Zbulohet sa miliona euro ka ndarë Serbia për lobim pro ndarjes së Kosovës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Zbulohet sa miliona euro ka ndarë Serbia për lobim pro ndarjes së Kosovës[/h] edi-rama-vucic-beta-milan-obradovic-jpg_660x330.jpg
Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi është një nga temat më të nxehta të momentit, pasi shumë aludime për shkëmbime të mundshme territoresh po qarkullojnë.

Duket se edhe politika shqiptare është ndarë në klane përsa i përket kësaj çështje, me ish-kryeministrin Sali Berisha që është rreshtuar kundër ndarjes së Kosovës. Ndërkohë në Europë dhe SHBA ka nisur lobimi pro dhe kundër këtij pakti që po “trazon” ujërat në Ballkan.

Sipas ish-kryeministrit Berisha skenari është i qartë, me treshen Rama-Thaçi-Vuçiç që kanë bërë çdo gjë vetëm që të shkojnë drejt ndarjes së Kosovës.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora”, Berisha zbuloi edhe shumën që deri më tani Serbia ka derdhur për lobimin pro kësaj marrëveshje, që çon sipas tij në krijimin e Serbisë së Madhe.

“Gjithçka është bërë që të ndodhë vetëm ndarja. ثshtë hequr Edita Tahiri, një zonjë me aftësi të shquara negociatore. U shmang çdokush tjetër dhe u la vetëm argati, përfaqësues i Miladimit. Nga lobimi serb për këtë marrëveshje deri tani Serbia ka dhënë 50 milion euro”, deklaroi Berisha.

Ish-shefi i qeverisë Shqiptare tha se “nuk e di a do arrijë lobimi deri te Donald Trump”, por theksoi se “ka një lob të fuqishëm proserb në Bruskel te zonja Mogherini, por edhe në diplomacinë amerikane që lobojnë për shkëmbim territoresh”.

“Por ka edhe shumë të tjerë, si vetë Mogherini që tha se nuk mund të pranojmë marrëveshje që shkon në spastrim etnik”, theksoi Berisha.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top