Zgjedhjet, probleme në disa qendra votimi

WxP

Staf në FV.AL
Ka nisur me disa probleme të vogla proçesi zgjedhor në qarkun e Korçës. Në komunën e Ravonikut, votimi nuk ka filluar ende pasi mungon pajisja e verifikimit të bojës, ndërsa në Voloçisht, Lozan dhe Lavdar ka nisur votimi, por mungojnë komisionerët e djathtë.(UPDATE)
Ndërkohë dje në mbrëmje në një tjetër komunë të këtij qarku ka pasur akuza nga shtabi socialist se është marrë vula nga kryetarja e komisionit zgjedhor. Dje në mbrëmje bashkia e Korçës nëpërmjet një reagimi ka akuzuar kampin e djathtë se ka thyer heshtjen zgjedhore duke shpërndarë materiale propagandistike, gjë që është përgënjeshtruar nga PD e zonës. Në këtë qarkë do të votojnë 185 mijë zgjedhës në 419 qendrat e votimit.

Në qarkun e Gjirokastrës proçesi ka filluar me vonesë në disa qendra votimi në Gjirokastër dhe Memaliaj. Kryetari i KZAZ-së së Gjirokastrës ka bërë të ditur se disa komisionerë të djathtë janë paraqitur me vonesë gjë që ka bërë edhe shtyrjen e votimit, ndërkohë që në Memaliaj ende nuk ka nisur votimi në dy qendra pasi po bëhet verifikimi i materialit zgjedhor.

Ndërkohë në njësinë Nr.2, në Tiranë, kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Edmond Cukalla bën të ditur se persona, simpatizantë të PD-së, janë instaluar brenda një QV-je dhe po bëjnë presion mbi zgjedhësit.

Në Kamëz ku votohet në 51 qendra votimi, nuk ka nisur votimi në pesë prej tyre për arsye teknike.

Në Paskuqan ka pasur probleme me bojën e cila ka rezultuar e skaduar në më shumë se 10 qendra, ndërsa në Ersekë KZAZ zëvendësoi disa komisionerë pasi nuk ishin në detyrë.

Në Fushë Krujë, në qendrën e votimit 1202 që ka 669 votues, mungojnë pothuajse gjysma e fletëve të votimit.

Në Lezhë 40 fletë votimi në fshatin Simon janë pa numër serie. Probleme ka pasur edhe në një qendër në Shëngjin ku nuk është hapur ende proçesi pasi një anëtar i komisionit është edhe kandidat për këshillin bashkiak dhe pritet zëvendësimi i tij. Ndërsa në Elbasan në QV-në 2311, boja mund të fshihet nga gishti me açeton.

Në Shën Mëriz të Gramshit ndërpritet votimi pasi kandidati i PS-së është vënë nën siglën e PD-së.

Në Durrës në QV-në numër 1484 proçesi nuk është hapur pasi ka pasur ngatërresë në mbiemrin e nënkryetarit të qendrës së votimit, ndërsa në QV-në 1494 proçesi ka filluar në orën 7 dhe më pas është ndërprerë pasi ka pasur një makinë me materiale propagandistike të kandidatit të Vangush Dako në një rreze prej 150 metrash. Në këto momente mjeti është larguar dhe proçesi ka filluar pa probleme.

Ndërsa në Ersekë KZAZ zëvendësoi disa komisionerë pasi nuk ishin në detyrë.

Në fshatin Kuç në Shkodër është goditur komisioneri i PS-së gjë që ka ndërprerë proçesin e votimit. Të 411 qendrat e votimit në këtë qarkë janë hapur, ndërkohë që gara zhvillohet për 5 bashki dhe 28 komuna.

Pa probleme po vijon proçesi edhe në qarkun e Fierit ku është hapur votimit në të gjitha qendrat e votimit.
votim-0705.jpg

Top - Channel
 
Pe: Zgjedhjet, probleme në disa qendra votimi

Baaaaah probleme me mjes ishalla skemi probleme me te medha me vone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top