Zgjidhni njeriun

Esmeralda Birçaj: Zgjidhni njeriun që do të bëhet i dashuri (mbështetësi) i shpirtit dhe trupit tuaj


Ka kaq shumë njerëz aty jashtë! Kujdes! Mos bëj të tjera gabime!
Ka kaq shumë njerëz aty jashtë që kanë etje për dashuri, që vdesin për përqafime. Ata besojnë në “së bashku” dhe ëndërrojnë në “përgjithmonë”. Ata zgjohen dhe bien në gjumë duke pritur për një dashuri si nëpër përralla.
alda-349x620.jpg
Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Ka kaq shumë njerëz aty jashtë që jetojnë me vetminë, por që kanë një “dëshirë” të fshehur brenda tyre. Ka kaq shumë të vetmuar atje jashtë. Diku, do të jetë një për ju, ta marrë dreqi..!
Mos bëj të tjera gabime të them!
Ki durim dhe besim, sepse në fund do të vijë. Ai do të vijë dhe ti duhet të jesh atje, duhet ta shohësh dhe ta njohësh. Duhet ta zgjedhësh atë nga gjithë ai numër i madh dhe, edhe ai të të zgjedhë ty. Duhet ta zgjedhësh dhe të të zgjedhi!
Pra zgjidh njeriun që do të bëhet i dashuri yt i besuar…!
Jo vetëm për trupin tuaj, kujdes! Zgjidh personin që do të bëhet i dashuri, ‘mjeshtri’ i mendjes tuaj, kjo është më kryesorja. Atë që do bëjë dashuri me shpirtin tënd, që i bën mirë psikës tuaj, që do t’ju çojë në kulm. Një burrë, reagimi i parë i të cilit, do t’ju ‘presë’ këmbët, atë që qysh në bisedën e tij të parë do të ndjesh që tashmë i je dorëzuar, atë që qysh nga buzëqeshja e tij e parë, do të dëshirosh të tjerat buzëqeshje të tij.
Zgjidh njeriun që do të bëhet i dashuri yt, atë që guxon të ëndërrojë, atë që flet të vërtetën, që ka ngjyra në sytë e tij dhe melodi në prekjen e tij.
Zgjidh atë që do dojë për atë që je, që do të të lërë të paprekur, që të dëshiron me gjithë zemër dhe që preferon të jesh e lirë. E lirë të tijën!
Zgjidhe këtë njeri që sheh të drejtat e tua, që përqafon gabimet e tua, që respekton dëshirat e tua dhe që bën gjithçka që ty të nevojitet.
Bëje të dashurin tënd duke i dhënë gjithçka. Qëndro përpara tij e zhveshur dhe lëre të të mposht, të të pushtojë dhe të të marrë rob.
Dorëzoju pa kufij dhe kushte, pa egoizëm dhe mbrojtje, pa nesër dhe pa dje. Jepja të gjitha atij!
Dorëzoju atij që nuk do të kërkojë shumë, atij që do të të japë shumë, atij që do të të japë qiellin dhe detet e tij.
Zgjidhni njeriun që do të bëhet i dashuri juaj!
Jo atë që është më i bukur, por ai që bëhet i bukur kur të ka ty.
Jo më të fortin, por ai që forcohet kur të sheh ty.
Jo më të pasurin, por ai që i shpenzon të gjitha për të të bërë të lumtur.
Jo më të gjatin, por ai që jep shpirtin e tij për të arritur te ty.
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Jo më të drejtin, por atë që të do me të drejtë!
Zgjidh burrin që të jetë i dashuri juaj, që do të jetë para teje më përpara se ti ta duash, i cili do të të japë përparësi dhe do të të mbajë fort. Zgjidh atë njeri që do të jetë tërësisht i yti dhe ti do të jesh e tija, atë që do të dridhet nga frika se mos do të humbasë, atë që do të hidhërohet kur nuk të ka ty, atë që do të kërkojë plagët e tua për t’i mbyllur ato një nga një. Një burrë që nuk do të largohet edhe nëse ti do e dëbosh por do të të qëndrojë aty me ty, ngjitur, që të të tregojë ty sa shumë përputheni. Kush do të luftojë për dashurinë, kush do të dashurohet me ty çdo mëngjes dhe çdo natë…, do të të dojë!
Mos bëj gabime të tjera, mos u shpërnda më, mos u shit me një ‘po’ çfarëdo! Kujdes!

E.B
 

Attachments

  • alda-349x620.jpg
    alda-349x620.jpg
    15.7 KB · Shikime: 0
  • alda-349x620.jpg
    alda-349x620.jpg
    15.7 KB · Shikime: 0
Jo atë që është më i bukur, por ai që bëhet i bukur kur të ka ty.
Jo më të fortin, por ai që forcohet kur të sheh ty.
Jo më të pasurin, por ai që i shpenzon të gjitha për të të bërë të lumtur.
Jo më të gjatin, por ai që jep shpirtin e tij për të arritur te ty.
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Jo më të drejtin, por atë që të do me të drejtë!


Pak si vështirë të gjitha verzionet në një, por mendoj se jam shumë afër ?

Më të bukurin në sytë e mi.
Më të fortin në besimin tim.
Më i pasur në zemrën time.
Më i gjatë në mbështetjen dhe ëndërrat e mia.
Më të gabueshmin në padrejtësi.
Më të padrejtin në egoizëm.
❤️
 
Redaktimi i fundit:
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Zgjidh atë njeri që do të jetë tërësisht i yti dhe ti do të jesh e tija, atë që do të dridhet nga frika se mos do të humbasë, atë që do të hidhërohet kur nuk të ka ty, atë që do të kërkojë plagët e tua për t’i mbyllur ato një nga një.


Kto jan gjerat qe duhet ti lexoni vajzave dhe jo perrallat me princin e kalter e leshit.
 
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Zgjidh atë njeri që do të jetë tërësisht i yti dhe ti do të jesh e tija, atë që do të dridhet nga frika se mos do të humbasë, atë që do të hidhërohet kur nuk të ka ty, atë që do të kërkojë plagët e tua për t’i mbyllur ato një nga një.


Kto jan gjerat qe duhet ti lexoni vajzave dhe jo perrallat me princin e kalter e leshit.

Pse ky egziston?
 
E shoh ne syt e disa personave ?

Gabimi un eshte qe e kerkojme me aq shum insistim sa qe ndonjeher bim ne rrjeten e atij qe ne ate ne moment na jep cfare duam.
Love is a loosing game ?
Lum kush e provon them une ?
 
Goca Mos kerkoni Idealin << ska ideal>>
por Kerkoni ate qe bashke me ju Formon Ben ciftin ideal......

femra e Zgjuar Zgjedh Cilesine.jo sasine
 
E shoh ne syt e disa personave ?

Gabimi un eshte qe e kerkojme me aq shum insistim sa qe ndonjeher bim ne rrjeten e atij qe ne ate ne moment na jep cfare duam.
Love is a loosing game ?
dakort jam me ty . deri diku.......
nuk bini ne rrjeten jooooooooo
se femra eshte bere E zgjuar sot nuk bini ne rrjete
Por problemi eshte vetem 1
vetem 1 gje doni ju :D
 
dakort jam me ty . deri diku.......
nuk bini ne rrjeten jooooooooo
se femra eshte bere E zgjuar sot nuk bini ne rrjete
Por problemi eshte vetem 1
vetem 1 gje doni ju :D
Varet nga menyra se si e koncepton dashurin o Vinjol
Un meshkujt nuk i kam fut kurr te gjith ne nje thes
 
Beju ndonje vrime thesit se u mbytem per pak ajer. Ama me filter qe mos te na zej Korona. lol
Po i futa ne thes eshte sepse dua ti mbys, jo qe tja lehtesoj jeten lol
 
Mos fol kaq fjale te mecme Se ste perfytyroj dot mbi taka po me mjeker Te bardhe pastaj ?
Ke fillu me gjujt femra? je ber e rrezikshme lol
Marla eshte realiste i jep çeazrit faturen vjetore te shpenzimeve ?
 
Me cezarin na bashkon edhe emri jo per gje :D si me kishte shpetu ky detaj me pare

E shef qe distancimi social ka dhe ane pozitive po rizgjon neurone te fjetura te trurit.
 
Asnje gje nuk eshte e perhershme ne kete bote. Ne kete rregull nuk ben perjashtim as njeriu. :)

Cit. Marlita
Mesa di une moj goce te gjithe jemi te perhershem....askush seshte i te perjetshem Eshte nji lloj kandili deti qe gjendet ne ujerat e detit jon ne mos gaboj i cili ne fundin e jetes se tij i rinovon qelizat nga fillimi
<< dhe per kte kam dyshim >>

Fakt!! @Vinjol
 
Do jem e sinqerte,pak lexova nga artikulli,sepse shume nga rrjeshtat tashme jane te njohur,,,etj etj,behen lodhese shphere keto lloj analizash.
Lere qe pertej kesaj,sa me shume ecim me vitet aq me te afte behemi dhe ne te japim mendimet tona,me koncize nga pjeset e jetes sone.

Ajo qe do thoja eshte: zgjidhni dike qe ndan pak shume te njejtin kendveshtrim epr boten si ju.
Zgjidhni dike qe kur ti ke dhimbje,ai e ndjen me shume se sa vete ti.
Zgjidhni dike qe ne cdo nate apo mengjes,ju don njelloj,,,,vit pas viti e dite pas dite.
Zgjidhni dike qe dine t`ju trajtoj edhe si femije edhe si te rritur kur duhet.
Zgjidhni dike qe me ane te shikimit mundeni me ja besu jeten e veten. kaq.
E si perfundim,falni qe tju falin dashuri.
Jepni qe te merrni kusuret e saj ne forme dashurie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top