Zgjedhjet të qeta, probleme sporadike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zgjedhjet të qeta, probleme sporadike
Komisioni Qendror Zgjedhor, në prononcimin e parë për shtyp për ditën e sotme informon se në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë shqetësim për hapjen e votimit. Zëdhënësi i KQZ-së: “Problemet në disa QV, janë sporadike. U konstatua mungesa e bojës së sigurisë dhe vonesa e komisionarëve. Garantojmë të drejtën për të votuar në mënyrë të painfluencuar” .

Në orën 09.00 Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë raportimin e parë mbi procesin e votimit. Në një konferencë për shtyp direkt nga KQZ, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli bëri të ditur se pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë shqetësim për hapjen e votimit.

“Në të gjitha rastet ka qenë prania e komisionarëve, vetëm në disa raste sporadike ka pasur vonesë të tyre, por jo mungesa. Shpresojmë të ecë normalisht procesi” theksoi Olli.

I vetmi shqetësim në formë sporadike ka qenë mungesa e bojës për të mundësuar vulosjen e kutive. “KQZ ka marrë masat për të cuar sa më parë në këto vende bojën dhe të ecë normalisht procesi”- shpjegoi Olli.

Sipas zëdhënësit të institucionit që administron procesin zgjedhor nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin, probleme mund të ketë pasur vetëm në pak qendra votimi.

“Nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin nëse ka probleme në rreth 20 QV atëherë këto probleme mund të quhen sporadike”- sqaroi Z. Leonard Olli i cili theksoi detyën e KQZ sot: Garantimi i të drejtës së qytetarëve për të votuar në mënyrë të painfluencuar” .

Nga gazetarët e NEWS 24, informohet se banorët e 4 fshatrave në Tepelenë e Fier refuzojnë të tërheqin materialet në shenjë proteste për mos investime si dhe ka pasur probleme me shpërndarjen e bazës së materialeve në disa Qv në Tiranë dhe në rrethe.

Shqipëria po voton
Në Shqipëri, sot në orën 07:00, janë hapur vendvotimet, të cilave kanë të drejtë t’ua mësyjnë mbi 3 milionë qytetarë shqiptarë - për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Zgjedhjet zhvillohen në 12 qarqe zgjedhore dhe në 100 zona elektorale, prej nga do të dalin 140 deputetë të Kuvendit të ri.

Beteja kryesore do të zhvillohet mes Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe Partisë Socialiste të Edi Ramës. Saktësisht 34 parti janë grupuar në 4 koalicione kryesore, dy në spektrin e majtë dhe dy në spektrin e djathtë. Monitorimin e zgjedhjeve do ta bëjnë 1.500 vëzhgues të huaj nga OSBE-ODIR dhe nga Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Europës.

Po ashtu, 2.500 vëzhgues vendas do ta përcjellin procesin. Vëzhguesit vendorë janë nga Koalicioni Vendor i Vëzhguesve dhe Lëvizja Mjaftë. Ministria e Brendshme ka angazhuar 5500 policë që do të ruajnë qendrat e votimit në gjithë vendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq, ka angazhuar 50 mijë komisionerë, qe janë të ndarë në Komisione Zonale te Administrimit Zgjedhor, Komisione te Qendrave të Votimit dhe Grupe te Numërimit të Votave.

Beteja shqiptare
Nga Berat Buzhala & Leonard Kerquki

A do të mundte dikush ta paramendonte Sali Berishën e vitit 1991, duke i qëndruar përkrah “këngëtares” اiljeta dhe duke i thurur asaj lavde për performansë të pëlqyeshme? Po, po اiljetës, jo Fatmire Breqanit.

Po politikanët Gramoz Ruçin dhe Namik Doklen, duke vallëzuar në mes të Tiranës, nën ritmin e muzikës hip hop? Dhe jo pak të vallëzuar, sepse, meqë Edi Rama po hidhej, ata po provonin të kërcenin edhe më lart sesa shefi i tyre, për ta bindur se përnjëmend janë më të dhe se i takojnë politikës se re. E Ruçi është aq i vjetër, se edhe në kohën e Ramiz Alisë, kur edhe atëherë merrej aktivisht me politikë, nuk është konsideruar politikan junior.

Por, zori ku nuk të shti. Në zor janë edhe elita politike në Shqipëri. Kjo është Tirana në prag të zgjedhjeve. Politikanët e këtushëm, të polarizuar sa s’ka ku më shumë, janë në gjendje që deri në vdekje t’u binden urdhrave të kompanive të huaja konsulente që qëndrojnë prapa tyre, vetëm e vetëm që t’i fitojnë zgjedhjet.

Sali Berisha në paraqitjen e tij të fundit në televizion, të premten në mbrëmje, në emision Opinion tek gazetari Blendi Fevziu, ndonëse 64 vjeçar, ndonëse shumicën e jetës së tij e ka kaluar nën regjimin më te egër diktatorial, fliste me besim të plotë për të arriturat më të reja teknologjike. Fliste se sa praktik është firma BlackBerry e telefonave mobilë dhe se ka krijuar varshmëri kronike me të. Sali Berisha dhe BlackBerry!

Në anën tjetër, sfiduesi potencial i tij, Edi Rama, po ashtu në paraqitjen e tij të fundit televizive, por ky në televizionin Top Channel, u doli shqiptarëve me një kravatë me ngjyra të hapura dhe plot me lule. Kaq ekstravagant votuesve nuk i është paraqitur në fushatë zgjedhore as Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i cili është bajraktar në ketë rrafsh. Por, Johnson ka votues londinezët, ndërsa Edi Rama duhet të mbledhë vota edhe në fshatrat Paulesh dhe Peqin. Jo më vetëm në Tiranë, ku po fiton tash e një dekadë me radhe.

Sot, mbi një milion shqiptarë do t’ua mësyjnë kutive të votimeve. Sipas të gjitha gjasave, fituesi do të dihet në orët e para të së hënës. Mirëpo, ai do të shpallet të dielën, sapo të mbyllën kutitë e votimeve. Ndoshta do të shpallën dy fitues. Ndoshta në sheshet e Tiranës do të dalin të dyja palët të festojnë. Sepse kështu është skenari. Në televizionin Klan, sapo të mbyllën kutitë e votimeve në mbarë vendin, kompania kosovare për studime humanistike, Gani Bobi, do t’i bëjë publike të dhënat e Exit Pollit. Fiks në të njëjtën kohë, por në televizionin tjetër, Top Channel, kompania amerikane Zogby, do të shpalosë të dhënat e saj për fituesin e zgjedhjeve.

Asnjëra prej këtyre të dhënave nuk janë zyrtare. Këto janë rezultate që kompanitë hulumtuese i nxjerrin në bazë të intervistave që i zhvillojnë me qytetarët që sapo kanë votuar. Mandej, duke i krahasuar këto numra, supozojnë se cili është fituesi. Mirëpo, do të mjaftojë vetëm një indikacion më i vogël që rrugët të mbushën me militantë të partive të ndryshme. Ekziston mundësia që këto dy kompani hulumtuese të shpallin fitues të ndryshëm në orët e mbrëmjes të ditës së hënë. Nëse kështu ndodh, policia do të ketë shumë punë, me shumë koka të nxehta.
 
Përndryshe që një parti të fitojë të drejtën për të formuar Qeverinë, duhet t’i ketë në dispozicion së paku 71 vota. Kuvendi i Shqipërisë numëron gjithsej 140 deputetë. As një kryeministër normal nuk do të dëshironte ta shihte vetën peng të një deputeti. Por, kjo është situata momentale në Shqipëri.

Partia Demokratike e Sali Berishës, sipas të gjitha hulumtimeve të kryera në vend, do të dalë partia më e madhe pas zgjedhjeve të sotshme, por ekzistojnë mundësi minimale që ai t’i mbledhë më shumë se 70 deputetë në kampin e tij. ثshtë normale të pritet që partitë e majta, kur të bëhen të gjitha bashkë – edhe pse ato nuk e kanë ndërmend të bëhen bashkë – të qëndrojnë më mirë me numra sesa spektri i djathtë. Prandaj, situata do të jetë shumë komplekse. Me një parti të djathtë m më së shumti vota dhe me një kamp të majtë si më i forti.

Por, si u bë që Sali Berisha të paraqitet kaq i fuqishëm në këto zgjedhje?
Ai, në vitin 2005, kur i fitoi zgjedhjet, erdhi në pushtet fal përçarjes historike në të majtën shqiptare dhe fal vrimës së zezë elektorale të quajtur “Dushk”, që si sistem ishte më i komplikuar se shumica e ekuacioneve matematikore që mësohen në shkollën fillore. Kurse, edhe pse në pushtet që katër vjet, edhe pse në dorë i ka shpërthyer një bombë aq e fuqishme sa ajo e Gërdecit, Berisha ka gjasa që në zgjedhjet e sotme të dalë më mirë sesa në zgjedhjet e vitit 2005. Ka mundësi që i vetëm t’i mundë të gjitha partitë e majta së bashku.

Të gjitha analizat tregojnë se Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Të gjitha sondazhet tregojnë se prej kur ka filluar fushata zgjedhore Berisha është rritur në kontinuitet.

Kjo ka ndodhur sepse Partia Socialiste ka dështuar që të jetë e fokusuar në fushatën zgjedhore. Kohën më të madhe kësaj partie i ka marrë sensibilizimi i opinionit për një fatkeqësi që u ka ndodhur shqiptarëve, në shpërthimin e Gërdecit. ثshtë konsideruar se Rama po provon që një dramë njerëzore ta kthejë në fat të tijin. Kjo nuk ka ecur mirë. Në anën tjetër, Rama ka dështuar t’i bindë votuesit se ai e ka sjell një frymë të re politike. Gjuha e tij ka qenë edhe më e egër se e Berishës. Bile, Berisha në emisionin tek Blendi Fevziu, duke u tallur, tha se nuk e kuptonte Ramën, që në mes tjerash, atë po e imitonte edhe duke bërtitur në tubime zgjedhore. Të mos përmendim tutje edhe plot figura antike që Rama i ka pasur në krah gjatë fushatës zgjedhore. Pra, janë Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle, që mund të konsiderohen si ura lidhëse edhe me kohën e luftës partizano – gjermane.

Kurse Berisha fishekët e tij më të mirë i ka ruajtur për muajt e fundit të qeverisjes së tij. E ka dërguar vendin në NATO, e ka inauguruar projektin më të madh të shqiptarëve, rrugën Durrës-Kukës, ka aplikuar për pranim në Bashkimin Europian dhe normalisht e ka ruajtur vetëbesimin deri në arrogancë.

Fakte
Mbi 3.08 milion qytetarë shqiptarë më të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit, të dielën me 28 Qershor, për të zgjedhur përfaqësuesit e legjislaturës së tetëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Zgjedhjet zhvillohen në 12 qarqe zgjedhore dhe në 100 zona elektorale. Monitorimin e zgjedhjeve do ta bëjnë 1.500 vëzhgues të huaj nga OSBE-ODIR dhe nga Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Europës. Po ashtu, 2.500 vëzhgues vendas do ta përcjellin procesin. Vëzhguesit vendorë janë nga Koalicioni Vendor i Vëzhguesve dhe Lëvizja Mjaftë. Ministria e Brendshme ka angazhuar, ndërkaq, 5500 policë që do të ruajnë qendrat e votimit në gjithë vendin. Derisa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka angazhuar 50 mijë komisionerë, qe janë të ndarë në Komisione Zonale te Administrimit Zgjedhor, Komisione te Qendrave të Votimit dhe Grupe te Numërimit të Votave.

Emra të çuditshëm
Në zgjedhjet e së dielës garojnë 38 parti dhe 4 koalicione parazgjedhore - ai i PD’së, i PS’së, i LSI’së dhe koalicioni i Polit të Lirisë.
Duke pasur parasysh numrin e madh të partive, drejtuesit e tyre kanë shkrirë edhe pikën e fundit të kreativitetit për t’i emëruar ato.
Në ueb-faqen e KQZ’së gjenden emra nga më të ndryshëm të subjekteve që garojnë në këto zgjedhje, emra këta aspak të njohur për publikun.
Kështu në garë janë, bie fjala, Partia Kombëtare Konservatore Shqiptare, Partia Reformatore Demokratike Shqiptare, Partia Biznesi Shqiptar, Partia Mendimi Djathtë Liberal, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Lidhja Fshatare, Partia Centraliste e Mirëqenies Popullore, Partia e Komunistëve të Bashkuar të Shqipërisë, Partia Universale për Demokraci Amerikane, Partia Demokracia Paqësore, Partia Forca Albania apo edhe Partia Emigracioni Shqiptar.
Expressi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top