Zhyliet Drue, dashnorja e Viktor Hygo, që u pranua edhe nga gruaja e tij

Hera

Έτερος εγώ
Zhyliet Drue, dashnorja e Viktor Hygo, që u pranua edhe nga gruaja e tij


Në jetën e Hygosë, letërsia, politika dhe dashuria ngërthejnë thelbin e ekzistencës dhe të vlerës së tij. Dhe dashuria nuk zë vend të paktë, se në rrugët e Parisit. Hygoja ka bredhur si një nga dashnorët më të mëdhenj të atij shekulli. Dashuria e Hygosë për Zhyliet Drue ishte një nga himnet më të bukura të dashurisë, e kthyer tashmë në një legjendë. Një lidhje pesëdhjetëvjeçare, plot ekstazë, ngjarje, drama, dëshpërime e mërgime dhe më së fundi një jetë të përbashkët, atëherë kur gruaja e shkrimtarit, Adele Faucher (Hygo), nuk ishte më.

Madje, vitet e fundit, Adela e kishte pranuar atë si pjesëtare të familjes dhe e kishte marrë pranë tyre. Shumë kohë më parë, kur ajo ishte njohur me Hygonë, Zhylieta ishte aktore dhe luante në teatrot parisiane, në Odeon apo në teatrin e “Porte de SaintMartin”. Kjo kishte ndodhur gjatë leximit të një pjese teatrale, Lucrecia Borgia, e cila do të vihej në skenë. Më 16 shkurt të vitit 1833, ai ngjiti shkallët e dhomës së saj dhe e mbuloi me të puthura.

“Të dashurosh është më shumë sesa të jetosh”, shkruante ai. Si të gjitha gratë e dashuruara, edhe ajo mendonte se ai do ta linte Adelën dhe do të martohej me të, por kjo s’do të ndodhte. Jeta tragjike e fëmijëve të tij do ta mbante Hygonë të lidhur gjithnjë pranë familjes, edhe pse si natyrë ai ishte një i dashnor i madh. Kur Forca dhe këmbëngulja e grave është shkruar përgjatë gjithë historisë së botës, por rasti i Bertha Woods, një amerikaneje nga Bolton Lancashire, është vërtet unik.

Ajo botoi një libër në moshën 100- vjeçare, bazuar mbi shënimet e shumta që kish mbajtur gjatë jetës. Për këtë, ajo hyri në librin e rekordeve “Guiness”, ai autorja më e vjetër e një libri në botë. Woods lindi në vitin 1905 dhe u nda nga jeta në vitin 2006, rreth një vit pas botimit të librit “Fresh Air and Fun”. Së bashku me bashkëshortin, ata zotëronin biznesin e një kampingu të lëvizshëm dhe libri përshkruan përmes ndërthurjes së fakteve historike me ato artistike, pikërisht ngjarje me njerëz realë të kampingut. Libri i Bertha është një histori interesante dhe e lexueshme.

Profesori John K Walton, i Universitetit të Masaçusetsit, ka thënë për librin e Bherta Woods: “Ai përbën një kontribut të vërtetë dhe të rëndësishëm në historikun dhe mënyrën e funksionimit të një kampi pushimesh për amerikanët”. Gruaja që u bë shkrimtare në moshën 100 vjeç Pas një viti, Bertha Wood vdiq, por hyri në rekordet “Guinness” shkroi dramën mjaft të njohur “Hernani”, Hygo kërkoi që roli kryesor t’i jepej Zhylietës dhe se në të kundërtën ai do ta tërhiqte pjesën. Por gazetat do ta kritikonin rolin e saj në skenë. Ajo që e largoi atë nga ai rol ishte në fakt vetë Adela, e cila, nga xhelozia, i shkroi drejtorit të teatrit që të mos e pranonte më interpretimin e Zhylietës. Dhe ashtu ndodhi. E fyer dhe e thyer si aktore, Zhylieta do të tërhiqej nga skena. Ajo ishte dashuruar: “Kam zinë e një roli të bukur që tashmë më ka vdekur përgjithmonë…”, i shkruante ajo Viktorit. Por dhe Viktori do të vuante nga dashuria e gruas së tij, Adelë, me shokun e tij më të ngushtë, kritikun e njohur Saint-Beuve.2323232.jpg

Një miqësi u prish, ndërkohë që Adela do të vazhdonte bredhjet e saj të fshehta dhe dashuritë me Saint Beuve, herë në karroca, hotele apo në kthina të fshehta të Parisit. Sidoqoftë, në një mënyrë të heshtur, ata e lanë të lirë njëritjetrin. Letërkëmbimi i Hygosë me Zhylietën është një nga letërkëmbimet më poetike që ekzistojnë në historitë e dashurive njerëzore. Vetëm ajo i ka dërguar rreth njëzet mijë letra, deri në ditën kur do të vdiste. Shpesh e quante “I gjalli më sublim i kësaj toke, që kurrë nuk kam parë ndonjëherë”, ndërsa ai e thërriste: “Engjëlli im i mjerë e i panjohur”.

Dy mijë letra të tyre të botuara kohët e fundit, ku përgjërohet pasioni dhe mendimi, ku flitet për ëndrrat dhe ëmbëlsinë e jetës, për vdekjen dhe ringjalljen, për tradhtinë dhe besnikërinë e përjetshme dhe ku ajo i shkruante për “ballin e tij qiellor”, (“le front celeste”)… “Të dua si një grua e devotshme, e gatshme të japë jetën me shenjën më të vogël”… Hygo e ëndërronte të kishte një fëmijë me të. Atje, në “Rrugën e Parajsës”, krevati i Zhylietës ishte në një sfond të kuq dhe ngjyrë ari.

Gjithçka ishte romancë, poezi, erotikë. “Qielli për ne është këtu, në këtë dhomë, në këtë shtrat”… Në netët e vona, nën hijen e një qiriu, atje në “Place Royale”, ku Viktori shkruante romanet dhe poemat e tij, ai nuk harronte të shkruante dhe letrat e dashurisë: “Zhylietë… do të punoj për të dy! Pasioni për ty më djeg të gjithin. Dua të më duash! Dua të jesh e bukur! Dua që të jesh e lumtur… Po, ti do të jesh!”[1] … Kështu, Zhylieta përjetonte çdo hap të Hygosë, çdo shkrim të tij, çdo roman që ai botonte. Madje, jo rrallë ajo e ndihmonte në mbledhjen e të dhënave historike që atij i duheshin për një roman të caktuar. Ajo ishte e dashura e tij dhe njëkohësisht bashkëpunëtore.
 

Attachments

  • 2323232.jpg
    2323232.jpg
    31.2 KB · Shikime: 0
  • 2323232.jpg
    2323232.jpg
    31.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top