Zgjedhjet, burgaj: Policia ka zbatuar me korrektësi ligjin

WxP

Staf në FV.AL
Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësi, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Duke folur për rolin e Policisë gjatë procesit për zgjedhjet lokale të 8 majit, Burgaj tha se, “deri në këto momente Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësinë më të madhe”.

“Nuk ka asnjë rast denoncimi për asnjë punonjës të Policisë së Shtetit që të ketë shkelur ligjin”, tha ai.
Sipas tij, angazhimi i Policisë së Shtetit në këtë proces është vlerësuar edhe nga Ambasadori i OSBE, ثolfarth, që ka theksuar se, Policia e Shtetit ka bërë një punë të shkëlqyer duke siguruar procesin e numërimit, një shërbim shumë i i rëndësishëm për qytetarët dhe për vetë demokracinë.
Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Burgaj u bë në media pas një aktiviteti të organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme të Policisë me rastin e dekorimit në përfundim të misionit të Këshilltarit të Lartë për çështjet policore në Zyrën e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Klaas Los.


BalkanWeb
 

Attachments

  • burgaj.jpeg
    burgaj.jpeg
    8 KB · Shikime: 33

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top