Yahoo do të prezantojë një version të ri të postës

MasteR

I'm offline
f.0525123718845_210.jpg


Yahoo ka njoftuar se do të nxjerrë një version të ri të e-mail, që do të përmirësojë shërbimin e saj për të 284 milion përdoruesit e Yahoo Mail në të gjithë botën.
Ky lajm është publikuar nga vetë drejtori i menaxhimit të Yahoo, në blogun e kësaj adrese ku thuhet: “Yahoo do të nxjerrë versionin e tij më të fundit. Posta do të jetë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e lehtë për t’u përdorur nga të gjitha pajisjet, përfshi këtu kompiuterat, celularët apo edhe tabletët.”

Ky version i ri i postës së Yahoo, përfshin një sistem më të integruar edhe me rrjetet sociale Facebook, Twiter dhe Zynga. Kjo do të thotë se përdoruesit e saj, do të mund t’i përgjigjen mesazheve të miqve të tyre drejtpërdrejt nga posta në Yahoo.

Gjithashtu, shërbimi i ri do të ofrohet në 26 gjuhë të ndryshme, ndërsa është njoftuar edhe rritja e kapacitetit arkivues të postës, duke e bërë atë të konkurueshme me Gmail dhe Hotmail.
Versioni i ri i Yahoo Mail pritet t’i ofrohet përdoruesve javët në vijim. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top