ata që pohon se ka dashur që duke paguar me krudo dhe me Gaya, të hyjë në kuvend. Në mënyrën e tij (si të tjerët që hiqen shumë më seriozë) edhe ai ia arriti. Por me një çmim të ndryshëm. Duke i shtuar grabitjes të papërmbajtshme që po ndodh, një përmasë tjetër. Atë të atyre që do të largohen nga pushteti si hajdutë qesharakë, ndërkohë që paraardhësit e tyre u larguan si hajdutë arrogantë.

Andi Bushati .....laspsi.al
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Ore Andi Bushati!

Si nuk te vjen turp qe nxjerr keto fjale nga goja. Si ore guxon e na e ben Kryerilindasin tone te dashur hajdut ordiner dhe nje diktator qe te fut ne burg po nuk i erdhe pas qejfit!

Jo or jo! Edi Rama nuk eshte hajdut. Ai eshte rilindasi yne i dashur!

Na i marshin te keqen Qeverise se Rilindjes!

hajduti
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

O hajduti ,po jo kaq i politizuar o djal se nuk na ka bere vezen e kuqe as pd as ps , vec gropen na hapin njera e hap tjetra e thellon dhe keshtu me rradhe
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Malsi, jo per gje, por po na e nxijne faqen Qeverise se Rilindjes, qe mezi e kemi!

hajduti
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Po hajt mo vlla dhe dhe Sala nuk ishte shum ndryshe nga ky diktatori tanishem po he . Ndoshta ja pame me shum hajrin disa gjerave me Salen ,por cti bejme qe jemi popull qe duam fjale dhe jo pune , fjalet ofroj Rama ashtu beri dhe populli e votoj se fliste bukur me metafora :p Tani te hane metaforat e ketij . Por mut jan te dy ,vecse mbajne ere te ndryshme
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Po me vlla, por tema ne fjale, nuk e permend asnje here te vetme Berishen, apo... kshu me spond :)

Asgje me shume, thjeshte po i permbahem temes qe postove.

hajduti
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Hajde t'gjejme nje alternative me t'mire me shpresen qe ndoshta do vjedhin me pak :D?
Keni ndonje emer konkret? Luli eshte provuar qe sdi t'vjedhi me stil :esp: ,250 milion euro ke rruga kombit me 1 tentative te vetme .lol. Tjeter? Meta jo e jo se ky rri me bllok n'dore gjithe kohes. :D. Emra tjere mos hidhni sepse fituesit nga kto 3 parti dalin sikur bomba atomike te bjere ne Shqiperi. Hajt gezuar :pije
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Po me vlla, por tema ne fjale, nuk e permend asnje here te vetme Berishen, apo... kshu me spond :)

Asgje me shume, thjeshte po i permbahem temes qe postove.

hajduti

Berisha ka ble gjysmen e jugut or mik. Ndersa ato vilat ke gjiri lalzit dhe ke rolling hills i ka ble me kursimet e rroges 2 milionshe te vjetra qe merrte kur ishte kryeminister .lol. Levize pak antenen nga dajti mos shif vetem ABC dhe klanin ;)
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

sa bukur diskutojne djemte e fshatit tone (forumit) , njeri me *** e tjetri me *** lol

Sa per temen , Edi Rama po ben te njejten gje qe beri Saliu , por shume hapur dhe shume shemtuar.
Edhe pse jam e majte ne bindje kjo nuk me privon aspak te jem kritike kundrejt atyre qe shoh e prek.
Por ajo cka mendoj kur shoh si plaset topi i pergjegjesive , eshte ...a kemi ne nje lider qe mund te na perfaqesoj denjesisht...pervec ketyre qe na rropen? ncuq
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Nuk arrij ti kuptoj k'to moralizimet AllaShqiptarce.... por Rames i ka hije edhe si Hajdut.

Une jam e apasionuar pas fjalimeve te tij .... te pakten din te flase si njerezit. Kur mbante fjalime Sali gomari, seriozisht me vinte te thyeja Tv-ne.
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

sa bukur diskutojne djemte e fshatit tone (forumit) , njeri me *** e tjetri me *** lol

Sa per temen , Edi Rama po ben te njejten gje qe beri Saliu , por shume hapur dhe shume shemtuar.
Edhe pse jam e majte ne bindje kjo nuk me privon aspak te jem kritike kundrejt atyre qe shoh e prek.
Por ajo cka mendoj kur shoh si plaset topi i pergjegjesive , eshte ...a kemi ne nje lider qe mund te na perfaqesoj denjesisht...pervec ketyre qe na rropen? ncuq

Cne me *** ti mo lale ,ti je ene moderatore tek tema e ketyre *** mo apo jam natarru une ?
Lideri nuk gjendet ,ndertohet ,behet nga vet neve . Po a e bejme dot neve ? Normal qe jo sepse te gjithe do duam te behemi neve Lideri :p E di ate historine e tv qe do u jepej fshatareve ne kohen e xhaxhit ti ?
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Berisha ka ble gjysmen e jugut or mik. Ndersa ato vilat ke gjiri lalzit dhe ke rolling hills i ka ble me kursimet e rroges 2 milionshe te vjetra qe merrte kur ishte kryeminister .lol. Levize pak antenen nga dajti mos shif vetem ABC dhe klanin ;)

Mi skuzmi me duhet te te korrigjoj... si ka ble Sala por Argita dhe Xeni t'lutmi mos shpif :D
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Cne me *** ti mo lale ,ti je ene moderatore tek tema e ketyre *** mo apo jam natarru une ?
Lideri nuk gjendet ,ndertohet ,behet nga vet neve . Po a e bejme dot neve ? Normal qe jo sepse te gjithe do duam te behemi neve Lideri :p E di ate historine e tv qe do u jepej fshatareve ne kohen e xhaxhit ti ?

me fute ne dyshim kur the qe jam moderatore te ky seksion...po kontrollojsha per fshesen...ncuq nuk jam

tashi i cike seriozisht

Pike se pari , eshte individi qe shfaqet para nje publiku apo mase , dhe ka tiparet e nje lideri .
Nje Lider si princip baze ka perfshirjen ne mes turmes , dhe nuk mund te perjashtoj veten nga ta.
Nje lider i drejtohet mases me foljet - do shkojme , do ndertojme , do perfaqesojme ....dhe jo shkoni, ndertoni dhe perfaqesoni
Ndryshimi i nje lideri nga nje demagog (sic ne kete rast po shfaqen te dy Edi e Luli) eshte qe nje Lider sakrifikon gjithcka nga vetja dhe jeta e tij. Jeta e tyre kthehet ne nje kauze te cilen e mbrojne me cdo kusht dhe kur kjo mund tu kushtoj shume nga ana personale. Nje lider di te kerkoj falje kur gabon, gezojne respektin kudo jane dhe jane objekt inspirimi per kedo.
Nje demagog i mbulon gabimet e tij me premtime të gënjeshtërta.

te jesh nje lider i suksesshem duhet motivim, pasioni për të punuar për arsye që shkojnë përtej parasë apo famës.
E kane liderat tane kete? JO....
Nje thenie nga Makiaveli qe eshte pikerisht per kete teme

“Nuk është e rëndësishme për një lider (Princ) të këtë të gjitha cilësitë që kam përmendur unë, por është e nevojshme për liderin të duket sikur i ka të gjitha ato cilësi... ai duhet të rrezatojë i gjithi (vetëm duke e parë dhe duke e dëgjuar atë) mëshirë, besnikëri, integritet, dashamirësi, besim, por mendja e tij duhet të jetë e përshtatur në atë mënyrë që në qoftëse është e rëndësishme të mos ketë gjithë këto cilësi, atëherë ai duhet të dijë se si të ndryshojë në të kundërtën e këtyre cilësive... ai duhet të dijë sesi të hyjë nga ana e ligësisë kur është e nevojshme.

Dhe kur lexoj keto s'di pse nuk me paraperfytyrohet askush nga liderat qe ne kemi....eshte per te ardhur keq.
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Pikerisht Rames se shkrete i ra goja, duke u munduar qe ti motivoje/kulturoje njerezit/popullin , madje ju dha edhe nje mundesi vizash me arsyen qe te dalin e ti shikojne gjerat jashte kufinjve .

- Rama eshte nje nder liderat me te duhur tani per tani ne Albania ... ndryshimin e veme re ne refugjatet, qe ne aereport e pastaj me tej. Mos u qani o njerez , shume pune e pak fjale.

Rames i duhet te eci me ligje nderkombetare ne nje fare forme, se kshu vetem na zene krimbat .
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

HAhahahahhaa oj goc ,fol e fol dhe dicka do ja fusesh nga barku edhe nese do ishe perfekte ,por ti je gjithe defekte :p
Vizat jane hapur ne kohen e Sali mavriut jo ne kohen e Rames :p Qr sa injorance , vetem fol si budallai e ke ?
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

sa bukur diskutojne djemte e fshatit tone (forumit) , njeri me *** e tjetri me *** lol

Sa per temen , Edi Rama po ben te njejten gje qe beri Saliu , por shume hapur dhe shume shemtuar.
Edhe pse jam e majte ne bindje kjo nuk me privon aspak te jem kritike kundrejt atyre qe shoh e prek.
Por ajo cka mendoj kur shoh si plaset topi i pergjegjesive , eshte ...a kemi ne nje lider qe mund te na perfaqesoj denjesisht...pervec ketyre qe na rropen? ncuq

Cfare? Lider qe te na perfaqesoje ne denjesisht? Seriozisht e ke? Te futesh ne politike duhet te kalosh disa pengesa ,eshte nje test i veshtire per kedo ,dhe liderat qe nisin karrieren e tyre politike me ideale te perfaqesojne votuesit ose vendin e tyre denjesisht nuk e kalojne kurre testin ,sfumohen rruges ,sulmohen mediatikisht ,sepse politikes tone ose liderit te njeres ose tjetres parti nuk i interesojne lidera te tille. Politikes tone i interesojne "lidera" vetem nga ata qe mbrojne pislliqet e tyre ,"lidera" qe heshtin ,"lidera" qe bejne gjithcka per pak karriere ,"lidera" qe sakrifikojne dhe nga 1 milion euro per fushate vetem e vetem te fitojne simpatine e shefit. Deri me sot ne 20 vjet kapitalizem une skam vene re asnje politikan me tipare lidershipi qe t'mendoje denjesisht sic thua ti per vendin e vet. Por perkundrazi kemi vene re nje tufe hajdutesh qe vetem kane vjedhur ne kurriz te shqiptarve dhe po vazhdojne sot e ksaj dite t'na shesin sapunin per djath ,dhe fatkeqsia me e madhe eshte qe turma e injorances vazhdon ti mbeshtese dhe ti votoje pamvarsisht mos ekzistences se drites ne fund te tunelit.

Sa per Ramen ,edhe une jam i zhgenjyer por si frikacak qe eshte ka marre thjeshte ate qe meriton sepse donte me patjeter ngjala me koalicionin meta dhe mesa po shof dita dites po mbytet pikerisht nga kjo ngjale qe hengri tek gjiri lalzit :D
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Zana, si e rekomandon Partia, kur duhet ta lexojme ate uebsajtin #Transparenca.al, para buke apo pas buke?

hajduti
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Sala 2 vitet e fundit ( 2 po them une per hater ) te mandatit eshte mbajtur si kukull ( e nen kontroll - hetim ) , thjeshte sa per te mos hapur panik ne popull e per te evituar grusht shteti.. kshuqe i gjithi pas ketij liberalizimi ka qene i madhi Rama & Merkel.

Mendimet e tua personale ndaj meje - jane te pavlera. Kshuqe shkoj bej cicin...vogelush.
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Do te thoja : vogelush qe respektoj permasat e wc nuk e hedh asnje pike jashte ,pranon te behesh wc ime ? Por nuk ulem se je shum e piste(nga goja) kshu qe po e bej cicin ne kemb ;) . por spo e them sepse mund te quhet koment ofendues .....Jo se kam turp te ofendoj meshkujt mo ,por me vjen turp se lexojne edhe femrat ketu .

Gjithsesi mos mendo se komentove me posht perseri dicka plot injorance dhe do mbulosh shitin me cic :)

Per temen ,,, Rama eshte orator dhe bravo i qoft ,e adhuroj per menyren si flet . Jam me ate per rregullin qe vuri per kuponin tatimor ,per pagesat e dritave etj etj . Por nuk ecet perher me mu.in pas kepuce (ilirin) ,duhet ta heqi qafe 4-vjecarin tjeter dhe te qeverisi i vetem
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Zana, si e rekomandon Partia, kur duhet ta lexojme ate uebsajtin #Transparenca.al, para buke apo pas buke?

hajduti

Per rekomandimet e Sali gomarit e ke fjalen , sepse une nuk jam ne dijeni te rekomandimeve te tilla - Hajduti.

Transparenca - nuk shikohet e perceptohet njelloj per te gjithe. Varet se ku bazohesh, dhe nese i ke syte ne rregull.
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Cfare? Lider qe te na perfaqesoje ne denjesisht? Seriozisht e ke? Te futesh ne politike duhet te kalosh disa pengesa ,eshte nje test i veshtire per kedo ,dhe liderat qe nisin karrieren e tyre politike me ideale te perfaqesojne votuesit ose vendin e tyre denjesisht nuk e kalojne kurre testin ,sfumohen rruges ,sulmohen mediatikisht ,sepse politikes tone ose liderit te njeres ose tjetres parti nuk i interesojne lidera te tille. Politikes tone i interesojne "lidera" vetem nga ata qe mbrojne pislliqet e tyre ,"lidera" qe heshtin ,"lidera" qe bejne gjithcka per pak karriere ,"lidera" qe sakrifikojne dhe nga 1 milion euro per fushate vetem e vetem te fitojne simpatine e shefit. Deri me sot ne 20 vjet kapitalizem une skam vene re asnje politikan me tipare lidershipi qe t'mendoje denjesisht sic thua ti per vendin e vet. Por perkundrazi kemi vene re nje tufe hajdutesh qe vetem kane vjedhur ne kurriz te shqiptarve dhe po vazhdojne sot e ksaj dite t'na shesin sapunin per djath ,dhe fatkeqsia me e madhe eshte qe turma e injorances vazhdon ti mbeshtese dhe ti votoje pamvarsisht mos ekzistences se drites ne fund te tunelit.

Sa per Ramen ,edhe une jam i zhgenjyer por si frikacak qe eshte ka marre thjeshte ate qe meriton sepse donte me patjeter ngjala me koalicionin meta dhe mesa po shof dita dites po mbytet pikerisht nga kjo ngjale qe hengri tek gjiri lalzit :D

Ajo cfare me trembi lol
fola cfare duhet te jete nje lider, jo cfare eshte ....

gjithsesi si heq asnje pike postimit tend....guxo hiqi timit lol
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Titull per ushqim militantesh.
Jo se nuk vjedh Rama ,apo skan vjedhe para-ardhesit e ti politik.
Por problemi qendron ne ndergjegjsimin e shoqeris,dhe reagimi i duhur ndaje kondidatve qe voton.
Por si cdo gje qe trashigohet ,ne e kemi trashigimi mashtruesit dhe ordinieret politik neper poste.
 
kur mungojne faktoret zgjedhje midis disa alternativash ,padiskutim qe edhe votuesi eshte i mpire dhe i corientuar.
sipas teje ekziston shembelltyra e duhur?
 
Titulli: Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Monika i tere realiteti social-politik ne shqiperi eshte nje shembelltyer e mjere.
Per mendimin tim.
Tani une kam vite large dhe s"jam shume e mire informuar se cfare? si? cysh?
Qofsha e gabuar ne ate qe mendoj.
Ama a ekziston nje shembelltyre e misherimit te shendetshem ku populli te mbeshtet e te jap voten..?!
Sigurisht qe po.
Pika e pare duhet largohen te vjetrit e te lirojne vendet te rinjeve.
Pika e dyte duhet stimuluar shtresa intelektuale, dhe jo te marrin rruget e botes.
Sepse bashke me te ikin mendejt perparimtare,mendjet me ideale,mendjet qe munde te bejne masat te reagojne te rizgjohen,dhe te bejne zgjedhjen e duhur me voten dhe verdiktin e tyre.
Por pastaj prap vijme ne piken ,cte rizgjosh kur 60% e popullsise llogarisin leket e bukes per te kaluar muajin.
Dhe ke parasyshe ne kete situat kaotike trishtuese,nje elektrecist me gershere ne dore duke ju keputur dritat hahahahahahahaha.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top