Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi e para në renditjen botërore

cent

...Lontano
30l2pux.jpg
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, prej së enjtes ka zënë vendin e parë në renditjen botërore të xhudistëve deri në 52 kg. Kelmendi mund të llogaritet më e mira, nëse për bazë merret renditja botërore që nxirret në bazë të rezultateve të arritura nëpër turne të ndryshëm.

21-vjeçarja nga Peja prej së enjtes është e para në renditjen e kategorisë deri në 52 kilogramë. Majlinda ka grumbulluar 1480 pikë, ndërsa udhëheq para japonezes Yuki Hashimoto që ishte e para deri tani. Hashimoto me 1310 pikë ka rënë në vendin e dytë.

Kelmendi arriti në vendin e parë falë serisë së suksesshme të realizuar në gjashtë muajt e fundit, përkatësisht pas Lojërave Olimpike "Londra 2012", ku nuk ia doli të futej në luftë për medalje.

Kelmendi të shtunën doli e para në turneun "Grand Prix", të mbajtur në Samsun të Turqisë. Me këtë sukses fitoi 300 pikë në ranglistën botërore. Në shkurt u paraqit edhe në dy finale të turneve të mëdhenj. Në turneun "Grand Slam" të mbajtur në Paris, doli e dyta dhe fitoi po ashtu 300 pikë, ndërsa për medalje të artë në turneun "Grand Prix" të mbajtur në Duesseldorf fitoi edhe 300 pikë të tjera.
/Reagimi
 
Titulli: Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi e para në renditjen botërore

Suksese mburremi me ty Majlinda.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top