Wolfsburg

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Volfsburgu i Magat triumfon ndaj Shalkes

Raul shënoi i pari për ekipin nga “Gelsenkirchen”, por dopieta e Mandzukiç i dhuroi 3 pikë “ujqërve” dhe buzëqeshje Magatit

Dopieta e Mario Mandzukiç lejoi Volfsburgun të vinte nga pas dhe të mposhte Shalken 2-1, duke shënuar kështu humbjen e tyre të 2-të në kampionat për skuadrën e trajnerit Magat. Rauli i dhuroi buzëqeshje Feliks Magatit, trajneri që e solli sulmuesin në Bundesligë, vetëm pas 13 minutash lojë, duke shokuar portierin vendas së bashku me tifozët e tij.

Megjithatë, përgjigja e Volfsburgut ishte me tone të larta dhe e ashpër. Si fillim rrezikuan me grekun Kirgiakos dhe më pas me Haseben, para se të gjenin barazimin me Mandzukiç në minutën e 33-të. Pas golit, mbrojtja e Shalkes u çorientua, dhe si pasojë e sulmeve të vrullshme nga vendasit, ku për pak dyfishuan me Kristian Trash. Në fundin e gjysmës së parë, Raul u shfaq si një hero i mbrojtës, teksa kapi në vijën fatale me kokë goditjen e Lakiç.

Pjesa e dytë ishte më e vakët në raste shënimi, me 2 skuadrat që shumë pak krijuan raste të vërteta shënimi. Huntelar humbi një rast sporadik për skuadrën e tij, përpara se Lakiç të godiste me kokë në krahun tjetër. 20 minuta nga përfundimi i takimit, Xheferson Farfan gati sa nuk i dhuroi Volfsburgut një gol, por për fatin e keq të peruanit, Lakiç bëri më të vështirën, sepse nxorri jashtë krosin e Shaferit, i cili duhej të përfundonte në rrjetë.

Teksa miqtë ishin hedhur në sulm për fitore, Ljuis Holtbi ndërhyu keq kundrejt Lakiç, i cili ra menjëherë përtokë, por gjyqëtari vendosi të injoronte “vajtimet” e futbollistëve dhe tifozëve vendas për një penallti. Më pas, Huntelar humbi një rast të artë shënimi në minutën e 80-të, duke i dhënë Hitzit të priste lehtësisht topin, që erdhi nga krahu i majtë prej Kristian Fuks.

Vetëm disa sekonda më pas, Marsel Shafer goditi i dëshpëruar nga 30 metra një gjuajtje të lehtë në dukje për t’u pritur nga Fahrman. Por kjo gjuajtje nuk mundi të shkojë drejt e në portë, por përfundoi në këmbët e Mario Mandzukiç, i cili e shpuri topin me qetësi në rrjetë. Ishte një gol i rastësishëm për Volfsburgun, që pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 13-të në renditje, ndërsa Shalke zbret në vendin e 5-të.



Tashmë zyrtare

Arjen Roben mungon ndaj Vilarealit në Champions

Lajme të këqija për Bajernin e Mynihut: Arjen Roben nuk do të jetë i gatshëm të mërkurën për ndeshjen e Championsit kundër Vilarealit dhe mund të mbetet jashtë edhe për një tjetër muaj. Hera e fundit që luajti holandezi për bavarezët, daton në fitoren 5-0 kundër Hamburgut më 20 gusht në Bundesligë, por që prej atëherë ai ka qenë i dëmtuar në ije.

Roben nuk është kthyer ende në stërvitje. As doktori i klubit, Hans-Vilhelm Myller-Vohlfahrt, s’është i sigurtë për datën e rikthimit të lojtarit. “S’do të kishte kuptim të luante kundër Vilarealit, sepse ende s’është kthyer në stërvitje. S’kemi asnjë parashikim të sigurtë, se kur do të kthehet”, deklaroi doktori.

Edhe shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hejnc Rumenige, konfirmoi mospjesmarrjen e tij në këtë ndeshje dhe së afërmi, duke thënë: “S’jam i sigurtë nëse do të mungojë për 2, 3 ose 4 javë.” Pavarësisht mungesës së sulmuesit anësor, gjigandët nga Bavaria kanë shfaqur një formë të mirë së fundmi, sidomos pas fitores 7-0 me Freiburgun në Bundesligë.



Drejtuesi i Bajernit

Perandori Bekenbauer feston 66-vjetorin e tij

Edhe pse vitet kalojnë, Franc Bekenbauer është në formë të mirë. Ai mbushi 66 vjeç të shtunën dhe ka festuar i qetë statusin e “Perandorit” të klubit gjerman dhe futbollit të këtij vendi. Le t’i japim atë që i takon: komediani Matze Knop në këtë rast të veçantë ka bërë madje një imitim të Bekenbauerit, duke marrë rolin e tij. Së pari ai i thotë ikonës gjermane: “66 vjet më parë, kur linda unë”, ia nis ai në dialektin e Bavarisë. Më pas ndalet te qëllimet e tjera në jetë.

Nuk është e lehtë që të dalë në pension një kampion i dyfishtë bote. Unë kam bërë shumë edhe për disa vite që vijnë. Unë dua të jem të paktën katër herë kampion i Gjermanisë. Ose, le të themi 12 herë, se nuk jemi te Shalke”, ngacmon humoristi gjerman.

Ndërkohë që Bajerni ka qenë i suksesshëm, Shalke ka dalë duarbosh sepse kampionatin e fundit e mori më 1958. Që atëherë kanë ndodhur shumë gjëra. Bekenbaueri i vërtetë është për futbollin gjerman masa e të gjitha gjërave dhe është ende shumë popullor në Gjermani. Gëzuar 66-vjetorin Perandor!

FRANCA 20

Bullgari, kombëtarja

Lubo Penev në vend të Mateusit

Me shumë mundësi, Lotar Mateus nuk do të jetë në krye të stolit bullgar, kur të ndeshen me Italinë për eleminatoret e Botërorit 2014. Një muaj pas rinovimit deri më 2013-ën, tekniku gjerman është pranë shkarkimit nga detyra, pas humbjeve kundër Anglisë dhe Zvicrës. “Duhet t’i japim fund kësaj situate të rënduar, – deklaroi zëvendëspresidenti i Federatës Bullgare, Jordan Leskov. – Lubo Penev duhet të jetë trajneri në 4 vitet e ardhshme dhe nuk duhet të preket gjatë kësaj periudhe.”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top