Xhon Lenon, jo ai që njohim

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Xhon Lenon, jo ai që njohim

Tepër xheloz dhe maniak seksual

"Shtrihu në shtrat e mendo për Anglinë". Xhon Lenon qe tepër i ashpër dhe shumë i dhënë pas raporteve seksuale, duke kaluar ndonjëherë kufijtë e normales. Këtë anë të panjohur të karakterit të yllit të grupit "Bitëlls" e zbulon biografia që mban firmën e Filip Norman, autor i librit "Thirrja", publikuar në vitin 1981, ku rrëfente epopenë e kompleksit të famshëm.

Norman ka punuar për pesë vite mbi librin "Xhon Lenon: Jeta", duke intervistuar gjatë seancave të shumta Joko Onon, bashkëshorten, ashtu si edhe bijtë e muzikantit, i cili të enjten e shkuar do të kishte mbushur 68 vjeç. Portreti që zbulohet nga rrëfimet e gjata është ai i njeriu të dhunshëm, të sëmurë pas seksit, tepër xheloz dhe me prirje për të abuzuar. Ajo që bie më shumë në sy është një lloj obsesioni pas seksit.

Martesa me gruan e parë, Sintian, mori fund kur ajo, me kthimin në Londër nga një udhëtim në Greqi, e gjeti Xhonin në dyshemenë e shtëpisë të shtrirë përkrah Jokos. Që të dy qenë veshur vetëm me rrobëdesham dhe pa u ndjerë shumë në siklet xhoni i kishte thënë: "Oh, ç‘kemi". Por edhe Jokos do t‘i vinte shpejt radha për ta provuar vetë mbi shpinë një situatë të tillë. Një mbrëmje, gjatë fazës së parë të lidhjes së tyre, ishin së bashku në shtëpinë e një miku dhe ai papritur i tha: "Ti nuk ndihesh mirë". Menjëherë një asistent e shoqëroi jashtë, te një makinë, ku e priste Xhoni, dhe i shpuri që të dy në një apartament. Aty menjëherë e transformoi divanin në një shtrat të rehatshëm. Joko kujton që i kishte bërë shumë përshtypje organizimi i përpiktë i gjithë procesit, gjë që e kishte shtyrë të mendonte se qe diçka që kishte ndodhur shumë shpesh.

Vite më pas, mbrëmjen e rizgjedhjes së Riçard Niksonit në postin e Presidentit të Amerikës, Lenon dhe Joko gjendeshin në një festë, kur ai nisi t‘i vardisej një gruaje të panjohur, ndërkohë që ajo i rezistonte me ngulm. Por ylli i "Bitëlls"-ve duket se nuk e vrau shumë mendje, e tërhoqi me forcë në një prej dhomave të shtëpisë dhe nisën të kryenin marrëdhënie seksuale me aq zhurmë, sa Joko kujton që "i zoti i shtëpisë, shumë në siklet, vuri një disk, besoj të Bob Dilanit, për të mbuluar ulërimat që lëshonin të dy në dhomë". Por as muzika me zë të lartë nuk arriti t‘i mbulonte zërat, ndërkohë që të ftuarit nuk kishin as si të largoheshin nga shtëpia, "pasi Lenon dhe gruaja qenë mbyllur në dhomën ku qenë vendosur të gjitha palltot".

Nga dëshmitë e Jokos mësohet se ishte jo vetëm tepër agresiv dhe i ashpër me të, por edhe jashtëzakonisht shumë xheloz. Dikur e detyroi të shkruante në letër emrat e të gjithë ish-ëve të saj, në mënyrë që t‘i mallkonte e t‘i shante një e nga një. E më pas ishte zakoni i përhershëm për ta marrë Jokon me vete në banjën e meshkujve. "Nuk isha unë ajo që shkoja pas tij, por ai që më detyronte ta ndiqja, pasi trembej se po të më linte vetëm qoftë edhe për një çast, mund të shkoja me ndonjë prej shokëve të tjerë të grupit", tregon Joko, sipas së cilës varësia e partnerit nga seksi qe pa kufij: një herë rrëfeu se i vinte keq që nuk kishte arritur të bënte dashuri me të ëmën, e cila kishte vdekur kur ai ishte 17 vjeç.

Ndërsa bijtë i kanë rrëfyer biografit për një baba që i linte pas dore, duke mos e vrarë mendjen për ta edhe për vite të tëra, e për t‘i fyer brutalisht me t‘i takuar pas kaq kohësh. Xhulian, i lindur nga martesa me gruan e parë, Sintian, rrëfen se nuk e shihte të atin për periudha shumë të gjata kohore dhe se njëherë i kishte thënë: "Jo, nuk kam ndër mend të ta rregulloj këtë dreq biçiklete".

Përmbajtja e biografisë lë pak dyshim mbi karakterin dhe sjelljen private të këngëtarit britanik dhe vetë Joko Ono nuk ka nxituar të mohojë faktet që serviren në faqet e saj, duke vërejtur vetëm se autori qe treguar "shumë i keq".






Letra: Lamtumirë "Beatles"!



Në një muze të Milanos ndodhet një dokument, ku Xhon Lenon kërkon zyrtarisht të mos ketë të bëjë më me tre shokët e kompleksit




"I dashur Li, të lutem mos shpërnda më produkte ‘Apple‘ ku të mos ketë referenca nga ‘John/Yoko-Plastic Ono Band‘, ‘Paul/Linda‘ etj‘. Nuk dua të dëgjoj më të flitet për ‘Beatles‘, sikur grupi të ekzistonte akoma. OK"? Këto janë fjalë të shkruara me dorë dhe të drejtuara për kompaninë "Apple", të cilat Lenoni i irrituar ia dërgonte në vitin 1969 avokatit Li Istman, babait të Lindës (bashkëshortes së Pol MekKartnit), të cilit dhëndëri i kishte besuar përfaqësimin ligjor.

Dokumenti i bërë publik vetëm tani - njëri prej akteve më eksplicitë të "vdekjes" së grupit të famshëm - është pjesë e koleksionit të çmuar të Red Ronit dhe që sot do të ekspozohet fillimisht në sheshin "D‘Uomo" të Milanos, për t‘u zhvendosur më pas në shumë qytete të tjera të botës.

Joko Ono hyri në jetën e Lenonit, ndërsa Linda Istman në jetën e Polit (dy dasmat u kryen vetëm 8 ditë larg njëra-tjetrës). "Poli, sjell ndër mend Red Roni, dëshironte të punonte me Istmanin dhe jo me avokatin Alen Klein, ekspert në fushën e spektakleve. Por e gjeti veten në minorancë. Tre bitëllsat e tjerë firmosën me Klein. Joko, vazhdon të shpjegojë Red Roni- i cili e ka blerë letrën në vitin 1998 në një ankand të organizuar nga kompania ‘Christie‘s‘ -e konsideronte Polin si kundërshtarin kryesor të Xhonit. Kështu që për të ish absolutisht e papranueshme të ishte vjehrri i rivalit kryesor ai që të mbronte interesat e grupit. Poli bëri gjithçka për ta mbajtur grupin të bashkuar, madje duke propozuar edhe përfshirjen në albumin e kompleksit të këngës ‘Let it be‘, gjë që nuk kishte logjikë, duke qenë se nuk qe këngë e grupit ‘Beatles‘, por e Xhonit dhe Joko Onos. Kështu, teksa Poli përpiqet të mbante grupin të bashkuar, Joko dhe Xhoni shtynin në kah të kundërt, drejt shpërbërjes". Në letër Xhon Lenon bënte me dije se po i dërgonte një mesazh të ngjashëm edhe Piter Hauradit (një prej avokatëve të përfshirë në çështjet ligjore të grupit) dhe të gjithë atyre të cilëve u interesonte kjo gjë në kompaninë "Apple".
artikulli i me siperm eshte marre nga gazeta shqip
 
hmmm..epo *Lennon* qe ne femijerine e tij ka qen tip agresiv..ai ishte gjithmon 'kapoja' grupit dhe donte te jepte urdhera..kush si zbatonte largohej nga grupi..ai gjithmon ka ber nje jete (sic e quante dhe vete) te dyfishte..ka qen perher ndryshe nga si e njihnin njerezit

gjithsesi..un e adhuroj kte njeri
 
edhe pse i vdekur..mesazhi i kenges se tij IMAGINE vazhdon te kumboje edhe sot e kesaj dite !
degjova ne lajme qe 1 studio ka modifikuar zerin e Lennon te kenga Imagine, per ti dhene nje mesazh botes qe te ndihmoje femijet e afrikes te kene secili nga nje kompjuter..pra kenge vijonte kshu.."Imagine all the children.."

bukur apo jo?mua mu be shum qefi:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top