Zgjedhjet e përgjithshme 2009 në Shqipëri: Një pasqyrë shifrash

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zgjedhjet e përgjithshme politike të 28 qershorit janë të shtatat që zhvillohen në Shqipëri që nga vendosja e sistemit të pluralizmit politik (1991).
Që nga ajo kohë, tri herë ka fituar e majta dhe tri herë e djathta. Zgjedhje të parakohshme janë mbajtur në vitin 1992, me fitoren e PD dhe në vitin 1997, me fitoren e PS.
Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, por për herë të parë, ata do të zgjidhen me sistem proporcional-rajonal.
Vendi është ndarë në 12 rajone dhe votat do të llogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit rajon.
Të regjistruar si subjekte elektorale janë 34 parti dhe nje subjekt i pavarur.
Sistemi proporcional favorizon bashkimin e partive në koalicione. Prandaj janë krijuar 4 koalicione: Aleanca për Ndryshimi, e drejtuar nga PD e kryeministrit Sali Berisha; Bashkimi për Ndryshim, drejtuar nga PS, me kryetar Edi Ramën; Aleanca Socialiste për Integrim, drejtuar nga LSI me kryetar Ilir Metën dhe Poli i Lirisë, drejtuar nga LZHK me kryetar Dashamir Shehin
Rajoni i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve (32), kurse ai i Kukësit, numrin më të vogël, 4 deputetë.
Kodi i ri elektoral i miratuar në fund të vitit 2008 ka përcaktuar se 30% e numrit të kandidatëve të secilës forcë politike në garë duhet të përbëhet nga gra.
Në vështirësi për ta arritur këtë shifër, PD dhe PS u detyruan në kufirin kohor të ligjit që të shtonin në mënyrë të paparashikuar dhe fiktive emrat në listat respektive. PD konkuron me 144 kandidatë, kurse PS me 143 kandidatë.
Zgjedhjet administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 66 komisione të zonave zgjedhore.
Në të gjithë vendin do të ngrihen 4800 qendra votimi. Votat do të numërohen në 66 qendra të numërimit të votive.
Fushata zgjedhore po vëzhgohet nga një ekip me 26 vetë, pjesëtarë të misionit afatgjatë të ODIHR-t, që ka filluar punë që nga data 8 maj.
Rreth 400 vëzhgues afatshkurtër pritet të mbërrijnë afër ditës së zgjedhjeve për të ndjekur votimet në të gjithë vendin.
Për zgjedhjet e 28 qershorit janë rregjistruar 3.1 milion votues, bazuar në rregjistrin kombëtar elektronik i cili u pastrua nga pasaktësitë disa muaj para zgjedhjeve.
Zgjedhësit mund të votojnë vetëm duke paraqitur pasaportën ose letërnjoftimin e ri elektronik.
SHEKULLI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top